Forumi Kuq E Zi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, nëse i besoni horoskopit, do të jeni në gjendje të dalloni se çfarë shenje i përkasin njerëz të ndryshëm, duke u bazuar në karakteristikat e fytyrës së tyre.
Më poshtë, po ju japin disa orientime, për ta pasur më të lehtë. Kështu, ju do të filloni të bëni testimet e para.

Dashi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Dashi
Shenja e parë e Zodiakut, Dashi, udhëheq fytyrën dhe kokën.
Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, në përgjithësi kanë vija shumë të theksuara në fytyrë dhe ballë, që shtrihen nga qendra për tek anët (si brirët e dashit).
Në disa raste, kryesisht tek meshkujt, balli kërcen për nga jashtë. Të lindurit në këtë shenjë gëzojnë shëndet mjaft të mirë, janë të lëvizshëm, ndërsa mënyra sesi ecin, tregon se kanë shumë besim në vetvete.


Demi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Demi
Kjo shenjë ka si simbol pamjen e kafshës prej nga ka marrë edhe emrin.
Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë marrë qafën e gjerë dhe të fortë të demit, por kjo nuk ndodh përherë, pasi në disa raste qafa e tyre është e gjatë dhe e hollë.
Por, në vija të përgjithshme, qafa është një karakteristikë e theksuar e njerëzve që i përkasin kësaj shenje.
Gjithsesi, bëhet me dije se qafa dhe të gjitha organet që fshihen brenda, lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me demin. Kështu, njerëzit e kësaj shenje kanë trup të lidhur, flokë kaçurrelë apo të valëzuar dhe sy në ngjyrë të errët.


Binjakët
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Binjaket
Shenja e Binjakëve udhëheq sistemin e frymëmarrjes dhe të lindurit e kësaj shenje janë të këndshëm dhe të falin një valë freskie (në kuptimin figurativ).
Nëse gjykojmë nga mënyra sesi lëvizin apo sillen, për shembull gjatë eventeve të ndryshme, mund të themi se duken të gjatë, të hollë, edhe pse mund të jenë të shkurtër dhe të shëndetshëm.
Simboli i tyre janë dy fëmijë të vegjël, ndaj edhe binjakët kanë karakteristika të vogla, por shumë të ndezura, pamje shprehëse dhe sy që ndriçojnë, me qëllim që të mos u shpëtojë asgjë. Kurse ballin e kanë zakonisht të gjerë.


Gaforrja
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Gaforrja
Gaforrja është shenja që udhëheq gjoksin dhe stomakun, ndërsa ka si simbol një gaforre.
Karakteristika kryesore për të lindurit në këtë shenjë është fytyra e rrumbullakët, edhe kur ata janë shumë të bukur.
Veç kësaj, femrat e kësaj shenje kanë gjoks vërtet të bukur, pak rëndësi ka madhësia. Gjithashtu, rrezikojnë që nga shëndeti, të grumbullojnë kile në zonën rreth barkut.
Sytë gjithashtu i kanë shumë të bukura.


Luani
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Luani
Njihet si mbreti i pyllit dhe të gjithë që kanë lindur në këtë shenjë, kanë një sjellje mbretërore, si dhe flokë mjaft të shëndetshëm dhe të bukur.
Lëvizjet i bëjnë të ngadalta dhe i japin rëndësi çdo veprimi të tyre. Shpatullat i kanë të gjera dhe trupin e mbajnë drejt.
Sytë e tyre kanë një shkëlqim të kadifenjtë, ndërsa fytyra zakonisht është e gjerë.
Hunda është karakteristika e tyre më e theksuar në fytyrë, ndërsa buzëqeshja është e veçantë.


Virgjëresha
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Virgjeresha
Shenja e Virgjëreshës udhëheq sistemin tretës dhe përfaqësohet në mënyrë simbolike nga një vajzë.
Të lindurit në këtë shenjë, duken më të rinj në moshë nga sa ç’janë, si dhe gëzojnë shëndet të mirë.
Ata skuqen lehtë kur ndodhen në qendër të vëmendjes dhe nëse janë vetëm, kujdesen shumë për veten e tyre. Shikohen shpesh në pasqyrë dhe përpiqen që të gjejnë defektet, që më pas të thonë se nuk janë aspak të bukur.


Peshorja
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Peshorja
Në përgjithësi, të lindurit në shenjën e Peshores dallohen për buzët dhe hundën e tyre që i kanë në forma të bukura. Ata dinë të ruajnë linja mjaft harmonike.
Por edhe në rastet kur nuk i kanë këto cilësi, ata prapë janë shumë tërheqës dhe kanë buzëqeshje të mrekullueshme dhe të qeshur karakteristike që ia përcjellin edhe të tjerëve.
Lëvizjet e tyre janë plot naze, trupin e kanë të rregullt dhe zëri i tyre është melodioz. Janë mjaft elegantë në veprimet e tyre.


Akrepi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Akrepi
Karakteristika kryesore e të gjithë atyre që kanë lindur në shenjën e Akrepit, është vështrimi i tyre i mprehtë.
Sytë e tyre, qoftë në ngjyrë të çelët, qoftë në ngjyrë të errët, transmetojnë një dritë të veçantë që duket sikur pasqyrojnë shpirtin e njerëzve që kanë përpara.
Por nga ana tjetër, Akrepët janë të aftë që të fshehin ndjenjat e tyre pas një sjelljeje të padepërtueshme. Ata kanë vija karakteristike në fytyrë që bëhen akoma më të dukshme, falë lëkurës së tyre që zakonisht është e zbehtë dhe e tejdukshme.


Shigjetari
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Shigjetari
Shigjetari simbolizon një centaur, pra një qenie mitologjike që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë kalë.
Mos vallë kjo është arsyeja që të lindurit në këtë shenjë lëvizin me nxitim dhe zakonisht me një hap që të kujton maratonën?
Shigjetarët zakonisht kanë sy të bukur dhe shprehës, si dhe trup atletik, por rrezikojnë që me kalimin e viteve të shëndoshen shumë lehtë, pasi e adhurojnë ushqimin.


Bricjapi
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Briciapi
Me një pamje të rreptë, që i bën shumë “të pjekur” edhe kur janë të rinj në moshë, bricjapët kanë një zë mjaft të bukur dhe të thellë.
Zakonisht janë ezmerë dhe lëvizjet e tyre janë shumë të matura dhe të përmbajtura.
Edhe kur janë të relaksuar, ata mbeten seriozë, me një pamje të thellë, që theksohet akoma më shumë nga natyra e tyre skeptike.
Lëkura është pika e tyre më e ndjeshme dhe vuajnë shpesh nga alergjitë dhe problemet me lëkurën.


Ujori
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Ujori
Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë ballë të lartë, sy në ngjyrë të çelët dhe një pamje të përhumbur, flokë të drejtë dhe një profil të rregullt.
Këto janë karakteristikat kryesore të pamjes së tyre të jashtme dhe një mënyrë mjaft tërheqëse kur u buzëqeshin të njohurve të tyre.
Nuk janë elegantë por kanë një trup të lidhur dhe me muskuj.


Peshqit
Pamja e jashtme tregon shenjën e horoskopit, ja se si… Peshqit
Të lindurit në shenjën e fundit të Zodiakut udhëheqin këmbët në trupin e njeriut. Ndaj edhe ecja e tyre është karakteristike, me hapatë shpejtë, elegantë dhe të lehtë.
Peshqit kanë sy të mëdhenj me formë të bukur, ndërsa fijet e flokëve mjaft të hollë.
Lëvizin me mjaft elegancë, gjë që u jep mjaft lezet edhe kur janë të shkurtër, edhe kur janë të gjatë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gaforrja

Gaforrja është shenja që udhëheq gjoksin dhe stomakun, ndërsa ka si simbol një gaforre.
Karakteristika kryesore për të lindurit në këtë shenjë është fytyra e rrumbullakët, edhe kur ata janë shumë të bukur.
Veç
kësaj, femrat e kësaj shenje kanë gjoks vërtet të bukur, pak rëndësi ka
madhësia. Gjithashtu, rrezikojnë që nga shëndeti, të grumbullojnë kile
në zonën rreth barkut.
Sytë gjithashtu i kanë shumë të bukura.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons