Forumi Kuq E Zi
Dhjete apokalipse që nuk ndodhën Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dhjete apokalipse që nuk ndodhën Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dhjete apokalipse që nuk ndodhën Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dhjete apokalipse që nuk ndodhën Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dhjete apokalipse që nuk ndodhën

1. Paralajmërimet e para nga Asiria

Një tabelë prej balte që daton rreth vitit 2800 B.C. bart mbishkrimin: "Toka jonë ka degjeneruar këto ditët e fundit. Ka shenja se bota po i afrohet me shpejtësi një fundi; ryshfeti dhe korrupsioni janë të zakonshëm; fëmijët nuk u binden më prindërve të tyre; çdo njeri dëshiron të shkruajë një libër dhe fundi i botës po afrohet në mënyrë të dukshme".

Bota nuk mbaroi (vetëm shiko përreth) dhe, pavarësisht epidemisë së korrupsionit dhe adoleshentëve spitullaqë, katër shekuj më vonë asirët do të krijonin një perandori e cila eventualisht përfshinte shumicën e Lindjes së Afërt. Perandoria Asire përfundoi në mënyrë të papritur në vitin 612 B.C., kur kryeqyteti i saj u sulmua nga një ushtri babilonase. Sërisht, sipas standardeve të perandorive të lashta, 18 shekuj nuk qenë dhe aq pak vite.

2. Preokupimet e kryqtarëve

Papa Inoçenti III u mbështet tek teologjia apokaliptike në përpjekjet e tij për ta përgatitur Europën që të kryente një kryqëzatë të pestë për të pushtuar Jeruzalemin dhe pjesën tjetër të Tokës së Shenjtë nga Perandoria Ajubide. Ai e identifikonte ngjitjen e islamit si mbretërimin e Antrikrishtit, mundja e së cilës do të çonte në Ardhjen e Dytë.

Në vitin 1213, Inocenti III shkruante: "Një bir i Mëkatit është ngjitur, profeti falls Muhamed, i cili ka tunduar shumë njerëz nga e vërteta nëpërmjet joshjesh materiale dhe kënaqësishë të mishit… Gjithsesi, ne e vendosim besimin tonë tek Zoti, i cili tashmë na ka dhënë një shenjë se e mira do të vijë, se fundi i kësaj bishe po afrohet, numri i së cilës, sipas Zbulimit të Shën Gjonit, do të përfundojë në 666 vjet, prej të cilave pothuajse 600 tashmë kanë kaluar".

Data e parashikuar qe viti 1284. Shtatë vjet më pas, mbretëria e fundit kryqtare u rrëzua, kur Sulltan Khalili pushtoi qytetin e Akrasë në Izraelin e sotëm. Megjithatë, pjesa tjetër e botës mbeti e paprekur.

3. Botticelli pikturon frikërat e tij

Rilindja kujtohet si një epokë e artë e artit dhe e dijes, por epoka shënoi gjithashtu një rigjallërim më profeci apokaliptike. Arsyeja? "Avancimet në matjen e kohës dhe në astronomi inkurajuan standardizimin e kalendarit", shkruan David Nirenberg, Profesor i Historisë Mesjetare në University of Chicago, "ndërsa një varg katastrofash (nga këndvështrimi europian), të tilla si pushtimi turk i Kostandinopojës... ngjallën një interes të ri numerologjik apokaliptik".

Pritjet e apokalipsit gjetën shprehjen e tyre në artin e periudhës kohore - në mënyrën më të famshme tek Lindja Mistike, pikturuar nga mjeshtri i Rilindjes italiane Sandro Botticelli. Pjesa e poshtme e pikturës paraqet disa djaj të vegjël të kërrusur nën shkëmbinj apo të gozhduar në tijë, ndërsa një mbishkrim grek ofron këtë parashikim të zymtë: "Unë, Sandro, e bëra këtë pikturë në fundin e vitit 1500 në trazirat e Italisë në mesin e kohës pas kohës sipas Kapitullit të 11-të të Shën Gjonit në dëshpërimin e dytë të Apokalipsit në çlirimin e djallit për tri vjet e gjysëm.

Më pas ai do të vihet në zinxhirë në Kapitullin e 12-të dhe ne do ta shikojmë atë të nënshtruar si në këtë pikturë". (Kjo do ta vendoste apokalipsin rreth vitit 1504). Historianët e artit besojnë se Botticelli ishte influencuar nga predikimet e Girolamo Savonarola - një murg dominikan që i nxiste të pasurit dhe të varfrit që të kërkonin falje për mëkatet e tyre dhe të hiqnin dorë nga kënaqësitë materiale.

I sigurtë se apokalipsi ishte afër, predikonte Savonarola, "shpata e Zotit do të bjerë mbi Tokë në mënyrë të menjëhershme dhe shpejt" në formën e luftës, epidemive dhe zive të bukës.

4. Përmbytja gjermanike që nuk ndodhi kurrë

Në vitin 1499, matematikani dhe astronomi gjerman Johannes Stöffler parashikoi se një përmbytje e madhe do të përfshinte botën më 20 shkurt të vitit 1524. (Llogaritjet e tij parashikuan 20 bashkime planetare gjatë këtij viti, 16 prej të cilave do të ndodhnin në një "shenjë ujore", domethënë të Peshqit).

Në Europë, u botuan më shumë se 100 pamflete të ndryshme që mbështesnin profecinë katastrofike të Stöffler. Bizneset filluan të rriten menjëherë për anijendërtuesit, në mënyrë të veçantë për fisnikun gjerman Kontin von Iggleheim, i cili ndërtoi një arkë tri katëshe si ajo e Noes në lumin Rin.

Megjithëse 1524 qe një vit i thatë në Europë, një shi i lehtë ra në ditën e caktuar. Turmat e njerëzve - duke shpresuar që të siguronin një vend në arkën e Iggleheim - filluan të revoltohen. Qindra njerëz u vranë dhe Konti u godit me gurë për vdekje. Më pas Stöffler e rillogariti datën aktuale se do të ishte në vitin 1528, por tani reputacioni i tij si parashikues ogurzi ishte shkatërruar.

Ky është një lloj turpi sepse, sipas një historie të treguar në vitin 1558 nga historiani gjerman Hieronymus Wolf, Stöffler njëherë parashikoi se jeta e tij do të rrezikohej nga një "trup në rënie". Ai zgjodhi që ta kalonte atë ditë brenda, ku gjatë një diskutimi me miq, Stöffler u përpoq që ta kapte një libër nga një raft, i cili u shkëput nga muri dhe e goditi në kokë, duke e dëmtuar seriozisht atë.

5. Qiej të zinj mbi New England

Në orën 9 të mëngjesit të 19 majit 1780, qielli mbi New England ishte i mbështjellë në errësirë. Një artikull i vitit 1881 në "Harper's Magazine" thoshte se, "Zogjtë shkuan të flinin, gjelat këndonin si në mesditë, ashtu dhe në mesnatë, dhe kafshët qenë tejet të frikësuara".

Errësira e panatyrshme besohet të jetë shkaktuar nga tymi që dilte nga zjarret në pyje, ka mundësi i çiftëzuar me një mjegull të dendur. Por në atë kohë disa i frikësoheshin më së keqes. "Njerëzit dilnin duke tundur duart dhe duke ulëritur 'Dita e Gjykimit ka ardhur', kujton një tamburxhi i Luftës Revolucionare. "Dita e Errët" përfundoi në mesnatë, kur yjet sërish u bënë të shikueshëm në qiellin e natës.

Por preokupimet e zgjatura rreth një apokalipsi të pritshëm i nxitën disa njerëz që kërkonin një sekt të panjohur kristian - të quajtur Shakers - të cilët kohët e fundit qenë vendosur në afërsi të qytetit Albany të shtetit New York. Një pjesë e lëvizjes Quaker, ata predikonin beqarinë e plotë si rrugën e vërtetë tek ringjallja.

Shakers e kapën një mundësi kur e panë një të tillë dhe u nisën në një mision 26 mujor nëpër New England, që u solli atyre qindra të konvertuar. Individi më i famshëm që doli nga "Dita e Errët" qe Abraham Davenport, një legjislator i shtetit Connecticut, i cili qe në mbledhje kur qielli u errësua. Anëtarët e legjislaturës, duke pasur frikë se mos ish afruar apokalipsi, kërkuan shtyrje të mbledhjes.

Davenport tregohet se është përgjigjur: "Dita e gjykimit o po afrohet, o nuk po afrohet. Nëqoftëse jo, atëhere nuk ka asnjë shkak për shtyrje; nëqoftëse po, atëhere unë zgjedh që të gjenden duke kryer detyrën. Gjithsesi, dëshiroj që mund të sillen qirinj". John Greenlaf Whittier, poeti nga New England, e përkujtoi Davenport në një poemë fillimisht të botuar në revistën "Atlantic Monthly" në vitin 1866.

6. Gjetja e parashikimeve në Piramidën e Madhe të Gizës

Viti 1881 qe një vit flamur për shpresat apokaliptike. Për fillestarët, ishte parashikimi i "Mother Shipton", një parashikuese, profecitë e të cilës fillimisht u botuan në vitin 1641. Një botim i mëvonshëm, që i përket vitit 1862, përfshinte parashikimin: "Bota në një fund do të vijë në vitin 1881".

Megjithatë Charles Hindley, autori i librit, pranoi se kjo dhe parashikime të tjera (përfshi shpikjen e telegrafit dhe të motorit me avull) u shtuan si një mashtrim në një përpjekje të dukshme për të rritur shitjet e librit.

Duke shkruar në një edicion të vitit 1881 të "Harper's Magazine", një autor pa emër ankohej: "Kam frikë se do të jetë e pamundur... të çlirohen masat angleze nga kjo copë e trishtuar keqedukimi".

Megjithatë, në një ton më shpresëdhënës, artikulli shtonte: "Unë jam siguruar nga miq të mi që punojnë në British Museum se për muaj të tërë ky institucion në mënyrë të kuptueshme ka qenë rrethuar nga njerëz në ankth për të mësuar nëse ekziston ndonjë dorëshkrim i tillë si ai që përmendet apo nëse parashikimet janë të vërteta".

Prapëseprapë, edicioni i vitit 1911 i "Encyclopaedia Britannica" nënvizonte se profecia e fundit të botës e vitit 1881 qe "shkaku i alarmit më të hidhur anembanë Anglisë rurale, për atë shkak, njerëzit braktisnin shtëpitë e tyre dhe kalonin netët duke u lutur nëpër fusha, kisha dhe kapela".

"Dëshmi" mbështetëse për një apokalips në vitin 1881 erdhi nga një burim i paimagjinueshëm: Piramida e Madhe e Gizës. Charles Piazzi Smyth, Astronomi Mbretëror për Skocinë, krijoi bindjen se piramida nuk ishte ndërtuar nga egjiptianët, por nga patriark i Dhiatës së Vjetër (ndoshta Noe) nën drejtim hyjnor.

Për pasojë, Smyth pa implikime teologjike në pothuajse çdo matje të Piramidës së Madhe, përfshi një llogaritje për Fundin e Ditëve. Kërkimi i Smyth u satirizua në një artikull të 5 janarit 1881 në "New York Times": "Në galerinë e madhe të piramidës... janë saktësisht 1881 nyje… për këtë arsye, nëqoftëse piramida është e besueshme dhe realisht e njeh punën e saj, atëherë ne kemi arritur në vitin e fundit të Tokës.

Ekziston një numër i madh njerëzish që beson në këtë teori të mrekullueshme të piramidës dhe janë çdonjëri plotësisht të sigurtë se piramida nuk mund të tregojë një gënjeshtër... Në rast se do të ndodhë që të zhgënjehen dhe të jenë nën nevojën e pakëndshme të bërjes së lutjeve të Vitit të Ri në dëborë ditën e parë të janarit 1882, ata ka mundësi që do ta mallkojnë piramidën dhe ta humbasin të gjithë besimin tek njeriu dhe gurët".

7. Kujdes nga Kometa Hallej

Kometat janë konsideruar prej kohësh si bartës katastrofash dhe rishfaqja e Kometës Hallej në vitin 1910 nuk qe përjashtim. Në fillim të atij viti, shkrimtarët britanikë dhe irlandezë shprehën mendimin se kometa qe një sinjal për pushtimin në pritje nga ana e Gjermanisë.

Disa parisienë akuzuan kometën për një përmbytje masive të Lumit Senë që shkatërroi qytetin e tyre, por paniku i plotë do të shpërthente kur Yerkes Observatory i Chicago shpalli në shkurt të vitit 1910 se kish detektuar një gaz helmues të quajtur cianogjen në bishtin e kometës.

"New York Times" raporti se astronomi i njohur francez, Camille Flammarion, besonte se gazi "do ta mbushte atmosferën dhe ka mundësi që ta asgjësojë të gjithë jetën në planet". Shumica e shkencëtarëve kërkuan që ta siguronin publikun. Astronomi i famshëm Percival Lowell shpjegoi se gazrat që përbënin bishtin e Kometës Hallej qenë "aq të rralla sa të ishin më të pakta se në çdo vakuum".

Por dëmi tashmë qe bërë. Njerëzit vrapuan që të blinin maska gazi dhe "tableta komete". "New York Times" raportoi se "terrori i shkaktuar nga afrimi i afërt i Kometës Hallej kishte kapur rob një pjesë të madhe të popullsisë së Chicago".

Në mënyrë të njëjtë, "Atlanta Constitution" raportoi se njerëzit në shtetin Georgia po përgatisnin dhoma të sigurta dhe bile mbuluan me letër edhe vrimat e çelësit. (Një burrë, vazhdon gazeta, e kish "armatosur veten me një gallon uiski" dhe kish kërkuar që shokët ta ulnin atë në një gropë të thatë, 15 metra të thellë).

Pasi Hallej kaloi afër Tokës në muajin maj, "Chicago Tribune" anonçuan (në mënyrë krejt të kotë) "Ne jemi akoma këtu". Megjithatë, jo çdo njeri u kap nga frenezia apokaliptike. "Mbrëmje komete" nëpër çati qenë shumë në modë në qytetet anembanë Shteteve të Bashkuara.

8. Planetet vihen në një vijë, asgjë nuk ndodh

Në vitin 1974, John Gribbin dhe Stephen Plagemann shkruan një libër të shumëshitur, të titulluar "The Jupiter Effect", duke paralajmëruar se në mars të vitit 1982, një vënie në vijë të drejtë e planeteve të mëdhenj në të njëjtën anë të Diellit do të shkaktonin një seri ngjarjesh kozmike, që do të kulmoheshin në një tërmet përgjatë shkarjes së Shën Andreas që do të fshinte Los Angeles nga faqja e dheut.

Libri kishte një aureolë kredibiliteti, përderisa të dy autorët qenë astrofizikanë që kishin mbaruar në Cambridge dhe Gribbin ishte redaktor në revistën e famshme shkencore "Nature".

Shkencëtarët pretendonin se forca e kombinuar gravitacionale e planetëve (sidomos e atyre me dendësi të madhe, si puna e Jupiterit dhe Saturnit) do të ushtronin forca valore ndaj Diellit, duke shkaktuar një rritje të madhe të aktivitetit diellor që do ta godiste Tokën me thërmija me shpejtësi të lartë të cilat, nga ana e tyre, do të shkaktonin ndryshime të menjëhershme në rrotullimin e planetit tonë, duke çuar në tërmete.

Mjaft shkencëtarë e kritikuan "The Jupiter Effect", duke thënë se argumenti i tij bazohej në një zinxhir shumë të dobët supozimesh. (Sizmologu Charles Richter i Caltech e quajti tezën e mbështetur nga libri "astrologji të pastër të kamufluar").

Megjithatë, libri i frikësoi njerëzit anembanë botës, pjesërisht falë mbështetësve të parashikuesve të tjerë ogurzinj si puna e Hal Lindsey (autor i librit të shumëshitur të vitit 1970 "The Late Great Planet Earth"), i cili në vitin 1980 shkroi se tërmetet anembanë planetit do të shkaktonin shkrirje në impiantet bërthamore dhe do të shkatërronin digat, duke shkaktuar përmbytje masive.

Ndërsa data e mallkuar afrohej, banorët e qytetit të kapur nga paniku e bombarduan me telefonata Griffith Observatory e Los Angeles. Tjetërkund, "San Diego Vista Press" raportonte më 10 mars 1982: "Ne i kemi parë njerëzit duke pyetur: A duhet ta shes shtëpinë dhe të largohem?", shprehet Kevin Atkins i Gates Planetarium në Denver të shtetit Colorado…

Një sekt i vogël kristian në Filipine po ndërton një rrjet të ndërlikuar kubikësh të veshur dhe po mbajnë në gatishmëri dhoma të veshura për katastrofa. Edhe e përditshmja e Pekinit, "Gazeta e Popullit", kërkoi që t'i sigurojë lexuesit se "nuk ka asnjë marrëdhënie të rregullt shkak - pasojë midis këtij fenomeni astronomik dhe katastrofave natyrore si tërmetet". Një vit pas ngjarjes joogurzezë, Gribbin dhe Plagemann botuan librin "The Jupiter Effect Reconsidered". Ashtu si i mëparshmi, edhe ky qe një i shumëshitur.

9. Paniku i mijëvjeçarit

Të paktën gjatë kësaj frike apokaliptike ishte dikush për t'u akuzuar: Gjatë dekadave, programuesit e kompjuterëve kishin përdorur 2 në vend të 4 shifrave për të paraqitur vitet. Për pasojë, kompjuterët supozohej se do të kalonin në tilt me 1 janar të 2000, përderisa makinat e trasha nuk do të ishin të afta që të kuptonin vitin "00".

Kështu u lind i tmerrshmi "Y2K Bug". Disa ekspertë i mbrojtën programuesit, duke nënvizuar se veprimet e tyre kishin qenë një mënyrë logjike për të ruajtur kujtesë kompjuterike të çmuar dhe për të kursyer para.

Të tjerë qenë më pak lavdërues. "Ajo çfarë çoi tek Y2K Bug nuk qe indiferenca arrogante ndaj së ardhmes", shkroi Brian Haynes tek "The Sciences Magazine". "Përkundrazi, pati një tepri modestie. ("Në asnjë mënyrë kodi im do të jetë duke fiksuar pas 30 vjetësh"). Programuesit nuk mund ta konceptonin se lidhjet dhe programimet e tyre të ngutura do të bëheshin "sistemet e trashëgimisë" e brezit të ardhshëm.

Një sondazh i shtatorit 1999 i realizuar nga Wall Street Journal gjeti se 9 përqind e amerikanëve besonin se Microsoft po e fshihte zgjidhjen e problemit. E përditshmja Independent paralajmëronte për "luftë bërthamore" të mundshme, e shkaktuar nga defektet në sistemet e paralajmërimit; Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi kaos ekonomik në vendet në zhvillim; Presidenti i Federal Reserve, Alan Greenspan, kish frikë se paniku rreth Y2K Bug do t'i nxiste bizneset që të magazinonin mallra, duke çuar në mungesa të mëdha dhe CNN-i raportoi se rezervat amerikane me qumësht do të mbaroheshin për shkak se pajisjet e fermave mund të keqfunksiononin.

Megjithatë, paniku rreth Y2K Bug nuk e arriti kurrrë shkallën e ethes që shumë paralajmëronin. Një sondazh i Gallup tregonte se nga mesi i dhjetorit 1999 vetëm 3 përqind e amerikanëve parashikonin "probleme të mëdha", parashikuar me 34 përqind të një viti më parë. Miliarda dollarë u shpenzuan anembanë botës për të fiksuar Y2K Bug dhe vazhdon akoma sot debati i zjarrtë se sa shumë nga ai shpenzim qe i nevojshëm.

10. Një vrimë e zezë e shkaktuar nga njeriu?

Qysh nga fillimi i viteve '90, media ka raportuar se Large Hadron Collider (LHC) potencialisht mund të krijonte një vrimë të zezë që do ta gllabëronte Tokën. LHC-ja, i cili u ndez në shtator të vitit 2008, është 17 milje në perimetër dhe i groposur 175 metra poshtë Alpeve në kufirin zvicerano-francez.

Akseleratori ka aftësinë që të përplasë së bashku thërmijat e protonit me shpejtësi deri në 99.99 përqind të shpejtësisë së dritës. Duke vepruar kështu, mund të stimulohen kushtet dhe energjitë që ekzistonin menjëherë pas fillimit të Big Bang, duke siguruar në këtë mënyrë kuptime lidhur me çështjet kritike të mënyrës sesi u krijua universi ynë. Megjithatë, disa skeptikë kanë frikë se përplasja me energji të lartë e protoneve mund të krijojë mikrovrima të zeza.

Për aq kohë sa disa ligje fizike të caktuar sundojnë, ngjarje potenciale janë vendosur në kategorinë e gjerë të probabilitetit "jozero". Ose, siç e shpjegon fizikani amerikan Kannan Jagannathan: "Nëqoftëse diçka nuk është e ndaluar, ajo është detyruese... Në një univers të pafundëm, edhe gjërat me probabilitet të ulët duhet të ndodhin (aktualisht pafundësisht shpesh)".

Megjithatë, nga vetë ky standard, shton Jagannathan, fizika kuantike dikton se është e mundur nga pikëpamja teorike që të hapni rubinetin e kuzhinës tuaj dhe prej tij të dalë një dragua. Kjo shpjegon faktin se pse fizikanët (me përjashtimin e mundshëm të atyre që janë dragojfobikë) nuk janë tmerrësisht të frikësuar.

"Bota është e bombarduar në mënyrë konstante nga rreze kozmike energjetike nga thellësitë e hapësirës, disa prej të cilave e nxisin përplasjen e thërmijave mijëra herë më fuqishëm se ato që do të prodhohen nga LHC-ja", thotë Stéphane Coutu, një Profesor Fizike në Penn State. "Nëqoftëse këto përplasje do të mund të krijonin vrima të zeza, një gjë e tillë do të kishte ndodhur tashmë". Ndërkohë, vështirësitë teknike e çuan LHC-në që të fikej vetëm pas 9 ditësh. Nëqoftëse bota përfundon, ne do t'ju lajmërojmë sërish.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons