Gazetari veteran, Mike Chinoy është një ndër të paktët amerikanë që kanë vizituar mbi 10 herë Korenë e Veriut dhe e njeh mirë problematikën e fuqinë e vendit komunist.
Ai thotë se gjuha e ashpër e shoqëruar me lëvizje të ushtrisë dhe mbushjeve bërthamore të Penianit bëhet për të fituar “respekt” tek komuniteti ndërkombëtar. Në një intervistë dhënë për CNN, Chinoy thotë se udhëheqësit koreano-veriorë dëshirojnë të trajtohen ngë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë si një vend bërthamor dhe jo si një “shtet i dorës së dytë”.
“Situata nuk është thjesht bardh e zi. Ka një opinion sikur të
Kriza koreane gjitha të këqiat mbërrijnë nga Koreja e Veriut, por nuk është kështu. Sigurisht Peniani ka përgjegjësinë e tij për tërheqjen e njëanëshme nga disa marrëveshje duke mos i respektuar ato përsa i përket programit të tij bërthamor, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë plotësuar zotimet e tyre në këto marrëveshje”, thotë Chinoy.
Gazetari amerikan u referohet marrëveshjeve që lindën pas vitit 1994 kur Peniani dhe Uashingtoni ishin gati për luftë, luftë që u shmang falë ndërhyrjes së ish-presidentit Carter që udhëtoi në vendin komunist, vizitë që më pas pasoi nisjen e bisedimeve të gjata e të mundimshme që përfunduan me nënshkrimin e një marrëveshje.
“Sigurisht sanksionet nuk prodhojnë ndryshimet që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ndaj është e nevojshme që të bisedohet. Por si mund të arrihet kjo kur Uashingtoni nuk ka një përfaqësi diplomatike atje? Është e qartë që sa herë që Shtetet e Bashkuara tregojnë muskujt, Koreja e Veriut nuk tërhiqet, por tregon forcën e saj në një mënyrë akoma më provokuese”, tha Chinoy.
Mike Chinoy ishte pjesë e delegacionit të ish-presidentit Carter në vitin 1994 dhe gjatë vizitave në Korenë e Veriut është takuar edhe me Kim il Sung, babai i Kim Jong-il e gjyshi i liderit aktual të vendit komunist, Kim Jong-un.