Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Shihni dhe degjoni ''Mbretin e Sahateve' prej Mon 21 May 2012, 20:05

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Kur Pallati Uestminster u shkaterrua nga zjarri ne vitin 1834,politikanet britanike shpallen nje konkurs.Kush do te paraqiste projektin me te mire per nje ndertese te re per parlamentin?Projekti fitues i ser Carls Berit,ishte nje pallat i zbukuruar sipas stilit gotik,ku perfshihej edhe nje kulle malleshtore sahati,me fusha ore ne te kater anet.Zyra e Puneve autorizoi ndertimin e ''mbretit te sahateve'',me i madhi qe ka pare bota ndonjehere.
Ky sahat eshte nje nga pikat e referimit ne Londer dhe dingdongu tipik i kambanave te tij njihet ne te gjithe boten.Emri i tij eshte ''Big Ben''(Beni i Madh)-megjithese ne fillim ky emer perdorej vetem per kambanen me te madhe.Ky sahat me fame boterore eshte nje mrekulli inxhinierike.

Nje detyre teper e veshtire
Puna per ndertimin e kesaj kulle 96 metra te larte,filloi ne vitin 1843.Tre vjet me vone,filloi kerkimi per nje zejtar qe te ndertonte nje sahat aq te sakte,sa te mos gabonte me shume se nje sekonde ne ore.Kjo detyre ishte teper e veshtire.Ne nje kulle te larte dhe te ekspozuar ndaj kushteve atmosferike,akrepat mund te leviznin nga era,bora e akulli,si edhe nga pellumbat qe do te uleshin mbi ta.Keto nderhyrje do te ndikonin tek lavjeresi,ritmi i rregullt i te cilit ishte shume i rendesishem per saktesine e kohematjes.Nersa ekspertet diskutonin se si ti zgjidhnin keto probleme,oreberesi Edmund Beket Denison paraqiti nje projekt te pranueshem dhe detyra e ndertimit te ketij sahati iu la nje oreberesi te suksesshem.
Pas dy vjetesh,sahati ishte gati,por u dergj ne punishten e oreberesit per pese vite te tjera ndersa priste ndertimin e kulles.Gjate asaj kohe,Denisoni shpiku nje paisje qe e mbronte lavjeresin nga ndikimet e jashtme,dhe kjo siguroi saktesine e ores.

Lind Big Beni
Pasi mekanizmi i sahatit ishte gati,hapi tjeter ishte derdhja e kambanave.Nje fonderi ne verilindje te Anglise,beri kambanen qe do te binte cdo ore.Ishte shume me e madhe nga cpritej dhe peshonte me teper se 16 tone.Ishte kaq e rende,sa prishi kuverten e anijes qe po e transportonte per ne Londer.Avash avash,anija arriti ne destinacion.Kur zbriti ne toke,kambana u transportua me nje karroce te bere enkas,qe terhiqej nga 16 kuaj te bardhe.Pastaj e varen para parlamentit ne nje strukture druri ku do te vihej ne prove.
Si shume kambana te medha,edhe kjo kambane gjigante mori nje emer:Big Ben.Pse u quajt keshtu?Askush nuk e di me siguri.Disa thone se mund te kete marre emrin e ser Benxhamin Hollit,nje burre me trup te madh qe punonte per parlamentin.Te tjeret sugjerojne se mori emrin e Benxhamin Kontit,nje boksier i peshave te renda qe ne ate kohe ishte i njohur.Pavarsisht nga origjina,emri Big Ben,qe ne fillim ishte emri per kambanen qe binte sa here ora shkonte fiks,tani zakonisht perdoret si emertim per te gjithe sahatin dhe kullen.

Si ruhet perpikeria e tij?
Tri here ne jave,nje teknik ngjit 300 shkalle prej guri ne forme spiraleje per ta kurdisur me dore kavon qe mbane peshen e rende e qe e ben mekanizmin te punoje.Tekniku kontrollon saktesine e sahatit.Lavjerresi 4 metra i gjate lekundet cdo dy sekonda.Ne nje parvaz te vogel afer majes se lavjerresit,jane vendosur disa monedha te vjetera.Nese ora mbetet mbrapa,tekniku shton nje monedhe.Nese ecen para,heq nje monedhe.

Avaria perseritet
Gjuheza qe kishte ne fillim kambana e madhe,dukej se ishte teper e lehte,keshtu qe e zevendesuan me nje me te madhe qe peshonte 660 kg.Megjithate,pas muajsh te ter provash,ndodhi nje avari.Kambana u kris dhe nuk mund te riparohej.Big Beni u desh te cmontohej.Metali u shkri dhe iu dha forme nje tjeter kambane qe peshonte 13,7 tone.Perseri,turmat u dynden anes rruges per te pare kalimin e karroces me kambanen e re deri ne parlament.
Disa muaj me vone,kulla ishte gati.Disa skuadra punetoresh punuan pa u lodhur per te ngritur me cikrik kambanen deri brenda kambanores.Me ne fund,kambana e madhe u vendos pran kater kambanave me te vogla qe do te binin kur ora te ishte e nje cerek ose pa nje cerek.Pastaj u vendos mekanizmi i rende i ores dhe se fundmi ''mbreti i sahateve'' ishte gati per tiu futur punes-ose te pakten keshtu dukej.
Ne korrik te vitit 1859,Big Beni filloi dingdongun e tij.Por suksesi ishte jeteshkurter.Ne fillim te tetorit,kambana e madhe u kris perseri.Ta nxirje nga kulla ishte e pamundur.Ne vend te kesaj,punetoret e rrotulluan kambanen 90 grade ne menyre qe gjuheza te mos godiste ne te krisuren e saj.Pastaj,per te shmangur problemet ne te ardhmen,vendosen nje gjuhez me te lehte.Brenda tre vjetesh,Big Beni iu pervesh punes serisht.Edhe sot e kesaj dite kambana eshte akoma e krisur dhe eshte pikerisht kjo krisje qe e ben te nxjerre dongun e saj karakteristik.

Momente historike
Ne vitin 1924,rrjeti televiziv BBC (British Broadcasting Corporation),instaloi nje mikrofon te perhershem te kulla e sahatit dhe filloi te trnsmentonte rregullisht dindonget e Big Benit si sinjalizues te kohes per te gjithe kombin.Tete vjet me vone,BBC-ja degjohej ne te gjithe Komonuelthin Britanik dhe sot tingujt melodioze te Big Benit degjohen anembane botes neprmjet rrjetit boteror te BBC-se.Megjithese sahati dhe kambanat i shpetuan bombardimeve te Luftes se II Boterore,ne vitin 1976,konsumimi i metalit ne mekanizmin e kambanave,prishi sistemin mekanik e si pasoje demtoi nje pjese te madhe te dhomes se sahatit.Megjithate,kambana e madhe shpetoi pa asnje demtim dhe brenda pak javesh,rifidhoi punen.U deshen nente muaj per ta kthyer sahatin ne gjendje pune.
Per shume kohe,Big Beni ka qene ora me e madhe qe bota ka pare ndonjehere dhe mbetet kohematesi mekanik me i sakte ne nje vend publik.Melodia e tij karakteristike eshte kopjuar shpesh dhe mund te degjohet ne shume vende,ne ore te vogla a te medha qofshin.Prandaj nuk eshte cudi qe Big Beni eshte bere nje simbol i Anglise dhe i kryeqytetit te saj.Eshte vertet ''mbreti i sahateve''!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons