Forumi Kuq E Zi
PËRKUJTOJMË BACËN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRKUJTOJMË BACËN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PËRKUJTOJMË BACËN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRKUJTOJMË BACËN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BACA ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU NË NDËRGJEGJEN TONË JETON SI NJË QENIE E PASHUAR

Shkruan:Shaban CAKOLLI


Kjo botë nuk është shtëpia jonë e përjetshme,sado e duam dhe e ndërtojmë,një ditë meodomos duhet të e lëmë,dikush më herët,dikush më vonë.Mirëpo me vite të tëra rrugëtojmë nëpër te,rrëpatemi,bëjmë vepra dhe nuk kënaqemi me ate që bëjmë,bëjmë sakrifica
për të arritur më shumë,por vjen koha papritur dhe i lëmë të gjitha,padyshim se na dhimbsen.Jeta është mister i madh,hedh hapat sot,pa ditur nëse mund të i hedhish nesër.Dikush thotë jeta është si një hije,hyn nga porta ,del nga dritarja.E keqja qëndron mu aty,
nga se janë rregulla të natyrës nga të cilat nuk mund të ndryshojmë asgjë.Këto ligje të natyres,ia kanë lënë njeriut një privilegj,të jetoj sa mund të jetohet,të sundoj mbi natyrën,të e ndërtoj ate me punë e vepra.Njeriu nuk është ndonjë materje kimike,molekulë
që tretet e zhduket si fluskë sapuni.Njeriu është çenja më e rëndësishme në rruzullin tokësorë,ai ka rrënjë,histori dhe identitet.Njeriu e bënë jetën në natyrë,ajo jetë është formë lufte,një luftë për të mbijetuar,dikush hapëron me më shumë suksese,dikush
më pak.Ka disa faktorë të cilët na ndihmojnë të kalojmë ditët e jetës,fati,shpresa,besimi,dashuria për jetë,dhe secili bënë jetën e vet ashtu si ka fuqinë,dikush me vepra më të mëdha,dikush më të vogla,por një ditë secili nga ne meodomos do e lëmë.Megjithatë
çdo njeri gjatë rrugëtimit në jetën e tij lë gjurmë.Ka njerëz që jetojnë të vdekur,ka të vdekur që jetojnë nëpër breza.Kur njeriut i vdes një i dashur,padyshim njeriu nuk ndihet vetëm i hidhëruar,ndihet i zemëruar,i hutuar dhe friksuar.Isha shumë i ri,kur më vdiq
një i dashur,nuk mund i mbaja dot lotët,mundohesha të ndrydhë dhembjen nga brenda.Atë botë më pat pyetur i madhi Azem Shkreli:Përse ndihesh kaq i trishtuar?I rrëfeva për dhimbjen që kisha për humbjen e një të dashuri,dhe prap më pyeti:Ka vdekur i tëri,apo
vetëm gjysma?!Isha i ri dhe në vitet e mia,nuk më kishte rënë të dëgjoi pyetje të këtij lloji.Për disa momente mbeta i heshtur,duke u munduar të bluaj kuptimin e këtyre fjalëve,por duke u bazuar në mençurinë e të madhit Shkreli,ngula këmbë të mësoj kuptimin
e kësaj pyetje!Si,ka vdekur i tëri ,apo vetëm gjysma?Njeriu kur vdes,vdes i tëri i thash i habitur!Jo,jo më tha Shkreli:Disa njerëz jetojnë të vdekur,ata përveq që dëmtojnë natyrën,dëmtojnë shoqërinë,kombin,e keqja është se bëjnë edhe hargjime në këtë jetë,por
ditën që zhduken,nëse gjejnë njerëz të mjaftueshëm për të i bërë një varr,emri i tyre shuhet nga ajo ditë,nuk i kujton kush më,përveq nëse ua kujton dobësitë që i kanë sjellur,familjes,rrethit,shoqërisë,kombit,,,,,,
Njerëz të cilët kanë bërë vepra të mira për familjen,atdheun,kombin,nuk vdesin kurrë.Ata kanë lënë vepra të cilat ua kujton çdo ditë familja,rrethi,atdheu,kombi,dhe vepra e tyre i bënë të kujtohen brez pas brezi.Këtë e kam mësuar nga i madhi Azem Shkreli,dhe kur
e kam mësuar më u është larguar gjysma e dhimbjes për humbjen e të dashurit tim,nga se ai kishte lënë vepra të mira,të cilat i kujtojmë jo vetëm ne,por edhe të afërmit dhe rrethi ynë.Kohët e fundit sikur kam fituar përshtypjen se rrufeja po godiska vetëm lisa të
mëdhenj.Sikur më duket se vdekja po vepron e sulmon padrejtësisht mbi shkrimtarët dhe poetët,në kohën kur na janë më se të nevojshëm.Brenda dhjetëvjetshit që po e lëmë sulmoi:Azem Shkrelin,Ferit Ramadanin,Ibrahim Ibishin,Bardh Hamzën,Din Mehmetin,
Adem Berishën,Ali Podrimen,e dhjetëra të tjerë,në moshë të re,në kohën kur kishim shpresa në ta dhe kur më shumë se kurrë na duheshin të ishin në mes nesh.Maji i vitit që lam pas,pabesisht na e mori Adem Berishën,e mori tinëzisht në kohën kur askush nuk
e priste as që e mendonte.Atë ditë kobzezë,baca ishte në krye të detyrës,ishte plot energji,shpresë,madje synonte edhe të shkonte në LSHK,por një fatkeqësi natyrore e ndaloj,ia ndau ëndrrat përgjysmë.Atë ditë dikush e shpalli këtë lajm në facebook.Nuk më kujtohet
kush,sepse ndihesha i mpirë.Reagova shumë shpejt dhe kundërshtova,jo dhe jo,baca është gjallë.Nuk munda të e pranoj dhe as sot nuk mund të e pranoj se baca nuk është më me ne!Disi e ndjejë thell brenda vetës se lajmi ishte vetëm një ëndërr e keqe,se baca është
gjallë dhe do kthehet në mesin tonë si më parë.Ka kaluar një vit nga ajo kohë,shpesh baca më shfaqet në ëndërr,madje në disa çaste më duket sikur e shoh të ndjerin në rrugë,diku në një autobus,pranë trotuareve duke kaluar,i fshijë sytë dhe sërish më vjen një hije
ngjajshmërie e tij,sikur më ndezë shpresën,se gjithçka e folur për vdekjen e tij,ka qenë vetëm një keqkuptim.Megjithatë jeta kërkon të njohim realitetin,e realiteti thotë se baca nuk është më me ne.më kot përpiqem të vendos midis qenjes dhe mosqenjës.
Eh,çka të bëjmë?Prej lëkurës nuk dilet,në këtë botë të gjithë jemi rrugëtarë për në rrugën e fundit,dikush më herët,dikush më vonë.Kur kuptova se Adem Berisha nuk është më u shtanga,u pllakosa.Mërgimi kjo plagë kobi,nuk më mundësoi të isha atë çast atje,
të e përqafoja,të ia thoja lamtumirën e fundit,të ia hidhja një grusht dhe mbi varr,një buqetë lule kujtimi mbi varrin e tij.Po,përse ndodhi kjo?Sepse gjithçka erdhi tinëzisht,sepse nuk e priste as baca,as ne,sepse një natë më parë kishim biseduar në facebook me
bacën deri në orët e vona,kurse tani kur pabesia ndodhi,nuk isha i pregatitur,deri sa unë të arrija në Kosovë bacen nuk do e linin mbi dhe,nga se udhëtimet nga Gjermania në vendlindje bëheshin tri herë në javë,madje duhej të rezervonim edhe bileta udhëtimi,
e për gjitha këto duhej kohë.Baca Adem Berisha,duhej të ishte njeriu më i mirë dhe më i dashur,të cilin kam mundur të e njoh në jetën time.Mendoj se baca ka pasur nga një mik në çdo shtëpi shqiptare,ishte i urtër,i dashur,bëmirës,mësues,veprimtarë kombëtarë,
poet i shquar,eh po çka nuk ishte,nuk kishte diçka e mirë që i mungonte atij.Vetëm mërgimi na pat nda,me trup ishim larg njëri-tjetrit,por në mjetet elektronike ishim gjithnjë bashkë në mëngjez e mbrëmje.Me bacën komunikonim gjërë e gjatë deri në orët
e vona të natës,për artin e kulturën,pse jo edhe për gjendjen në të cilën ishte katandisur vendi ynë,e cila na rëndonte të gjithëve.Me bacën rrugëtonim bashkë në gazeta e revista,facebook dhe forume,nëpër radio,kudo kishim të njejtin mendim dhe të njejtin
rrugëtim,mirreshim me problemet e letërsisë,kulturës,botimeve,sigurimin e librave,etj.......Baca ishte një patriot i madh,ishte madje njeri me ngarkesë psikologjike për fatin e atdheut si po rrokullisej,po kishte edhe një ngarkesë për mbesën e vet Diellzën,të cilës
në moshën më të njomë ia shou jetën një makinë,dhembje të cilën vështirë e përballonte,dhembje të cilën e ndante me ne miqët,të cilët kësaj ëngjëllushke ia patëm kushtuar nga në poezi dhimbje,e të cilat baca i përmblodhi në një libër"LULJA LA LULISHTËN":
Eh,kush do e mendonte se edhe bacën do të e gjente i njejti fat si mbesën Diellzën?Edhe bacën atë ditë të kobshme maji,e ndaloi një fatkeqësi komunikacioni,për të lënë ëndërrat përgjysmë,librin,LSH,miqët,veprat që donte të i përfundoj...................................................
Tani po vjen maji tjetër,natyra ka marrë pamje pitoreske,padyshim ka gjelbëruar varrin ku pushon baca,ka hedhur lule mbi vendpushimin e tij,por aty mungon buqeta e luleve të mia të cilat nuk munda të ia lë pranë e kjo më rëndon shpirtin.
Adem Berisha ishte poet i ndritshëm,ai nuk ngutej të botoj,por kur botonte,botonte fuqishëm,unë e pata quajtur poet që i gjasonte Gjergj Fishtes.Së fundi baca pat botuar një përmbledhje poetike të cilën e pati titulluar"PËRBALLJE":Athua baca kishte parandjenja
se po i ndodhte diçka e keqe?Unë jam i sigurtë se po!Në fillim kur ishte para përfundimit të librit,më pat thënë se do të e titullonte ndryshe,madje kur e botoi u morëm vesh që librin të mos ma dërgoj me postë në mërgim,po doja të e përgëzoja në Kosovë ku edhe
do të organizonim një promovim të atij libri.Nuk vonoi një javë dhe libri më erdhi në postë,në te kishte lënë dorëshkrim:"Kujtoje bacën Adem,edhe kur të mos jetë më",eh po kujt do të i shkonte mendja se baca do të shuhej atë javë?!Atë ditë që mora librin e bacës,
i shkrova dhe e përgëzova dhe e falemnderova,por nuk u durova pa e pyetur:Përse bacë më dërgove librin në postë,kur e lam të e promovojmë në Kosovë?Paj,nuk mund u durova pa ta dërguar më tha baca!Kur e pyeta,përse kishte bërë ndryshim në pagëzimin e librit,
më tha se ndërrova mendje!Më vonë kam mësuar nga miqët,se të gjithëve që ju kishte dërguar librin ua kishte lënë mbishkrimin"Kujtojeni bacen Adem,edhe kur të mos jetë më",si dhe ndërrimi i titullit të librit"Përballje",më kanë bërë përshtypjen se baca kishte
parandjenja se po ndahej nga ne,madje vet emërtimi"PËRBALLJA",sikur e bënte ate të kuptoj se po përballej me diçka që po ia shuante ëndrrat.Miq sikur ishte Adem Berisha vijnë shumë rrallëMe shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin,
me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij:Unë ia kam shpërnda botimet e tij në gazeta,revista,blogje,forume dhe ai më ishte mirënjohës.Fatkeqësisht librin e fundit"PËRBALLJE",nuk ia kam shpërnda,
as nuk do të mundem kurrë të ia shpërndajë.Lajmi për ndarëjen e baces nga ne,më këputi dy krahët,më pllakosi dhe më mori fuqinë,sa e sa herë jam munduar të e përshkruaj,por kur hap kopertinat,kur lexoj mbishkrimin e tij,kur më bie në sy poezia të cilën më kishte
përkushtuar mua,nuk gjejë forcë as një shkronjë të e nxjerr nga ky libër.Vdekja e Adem Berishës,më ka shkaktuar barrë të rëndë,kur e kuptoj se më nuk do të takohemi,se më nuk do të lexojmë shkrime të reja nga ai,më duket sikur truri më shkëputet nga koka,dhe
e peshoj dhe e mbajë rëndë kokën me dy duart.Megjithatë e kujtoj se një privilegj e kisha që njoha bacën,një krenari për veprat që na i la.Thellësisht nga shpirti e ndjejë dhimbjen për bacen që nuk ndodhet më në mes nesh.ngushëllohem që nuk e kemi fizikisht
në mesin tonë,por ai jeton në ndërgjegjen time shpirtërore si një qenie e pashuar,të cilin e kujtoj dhe ndjejë çdo çast.



Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948 në fshatin Gjyrgjevik i Madh të komunës së Klinës, fshat ky historik dhe vendlindja e heroit të pavdekshëm kombtar, Sadik Ramë Gjurgjevikut.

Xhaxha Ademi rrjedh nga një familje e varfër fshatare por të paster për nga ideali dhe përcaktimi kombëtar. I ati i autorit Zeqë Ramadani ishte kinse i mobilizuar si partizan në luften e dytë botërore, por në vend të kësaj përjetoi marshin famkeq e për shumë kënd edhe tragjik – ate
drejt masakres së Tivarit të 1945-tës bashkë me disa bashkëfshatarë të tij si Jusuf Mangjolli, Prekë Martini, Tafil Bajrami e të tjerë. Kjo njësi pati fatin t’i shpëtonte masakrës së Tivarit si njësi plotësuese a arradhave partizane të Dalmacisë dhe Istres e duke iu falenderuar disa
oficerëve kroatë të cilët e tërhoqen drejt destinimit.

Në dimërin e egër të 1947-ës bashkë me të vëllanë Rexhep Ramadanin dhe birin e vëllait Mus Rexhepin gjëndet i lidhur për kumbullat e Sali Gjokës për tri javë rresht, presion ky për të treguar se ku gjëndet Ukë Sadiku, Halil Sadrija (biri i vëllait) dhe Qazim Bajraktari i Ostrozubit të cilët
ishin pjestarë të organizatës patriotike "Besa kombtare" e dalë nga kuvendi i LNDSH-së, mbajtur më 4-5 gusht 1945 në fshatin Doberdol të Llapushës të cilin e drejtuan prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku e Marie Shllaku.
Kjo zgjatë gjerë më daten 17. 02. 1947 kur kuislingët dhe sherbëtorët e armikut iu bien në gjurmë dhe i qesin në pritë në fshatin Sferkë të Gashit, në avlinë e dhëndërrit të Ukë Sadikut – Sokol Dinit me ç’rast vriten në vend Halil Sadrija e Qazim Bajraktari ndërsa Ukë Sadiku plagoset rëndë
por arrin të largohet nga vendi i ngjarjës e më pas sipas kërkesës së prokurorit të atlherëshëm, antishqiptarit të përbetuar e famkeq Ali Shukrija, ekzekutohet në Prishtinë.

I ati i xhaxha Ademit, Zeqa vdes në moshen 40 vjeçare duke lënë pas të ëmen Shahen, bashkëshorten Fazilen, Ademin 6 vjeçar dhe Shabanin 1 vjeçar. Çka të flitet për jeten që pastaj kanë bërë këta bonjakë të cilëve pas tri vitesh iu vdes edhe gjyshja Shaha e ata mbesin vetëm në përkujdesjen
e nënës Fazile 32 vjeçare dhe e cila jetoi gjer më daten 17. 02. 2007.

Xhaxhai dhe vellau ynë t Adem Berisha në kushte gati të pa para varfërie vazhdoi mësimet pranë shkollës fillore “Zejnel Hajdini” në Ujmirë dhe përkundër gjithë vështirësive, u dallua ndër nxënësit më të mirë të shkollës. Që atëherë ai ishte anëtar i grupit letrar të shkollës, atij dramatik
dhe atij muzikor, cka dmth se dashuria e Adem Berishës per vargun dhe artin ne pergjidhësi nuk eshte shume e rastesishme ndonese ne moshen me te re dallohet me prirjet e tij prej poeti.

Pas përfundimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrua në shkollen normale atëherë “Silvira Tomazini” në Skenderaj si paralele e ndarë e normalës së Mitrovicës e cila pas ardhjes së Ahmet Malokut për drejtor ndërroi emërin në “Hasan Prishtina”. Pas kryerjes së vitit
të dytë në vitin 1965, për shkak të kushteve tejet të vështira ekonomike detyrohet të nderpres shkollimin dhe të punojë si mësues i pakualifikuar nëpër fshatrat më të largëta si në Gorozhup të Hasit, Carravranë, tani Gurbardh të Malishevës, Millanoviq, tani Shkozë poashtu të Malishevës etj.

Në vitin 1968 përsëri këthehet si nxënës i rregullt në kl. e III-të të normalës në Mitrovicë në të cilin vit ndodhin demonstratat e nëntorit të cilat përfshijnë pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës e poashtu edhe Mitrovicen, bartës te të cilave ishin nxënësit e normalës, ata të gjimnazit dhe të
shkollës teknike nder të cilët edhe vetë i madhi Adem Berisha. Edhe si normalist ia kishte ëndja që kohë pas kohe të merrej me shkrime, kryesisht poezi por ishte temperament dhe shkrimet e tij ishin të papërshtatshme për kohen. Kështu, gjatë ndejave me shokë shpesh kishte dëshirë të
citonte vargjet e Migjenit

.

Pas përfundimit të normalës me sukses të shkelqyeshëm punoi edhe dy vite të tjera si mësues ndërsa që nga viti 1973 punon si punëtor i administratës komunale në komunen e Rahovecit ku u dallua si një nder punëtorët më të mirë, vlerësim ky i cili ishte bërë gjatë mbikqyerjes inspektuese
të kryeinspektorit të atëherëshëm për financa të Kosovës – Azem Hajdini – Xani, Vibar Hani etj.

Mirëpo gjithënjë e përcjellë fati i lig dhe asnjëherë nuk e lënë të qetë të punojë dhe të krijojë sepse si anëtarë dhe djalë i familjës balliste, konsiderohej i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për bijt e “nënë Titos e të bab Partisë” (kështu e quanin ata veten kur e humbnin durimin), kështu
që shumicen e jetës mund të thuhet se e kaloi me vështërsi të një pas njëshme.

Në periudhen e vlimeve politike të viteve të 80-ta hapur demaskon politiken diskriminuese e antishqitare të regjimit të kohës kështuqë në vitet 1989-90 u dallua si njëri nder aktivistët e parë në këshillin nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Rahovec.
Në Kuvendin themelues të Degës, në Krushë të Madhe zgjedhet delegat i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së Degës të cilin aktivitet e vazhdon për disa vite. Poashtu ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatës së Pavarur të organeve të administratës dhe judikatuës së Rahovecit e më vonë nga
baza zgjedhet dhe delegohet si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Degës së administratës dhe judikaturës së Kosovës pranë BSPK në Prishtinë.

Bashkëpunon ngusht edhe me Këshillin lokal të pajtimit në nivel komunal dhe bashkë me udhëheqësin e mirënjohur të këtij aksioni, tashmë të ndjerin prof. Anton Çetta si dhe aktivistët e këtij këshilli e veprimtarët tjerë të njohur siç ishin profesorët e Universitetit të Prishtinës prof. dr.
Hajrullah Gorani, prof. dr. Rexhep Mehmeti, prof. dr. Zekeria Cana, prof. dr. , Muj Rugova e shumë të tjerë, merr pjesë në shumë pajtime të gjaqeve dhe ngatrresave.

Viteve të fundit kohë pas kohe merret me shkrime, poezi, të cilat(disa prej tyre) i përmblodhi në përmbledhjen “Krenaria dhe pikëllimi”. Këto vite ballafaqohet me sëmundjen e kancerit në mushkëri por ende e perballon me plot krenari dhe dinjitet. Është entuziast dhe i pandalëshëm
ndërsa për miqët dhe shokët ka një shpirt tepër dashamirës.



Adem Berisha ishte krijues,veprimtarë kombëtarë,i dashur për miqët,i pa ndarë nga aktivitetet kulturore,kombëtare dhe humanitare.Ishte plot energji,punoi në krijimtarinë letrare deri në frymën e tij të fundit. Adem Berisha ka botuar këto përmbledhje poetike:

KRENARIA DHE PIKËLLIMI
LULJA LA LULISHTEN
PËRBALLJE

Për ata që nuk kanë pasur rastin të lexojnë nga baca Adem,po u japim një cikël poetik nga vepra e tij"KRENARIA DHE PIKËLLIMI",ku do të kuptojnë sa e dashi atdheun,kombin dhe shoqërinë:

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PËRKUJTOJMË BACËN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU AdemBerisha8

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TY O AT E MËMË
- Atdheut tim-
Mbijetove acare e stuhi,
ngadhënjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liri –
ishe dhe mbete tempull mbi tempuj.

Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi im,
në Ty gjej vetëm të vërtetën.

Qielli mbi Ty është më ndryshe
nga ai në mërgim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbël
o i dashuri, Atdheu i im.

Fusha, ara e livadhe
të përshkojnë pa mbarim,
i dua e s’mund të iu ndahem
sot e deri në amshim.

Malet plot me drunj,
kullosa e shkëmbinj
shtrihen si kurora
deri në pakufi.

Lumenjtë e liqenet
me ujë të kthjelltë si loti,
për ne dhe vetëm për ne
i kishte krijuar Zoti.

Ke gjithfarë minierash,
energji e gjithçka tjetër
vështirë mund të numërohen
dhe vendosën në letër.

Djem e vasha të bukura ke,
pëtrita e skiftera,
si luleve të trëndafilit
larg iu ndihet era.

Ke shumë njerëz të ditur,
shkrimtarë e shkencëtarë,
ke edhe nobelistë,
priftërinj e hoxhallarë.

Për këto e shumë të tjera
shkrova e këndova
e kur e kërkoi koha
dola dhe luftova.

Jo pse e doja luftën
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fqinjët e mi.

Jo pse e doja luftën
të pushtoj të tjerë,
po për të mbrojtur t’imën
që e kisha, e do ta kem përherë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ISHA, JAM DHE DO TË JEM

Jam një bli i madh
dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
larg iu ndihet era.

I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.

S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!
po u linda në këto troje
o pika nga gjithësia.

Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.

por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.

mua më sakatuan
e veten e turpëruan,
por ne do të shkojmë përpara
dhe prapë do të jem’ të bashkuem.

Gjithçka pashë e përjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinën kurrë s’ia ktheva
dhe as emrin nuk e ndërrova.

Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u përkula kurrë.

S’zhdukem kurrë nga trualli,
t’a dini or barbarë,
shumë herë jam farkuar
u kalita në zjarr.

E po, deshët ju a s’deshët
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shqiptar.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DASMA E LIRISË

Eu sa leu dielli o mbi at kodër
u hap lajmi-o n’Shkup e n’Shkodër
nga Evropa e n’Amerikë,
nga Azia në Afrikë,
prej andej n’Australi
se n’Kosovë ka një risi
i madh e i vogël o janë bë një
eu kanë nisë luftën o për Liri.

Eu n’Dukagjin t’Binak Alisë,
u lidh Besa e shqiptarisë,
me ia kthye pushkën Serbisë,
për t’a mbrojtur pragun e sh’pisë
si luaj djemtë e Lirisë
të betuar n’besë të zotit
si në kohen e Kastriotit
si ç’vepruan të parët e motit
eu i ranë n’ballë armikut t’sotit

Eu n’atë Prekaz të Ahmet Delisë,
në ABC-në e trimërisë,
në Piramidën e burrërisë,
nen flamurin e Pavarësisë
u nis dasma e Lirisë
grusht i madh iu dha Serbisë
iu ndërruan rrjedhat e historisë
iu kthye nderi shqiptarisë
eu iu thyen planet o të Rusisë.

Eu n’Shalë të Bajgores së Boletinit
në vendlindjen e Isa trimit,
trimit të Vlorës e gjithë Shqipërisë
i madh e i vogël o janë ngre n’këmbë
ndal Serbisë o na i kanë thënë
Nish, Prokuple na i ke marrë
ke marrë Vranjën me Kurshumli
Ulqin, Plavë edhe Guci
ke cunguar at Iliri
na i ke veshë trojet me të zi
eu të vraftë zoti me gjithë Rusi.

Eu n’atë Grykë të Llapit të Bec Sinanit,
digës së gjallë të këtij vatanit,
Shaqir Grishës e trimav’ t’motit
që u flijuan për ditë të sodit
si luaj djemtë e malësisë
dalin n’skenë Yjtë e Lirisë
si në krahët tjerë të shqiptarisë
kundër të keqes e padrejtësisë,
kundër presë e barbarisë,
kundër dhunës e mizorisë
të ushtruar gjithë prej Serbisë
eu qysh prej shekujsh të historisë.

Eu n’ballë t’furtunës – o prinë Zahiri,
Edmond Hoxha dhe Hakifi
sypatrembur si zana të malit
përgjatë Llapit e tërë Gollakut,
Nerodimes e Karadakut,
Kaçanikut të Idriz Seferit
pa iu nda kurrë fushës së nderit,
si stërnipa të Skënderit,
si stërnipa të Kastriotit,
pa iu tremb pushkës as topit
e bënë luftën për liri të pop’llit
eu jo për poste as të liga të sodit.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LEGJENDA DRENICARE

U linde në Prekazin e Ahmet Delisë
që tok me Murselin i dhanë vulë burrërisë.

U linde në Drenicën e Azem Galicës,
të Shotës e t’Shabanit-simbole t’sakrificës.

U rrite dhe u edukove në frymën e traditës
mu si e kanë zakon trimat e Drenicës.

Nuk të dhimbsej jeta, familja as pasuria!
Një për ty ishte mbi të gjitha, Atdheu dhe Liria.

Bëre të jashtëzakonshmen për të shtrenjtën Liri
vetëm që Kosova të mos jetojë në robëri.

Formove UÇK-në nga lulet e këtij kombi
vallë, për Liri të Kosovës të kishte krijuar Zoti?!

Shkjau ty prore të ka friken por të ka edhe lakmi,
Ti i tregove gjithë botës ç’bëjnë shqiptarët për Pavarësi.

Prehu i qetë n’Prekaz o Adem Jashari!
Ty edhe në mes të errësirës si yll të shndrin varri.

Ti je udhërrëfyes i gjithë breznive të reja,
për armiqtë e këtij trualli prapë do të shkrepësh si rrëfeja.

Populli Drenicës, Kosovës e gjithë Shqipërisë,
të ka për Legjendë të kohës dhe gjithë historisë.

IDEATORIT TË PAVARËSISË
(Kushtuar arkitektit të pavarësisë
së Kosovës – dr. Ibrahim Rugova)

Si granit në bjeshkët e Kelmendit
lindë e rritë, je edukuar
veç për të mirë të këtij vendit
zoti i madh të ka krijuar.

Me madhështinë që zoti të fali
atdheut tënd iu përkushtove,
në vepra të mëdha asgjë s’të ndali
Kosovës nënë prore i ndihmove.

Kurrë s’u trembe nga armiku
o arkitekti i pavarësisë,
hallkë e fortë je prej çeliku
në zinxhirët e historisë.

Nuri yt ish porsi yll drite
nëpër sfida kurrë s’u gjunjëzove,
të urresh ti kurrë nuk dite
kurrë njeri nuk ofendove.

Vepra e jote është e përmotshme
brezat kurrë s’do ta harrojnë,
figurën tënde të palodhshme
në piedestal lartë do ta çojnë.

E tash si bora e majës së malit
kur rrezet dielli mbi te lëshon,
si çiltëria e kristalit
i pavdekshëm lartë qëndron.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BIJA E SOVRANIT

E dalë nga gjiri i popullit
të Kosovës nënë,
me nderë dhe krenari emrin
Ushtri Çlirimtare e mbanë.

Me emblemë të UÇK-së në krah
e flamurin Kuq e Zi,
anë e kënd Kosovës
lufton për liri.

S’e ndal shiu as bora,
s’e tremb gjylja e topit
kurrë nuk i dridhet dora,
mbesës së Gjergj Kastriotit.

Nuk i trembet vdekjes,
nuk i trembet varrit,
është kjo luanesha,
bija e Adem Jasharit.

Përpara i ka vënë vetës
detyrë të shenjtë madhore,
Kosovën të çlirojë
këtë tokë të shtrenjtë arbërore.

Popullit i ka dhanë besën
kombit i është zotuar
Flamurin Kuq e Zi
nga dora për të mos e lëshuar.

Të jep gjithçka nga vetja
gjakun e rininë . . .
Eu, . . . Zoti e bekoftë ore!
mbi të gjitha e kishte Lirinë.

Dëshmorëve që ranë për liri,
të rënë për të mos vdekur,
populli do u këndojë lavdi
me dashuri e respekt të paepur.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DESHMORIT TË RËNË

Edhe shqipja e malev’ tona
lakmi të kishte ty o trim,
çka është frika kurrë nuk dije
Ti për ne je udhërrëfim.

Si rrufe që vije prej qiellit,
si vetëtima që shkrumbon,
vdekja jote shumë e hershme
zemrat tona na i përvëlon.

Jo, për ju unë nuk kam vdekur,
në zemrat tuaja rrënjë kam shti,
siç kam qenë, i tillë kam mbetur
tash jam lule në pavdekësi.

Kurrë për mua mos derdhni lot
as harenë mos e ndaloni,
zemrave tuaja s’iu ndahem dot
gjithë me mua do të bashkëjetoni.

Shokët këngën të mos e ndalin,
le të këndojnë si në ditë të mira,
veç nga ‘i pikë lot le të më falin
oh, i kam lënë bre në kohëra të vështira.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NËNTORËT E LAVDISË

Me Njëzetetetë Nëntor
nga plaku mjekërbardhë,
u ngrit në Vlorën tonë
Flamuri jonë kombëtar.

Ish Nëntori i Dytë
qe nga Kruja e Skënderbeut,
me atë flamur që lartë u ngrit
iu kthye nderi mbarë atdheut.

Ne të tretin e lavdisë,
i shkëlqyer që ish si ari
në Prekazin heroik
u lind Adem Jashari.

Në nëntor të 97-ës
si luaj djemtë e lirisë
në Llaushë të Drenicës,
grusht të fortë i dhanë Serbisë.

Muja, Rexha dhe Dauti,
si skiftera fluturuan,
të vërtetën mbi UÇK-në
hapur botës ia treguan.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KRENARI NDERSHEKULLORE

Njëzetetetë Nëntori
rroftë deri në pakufi,
është Dita e Flamurit
shumë luftërave që iu ka pri.

Krenari ndërshekullore
e kishim e do ta kemi,
me te i tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.

Jem’ bijtë e asaj shqipeje
ndër shekuj me gjak të larë,
kurrë të pa gjunjëzuar
prore mbetem krenarë.

Sot flamuri jonë
tjetër mision ka,
të na prij në fitore
mbi projekte të mëdha

Në çdo njëzetetetë nëntor
ju këndoni e festoni,
shqipen dykrenare
sa më lartë ta çoni.

Le të valojë e bekuara
si në kohë të Skënderbeut,
forcë e krenari
le t’i sjell Atdheut.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HOMERIT TË SHQIPËRISË

Lum shqiptarët e lum Shqipëria
për atë yll që u fali zoti,
lakmi i kish këtij gjithë njerëzia
kishte shpirtin të kthjelltë si loti.

Humanist e dijetar,
si At Gjergji është vështirë me le,
mbi të gjitha atdhetar,
prijatar në shkencë e fe.

Nga e mori atë energji
aq me forcë ta dojë Shqipërinë,
këtë veç zoti mund ta di
që i dha Gjergjit madhështinë.

Motet ndërrohen si â zakoni
por kujtimi vije tu u shtue,
këngët e tij tash lirshëm këndohen
dhe s’ mund kush më me i ndalue.

At Gjergj Fishtës të madhit vëlla
le t’i këndojmë lavdi përherë,
për gjithë veprat qe na i dha
si një engjëll i krishterë

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUR ZOTI BËRI BOTEN

Kur zoti bëri boten
me plot mrekulli
i fali kësaj të veçantën
që quhej ILIRI.

I fali tokë e det
dhe shumë begati,
i fali edhe një kalá
që sot e quajnë SHQIPËRI.

Dhe në shqip ai porositi,
që shqiptarët ta kuptojnë,
token dhe det’n e tyre
me çdo kusht ta mbrojnë.

Bëhuni tha të vyeshëm,
të dashur e humanë,
po e deshët ju veten,
unë gjithë me ju do të jam.

Dojeni tha njëri tjetrin
siç e duani veten,
dojeni gjithë çka ‘u fala,
ju duhet të gëzoni jetën.

Ju fala edhe tri fé
me një zot përmbi,
kjo s’është hendikep
por është begati.

Ju dhashë Gjergja e Skëndera,
Pjetër Buda e Naima,
qëndrojnë lartë këta si skiftera
dhe shkëlqejnë porsi vetëtima.

Unë ju dhashë dhe shumë Azema,
shumë Adema dhe Ibrahima,
që për të mirë të jeni emblema
vetë ju zgjodha ju’ për trima.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PSE TË QUHEM ÇFARË NUK JAM

Unë jetoj n’Kosovë
por s’jam kosovar
i tillë çfarë më quajnë
disa ndërkombëtarë.

Kush këtë emër më imponon
mik i imi kurrë s’ka qenë,
as sot të mirën nuk ma don,
don të më shtyj të ndërroj idenë.

Por ideja e ime s’ndërrohet
as nder vite as nder shekuj,
për çdo ditë ajo forcohet
si granit edhe si hekur.

Ç’prej dardanëve e deri n’ditë të sodit
kurdoherë kam qenë shqiptar,
ç’arsye ka që pas shumë shekujsh
të mohoj trungun tim kombëtar?

Pse pra të quhem çfarë nuk jam,
qenien time t’a hudh n’ujë,
sa të kenë shqipe nëpër male
kurrë me mua i huaji s’do të luaj.

PSE ? dhe PSE ?!

Pse dy sy të një koke të ndahen
kur vetë Zoti s’i ka nda,
pse përherë të derdhin lot,
pse gjithmonë të rrinë tue kja?

Pse në gjak ata të lahen
pa e pasur as të vetmin faj?
pse s’ka mjek t’ua shërojë plagët?
janë shenjtorë e nuk janë djaj.

Pse një trup duhet gjymtuar,
pse t’i priten duar e këmbë?
bukurinë për t’ia shëmtuar
pse s’ka babë e pse s’ka nënë?!

Kush kësaj të keqeje i kontribuon
të vetmin trup për t’a copëtuar,
zoti i madh e bëftë bejan,
për jetë qoftë ai i mallkuar.

Kush në jetë nuk don të pendohet
për gjithë të ligat qe ka bâ,
zoti kurrë këtij mos i dhashtë
vajzë as djalë, motër as vëlla.

Gjithçka tjerëve që u ka bërë
bumerang iu kthefshin prapë,
“të gjitha kthehen në këtë botë”
zoti i madh do të merr hak.

Se nj’ai zot që është për tânë
askujt të keqen që nuk i don,
pjesët e trupit të copëtuar
përsëri do t’i bashkon.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DRITAT QE NUK FIKEN

Ai m’kujton Azemin,
Ajo më kujton Shotën,
vepra e të cilëve
pat mahnitur boten.

Dinin çka kërkonin,
për te edhe punuan,
dinin të luftonin
për Atdhe u flijuan.

Vepra tyre e ndritur
kushtuar Atdheut
rrënjët i ka të thella –
nga kohë e Skënderbeut.

Fehmiu edhe Xheva
Yje të Lirisë do të mbesin,
në zemrat e këtij populli
ata kurrë s’do vdesin.

Si dëshmorë t’Lirisë
të Kosovës nënë,
në historinë e lavdishme
vend të merituar kanë.

Porositë e Tyre
në vend do t’i çojmë,
mësimin edhe punën
kurrë nuk do t’i lëshojmë.

Populli po edhe koha
tash nga ne kërkojnë,
Kosovën tonë të dashur
shpejt ta lulëzojmë.

Mos të humbasim kohën
të shtrenjtë si flori,
populli le ta ndiej
se jeton në liri.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JEM’ KRENARË QË . . .

Kurrë nuk ishim arnautë,
kurrë nuk ishim as “shiftarë”,
kurrnjëherë nuk qemë hajdutë
jem’ krenarë që jem’ shqiptarë.

Kurrë të huajën nuk lakmuam,
e për t’onen derdhem gjak,
kurrë askënd nuk e sulmuam
gjithë na u desh të marrim hak.

Kurrë varreza nuk shkatërruam,
shishen “mbrapa” nuk e shtiem,
kurrë askënd nuk e dhunuam
s’e turpëruam kurrë shqiptarinë.

Martinoviqtë e “vdiqët” tjerë
krejt çka munden inskenuan,
vollën helm e vollën vrer
më në fund turpshëm dështuan.

Gjithfarë emrash na adresuan
që mbarojnë me “ist” dhe “ist”,
dhe më në fund nuk hezituan
qe të na quajnë kanibalistë.

Mirëpo, edhe zoti vetë ka thënë
që kjo tokë askujt s’i falet,
askush në shpinë këtë nuk e solli
nga Urali as nga Karpatet.

Dhe, krejt ku bukës i thonë bukë
e krejt ku ujit i thonë ujë,
le ta di dhe zoti vetë
s’do të sundojë më kurrë i huaji.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VIGANI I LIRISË
(kushtuar Xhelal Hajdës-TONI)

Porsi si një yll drite
që shkëlqen në qiell,
erdhi nga mërgimi
me shpirtin e dëlirë.

Erdhi se e desht Atdheun
për te dhe do flijohet,
heroikisht ra për të mos vdekur
që kurrë të mos harrohet.

Shiu, bora e stuhia
s’e ndalnin dot TONIN,
e shtrenjtë për te ishte Liria -
mbi të gjitha ai kishte kombin.

Besën që kishte dhënë
realitet e bëri,
për Kosovën nënë
u shkri e u tret i tëri.

E kish për Riza* të zotit
dhe Liri t’Atdheut
s’iu frikësua pushkës as topit
si stërnip i Skënderbeut.

S’e mashtroi paraja,
karriera e as lakmia,
mbi të gjitha për te vlenin
Atdheu dhe Liria.

Gjërë e gjatë Kosovës
ngado që luftoi
populli e mirëpriti
dhe i tëri e nderoi.

E deshi si e ëma të birin
e luftëtar të Lirisë,
i fali gjithë nderimin
e i thuri këngë t’lavdisë.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës
për TONIN me shokë,
përherë qofshin të nderuar
që ranë për këtë tokë.

Gjaku i tyre i dëlirë
rreze drite është për rininë,
të bashkohemi për ditë më të mirë
të ndërtojmë ardhmërinë.

Sot shqiptari për shqiptarin
s’është armik më as tradhtar,
mund të jetë paksa i ndryshëm
por gjithsesi ai është shqiptar.

Të nderojmë TONIN me shokë
dhe të shtrenjtën Liri,
pash besën e zotit të gjithësisë
mos të shkelim mbi gjakun e tij.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
GJURGJEVIKU SI KALA

Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithçka nisë nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.

Në gjithë etapat e historisë
me trim pas trimi djal pas djali
duke u gjetur në ballë të trimërisë
ndoq traditën që i la i pari.

Edhe në kohën e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
luftës së shenjtë ai i dhuroi.

Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.

Ra Isuf Dushi me 20 anëtarë,
ranë shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i kish djegë në zjarr
që rrallë ndodhë në histori.

Trimat kurrë s’e kursyen gjakun,
atdheut të vetë iu përkushtuan,
bashkë me motrën Marie Shllakun
kurrë nga lufta s’u larguan.

Ymer Berisha bën Platformën
për çlirim-bashkim kombëtar,
promotor qe i gjithë lëvizjes
për gjithmonë mbet faqebardhë.

‘I çerek shekulli pas Sadikut
Ukë Sadiku me shokë të vetë
prapë ia ktheu pushkën armikut
siç baba Dikë i la amanet.

Kurdoherë thërriste vatani,
kur të bijtë thërriste Shqipëria,
ndër të parët si skifter mali
shkëlqen trimi Halil Sadrija.

Të hapte rrugën dritës së diellit
e për të mbrojtur truallin e të parit,
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kriste pushka e Smajl Hajdarit.

Shumë kanë rënë n’altar të lirisë
luftë pas lufte kurrë pa u ndalë
qe të ruajnë nderin e shqiptarisë
me ballë hapur e krenar.

Bijtë më të mirë të shqiptarisë
porsi yjet n’qiell sot shkëlqejnë,
për gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes do të shërbejnë.

Porsi uji që rrjedh ndër gurra
me atë çiltëri që s’ka të ndalë,
Gjyrgjeviku dha shumë burra
si Demë Rexhën mendimtar.

Si kala që përshkon shekujt
nga stuhitë që nuk shkatërrohet,
Gjyrgjeviku i fortë si hekur
me të drejtë ka pse të krenohet.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HENDIKEP NE ACAR
(kushtuar dr. Ibrahim Rugovës
në ditën mortore 21.janar 2006.)

Sot re të zeza mbuluan qiellin
shqiptaria është në vajë,
sot Kosova nuk sheh diellin
për shumë kohë ajo do të qajë.

Sot edhe ajri është rralluar
shumë më rëndë po frymohet,
sot gjithë forca na ka lëshuar
humbja Jote s’kompensohet.

Ti themel je i pavarësisë
dhe profet je i kohës së re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithë do të jesh idol për ne.

Shumë ke bërë për pop’llin tuaj,
Ti model je për njerëzimin,
sot gjithë bota me ne ndanë
krenarinë po edhe pikëllimin.

Qeshjen Tuaj më s’do ta shohim
as ngrohtësinë Tuaj të bekuar,
pse mu tash prej nesh u ndave
për të na lënë të sakatuar?!

Megjithatë do të jem’ krenarë,
dhimbjen në forcë do ta shndërrojmë,
rrugën Tuaj kurrë s’e braktisim
amanetin në vend do ta qojmë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOTERMADHJA MANTELBARDHA

Një humaniste të madhe
me shpirt të kthjelltë si loti,
si kala të ditëve tona
për të mirë të popullit, e ka falur zoti.

Ajo është porsi yll drite
që n’mes të qiellit xixëllon,
vetëm tjerëve t’u bëjë dritë.
ditë e natë pa u lodhë punon.

Nuk e kursen veten,
forcën as diturinë,
bën të jashtzakonshmën
për popullin dhe Shqipërinë.

Vështirë të dytën mund t’ia gjesh
me rroba të bardha,
është kjo motërmadhja –
dr. Silva Bala.

Lum për te le të bëjë shtëpia,
lum për te le të bëjë Tirana,
lum për te le të bëjë Shqipëria
n’mes t’erësires ndrinë si hana.

Për të gjallë thonë “s’këndohet kënga”
por këtu ka një përjashtim,
s’është kjo grua që i bie prapa
veprës së madhe deri n’amshim.

‘I përkushtim që s’haset kund
në qenien time e përjetova,
gjatë kurimit n’Sanatorium
nga mëshiruesja kur u trajtova.

Me këto vargje që unë shkrova,
s’kam mundë të gjitha t’i numëroj,
po edhe lapsi të vështirë e ka
të gjitha në letër t’i shënojë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

Adem Berishën do të e kujtojmë gjithnjë,ai na la vepra e mall,mund të e përkujtojmë me organizime letrare,përkujtimore,shkrime gazetash,por një vepër fisnike që është bërë për te,mësova nga një lajm i gëzuar që më erdhi nga biri i tij Agron Berisha,
se vlerësimi më i lartë dhe përkujtimorja më e veçantë për një figurë të shquar atdhetare e krijuese, siç është Adem Berisha-Gjurgjeviku, do të jetë botimi i një vepre letrare. Se në të do të përmblidhen ndjenja e mendime të sa e sa të afërmve, miqëve, kolegëve
e dashamirësve të tij. Një libër i tillë do të jetë “monument letrar”, i cili do t’u qëndrojë fort shumëvjeçarëve. Ai do të përcjellë, nga një brez në tjetrin, kujtimin dhe vlerësimin e merituar për jetën dhe veprimtarinë e tij, në shërbim të Atdheut.Ky libër mësova
se ka hyrë në shtypshkronjë dhe së shpejti do të sheh dritën e botimit.Mezi pres ky libër i dashur të bie në dorën time,të përqafoj çdo poezi të çdo poeti për te,ashtu si do të doja tani të e përqafoj të dashurin ,bacë Adem Berisha-Gjurgjeviku.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons