Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Mistere prej Tue 21 Jun 2011, 14:15

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shumë nga kërkuesit mbi fenomenet e paspjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herë në pah një fakt shumë të rëndësishëm që nuk mund t'i jepet një përgjigje e saktë.

Ndërsa mendohet nga shumica e shkencëtarëve që merren me kërkime të kësaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese të Paidentifikuara ose UFO, janë nga burime jashtëtokësore ose janë projekte qeveritare. Ka dhe një rrymë tjetër mendimi, që këto objekte të kenë lidhje me Indinë e Lashtë ose me Atlantisin.

Ajo që dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese në Indinë e Lashtë, vjen nga burimet e vjetra të literaturës indiane: tekste të shkruara, që kanë ardhur te ne nëpërmjet shekujve. Nuk ka pikë dyshimi se, këto tekste janë autentike dhe shumë prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste të tillë. Shumë prej tyre akoma nuk janë përkthyer në anglisht që prej sanskritishtes së vjetër.

Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur "Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur", të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca.

Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë, duke iu referuar burimeve antike, mund të përdorej për luftë, ndaj të cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka, ishte kthyer në një budist të devotshëm, pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.

"Nëntë burrat e panjohur" shkruajtën një total prej nëntë librash, ndoshta nga një prej secilit.
Një prej këtyre librave ishte "Sekretet e forcës gravitacionale".

Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër, mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit (ose ndoshta dhe në ndonjë vend të Amerikës së Veriut...).

Arsyet e Ashokës mund të kuptohen lehtësisht nga kushdo, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë Toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. Ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama, disa mijëra vjet përpara se Ashoka dhe raca e tij të ishin aty.

Tekste të detajuar mbi teknologjinë mijëravjeçare indiane

Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t'i përkthyer.

Dr. Ruth Reyna, i këtij universiteti, deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore.

"Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar në një sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, "një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale".

Duke iu akorduar Yogës Hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. R Reyna, tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur "Astras" në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet, ke i'u referuar dokumentit, i cili mendohet të jetë mijëra vjet i vjetër.

Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të "antimas", "mbulesës së padukshme" dhe "garimës", si dhe "si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi".

Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Dorëshkrimet nuk thonë përfundimisht, nëse udhëtimet ndërplanetare u realizuan apo jo ndonjëherë, por përmend planifikimin e një udhëtimi në Hënë, megjithëse nuk është e qartë nëse ky udhëtim u krye apo jo.

Megjithatë, një prej epikave indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrim të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit Atlantas). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë.

Që të kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet të shkohet shumë prapa në kohë. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet më parë në ndarjen kontinentale, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë perëndimore dhe atë veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetërimin Atlantas, qytetërim, i cili drejtohej nga "udhëheqësit shpirtërorë të dritës", të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet Hindu si "Shtatë qytetet Rishi". Duke iu akorduar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura Vimana.

Këto ishin me dopjo kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. "Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz", shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të Vimanas. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër (anije në formë cigarje).

Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janë të shumtë. Duhet të shkruash volume të tërë librash me përshkrimet që bëjnë ata. Indianët e lashtë i prodhonin këto anije vetë. Ata shkruajtën manuale të tëra mbi kontrollin e tipeve të ndryshëm të Vimanas, shumë prej të cilëve janë akoma në qarkullim dhe një pjesë e mirë janë përkthyer edhe në anglisht.

Samara Sutradhara, është një traktat udhëzues me të gjitha detajet më të imta të një udhëtimi ajror në një Vimana. Ka rreth 230 strofa që tregojnë mënyrën e ndërtimit, lëshimit në ajër, udhëtimin me mijëra milje, uljet normale dhe ato të detyruara e deri te përplasjet e mundshme me zogj.

Në vitin 1875, Vaimanika Sastra, një tekst i periudhës së shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjuar (i cili i referohej disa teksteve akoma më të lashtë), u zbulua në një tempull indian.

Ky dorëshkrim përshkruante operacionin e një Vimana dhe jepte informacion në lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisë për udhëtime të gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetë dhe mënyrën sesi t'i jepje këtyre makinave, duke zëvendësuar enregjinë diellore me një lloj tjetër energjie, e cila është ajo anti-gravitacionale.

Vaimanika Sastra ka tetë kapituj me diagrama, ku përshkruhen tre tipe avionësh, përfshirë aparaturat që mund të duheshin në rast zjarri apo prishje. Aty përshkruhen edhe 31 pjesë nga këto anije dhe 16 materiale, me të cilët ishin ndërtuar këto anije. Këto materiale thithnin nxehtësinë dhe dritën dhe konsideroheshin të vlefshme për ndërtimin e Vimanave.

Ky dokument është përkthyer në anglisht dhe është lehtësisht i verifikueshëm: "VYMAANIDASHAASTRA AERONAUTICS" nga Maharishi Bharadwaaja, përkthyer në anglisht dhe publikuar nga G. R. Josyer, Mysore, India, 1979. Josyer është drejtori i "International Academy of Sanskrit Investigation" në Mysore.

Hitleri dhe nazistët, në kërkim të epikave indiane

Nuk ka pikë dyshimi që, Vimanat ishin të ushqyera nga një energji që është thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon për më shumë se 70 autoritete dhe të paktën 10 ekspertë në fushën e fluturimit. Këto burime tashmë kanë humbur.

Vimanat ishin të mbajtura në një tip hangari të quajtur Vimana Griha dhe në tekste thuhet se përdornin një lëndë të lëngshme të verdhë, e disa herë një lloj përzierje me bazë mërkuri, por që gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumë të qartë se nga se përbëhej saktësisht.

Megjithatë, Vimanat përdornin mënyra të ndryshme shtytje, përfshirë këtu edhe motorët reaktivë.

Është shumë interesant fakti se, nazistët ishin të parët që vunë në përdorim motorrët reaktivë për raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe "bombat zukatëse".

Hitleri dhe nazistët kishin një interes të veçantë për Indinë dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencëtarë nazistë ishin të përvitshme në këto vende, duke filluar që nga vitet '30, me qëllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikërisht prej këtyre njerëzve, ata arritën të merrnin informacionin e shumtë shkencor që dispononin.

Duke iu referuar tekstit Dronaparva, pjesë e Mahabaratas dhe Ramajanas, një Vimana përshkruhet në formë sferike. Mund të udhëtojë në çdo drejtim që dëshiron. Me shpejtësi shumë të madhe dhe të përdorë gjithashtu mërkurin për udhëtimet e saja.

Në një tjetër burim indian, Samarin: "Vimanat ishin makina të hekurta fluturuese, të lëmuara dhe të puthitura shumë mirë, që udhëtonin në sajë të mërkurit, i cili lëshohej pas në formë flake gjëmuese". Ështe kurioz fakti se, shkencëtarët rus kanë zbuluar disa objekte që ata i kanë quajtur instrumenta të lashtë navigimi, të përdorur në anije fluturimi.

Këta instrumenta ata i kanë gjetur në disa shpella në Turkesatn dhe në shkretëtirën e Gobit. Objektet janë gjysmë sferik, prej xhami ose porcelani dhe përfundojnë me një formë konike me një pikë mërkuri në brendësi.

Në "Mahavira të Bhavabhutit", një tekst i Jain, i shekullit të tetë, por që i referohet burimeve të lashta, ne lexojmë: "Një karrocë ajrore, Pushpaka, merr shumë njerëz për në kapitalin e Ayodhias. Qielli është plot me makina të shkëlqyera fluturuese, të errëta si nata, por të vëzhgueshme nga drita të forta vezulluese e të verdha."

Vedat antike indiane, shpjegojnë se Vimanat ishin me madhësi e forma të ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formës, si p.sh., formë elefanti, shqiponje etj.

Fatkeqësisht, sipas dëshmive shkencore, u përdorën për luftë. Atlantasit, përdorën makinat e tyre për luftë, të quajtura Valiksi, të cilat ishin në gjendje të vinin nën kontroll botën, sipas teksteve indiane. Atlantasit, të njohur si Asvins në tekstet indiane, ishin teknologjikisht më të zhvilluar sesa indianët.

E megjithatë, nuk janë gjetur tekste që të përshkruajnë hollësisht teknologjinë e atlantasve. Në tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen të ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janë në formë cigareje dhe udhëtojnë edhe nën ujë e deri edhe në hapësirë.

Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit "Kufiri i fundit", këto makineri fluturuese përdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytëse përafërsisht deri në 80 000 kuaj fuqi. "Ramayana, Mahabarata", flet për një luftë të tmerrshme, që u zhvillua rreth 10-12 000 vjet më parë, mes atlantasve dhe indianëve të lashtë.

Mbretëria Atlantis dhe Perandoria Rama, përdorën armë të shkatërrimit në masë në këtë luftë. Këto armë që përshkruhen në këto tekste nuk ishte e mundur që të kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e këtyre shkrimeve, deri gjysmë shekulli përpara.

Sundimi i trurit

Synim i hershëm i njeriut ka qenë, dhe është edhe sot: sundimi i trurit, e njëkohësisht edhe sundimi i njeriut

Për shkak se të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit dhe gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës, edhe njeriu si pjesë përbërëse e këtij sistemi, anon drejt formave më të larta e më të përsosura të dijes.

Apetitet e tij drejt zbulimeve të reja nuk janë shuar kurrë. Zbulimet e shumta shkencore sollën vështrim krejtësisht të ri, si për vetë njeriun ashtu edhe për natyrën, botën dhe kozmosin në përgjithësi...

Megjithatë, edhe përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, në qendër të vëmendjes mbeti truri me të gjitha misteret e tij. Synim i hershëm i njeriut ka qenë, e është edhe sot: sundimi i trurit, e njëkohësisht edhe sundimi i njeriut.

Eksperimentet në këtë drejtim datojnë që nga kohët më të hershme, por kërkimet e mirëfillta shkencore fillojnë me shkencëtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij të quajtur 'refleksi i kushtëzuar'. Në vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, për të cilin edhe u nderua me Çmimin Nobël për mjekësi.

Pavlovi, duke punuar me qentë, vërejti se ata fillonin të sekretonin pështymë para se t'i ushqente. Kjo tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojë këtë reagim të qenëve, me të cilin edhe u bë shumë i famshëm. Pak çaste para se t'ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje.

Në fillim qeni nuk shfaqi ndonjë reagim të veçantë ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi të sekretonte, sapo dëgjonte tingullin e ziles. Qeni këtë e kishte kuptuar si një sinjal se së shpejti do të ushqehet.

Pavlovi kreu edhe një numër të madh eksperimentesh për të zbuluar lidhjet ngacmim-reagim. Si ngacmues neutral ai paraqiste dritat, tingujt e zileve, këmbanat etj. Zakonisht, njërin nga këta ngacmues ai e shoqëronte me ushqim dhe me një solucion acidi të holluar ose me shok të dobët elektrik. Këto reagime, Pavlovi i quajti 'reflekse' dhe filloi të interesohej edhe më shumë për mekanizmat fiziologjikë të këtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.

Më vonë, pasuesit e tij konstatuan se sjelljet mund të "kushtëzohen" tek të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri tek njeriu, dhe erdhën në përfundim se përdorimi i këtij "kushtëzimi" është i pakufishëm.

Ky zbulim bëri bujë në gjithë botën dhe për të u interesuan shumë psikologë të famshëm, si: Tolmani, Wotsoni, Skinneri etj., të cilët edhe filluan ta aplikojnë, së pari, nëpër shkolla e pastaj edhe në shoqëri të gjërë. Qëllimi kryesor i këtij "refleksi" ishte "modifikimi i sjelljeve" në përshtatshmëri me situatën.

Posaçërisht në këtë drejtim u angazhua psikologu amerikan Burrus F. Skinner, i cili dha edhe kontribut të madh për shkencën e sjelljes. Ai bënte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nëpërmjet informacioneve të marra nga analizat e sjelljeve, dhe me këtë bëri ndryshime kolosale në sjelljet e shoqërisë amerikane, që i sollën atij edhe autoritet shumë të madh.

Ai këtë metodë e futi në përdorim që nga çerdhet e fëmijëve, shkollat, uzinat e deri te shtëpitë e pleqve.

Mirëpo, rezultatet e kërkimeve të Skinnerit, përveç rëndësisë së madhe që kanë për psikologjinë moderne, për modifikimin e sjelljeve, për të mësuarit e programuar etj., të aplikuar në të gjitha shtresat e shoqërisë, njëkohësisht paraqesin edhe frikë, sepse ofrojnë mundësi të pakufishme edhe për keqpërdorim, përkatësisht manipulim me njerëzit, nëpërmjet 'refleksit të kushtëzuar', pastaj 'veprimit të kushtëzuar' etj., me plane të paraprogramuara.

Për këtë, Skinneri shkruan edhe në librat e tij 'Përtej lirisë dhe dinjitetit' që e botoi në vitin 1971, dhe 'Mbi reflektimet e mëtejshme' të botuar me 1987.

Studime të mëtejshme në këtë drejtim bëri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, të cilat i përshkruan në librin e tij 'Paaftësia për të ndihmuar veten', të cilin e botoi me 1975. Ai këtë paaftësi e studioi nëpërmjet kushtëzimit klasik të qenve. Në një eksperiment, u stërviten nëpërmjet një tingulli që shoqërohej me një shok elektrik katër qenë.

Eksperimentuesit prodhonin një tingull, i cili pas 10 sekondash përcillej me një shok elektrik. Qentë në fillim klithnin dhe vraponin përreth për të gjetur ndonjë strehim, por pas shumë shokëve elektrike, kur e panë se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinë përtokë dhe filluan ta vuajnë shokun elektrik.

Në provat e mëtejshme, qentë as që u përpoqën t'i shmangen sulmit; ata u dorëzuan plotësisht. Pra, ata u bënë të paaftë për të ndihmuar veten.

Seligmani, thotë se kjo paaftësi edhe te njerëzit fitohet në mënyrë të ngjashme ashtu si tek eksperimenti i mësipërm, gjë që ngjalli edhe dëshirat e shumë diktatorëve për të sunduar mbi masën, pasi në shumë shtete u zbatua edhe në praktikë.

Pasojat e një eksperimentimi të tillë me qëllime të caktuara, nëpërmjet mjeteve që disponojmë sot, mund t'i paramendojë secili...

Pra, përveç rolit të madh pozitiv që pati ky zbulim i Pavlovit, dhe që u përdor me sukses në shumë sfera të jetës, duke i kontribuar shumë njerëzimit, në anën tjetër, hapi edhe rrugët e reja drejt një kontrolli masiv, të kushtëzuar sipas nevojës, në drejtim të të cilit po punohet intensivisht.

Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve"

Bermuda, pilotët që u ringjallën 45 vite pasi ishin zhdukur

Dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen, si dhe për të ndikuar në ngjarjet e së kaluarës, kanë qenë vazhdimisht preokupim i tij i fshehur.

Duke filluar nga shkrimtarët e ndryshëm të botës fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanët e shumtë, është munduar që t'i tregohet njerëzimit diçka në lidhje me ngjarjet dhe rrjedhën e tyre, në të cilat mund të ndikohet drejtpërdrejtë, duke përdorur të ashtuquajturën makinë kohore.

Mirëpo, nuk janë marrë vetëm këta me këtë problematikë. Kjo çështje i ka munduar në njëfarë mënyre edhe filozofët e ndryshëm e madje edhe shkencëtarë të njohur të kohërave të ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutoni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtari i famshëm i kohës së sotme, Stiven Hoking.

Problemi që kanë shtruar këta të tre dhe shumë të tjerë është zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore në kohë dhe hapësirë.

Në mënyrë më të moderuar këtë e studioi Ajnshtajni në "Teorinë e relativitetit", në të cilën i shpjegoi gjërat në katër dimensione (tri hapësinore dhe një kohore), ndërsa Hokingu në librin e tij, "Bing Bangu" i studioi në mënyrë më të zgjeruar përmes 11 dimensioneve (7 hapësinore dhe 4 kohore).

Fakti që përmendet në studimet e tyre është i ashtuquajturi "dilatacioni kohor" apo "zgjerimi i kohës". Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 është munduar të tregohet që materia dhe energjia janë të lidhura ndërmjet tyre në mënyrë të pandashme.

Në një eksperiment që është bërë lidhur me këtë problem, është ai i matjes së kohës nga dy vështrues: njëri në lëvizje e tjetri në qetësi. Ndërkohë që i pari, me orën e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti, qëndronte në tokë dhe nuk lëvizte fare.

Me të zbritur në tokë u vërtetua se ora e të parit po ngecte prapa në krahasim me vështruesin e dytë, i cili kishte qëndruar në tokë i palëvizshëm. Por, ç'do të ndodhte kur njeriu të lëvizë me shpejtësi të dritës prej 300.000 km/s apo përafërsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s pra, sa 99.5% e shpejtësisë së dritës?

Sipas Ajnshtajnit, njeriu do të plakej dhjetë herë më ngadalë se sa njerëzit e tjerë, që qëndrojnë në tokë. Kjo që u tha më lart nuk është teorikisht e parealizuar, por në kohën në të cilën jemi duke jetuar është teknikisht e pamundshme për shkak të problemeve të ndryshme të pazgjidhura.

Pra, në këtë mënyrë të shqyrtimit të problemit u gjet metoda se si të parashikohet e ardhmja. Por si të ndikohet tek e kaluara?

Këtij problemi në mënyrë serioze i është përkushtuar z. Hoking ku përmend "vrimat e zeza" që ndodhen në kozmos. "Me ndihmën e tyre", thotë ai, "është e mundur që të udhëtohet në kohë, pasi ato në një farë mënyre paraqesin tunelet kohore.

Problemi qëndron në atë që nuk dihet se sa kohë do të kthehet njeriu prapa në kohë, pastaj problemi i paradoksit kohor ose në mënyrë të ndikimit të rrjedhës së saj për të ardhmen.

Hokingu përmend një rast të pazakonshëm ku kishte marrë pjesë në rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1990. Gjatë emetimit të programit amerikan CBS, papritmas u ndërpre programi për një lajm sensacional.

Në bazën ushtarake amerikane kishin ateruar pesë aeroplanë gjuajtës - bombardues amerikanë të tipit "Spitfajer" të Luftës së Dytë Botërore. Me radiomarrëse ata lajmëronin bazën se, "kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje për aterrim".

Aterrimin e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenët: Antoni Reinhard, Benjamin Helg dhe Donald Viks. Zbritja e pilotëve i befasoi shumë ata, sepse shumë gjëra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndërpre në televizion, sepse autoritetet ushtarake ndërhynë dhe nuk lejuan xhirimin e mëtejshëm, me arsyetim se po xhironin sekretet ushtarake të bazës.

Më tej, rrëfen Hokingu, unë mora pjesë në të ashtuquajturën "operacioni i sigurimit", ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotët në fjalë qenë tepër të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur. Mbas marrjes në pyetje arritëm që të kuptojmë se, ekuipazhi kishte pasur për detyrë që të zbulojnë nëndetëset japoneze që lundronin nëpër Oqeanin Paqësor.

Misioni i tyre kishte qenë tepër delikat, sepse ata kishin shfrytëzuar një korridor ajror fare pak të njohur për pilotët. Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve".

Në fillim autoritetet ushtarake nuk u kishin besuar, duke menduar se bëhej fjalë për spiunë apo mashtrues. Lajmi për vizitorët e paftuar arriti edhe në Pentagon dhe hulumtimet lidhur me këtë rast i morën përsipër oficerët e lartë të Armatës Amerikane.

Identiteti i pilotëve së shpejti u vërtetua: pilotët e eskadrilës ishin shpallur "të humbur në aksion" para 45 vjetëve dhe nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Se si është e mundur që këta të shfaqen në këtë kohë, askush nuk ishte në gjendje ta tregonte.

Koloneli Bruks gjatë bisedës me Hokingun rrëfen se atë ditë, gjatë fluturimit mbi zonën e përmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanët e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet e tjera matëse tregonin shenja të mosfunksionimit. Ndërkohë që ata po mundoheshin të stabilizonin aeroplanët, u verbohen sytë nga një dritë e bardhë, e cila i gëlltiti dhe në atë moment ata nuk dinin asgjë për vete.

Stiven Hokingu thotë se, rastet e zhdukjes pa gjurmë të anijeve dhe aeroplanëve, bashkë me personelin e tyre përcjellës dhe me pilotë, janë të dokumentuara, por rasti me të cilin kishin të bënin ishte unik.

Në Pentagon, Hokingu mbajti referat të gjatë me rastin e "ringjalljes" së pilotëve. Ai thotë se, "Trekëndëshi i Bermudeve" dhe drita e bardhë që buron nga ajo, në të vërtetë paraqet vrimën kohore, në të cilën pilotët kishin hasur rastësisht dhe pikërisht kjo u kushtoi atyre që 45 vjet të gjenin rrugën e kthimit. Ajo çka është më interesante është se pilotët nuk ishin plakur aspak.

Rasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të. Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër.

Se në çfarë kohe do të paraqiten ato është vështirë të parashikohet, pasi principi i punës së "Makinës kohore" nuk dihet, thotë Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin që kam studiuar është vërtetuar se, "Makina kohore" me të vërtet punon. Dyert e kohës, siç duket janë hapur, por nuk dihet se ku dhe nga të çojnë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons