Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 6 shfaqjet me te famshme te UFO-ve ne histori prej Mon 14 May 2012, 14:12

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Qe prej shume kohesh UFO-t (objektet fluturuese te paidentifikuara) kane qene nje prej mistereve dhe gjerave qe kane terhequr me shume vemendjen e njerezve. Ato kane zene faqe te panumerta te gazetave.

A kane ardhur vertet alienet ne toke? Sa te besueshme jane provat e gjendura dhe deklaratat e dhena nga deshmitaret? A jane ato te mjaftueshme per te vendosur se ne nje date te caktuar eshte pare vertet nje UFO? Apo per te thene qe ky apo ai person eshte perballur vertet me nje UFO?

Per keto pyetje ne nuk mund tu japim nje pergjigje perfundimtare apo te sigurte pasi kjo nuk dihet. Megjithate kemi menduar te bejme nje permbledhje te 6 shfaqjeve teUFO-ve me te rendesishme dhe qe kane bere me shume buje nder vite.

1. Ne Los Angeles ne vitin 1942, vetem tre muaj mbas sulmit japonez ne Pearl Harbor. Incidenti ka ndodhur ndermjet datave 24 dhe 25 shkurt. Nje objekt fluturues i paidentifikuar u dallua te fluturonte mbi Los Angeles. Duke qene se u supozua qe ishte nje sulm tjeter ajror qe vinte nga Japonia, ne drejtim te UFO-s u dergua nje sulm i madh ushtarak. Ne fakt, identiteti i vertete i objektit eshte akoma edhe sot i panjohur. Megjithate Japonia pretendon qe objekti fluturues nuk ishtei saj.

2. Nje formancion i pazakonte dritash fluturoi mbi Lubbock, Texas ne vitin 1951. Ai u dallua nga tre profesore te Texas Technical College dhe me pas u fotografua edhe nga nje student. Ne fotografi paraqitet nje objekt i cili ka 20 deri ne 30 drita dhe fluturonte mbi qytet me formen e tij "v". UFo u be aq i njohur dhe i publicizuar sa fotot dhe historia u shfaqen ne revisten Life ne vitin 1952.

3. Ne fillim u dallua ne nje radar kontrolli te trafikut ajror. Shtate objekte te cilat leviznin ne rruge jo te zakonshme fluturimi qe cilat deshmitaret i quajten: dritat e shndritshme portokalli. Shikimet me te publicizuara ndodhen ne fundjava te njepasnjeshme me objektin qe ishte ne levizje mbi Shtepine e Bardhe. Ishte dicka aq e cuditshme sa edhe vete presidenti Truman u shqetesua dhe kerkonte pergjigje.

4. Ne Suedi, ne vitin 1946, me shume se 2.000 "raketa fantazma" jane pare nga data 9 gusht dhe deri ne 11 gusht. Ato jane pare nga qindra deshmitare. Ne fillim u mendua qe ato te ishin meteore, por ajo u hodh poshte si teori pasi shume prej shfaqjeve ndodhnin gjate dites dhe raketat pershkruheshin si objekte qe leviznin ngadale dhe ne menyre horizontale, dhe ndonjehere ato benin edhe zhurme te cuditshme.

5. Kjo seri shikimesh ka zgjatur qe nga nentori i vitit 1978 deri ne prill te vitit 1990, me regjistrim te 143 deshmitareve qe ne naten e pare. Objektet e panjohura u dalluan ne radar nga Forcat Ajrore Belge dhe u pershkruan si trekendesha te zinj me drita te shndritshme dhe qe mund te ndryshonin ngjyre. Megjithate, Forca Ajrore Belge ende nuk e kane nje shpjegim per keto objekte.

6. Incidenti me UFO me i famshem. Dyshohet qe ka ndodhur edhe nje mbulim nga Qeveria ne lidhje me kete incident ne vitin 1947. Mbetje te nje anije kozmike aliene (apo mbetje te balonave eksperimentale te survejimit ne lartesi te medha ashtu si u pretendua nga qeveria), u gjeten ne shkretetiren e New Mexico. Kjo ka filuar nje prej mistereve me te medha ne te gjithe historine e Shteteve te Bashkuara.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons