Eduard M. Dilo POVJEN NJE SPASSE I RI, QENDRESA HALILI ME NJE ''
Perseri perseritet''
Ajo qysh e vogel, jo me shume se 9-te vjece, Qendresa Halili, nga menyra se si shkruante dhe si shprehej ne ato qe kemi lexuar nga ajo moshe, premtonte se do te ecte dhe perparonte.
Gjithmone me nje fjale e shprehje te bukura, shkruante, mbante shenime per ato qe ajo shikonte dhe perjetonte, ne ato kohe teper te veshtira, ne Kosoven e roberuar. Me kureshtje, me interesim ndiqte gjithcka dhe me ato duart e vogla, krejt te njoma, si nje filiz ne zhvillim, regjistronte, shkruante dhe vetem shkruante.
Gjurme ka lene ajo kohe ne mendjen dhe kujtesen e saj, gjurme qe reflektohen aq realisht, aq butesisht dhe plot ngjyra ne cfare lexojme prej saj.
E kush me bukur, me cilter, me sinqerisht se nje femije mund te tregoje? Femije, Engjell, qe nuk ka prone ligesine, femije i talentuar qe rrefen, gjithcka reale, interesante dhe terheqese.
Qendresa, me inkurajimin, perkrahjen e familjes boton librin e pare ne vitin 2008''Kur te vie fundi e me von e pasojne '', ''Gezuar, lirine Vendi im'' 2009, ''Jeta e nje femre I'' 2010, ''Jeta e nje femre II"2011, ''Nje thenie, nje shpetim'' 2012.
Romani i ardhshem i saj mban titullin: ''Perseri perseritet''.
Tani pergatit e se shpejti boton e sjell para lexuesve dhe dashamiresve te shumte te saj librin qe po flasim shkurtimisht me poshte.
Zhytesh ne leximin e librit dhe harron te shkeputesh, harron te merresh me dicka tjeter, do me cdo kusht qe te mesoshe perfundimin e romanit.
Ne roman ajo di te ndertoje e te nderthure bukur bisedat, monologet, mendimet, enderrimet, gjithcka...
Me nje llogjike te forte ajo futet ne boten e brendeshme te atyre qe pershkruan dhe i paraqet mjaft bukur.
Kemi nje mendim filozofik e psikologjik, shkruar rrjedhshem ne ato qe lexon.
Ajo bukur, jep ate cka e bren per brenda, ate qe e mundon ne kerkim te Lirise, te te drejtes se mohuar te femrave ne shoqerine ku jeton.
Dikur gjithe vendi, gjithe populli pa dallim ishte i mberthyer nen shtypjen e thundres se te huajve, pa gezuar asnje te drejte, ndersa sot edhe pse eshte arritur Liria popullore, mungon Liria per femren, e cila vazhdon te jete e shtypur, e pa perfillur ne abjentin familjar dhe kudo ku jeton.
Ajo perbuzet, percmohet e shihet si dicka krejt pa vlere edhe pse mbi te gjitha ajo eshte NENE, e si e tille duhet te jete e Shtrenjte dhe e Shejte, e respektuar shume ne familje. Nene- femer, do te thote riperteritje jete, falje jete, frymemarrje, do te thote gjithcka.
Shkrimtarja, plot elegance, plot ngjyra e plot dhimbje njekohesisht, shkruan per te, e ben aktive e me nje llogjike teper te sakte.
Si lejtmotiv ne krejt roman, "perseritja e perseritjes qe perseri perseritet", te ben te te ngelet ne mendje, te ben qe te kuptoshe e mendoshe shume...
Gjithe romani shtjellohet rrjedhshem, te terheq, te mban te peshtjelle e te ben te mendoshe.
Qendresa Halili me librin e saj te fundit, vec pjekurise artistike fut dhe elemente te nje gjendjeje te erret psikotike, nje vecori e letersise se sotme moderrne. Ecja ne rrugen e mbare te konsolidimit si shkrimtare, tregon se do te behet dhe te jete Dikushi ne letersine shqipetare dhe me tej...
E thjeshte, simpatike, shume terheqese ne shkrime, kjo vajze e talentuar do arrije suksesin se ka nje rrugenisje te mbare dhe te drejte.
Kjo do te jete me siguri nje Ana Frank shqiptare, qe librat e saj do merren si pike referimi per ate genocid te ushtruar mbi popullsine e pa fajeshme ne fund shekullin e kaluar.
Nuk dyshojme ne suksesin e librit, liber qe do mirepritet nga lexuesi , liber qe do kerkohet te jete ne cdo biblioteke te lexuesve.
Shkruan: Eduard M. Dilo,
Mars 2013