Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Projekti “High Jump” prej Mon 21 May 2012, 21:05

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Miratimi i projektit “High Jump” u be ne 7 gusht 1946. Ne nje mbledhje mes sekretarit te shtetit, sekretarit te luftes dhe sekretarit te marines detare u hartua nje memorandum ku u deklarua se flota detare propozon qe te dergoje nje ekspedite ne Antarktide ne muajt e pare te vitit 1947.

Pastaj admirali Richard Byrd u caktua ne krye te projektit ndersa kapiteni R.H.Cruzen u caktua komandant i Task Force.
Sekretari i shtetit Dean Acheson dha miratimin e tij per operacionin me kusht qe “ne funksion te pretendimeve territoriale ne Antarktide nga qeverite e tjera, sugjerohet qe zonat qe duhen vizituar nga ekspedita te jene te propozuara ne rruge jozyrtare midis perfaqesuesve te shtetit dhe te marines.

Kjo do te ndodhte nje jave perpara nisjes se anijeve. Ne 14 dhjetor, Acheson i shkruajti sekretarit te flotes detare James Forrestal dhe i konfirmoi ‘miratimin e tij te plote’ dhe ate te mazhorances. Zonat antarktike besohet te jene me interes per SHBA. Sipas Paul Siple, ishte Byrd ai qe e bindi sekretarin e flotes detare James Forrestal dhe shefin e operacioneve detare Chester Nimitz qe te ndermarre nje ekspedite te madhe detare drejt Antarktides. Kesaj i shtohet edhe frika e Forrestal per sulmin sovietik. Byrd kishte edhe nje aleat te ngushte: vellain e tij, senatori Harry Flood Byrd i cili ne ate kohe ishte shefi i familjes se fuqishme qe drejtonte partine demokratike te Virginia-s. Harry ishte nje figure kyc ne politiken demokratike ne vitet 1930-1940 dhe kishte ndikim te madh.

Si arriti komandanti i marines qe ta binde Kongresin per te financuar ekspediten e shtrenjte mbetet akoma nje mister, nderkohe qe marina ushtarake nuk kishte drejtuar nje ekspedite polare prej te pakten 100 vitesh. Mundet vetem te hipotezohet se vendi ishte entuziast per ekspediten me te madhe ne historine e Antarktides. ‘Kercenimi sovietik’ shoqeruar nga kercenimi per lufte ne Arktik, mund te kete qene e vetmja arsye. Ne momentin e fundit presidenti Harry Truman kerkoi qe te ndalonte operacionin. Kur departamenti i flotes detare protestoi duke theksuar mundesine e madhe qe po u jepej, presidenti dha lejen per tu nisur. Kush u perball ate dite me presidentin, nuk dihet akoma, ndoshta Nimitz ose ndoshta James Forrestal. Ne cdo rast as Byrd, as Cruzen apo mijera burra te tjere qe ishin nen komanden e tyre, nuk ishin ne dijeni te faktit se per pak udhetimi nuk do te kryhej. Shume ishin ne favor te ekspedites por midis ketyre njeri meriton vemendje te vecante duke qene se perreth ketij personazhi vertitet edhe misteri me i madh: James Forrestal.

Lajmet dhe shkrimet rreth tij e cilesonin si njeriu qe ne vitin 1947 ndertoi i pari projektin zyrtar per studimin e objekteve fluturuese te paidentifikuara te quajtur “Project Sign”, me rekomandimin e gjeneralit Nathan F.Twining. Projekti, punimet per te cilin filluan ne vitin 1948, u zbatua nen emrin “Project Grudge” ne vitin 1949, pastaj u quajt “Twinkle” dhe ne vitin 1952 “Blue Book Project”. Punimet perfunduan ne vitin 1968 me publikimin e “Raporti Condon”. Qellimi i hetimeve ishte qe te vertetohej perfundimisht se UFO-t perbenin nje rrezik per sigurine kombetare te SHBA dhe ne menyre alternative te klasifikoheshin dhe analizoheshin shkencerisht te gjitha te dhenat e mbledhura nga aeronautika amerikane per fenomenin ne fjale.

Pasi u hetuan 12 618 raste te ketij shfaqjes se fenomenit, 701 prej tyre u klasifikuan si “te paidentifikuara”. Projekti u nderpre pas publikimit te raportit “Scientific Study of Unidentified Flying Objects” nga studiuesi amerikan i fizikes berthamore Edward Condon. Raporti pas 21 vitesh evidentoi se studimet mbi UFO-t nuk kishin nxjerre asgje te rendesishme nga pikepamja shkencore dhe objektet nuk perbejne nje kercenim per sigurine e SHBA, perkundrazi, shfaqja e ketyre fenomeneve te klasifikuara si “te paidentifikuara” nuk tregonte ndonje fakt zhvillimi teknologjik te panjohur per shkencen moderne, as nuk provonte origjinen e tyre jashtetokesore. James Vincent Forrestal ne vitin 1940 u be keshilltar i Franklin Roosevelt, me detyren e oficerit nderlidhes dhe qe me pas u emerua sekretar i marines ushtarake. Ne vitin 1944 u be sekretar i marines dhe ne vitin 1947 ishte sekretari i ri i mbrojtjes.

Pas luftes, Forrestal u be viktime e nje fushate njollosese sepse ishte politikisht kunder politikes se Truman qe ne vitin 1949 e detyroi te jape doreheqjen. Ne muajin prill, Forrestal u shtrua ne spitalin Bethesda sepse sipas burimeve zyrtare, pesoi nje depresion te forte. Ditaret e tij personale u sekuestruan. Vizitat e te afermve u kufizuan ne menyre drastike dhe pacienti u transferua ne repartin e personazheve te rendesishem ne katin e 16-te. Ne muajin maj shendeti i tij u duk se ishte ne permiresim. Nuk paraqiste shenja depresioni dhe vellai i tij mori autorizimin qe ta conte ne shtepine ne fshat per nje periudhe pushimi. Prenotoi per tu nisur ne fshat ne daten 22 maj por naten e 21 majit Forrestal u vra. Ky eshte versioni zyrtar. Por ka disa mosperputhje.

Ish-sekretari i shtetit prej kohesh ishte i cuditshem: ndihej i kercenuar dhe vazhdimisht nen vezhgim. Miqte e quanin paranoik. Duket se ate nate fatale Forrestal kopjoi nje hap nga Ajax Sophocles. Ai i refuzoi qetesuesit dhe mbikqyrjen. Harrison informoi doktor Robert Deen, asistentin e doktor Raines. Sebashku ata shkuan te Forrestal por e gjeten dhomen bosh. Pasi e kerkuan, e gjeten Forrestal-in te vdekur, me nje litar rreth qafes ne trotuarin e rrugices qe ndodhej pak me poshte.

Versioni zyrtar tregon se Forrestal shkoi ne kuzhine dhe lidhi njeren ane te litarit ne qafe dhe anen tjeter ne pajisjen e ngrohjes qendrore (kalorifer). Pastaj u hodh nga dritarja e katit te 16-te. Litari i lidhur te kaloriferi u keput dhe ai ra ne toke. Doktor Deen tha se Forrestaj kishte e kishte derguar Harrison-in jashte per te kryer nje komision te shpejte. Ushtari i rojes te dhoma e tij ishte i ri. Roja e turnit te mesnates ishte larguar pa autorizim dhe mesa duket ishte dehur pasi kishte pire gjate nates. Harrison ishte i vetmi qe kishte pasur kontakt direkt me Forrestal pak momente perpara se te vdiste. Ky eshte versioni zyrtar i bazuar ne fjalet e Harrison.

James Forrestal nuk perfundoi se shkruari korin Sophocles, e kishte lene nje fjale pergjysme, ndaj eshte e pamundur qe te kishte dale nga dhoma me qellim qe te vetevritej. Litari ndoshta nuk ishte lidhur te kaloriferi. Edhe nese do te ishte, perse ajo ane e nyjes u zgjidh shume lehte ndersa nyja e qafes ishte shtrenguar fort? Nese kishte ndermend te vetevritej, perse duhej ta lidhte litarin te kaloriferi nderkohe qe mund ta lidhte te dushi i banjos? Mjaftonte te hidhej nga dritarja pa patur nevoje qe te perdorte litarin. Perse u shtrua ne katin e 16-te, kunder deshires se mjekeve dhe me kerkesen e disa individeve ne Washington qe mbeten te panjohur?

Ne vitet ’80 dolen disa dokumenta qe flisnin per nje grup fantazme “Majestic 12”, nje grup sekret i formuar nga shkencetare dhe oficere te larte te ushtrise per te hetuar mbi UFO-t, i themeluar ne vitin 1947 nga presidenti Harry Truman, pas rrezimit dhe ngjarjes se famshme Roswell.
Duket se ka qene pikerisht Forrestal, si anetar i “Majestic 12” i njohur me kodin MJ3, i mbeshtetur nga Vannebar Bush, qe i rekomandoi presidentit qe te zyrtarizonte Majestic-un.

Perse Truman e ndryshoi mendimin e tij mbi aftesite politike dhe ushtarake te Forrestal? Perse sekretari i mbrojtes ishte bere i pabesueshem?
Studiuesit mbi UFO-t flasin per nje ditar sekret, ne te cilin Forrestal regjistroi ngjarjet e cuditshme qe ndodhen ne Roswell dhe eksperiencat e tij me jashtetokesoret, qe ai i quajti ‘aliene ogurzi gri’. Duket se kishin ndodhur dhe dy renie te tjera nga Corona dhe Roswell, prane poligonit te White Sands, si dhe nje tjeter prane Alamogordo. U gjeten trupa te ndryshem, edhe copa te trupave njerezore. Forrestal donte qe ta shperndante lajmin ne shtyp? Dukej se Forrestal ishte caktuar qe te niste nje stacion hapesinor ne orbite. Projekti i konceptuar nga Wernher von Braun ne vitin 1951 konsiston ne nje disk te madh qe duke u rrotulluar rreth vetes do te pajisej me gravitet artificial. Projekti parashikohej qe te perfundonte ne vitin 1963.

Cuditerisht C.Clarke shkruajti “2011 Odisea ne hapesire” ne vitet 1964-1968. Libri u publikua ne vitin 1968 pas shfaqjes se filmit qe bazohej ne kete roman. Duket se stacioni orbital eshte realizuar artistikisht si ai i pershkruar nga Wernher von Braun.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Operacioni “High Jump” dhe Baza 211 prej Mon 21 May 2012, 21:06

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Cili ishte qellimi i vertete i operacionit “High Jump”? Qellimet zyrtare te operacionit ishin qe te trajnonin stafin dhe te analizonin materialet nga zona polare, te zgjeronin zoterimet amerikane ne Antarktide, te ndertonin baza ajrore ne kontinent, te zgjeronin njohurite mbi hidrografine, gjeologjine dhe meteorologjine e mjedisit atje.

Por operacioni u be objekt i spekullimeve dhe argumentave ne teorite qe e shikonin ekspediten si nje mision ushtarak me qellim verifikimin dhe shkaterrimin e bazave te nendheshme naziste.
Disa histori ne lidhje me kete teme mund te vleresohen edhe si ‘shpikje’, kjo eshte e sigurt, por kjo nuk e perjashton faktin se ngjarja eshte plot mister.

A u ndertua me te vertete “Baza 211”?
Duket e pamundur te jepet nje pergjigje e sakte edhe pse shume dokumente ne lidhje me kete ceshtje jane konsideruar te besueshme.
Aventura gjermane ne Antarktide filloi ne vitin 1873, me themelimin e “Shoqerise Gjermanike te Kerkimit Polar” dhe me anijen Gronland qe vizitoi tere Antarktiden. Me pas pati dy ekspedita ne vitin 1910 me Wilhelm Filchner dhe ne vitin 1925 me Albert Merz. Ne vitin 1938 u organizua nje mision qe iu besua kapitenit Alfred Ritscher. Anija u sajua duke modifikuar nje anije te vjeter mallrash te riemeruar Schwabenland, Suedi. Ne ate vit iu kerkua Richard Byrd, i cili ne ate kohe akoma nuk e kishte veshur uniformen ushtarake, qe te merrte pjese ne ekspedite, me rastin e shfaqjes se dokumentarit kinematografik mbi Antarktiden. Byrd, jo dhe aq i bindur, e refuzoi propozimin.

Anija Gronland nisi lundrimin ne dhjetor 1938 dhe mberriti ne Antarktide ne janar, duke u pozicionuar ne koordinatat 69° 10' ne jug dhe 4° 15' ne perendim. Ne nje muaj u shkrepen me shume se 10 mije fotografi ne rreth 600 000 km2 territor, te njohur si “Toka e mbretereshes Maud”, se ciles gjermanet i dhane emrin Neu Schwabenland (Suedia e Re). perreth zones u shperndane qindra flamure naziste. Te dhenat e mbledhura nga ekspedita sherbyen per te korrigjuar hartat norvegjeze. U zbuluan edhe zona pa akull, me liqene dhe me vegjetacion, bimesi.
Mania e Hitlerit per te zgjeruar zoterimin e tij dhe per te pushtuar territore te reja beri qe ne vitin 1940 te dergohen ekspedita te ndryshme sekrete drejt te njejtit rajon duke perdorur kalimin nga gjiret ne perendim te maleve Muhlig Hoffman. Gjate misioneve te tilla u zbulua nje kanal nenujor kalonte nga kontinenti Antarktid dhe arrinte deri ne Zelande te Re. Nje tunel i pershtatshem per kerkime nenujore. Ndoshta per kete arsye gjermanet U-Boat nuk u zbuluan nga aleatet. Tuneli eshte perdorur edhe per realizimin e nje baze sekrete super te mbrojtur, baza 211, e quajtur “New Berlin”.

Pergjate kanalit hapen disa shpella gjigande dhe kalime te tjera qe ndoshta jane pasoje e aktivitetit gjeotermik intensiv ne rajon. Ne Antarktide ka disa zona vullkanike, vecanerisht nen toke, ndaj eshte e lehte te gjesh te tilla hapje.
Gjenden oaze apo zona pa akull, me vegjetacion dhe ku temeratura varion nga -15° ne-20°C. Jane vende ku burimet termale krijojne mikrosisteme, sic eshte per shembull liqeni Vostok nen shtresen e trashe te akullit, per te cilin do te flasim ne vazhdim.
Nazistet mund te kene zbarkuar ne nje nga keto zona dhe kane ndertuar “Bazen 211”, te rrethuar nga energjia gjeotermike, qe eshte destinacioni i udhetimit te nendeteseve gjermane. Ky eshte misteri me i madh i zbuluar ndonjehere persa i perket materialit qe u transportua ne vend.

Ekzistojne sinjale te shfaqjeve te mistershme, foto te mjeteve fluturuese transportuese, pranise se anijeve dhe nendeteseve ne Antarktide.
U be shume i njohur fakti se gjermanet ishin pionieret e ndertimit te avioneve jokonvencionale qe sot i quajme UFO, te cileve iu dha emri i Haunebu. Pati spekullime te shumte ne lidhje me kete, por V1 dhe V2 qe japin nocionet baze, sipas Rusise dhe SHBA, per programet e para hapesinore dhe avionet reaktive te tipit Me262, krahet fluturues ishin reale, ashtu sic ishin reale edhe nendeteset Type XXI qe kontribuan ne evolucionin e nendeteseve aktuale. Te mos harrojme se nese SHBA-te shkuan ne Hene perpara ruseve, kjo eshte merite e Wernher von Braun. Per sa i perket zerave mbi ‘fantazmen’ Baza 211, duhet te marrim ne konsiderate ngjarjen e dy U-Boat qe bashke me shume te tjera (rreth 100), te shpallura te humbura, mund te kene transportuar materiale dhe njerez ne bazen sekrete. Behet fjale per nendetesen U-530, nen komanden e kapitenit Otto Wermuth, qe arriti ne detin Plata ne korrik 1945 dhe per nendetesen U-977 nen komanden e kapitenit Heinz Schaeffer, qe u nis nga Norvegjia e arriti ne Argjentine, gjithmone ne detin Plata ne gusht 1945.

Pas nje udhetimi prej 104 ditesh ku me shume se gjysma e kohes u kalua ne zhytje, U-Boat dhe ekuipazhi iu dorezuan SHBA-se. Nendetesja e fundit Type XXI, U-307, u arrestua ne ishujt Spitzbergen. Nendeteset sigurisht ishin teresisht bosh, zyrtarisht askush nga ekuipazhi nuk deklaroi qe te kishte transportuar persona apo materiale ne Antarktide. Ne librin “Pertej detit ne jug” Juan Salinas dhe Carlos De Napoli tregonin ngjarjen e nje karvani nendetesesh qe lundruan nga Norvegjia me destinacion Argjentinen. Ja se cfare shkruhet ne liber:


Pastaj, ne kohe te ndryshme, U-Boat arriten ne brigjet argjentinase, te mbuluara nga Armada argjentinase ne bashkepunim me admiralet e Britanise se Madhe dhe SHBA-ne. Nepermjet nje studimi historik te detajuar mbi bazen e dokumentave te pabotuara (Londra dhe Washington i mbajten sekret per 75 vjet), Juan Salinas dhe Carlos De Napoli ‘grisen vellon’ mbi operacionin e fundit sekret te Rajhut te Trete, duke hedhur drite mbi manovrat e U-Boat dhe mbi pranine e mundshme ne bord te nazisteve te arratisur. Keshtu shpjegohen arsyet e bashkepunimit te marines argjentinase, admiraleve britanike dhe atyre amerikane, qe e mbuluan misionin gjerman duke fallsifikuar pyetjen hetuese te marinsave te arrestuar dhe duke i vulosur dokumentet me vulen e sekretit ushtarak.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons