Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1 KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:12

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
PËRSE MË IKE
Më ike o mike
në mëngjezin e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruaj atë gacë të fshehur
të dashurisë.

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t´i sjellin
retë e kësaj vjeshte

2 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:13

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
TË DUA
Ty Lejdina
nëpër vargje
desha të të puth
në faqe.

Krejt rastësisht
diku t´kam pa
e jam bërë si i rënë n´bela,
as nuk kam sukses në punë,
as tërë natën nuk bëjë gjumë.

Pse si ndërroj bota ndodhitë?
Sikur t´lindnim për një ditë!
Por e pata një fat tjetër
ti më e re,unë më i vjetër.

Mosha s´njeh kufij t´dashurisë
zemra s´ka sinjal t´pleqërisë
dhe po t´mos mundje me lëvizë
kurrë për jetë s´t´kisha braktisë.

3 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:14

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
MBRËMË
Mbrëmë më qove letër
s´munda ta lexoj
më ra loti në te
dhe ma trubulloj.
Çka munda t´dalloja
dy zemra të ngrira
njëra ishte e jotja
tjetra ishte imja.

4 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:15

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
FTESË
Ai ndërrojmë rolet
veq mallin ta shymim
unë po vi n´vend tëndin
ti eja n´vend timin.

Ti varurpër mua
unë varur për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.

Mos u dëmto ti
po dëmtohem unë
do shuhem për ty
se të dua shumë.

Të prek krahët tu
si flatra pëllumbi
më s´është me rëndësi
le të më vjen dhe fundi.

Vetëm botën tënde
dua të ta njoh
unë po bie viktimë
ti kthehu jeto.

5 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:16

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
DIKU LARG

Ti në atë skaj
unë në këtë skaj
zemrat epshin
nuk e ndajnë
jeta qenka sulm i madh
oh e oh,e vaj e vaj...

6 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:17

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
UNË JAM MBUROJA JOTE
Roje i bëhem
lotit tënd
të mos tapikoj
fytyrën
Dritë i bëhem fytyrës tënde
mos përdor pasqyrën.

Do të bëjë vend n´zemrën time
mërgimtar i vjetër
sakrificë nuk pyes për çmime

s´dua të shoh n´krah tjetër.

7 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:18

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
Kam rënë në hall


Në zemrën time
vlon një mall
të më thuash
veç atë fjalë
ti mbyllesh
bëhesh dry
e unë vuaj
për ty....

8 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:19

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
JAM SHUMË LARG

Endem e rrëpatëm
natën nuk bëj gjumë
tue menduar për ty
se të dua shumë.

Zemra më dëfton
se do të jemi bashkë
qdo çast më kujton
se duhet me t´dashtë.

Jam larg prej teje
shumë larg jam
por në zemrën tënde
nuk e di ku jam.

Ti në zemrën time
qëndron natë e ditë
dashuria jote
më prekë në qdo ind.

9 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:20

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
VETËM TI MË VRET
Rrufe prej qielli që godet
as stuhi dhe as tërmet
nuk frigohem që më vret
as puna s´më tretë
as lodhëja s´më mundon
as plaga s´më dëmton
as nata pa fjetë
asnjë shtërngatë në jetë
vetëm ti më vret.

10 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 11:21

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
SOT
Si ndihem sot
s´mund e përshkruaj dot
po të u desh ujëvara
kam një lum me lot.

Sot
dhe që nga sot
mëngjez për mëngjez
do të derdhi lot
dhe ngapak do vdes.

Qdo forcë që e pata
këtë mëngjez e këputa
më fal mikja ime
Më në fund të humba!...

11 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 17:03

LAKSI & E

avatar
Webmaster
Webmaster
Shume te bukura jane keto Shaban


________________________
Sot do të Lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.
http://kuqezi.albanianforum.net

12 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 07 Feb 2013, 17:07

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
flm,mundohem te ofroj gjera te bukura,ne kete forum madheshtor

13 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:40

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
TE♥DUA♥

---»KUR NE SYTE E TU NJE PIKE LOTI PIKON....
ME DUKET SIKUR NJE PJESE E JETES SHKON...
NDAJ TE LUTEM MOS QAJ AS PER NJE CAST TE VETEM....
SE NESE QAN LOTET E TU DO TE ME MARRIN JETEN...
TE LUTEM TI QETESOHU DHE MUNDOHU TE FLESH....
DUKE ECUR NEPER ENDRRA MOS KUJTO SE VETEM DO TE JESH....
PASI EDHE MES LOTEVE E DESHPERIMIT DO TE TE THEM "TE DUA"


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

14 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:40

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Asnjehere nuk u ula ne te gjithe preherit qe me jane ofruar.....
.......asnjehere nuk u perqafova me te gjithe krahet qe me jane drejtuar....
...asnjeher nuk u jam pergjigjur puthjeve qe me kan kerkuar,
por per preherin tend,
per krahet e tua,
per buzet e tua jam pergjeruar....


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

15 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:40

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Mbi trupin tend
Te skalitur aq bukur
Puthjet do le si kujtim
Ndersa buzet e tua
Prekin trupin
Duart reshkasin
E ne shpinen tende
Gdhend plot embelsi
Te Dashuroj o Njeri
Mes melodis se dallgeve te detit
Ndersa gishtat e tu pershkojn trupin tim
Djersa jote si kristal
Pikon mbi mua
Si lotet e mi
Kur shijoj lumturi
Nen qiellin plot jet
Nen driten e henes se zbeht
Ne ket nat plot magj
Un dhe Ti
nji trup i vetem
ne krahet e dashuris...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

16 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:41

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

17 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:41

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Nuk ta premtoj dashurin por ta dhuroj,
Nuk te them te dua por te dashuroj,
Kur te them te dua nga vendi lekundem,
Sepse te dua me shum se sa mundem.

Kjo nuk eshte thjesht shkrim por eshte e verteta,
Êshte diqka qe se dija por ma mesoi jeta,
I mesova te gjitha kur mu shfaqe ti,
Jam njeriu me i lumtur tjeter asgje nuk di.

Rob ne val te oqeanit qe me shpejtesi me rrembeu,
Ma mori zemren por nuk ma theu,
Per mua ky oqean ishte dhunti,
Sepse oqeani ishe ti.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

18 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 08 Feb 2013, 03:41

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
ι ĸërĸovα zoтιт ɴjë ғιje вαrι dнe мe dнα lëɴdιɴë..
ι ĸërĸovα perëɴdιѕë ɴjë pιĸë υjι dнe мe dнα deтιɴ..
ι ĸërĸovα perëɴdιѕë ɴjë yll dнe мe derɢoj тy ♥


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

19 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Tue 12 Feb 2013, 14:16

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
sa bukur

20 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Tue 12 Feb 2013, 15:40

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Dashuria....

Ndjenja me e forte qe ka njeriu,po te mos ishte dashuria nuk do ishim
neve sote ne kete bote...
Kemi limdur nga Dashuria,jetojm me dashuri sepse ajo na mban ne jete dhe
do te vdesim gjithashtu te dashuruar...
nje ndjenje aq e forte qe me pershkon trupin,qe bene zemren time te
rreh pa ndal me nje fuqi aq te madhe,qe bene syte e mi te vizellojn sa
her qe e takoj,jam me te,apo edhe kur e kerkoj...
Ca tik take zemre,qe ne moment te japin dridhje ne trup...9 te bene te
lumtur,te bene te shohesh edhe ate qe nuk eshte,te bene te enderosh
endera te bukura,dhe nje te ardhme me te mire te te shpresosh dhe plane
per ate te ndertosh..)
c'ka te shkruaj teper per kete ndjenje...
Njeriu kur dashuron eshte me i lumturi ne bote... jeton per ate...per
njeriun qe dashuron...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

21 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Tue 12 Feb 2013, 15:41

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster


Nje trendafil i kuq me rreze ngjyre ari,
planet i bukur shume ku mbizoteron behari,
nje qiell fort i kalter,nje diell qe perendon,
nje yll qe rri i fshehur,po shpirtrat dominon.....

Nje engjell shume i bukur i veshur me fustan,
nje simfoni e bukur qe zemren po ma can,
nje mrekulli e tete qe nuk e njeh shkaterrimin,
kjo eshte dashuria.....asaj ja fal besimin!

Edhe drita e yjeve udheton me mijera vjet ne hapesire,por vjen nje dite
qe dikush e veshtron me admirim,duke gjetur shprese dhe embelsi te ajo.
Dashuria eshte si kjo drite.
As largesia,as mjergullat,as stuhite nuk mund te ndalin hapin e saj.
Ajo eshte e pashmangshme!


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

22 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Tue 12 Feb 2013, 15:42

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
dashuria munde te shkruhet ne libra te cmuar,
munde edhe te behet nje filme shume i shikuar,
per te shkruhet edhe kenge...zgjidhet si kenga e preferuar,
dashuria eshte hyjnore...me parajsen duhet vleresuar....
nuk ka shpirte ne kete bote-qe tek nje shpirte tjeter nuk eshte
dashuruar...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

23 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Tue 12 Feb 2013, 15:43

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
dashuria nuk pyet: kush je ti?
ajo vetem thote: je i imi.

dashuria nuk pyet: nga je?
ajo vetem thote: jeton ne zemren time.

dashuria nuk pyet: c'ka bene?
ajo vetem thote: e bene zemren time te lumtur.

dashuria nuk pyet; perse je larg meje?
ajo vetem thote: je gjithmon me mua.

dashuria nuk pyet: a me do mua?
ajo gjithmon thote: une te dua


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

24 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Wed 13 Feb 2013, 23:07

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
i dhe kuptim domethenes kesaj rubrike

25 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 14 Feb 2013, 10:32

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Dashuria merret kryesisht me shpirtrat . Asaj nuk i intreresojne
trupat, duart,kembet ,muskujt apo organet e tjera. Ato jan ceshtje mishi
,jo dashurie. Per dashurin, te gjitha zemrat jane njelloj, pavarsisht
se ne cilin gjoks rrahin.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

26 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 14 Feb 2013, 10:34

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
e di se dashuria qenka ndjenja me e kot sqenka ndjenja me embel ne ket bot dashuria te sajellka trishtim e lot dashuria qenka loj fati sja vlen te dashurosh pasi ao tben pjes te paqen pjes te nje mekatiiii


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

27 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Thu 14 Feb 2013, 17:45

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
bukur

28 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 15 Feb 2013, 09:53

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.

- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në megjes, ditën,
në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi,
i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

29 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Fri 15 Feb 2013, 09:54

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kjo eshte nje leter qe i kushtohet dashuris e jo personit mendoj. E
panjohura eshte personi qe do dashurojm kur ta njohim, kur ta shohim,
kur ta takojm, kur ta perqafojm e ta puthim.....


Letra eshte shperthim ndjenjash qe deri ne momentin qe e panjohura eshte
e tille atehere dashuria nuk ka celur akoma ajo eshte platonike.
Cdo njeri mund te shkruaj per dashurin e tij qe ka ne zemer e shpirt edhe pse eshte i vetem e pse nuk e di se kush ai\ajo qe do.

Dashuria eshte fakt, ne e dime qe do dashurojm tere jeten, dashuria nuk
eshte e vetme, nuk eshte nje, dashuria eshte unike kur gjen personin
tend, ate qe te perket.Te Dashurit vijn e ikin por dashuria jo, ajo te
shoqeron ne cdo moment dhe kur ti je ne gabim ajo pret derisa te jesh
gati per ta degjuar.

Oh dashuria me shikim te pare...hemmm cfare nostalgjie. Dashuria me shikim te pare kujtime te mrekullueshme .
Mendoj se te gjithe dashurojm me shikim te pare, trupi deshiron, mendja
trillon dhe ai imazh qe kemi para syve na dritheron cdo here; ah kjo
dashuria qe sheh pertej syve....kjo dashuria qe zgjon pasionet ne cdo
moshe


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

30 Re: KUSHTUAR DASHURISË prej Wed 20 Feb 2013, 04:27

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
Katilja shkruajti:dashuria nuk pyet: kush je ti?
ajo vetem thote: je i imi.

dashuria nuk pyet: nga je?
ajo vetem thote: jeton ne zemren time.

dashuria nuk pyet: c'ka bene?
ajo vetem thote: e bene zemren time te lumtur.

dashuria nuk pyet; perse je larg meje?
ajo vetem thote: je gjithmon me mua.

dashuria nuk pyet: a me do mua?
ajo gjithmon thote: une te dua



Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons