Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 A i vret rrufeja peshqit? prej Fri 13 Apr 2012, 22:23

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A i vret rrufeja peshqit?

Shumë shpesh kemi lexuar lajme të personave të goditur nga rrufeja në fushë të hapur, pyll, fushën e futbollit etj.

Disa prej këtyre njerëzve humbasin menjëherë jetën ndërsa disa të tjerë plagosen. Po çfarë ndodh nëse rrufeja bie në det? A i vret rrufeja gjallesat brenda detit?

Çdo gjë fillon me rrezet e diellit dhe ngritjen lart të ajrit të nxehur në sipërfaqen e Tokës sipas një lajmi në revistën “BBC Fokus”, të cilin e transmeton Starti. Ndërkohë ajri mbart me vete dhe ujin e avulluar. Pasi ngrihet disa kilometra lart, ajri përballet me shtresat e ftohta, avullon dhe kështu krijohet reja. Këto re ngrihen edhe më lart dhe me ndihmën e rrymave ajrore prodhojnë një energji elektrike statike duke përplasur me njëri tjetrin kristalet e akullta të krijuara brenda tyre. Kjo energji elektrike ka ngarkesë pozitive në shtresën e sipërme dhe negative në shtresën e poshtme. Kur ngarkesa brenda resë arrin fuqinë e jonizimit të ajrit, krijohet vetëtima. Ndërsa rrufeja shfaqet nga krijimi i një kanali ajror të jonizuar mes reve. Kur bashkohen të dy rrymat e gjithë ngarkesa statike kalon në kanal duke krijuar kështu rrufenë.

Nëse kjo rrymë kaq e lartë prek një gjallesë apo objekt e dëmton rëndë atë. Nëse rrufeja bie në det ajo përhapet menjëherë lehtësisht në ujë me ndihmën e jonizimeve brenda ujit. Nëse brenda fushës së rrufesë ka peshq ato që goditën nga ajo edhe “piqen”. Por sado të mëdha të jenë rrufetë ato nuk mund të prekin të gjithë detin apo liqenin ku bien.

Uji i detit ndryshe nga ajri është një përçues i mirë sepse përmban kripë. Ai arrin ta kalojë rrymën e rrufesë anash ose poshtë ujit. Peshqit që ndodhen 20-30 m thellësi në zonën ku ka rënë rrufeja mund të ngordhin. Por peshqit në një distance më të largët thjesht ndjejnë një dridhje.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons