Forumi Kuq E Zi
Shikohu mbi pasqyre.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shikohu mbi pasqyre.... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shikohu mbi pasqyre.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shikohu mbi pasqyre.... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shikohu mbi pasqyre.... Empty Shikohu mbi pasqyre.... 19/4/2013, 14:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ndoshta nuk na mbetet me kohe miku im,
mbase ke rene nga qiejt per te krijuar mrekulli.
ndjenja te ngjyrosura me ylbere pranveror,
mashtrime dhe fantazi...
Ne qofte se sendet qe na mbesin
jane thjeshte buzeqshje
atehere mos jeto nen pranga te hekurta...
Asnje detyrim ndaj vetmise,
asnje ze te te tregoje udhen...
pervec perjetesise se nje instikti.
Ja dhe ideologjite e fluturimeve,
ne qofte se ajo dora qe te rri pezull
do ishte meshirimi i faljes dhe dashurise,
atehere do te te kycnja ne ndonje re
derisa te te arrestonja frymemarrjen.
Por ne qofte se te njoh mjaftueshem
do te kercenja serisht si nje kale i cmendur,
plurosur ne fletore te vjetra qe mban nen sqetull.
Ndoshta kjo eshte e vetmja jete
qe me mbetet miku im,
dhe une nuk zoteroj as dashuri dhe as shprese,
asgje prej te cilave te me falej ndershmeri.
Je thjeshte nje shtellunge tymi
me perimeter te vogel,
njomur nga mekatet e mekatareve...
Mundohu te me kupetosh...
kjo eshte e vetmja bote
ne te cilen mund te te flas,
ndersa e jotja eshte e vetmja
ku mund te kupetosh
se une nuk jam gje tjeter
vecse rrathe kujtimesh...
Shikohu mbi pasqyre....

2Shikohu mbi pasqyre.... Empty Re: Shikohu mbi pasqyre.... 19/4/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shikohu ne pasqyre!!! - zeri yt i vrazhde dhe ...disi i turbullt me
urdheron meshirueshem, teksa ndricoj cigaren e fundit te paketes sime te
panumurt.
Dhe ... une vendos te thatin emrin tim, perbrenda te cuditshmeve pasqyra
te syve te tu, ...shkelqejne porsi asterikse bore, mbi dritaren e
venitur te se cmendures pas teje zemres sime. Ato te mahnitshmet
vezullime te syve te tu, ah po, ty duhet me patjeter te te kujtohet
sesi, i thyen pasqyrat e brendesise sime, sesi te gjitha organet e
organizmit tim te zhurmshem u rrezuan permbi te padukshmin shpirtin tim,
i cili figurativisht u cmend, dhe ... ti me grantesken pakujdesine
tende apo me mosmirenjohjen me te varfer u lave mbi gjakun tim, ate nate
memece, ate te heshtur mbremje, dhe ... tani, pikerisht, ne keto
momente fluturimesh utopike, me kerkon te shihem permbi pasqyren time.
Coprat e saj te mjerueshme burgosin perbrenda me qindra, mijera
galopante shembellimet e tua.
Dhe ... vendos vetveten perballe pasqyres tende! Ti shkujdesshem e
braktis portretin tim ne gri, me plasen ashtu te vetmuar, por ... ka
raste kur edhe vetmia ka miresine e saj qiellore. Shemellimi, eh i
vrazhdi shembellimi im, ushqen vargjet e sapo lindur perbrenda tuneleve te pafund te trurit tim
te semure. Te veshtroj ne sy, dhe ... ti hesht! ...Ndjehem i manget, me
mungon nje send, ... vrapoj drejt abstraktes, ne kerkim te hijes sime,
... ti me xhentilese e ke palosur, ... duke e strehuar vjedhurazi ne
xhepat e tu te hirte.
...Mundohesh te luash me imazhin tim te zhveshur perbrenda pasqyres
tende. Une te veshtroj pa me te voglen kureshtje, te hedh shikime direkt
e ne piken e refleksionit, dhe ..., Ti -
A a?!
Feminorja buzeqeshja jote - vendimtari casti im!
Dhe... thyhen akujt e pasqyres tende, me nje hap te ngadalte afrohesh
drejt meje, ... me xhentilese nxjerr te shkalafituren hijen time prej
xhepave te panumurt te trupit tend, dhe ... detajshem ma vesh mbi trup
me nje rritem tejet te crregullt puthjesh, ledhaton te njomet syte e mi
derisa edhe ... gjendrat ekstreme te lotimit thahen prej te lageshtes
gjuhes tende.
...Te flak mbi te blertin shtratin tim, teksa trupi im xhahet mbi coperat e pangjitshme te pasqyres tende, tashme te thyer....Dhe nates detajshem i tregon se sa shume me do, duke u klithur fytyrave anormale te territ: Te dua!!!
Kete e di! Ndonje sensacion te ri a ke per te me treguar?
...Pa pike gjaku ne trup, vdesim te dy..., sepse carcafet e pine terre
lengun tone, pertypen shfrenueshem leukocidet, shtrydhen pameshire te
gjitha qelizat e kuqe, peshtyne mbi dysheme pllakezat, dhe se fundi, mbi
te paperdorshmit carcafet e mi, mbi te mjerueshmit deshmimtaret e vetem
te kryqezates sone me te fundit mbeti vetem nje njolle - s'ishte aspak
ne te kuq!!!

3Shikohu mbi pasqyre.... Empty Re: Shikohu mbi pasqyre.... 19/4/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pasi te tera pasqyrat i theva nje nga nje, u ktheva ne dhomen e ndenjes per te pritur miqte e mi...

Miqte e mi te pa ftuar...
Ja ku jane te tere rreshtuar njeri pas tjetrit kush i pari kush i dyti,
si ushtaret besnike e ndonje bataljoni te koherave te napolonit, me hije
te renda neper fytyre, me mendime te ngurta nen skalpet e kallkanosura.
Ne mendjen time filloj tju rikujtoj emrat nje nga nje, jane po te
njejtat fytyra te rendomta qe te ngjiten pas tere jetes, i kam pare te
tere ne teatro dhe ne darken e idiotit, te lumturuar dhe te shastisur
pas boshllekut nga i cili marrin jete.

Mbi pjatat e tyre copera akulli qe fillojne te shkrijne e marrin
tatepjeten e tavolines, duke shkare me tej neper preherat e tyre, per te
njomur pantallonat e hirta qe tashme ju ka ardhur koha te nderrohen si
ato gjethet e vjeshtes qe bien e ti i shkel me kembe rruges...E megjithe
kete numer te madh miqsh te paftuar me ngjan se dikush mungon, mungon
ndonje hije e tradhetuar rruges, ose ndonje qe e ka zene makina...e
ndjej ne lageshtine endjenjave qe kjo hije vertet mungon ne rendomtesine e te pranishmeve. Te
veshur sipas zakonit per feste shikoj vetem nje qen rrugesh, qe qan
lote jete te pajetuar, ato qe kurre si pati per vete...dhe tek zvarritet
koridoreve te gjate nuhat hap pas hapi ne kerkim te thesarit qe kurre
nuk pati egzistuar, ashtu sikurse te qenit qen kurre se kish pranuar...

Ne mes te zjarrit dhe egzaltimeve hipokrite qe i marr gjithnje si
peshqesh nga miqte e mij te paftuar, ai skaji me i lartshem, dhe me i
harruar quhet...dashuri! Nuk me kujtohet ne sonte e kisha te ftuar/te
pa ftuar ne tryezen time...

4Shikohu mbi pasqyre.... Empty Re: Shikohu mbi pasqyre.... 19/4/2013, 14:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lote porcelani qe nuk kane asnje lloj funksioni tjeter pervecse
kosumimit te kohes. Nder derdellimat e reflekseve njerezore, fytyra ime
hije-ron erresirat e relievit te jetes...

Jemi njesoj si ajo toka qe provon dhe riprovon vete-vdekjen ne hapsire.

Shekujt mbarapa kraheve jane relativ...te ngjyrosin lekuren,
fjalet...pastaj marrin rrekene e hapava drejt diellit. Ai lisi i motcem
mban ne gji nena e bije, dhe nga njera stine ne tjetren na jep frute te
reja...Yje qe rendin te permbledhur ne rrathet e henes, kalendaret e
nates jane zhveshur dhe te presin.

Ne ditet qe jane gjithmone te njejta ndermjet njera tjetres, shperthejne
aritmite e zemrave ...aty ku qielli zbrazet nga ligesite e miresise,
e nga deshirat e pa-arrira,
kujtimet e lisit i cili perpara se te enderronte me foli ne vesh.
Gardianija e portes, gezon krenarine e materializmit...i cili nuk eshte
asgje me shume se sa idiotizem i aparences, ndezur ne ko-egzistencen e
trajektores se lotit, mbase i humbur...veshur me gjethe e diamante uji,
ato lulet ne forma sysh idiote i vendos ne koke...

5Shikohu mbi pasqyre.... Empty Re: Shikohu mbi pasqyre.... 19/4/2013, 14:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lotet e tu te porcelante s'mund te rreshqasin aq shkujdesshem mbi te
plasariturat buzet e mia, teksa veshtrimet e perlotur te iriseve te syve
te tu vrapojne dhimshem fytyres sime, sikurse gishtat e tu lodrojne,
porsi miza te bezdisshme, perbrenda te geshtenjteve flokeve te mi.
...Te dy - i flakem nje veshtrim qiellit. Nata eshte e erret! Qielli
eshte blu, imobilaret femijete e tij - yjet paraqiten te bardhe, teksa
verdhesia e henes zbukuron "te mjeruarin" portreti tend.
"Ja edhe zjarrveneset kometa!!!"
"Ku jane?" - me pyet ti.
"...Perbrenda flakeve te syve te tu."
... Me ndrojtje, me perkedhel me veshtrime, per tu shkrire me pas
perbrenda nje ..., si e quajte; ah, po; ... te alarmueshme puthjeje.
... Dhe te dy humbem gjuhet!
Nata - e mjerueshmja pasqyra ime, ku shfaqemi te thjeshtuar - te dy!!!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons