Forumi Kuq E Zi
 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
"Recetat e gatuara mire, jane si pikturat e mira : - "Mund te shijohen, por nuk mund te shpjegohen"."

--- Kjo me lart per aq kohe sa ju kini besim te madh te kuzhinieri!

Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha
(sipas tradites italiane)

Perberesit:

~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

Pergatitja

Hidhni
uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per
kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet
te jene te buta dhe te fryra. Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

Hidhni
mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre
roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe
lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e
detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur
te shtohen ne risotto.)

Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim,
dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe
te erret dhe nje arome te theksuar.
Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

Perzjeni
orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo
ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon
ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe
profesionaliteti.

Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit,
perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga
lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.
Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por
sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje
edhe per rreth 15 min.

Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

Eshte
koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem
per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne
zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.
Qofte Peshku
Nga Milaniste

Per te pergatitur
qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te
zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

Perberesit

Per 4-5 veta:
*peshkt te zier vetem tul 500g,
*veze 3 kokrra,
*miell 3 luge,
*pak hudhra,
*majdanoz 1 tufe,
*vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit,
*kripe e piper.

Pergatitja

Pastrohet
peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me
shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet
ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima.
Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit
rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat
e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen
te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe
shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me
vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit.
Shoqerohen me sallata te stines.

*Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.
Midhje me pilaf
(nga Milaniste)

Perberesit
*midhje 2 kavanoza,
*vaj 1/2 gote,
*oriz 3 filxhane caji,
*qepe mesatare 2 kokrra,
*hudhra 2-3 thelpinj,
*salce domate 1 luge kafeje,
*vere te bardhe 1 gote,
*leng limoni 1/2 kokerr,
*kripe e piper.
Pergatitja

Me nje pjese te vajit skuqen qepet,
hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e
shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj
hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe
nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te
marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak
uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e
piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht
orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Peshk
Përbërsit:

- vaj, 2 filxhanë kafeje
- hudhra, 3 kokrra
- uthull, 1 filxhan
- salcë, 1 lugë gjelle ose domate 3-4 kokrra,
- ujë, 2 filxhanë çaji
- 2 fletë dafine
-kripë dhe piper

Përgatitja:

Peshku
i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me
miell dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga
skuqja, hidhen hudhra të grira, shtohet miell i cili kaurdiset pak,
pastaj salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë.Të gjitha këto
përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e
dafinë. Pasi të mbahet në furrë për 15-20 minuta dhe kur të jetë bërë
gati, i hidhet majdanoz i grirë hollë.


E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një tjetër shkresë ndihmëse:

Tave Peshku

Per4-5persona:
2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili.
3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta.
5 ose 6 thelba udhre.
3 ose 4 domate te medha.
3 ose 4 gjethe dafine.

Pergatitja:
Fillo
dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta
derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba hudher dhe
3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin
tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis
qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe
piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e
le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet,
hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e
sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me
leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e
filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte
bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre
perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq
taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nji gjelle tradicionale shkodrane asht tave me krap

tave peshkut (krap)
Per 4-5 persona duhen:

-5 persona 1 peshk(krap)
-1kg qepe
-2 thalba huder
-gjeth larit
-mener
-salce
-piper

Pergatitja:
Qepet
duhen grire sa me imet dhe i skuqim shum,ngadale me flak pak, mbasi te
skuqen mire i hedhim salcen dhe e skuqim edhe pak , hedhim hudren e
grire, mendren, biberin ose spec djeges simbas deshires) dhe mandej i
shtojme 2 gota uje, e hedhim ne nje tave mandej vendosim peshkun e prere
ne copa dhe vendosim edhe 2-3 gjethe larit dhe e fusim ne furre te
nxehte perpara derisa te pjeket peshku ne te dyja anet.  Receta gatimi me Asurtimente Deti  63439_138106312911517_138105606244921_176894_5848998_a

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Perberesit:
2 kg kallamare te fresket
2 preshe
nje tufe selino
nje tufe qepe te njoma
oriz te verdhe
1 shishe te vogel(150 ml) uzo
250 gr vaj ulliri
koper
kripe dhe piper te zi te bluar

Pergatitja:
Pastroni dhe lani mire kallamaret.Koken dhe mustaqet e tyre prijini ne cope te vogla.
Kaurdisim qepet e njoma dhe preshet.
Shtojme koket dhe mustaqet e kallamareve, kopren, orizin dhe i leme te pineujin.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojme te mbushim kallamaret.
I mbyllim me ane te kruajteseve te dhembeve qe te mos dali mbushja.
I vendosim ne nje tenxhere tjeter, me te madhe dhe te ceket, shtojme vaj ulliri dhe i kaurdisim lehte.
Shuajme me uzo dhe shtojme dhe pak uje nese eshte e nevojshme.
Mbulojme me kapak, shtojme kripe dhe piper dhe i leme te ziejne ne zjarr te ulet.
Servirim me feta limoni.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Per 2 persona ju duhen:

2 koca

3-4 thelbinj hudhrash

pak kërri

piper i zi

kripe

vaj ulliri

leng limoni
Pastrojeni peshkun Rrethojeni peshkun
me erezat dhe kripen dhe lereni, ashtu per disa minuta deri sa erezat
te te perzihen me peshkun.Me tej vendoseni ne tepsi ku do te shtoni dhe
pakez vaj ulliri se bashku me hudhrat ne forme thelbi , patatet dhe
karrotat e grira holle.Ne fund hidhini dhe ca leng limoni siper.Mund te
vini dhe feta limoni siper taves.Piqeni ne furren e ngrohur me pare ne
180 ° C deri sa te piqen.

Ju befte mire!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Peshk te kuq ne furre

Përbëresit per 4 persona:
4 peshq te kuq te fresket ,ose te ngrire
1 tufe majdanos
2 qepe te medha
5-6 thelpij hudhra
4-5 karrota
6-7 domate te buta
kripe,piper,ullinj


Pergatitja
Pastrojme
e lajme mire peshqit. Pastrojme e lajme majdanosin dhe e presim holle.
Grijme qepet ne rende dhe karrotat i presim ne feta te holla. 6 domate i
grijme ne rendeose blende, te fundit e presim ne feta te holla.
Ne
tenxhere veme qepen,majdanosin e karrotat pa vaj sa te fishken. Dhe
atehere hedhim dhe domatet e grira. Perziejme dhe pasi ziejne e shuajme zjarrin.E zbrazim masen ne nje tave
te vogel dhe vendosim siper peshqit, shtojme dhe kripe e piper. Presim
holle hudhrat dhe i hedhim dhe ato siper.. Shtrojme dhe filetot e
domateve dhe ullinjte pa berthame si dhe perimet. Hedhim dhe pak kripe
si dhe pak sheqer mbi domatet e pastaj vajin e ulliri

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Merluc me salce te bardhe

 Receta gatimi me Asurtimente Deti  Images
Perberesit
*1 kg merluc
*150 gr kajmak
*majdanoz
*1 limon
*3 lugë miell
*200 ml shtalpë neutrale
*vaj, kripë, piper i zi

Gatimi

Peshqit
i presim në fileta, ua largojmë kockat, i kripim filetat dhe grijmë mbi
to piper të zi. Sipër hedhim lëng të një limoni. I lëmë për një kohë
t’i mpijnë erëzat. Pastaj, i thajmë filetat në leckë kuzhine. Filetat i
kalojmë në miell në të dy anët dhe i skuqim në vaj. Pasi skuqen, filetat
i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t’ua mpirë yndyrën.
Në enën me kajmak e hedhim shtalpën neutrale dhe verën dhe i përziejmë me tel kuzhine.


tavën qeramike hedhim vaj dhe e vëmë majdanozin dhe gjethet e dafinës.
Pastaj, në tavë e vëmë gjysmën e filetave. Me garuzhdë, sipër filetave
hedhim nga salce e bardhë. Sipër i vëmë filetat e mbetura. Edhe sipër
tyre hedhim salcë të bardhë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në
temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me
një gjeth sallate jeshile. Pranë gjethit të sallatës i servirim copët e
patateve të ziera. Filetat e merlucit i servirim në pjatë. Zbukurojmë me
katër feta limoni, me copë bishti qepe të njomë dhe me degë majdanozi.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër

Perberesit për 4 person:
* 1/2 kg kallamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje.
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3 -4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufe majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në
një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe
ruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kalamanit
nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të
cilin kini hedhur më parë vajin të digjet. Kujdes që të tiganisen mirë
mos hidhni shumë copa bashkë sepse bie temperatura dhe në vend që të
bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen
në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një
pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons