Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Jashtëtokësorët, ku janë ? prej Sun 29 May 2011, 11:15

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Fizikanti i madh Enriko Fermi thonte qe me 1950: "N.q.s jashtetokesoret ekzistojne, atehere ku jane?".

Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu, por shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshem mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore.

Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike.

Me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

Qe nga lindja e jetes mbi Tokë, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.

Por edhe nese jeta shume qelizore do te lindte, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente.

Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinozaurët e mbretëruan tokën për 140 milion vjet, por kurrë nuk evoluan drejtë një jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim.

Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi (renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente.

Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete inteligjente ne planete te tjere ose jeta inteligjente ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedita eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alienet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne.

Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda.

Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime.

Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi.

Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme.


Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes.

Se fundi ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret. Nese e marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene krijuar miliona apo miliarda qyteterime.

Duke u bazuar mbi nje teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh: Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup eksploruesish dhe kolonizatoresh.

Eshte llogaritur qe me nje udhetim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kane me afer dhe keshtu me radhe.

Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes.

Duke vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite per te kolonizuar tere galaktiken.

Pra pas ketij arsyetimi te thjeshte dhe jetes se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jone do te ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i pare qe do kish dale. 4 apo dhe 50 milione vite jane gati asgje me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i pare qe do kishte dashur do e kishte bere me kohe. Keto arsyetime jane shume te thjeshta dhe nuk mund te kundershtohen shume lehte.

Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete ne planete te tjere, jashtetokesore, ose jeta ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alinet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite.

Kërkimet e jashtëtokësorëve janë të vjetra. Shumica e misioneve, përfshirë edhe këte të fundit janë pjesë e projektit të njohur me shkurtesën SETI, që është lancuar nga mesi i viteve të 80-ta.

Astronomët amerikanë po vazhdojnë përpjekjet e tyre për zbulimin e alienëve, apo të qenjeve jashtëtokësore. Kësaj radhe ata janë vu në kërkim të tyre në 86 planete, për të cilat besohet se ekzistojnë kushte të ngjashme atmosferike me ato të planetit Tokë.

Raportohet se secili nga këto planete do të vëzhgohet 24 orë, kurse të dhënat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe do të përpunohen në detaje nga hiq më pak se një milionë vullnetarë.

“Kemi zgjedhur për vëzhgim planetët me temperatura deri në 100 gradë Celsius, pasi ka mundësi më të mëdha të ekzistencës së jetës në temperatura të tilla”, është shprehur Dan Werthimer, kërkues shumëvjeçar i këtij instituti.

“GBT” është radio-teleskopi më i madh në botë me antenë lëvizëse. Me anë të radio-teleskopit të madh “Green Bank Telescope” , që gjendet në Virgjinian Perëndimore, do të hulumtohet secili nga këta planetë, që janë përzgjedhur në mesin e 1 235 planetëve të gjetur me teleskopin “Kepler”. Teleskopi peshon 7.7 milionë kilogram dhe është pjesë e projektit të Observatorit Astronomik të Radio Nacionale.

Werthimer ka punuar vite të tëra në Portoriko me teleskopin “Aresib”, radio-teleskopin më të madh me antenë sferike, mirëpo me të nuk ka qenë e mundur të shikohet një pjesë e qiellit verior.

“GBT” mund të skenojë 300 fish më shumë frekuenca se Aresib, që do të thotë se për një ditë mund të tubojë aq të dhëna sa ka mundur të tubojë për tërë një vit radio-teleskopi Aresib”, përfundoi me optimizëm Werthimer.

Kërkimet e jashtëtokësorëve janë të vjetra. Shumica e misioneve, përfshirë edhe këte të fundit janë pjesë e projektit të njohur me shkurtesën SETI, që është lancuar nga mesi i viteve të 80-ta.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons