12 sekonda! Kaq ishte diferenca mes dy shpërthimeve terroriste në vijën e finishit në Maratonën e Bostonit të cilat rikthyen sërish në vëmendje frikën dhe ankthin e 11 Shtatorit. Mes viktimave ishte edhe vogëlushi 8- vjeçar, Martin Richard ic cili po priste pranë vijës së finishit babain e tij, që po mbaronte Maratonën e Bostonit. Ai po vraponte për të përqafuar babain kur një shpërthim i tmerrshëm u dëgjua, duke i prerë jetën në mes atij. Mamaja e tij u plagos, e motra humbi këmbën.
Në total 3 vetë vdiqën ndërsa u plagosën 144 persona, 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Presidenti amerikan, Barak Obama premtoi se do i shkohet deri në fund kësaj çështje, por akoma nuk e ka etiketuar akt terrorist ndërsa ka raportime se kanë qenë shtatë bomba për të shpërthyer.
FBI nga ana e saj po ndjek një “burrë në të zeza”, I cili mendohet se është autori krimit makabër.