Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 mistere të mendjes prej Fri 17 Jan 2014, 11:46

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


10 mistere të mendjes !

Gjumë të ëmbël

Në qoftë se do të pyesnit 10 njerëz se çfarë është një ëndërr, me siguri do të merrnit 10 pergjigje të ndryshme. Kjo sepse shkencëtarët akoma nuk po e zbulojnë misterin. Një mundësi: Ëndrrat ushtrojnë trurin duke nxitur lëvizjen e sinapseve ndërmjet qelizave të trurit. Një tjetër teori është se njerëzit ëndërrojnë për ngjarje dhe emocione për të cilat nuk janë kujdesur gjatë ditës dhe që ky proces ndihmon në forcimin e mendimeve dhe kujtesës. Në përgjithësi, shkencëtarët bien dakort vetëm në një fakt: që ëndrrat shihen gjatë gjumit të thellë, i quajtur Lëvizje e Shpejtë e Syrit (REM)

Gjumë vigjilent

Insektet fluturuese e bëjnë këtë, tigrat gjithashtu. Njerëzve duket sikur nuk u mjafton kurrë. Po flasim për mbylljen e syve, kaq e rëndësishme sa që kalojmë çerekun e jetës sonë në këtë proces. Por gjithsesi arsyet për të fjetur janë akoma aq të çuditshme sa edhe një ëndërr pa kuptim. Një gjë që shkencëtarët e dinë me siguri: Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbijetesë tek gjitarët. Pagjumësia e zgjatur mund të sjellë ndryshime humori, alucinacione dhe në raste mjaft ekstreme, vdekjen. Egzistojnë dy gjendje gjumi - lëvizja jo e shpejtë e syrit, gjatë të cilit truri shfaq aktivitet metabolik të ulët dhe lëvizje e shpejtë e syrit, gjatë të cilit truri është mjaft aktiv. Disa shkencëtarë mendojnë se e para të jep një dobësi të trupit një pauzë duke ruajtur energji, e ngjashme me letargjinë. Ndërsa e dyta mund të ndihmojë në organizimin e kujtimeve. Gjithsesi, kjo teori akoma nuk është provuar.

Ndjesitë iluzionuese

Është llogaritur që 80% e ndjesive të eksperiencave të lëna përgjysëm, duke përfshirë ngrohtësinë, kruajtjen, presionin dhe dhimbjen, vijnë nga gjymtyrë të munguara. Njerëzit që e përjetojnë këtë fenomen, i njohur si "gjymtyra fantazëm" kanë ndjesinë sikur gjymtyra që mungon ka qenë pjesë e trupit të tyre. Një shpjegim thotë se zona e nervave ku është thyer gjymtyra krijon lidhje të reja me shpinën kurrizore dhe vazhdon t'i përçojë sinjale trurit sikur gjymtyra që mungon është akoma aty. Një tjetër mundësi është që truri është mësuar të punojë sikur të gjitha pjesët e trupit janë të paprekura - që do të thotë që truri mban një imazh të trupit me të gjitha pjesët e tij.

Kontroll mungues

Duke qëndruar në hipotalamusin e trurit, ajo që quhet ora biologjike, programon trupin të ndjekë ritmin 24 orësh. Efekti më evident është cikli fjetje - zgjim, por ora biologjike gjithashtu haste me probleme në tretje, temperaturë trupore, presion gjaku dhe prodhim hormonesh. Kërkuesit kanë zbuluar se intensiteti i dritës mund të rregullojë lëvizjen e orës duke rregulluar lëvizjen e melatoninës. Debati i fundit është nëse rritja e sasisë se melatoninës mund të ndihmojë në parandalimin e gjendjes së plogështisë dhe lodhjes që ndihet kur shkon me orë në lokale të ndryshme.

Shtegu i memories

Disa eksperienca nuk harrohen kollaj, si p.sh. puthja e parë. Por si mundet një person që të kapet mbas kësaj kinemaje personale? Duke përdorur teknikat e imagjinatës së trurit, shkencëtarët nuk kanë zbuluar akoma mekanizmin përgjegjës që krijon dhe ruan kujtimet. Ata po zbulojnë se hipokampusi brenda masës gri të trurit, mund të punojë si një kuti memorieje. Por kjo zonë depozitë nuk është edhe aq diskriminuese sa për të zgjedhur se cilat kujtime të fiksojë dhe cilat të harrojë, pasi si memoria e vërtetë, ashu edhe ajo false, aktivizojnë të njëjtat pjesë të trurit. Për të nxjerrë memorien e vërtetë në pah, disa shkencëtarë, kërkojnë të gjejnë një subjekt apo një send të aftë për të thirrur memorien në kontekst, diçka që është shumë më e vështirë kur ngjarja nuk ka ndodhur.

Ngacmuesi i trurit

E qeshura është një nga sjelljet njerezore më pak të kuptuara. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë një të qeshure të mirë, 3 pjesë të trurit ndriçohen: pjesa që mendon, e cila të ndihmon ta kuptosh shakanë, një zonë lëvizjeje që i nxit muskujt të lëvizin dhe pjesa emocionale që të nxjerr në pah një ndjenjë marramëndëse. Por qëndron e panjohur pse një person qesh me shakatë budallaqe të vëllait të tij, ndërkohë që një tjetër është duke parë një film horror. John Morreall, i cili është një pioner i kërkimeve të humorit në kolegjin William dhe Mary, ka zbuluar se e qeshura është përgjigja e inkongruiteteve, histori që nuk u binden pritshmërive konvencionale. Të tjerë e shikojnë të qeshurën si një mënyrë sinjalizimi për personin tjetër që veprimi i tij ishte argëtues. Por një gjë është e sigurt, e qeshura na bënë të ndihemi më mirë.

Natyra kundër natyrës

Në luftën e stërgjatur për të zbuluar nëse mendimet dhe personaliteti kontrollohen nga genet apo nga atmosfera, shkencëtarët po ndërtojnë një plan të besueshëm provash se mund të jetë ose të dyja së bashku ose asnjëra. Studimi i geneve individuale tregon se mendja e njeriut krijon shumë portrete, mbi të cilat nuk kemi një kontroll të plotë. Në shumë situata është vërtetuar se përveç edukimit edhe presioni në shoqëri dhe mënyra se si shfaqesh tek njerëz të ndryshëm, influencon shumë personin që je dhe gjërat që bën.

Misteri i vdekshmërisë

Të jetosh përjetësisht ndodh vetëm në Hollywood. Përse njerëzit plaken? Ti lind me një mekanizëm të fuqishëm, të aftë të luftojë sëmundjet dhe plagët dhe mendon se kjo do të mbrojë kundër gjithçkaje. Por, ndërkohë që plakemi, mekanizmi shërues fillon të ndryshket dhe në fakt, elasticiteti dhe aftësia ripërtëritëse personale kundër plagëve fizike apo stresit ulet në mënyrë drastike. Teoritë mbi arsyen e plakjes mund të ndahen në dy kategori: 1. Ashtu si karakteristikat e tjera njerëzore, plakja mund të jetë thjesht një pjesë e gjenetikës njerëzore dhe në një farë mënyre është e dobishme. 2. Në një këndvështrim më optimist, plakja nuk ka asnjë arsye, por është thjesht pasojë e dëmtimeve qelizore që ndodhin gjatë jetës së njeriut. Megjithatë, aspirata më e madhe e shkencëtarëve është të arrijnë ta ngadalësojnë procesin e plakjes duke dyfishuar jetëgjatësinë.

Ngrirja e thellë

Ndoshta të jetosh në përjetësi mund të mos bëhet kurrë realitet, por një fushë heroike e quajtur "cryonics" (ngrirja e thellë) mund t'i japë njerëzve dy jetë. Qëndrat e ngrirjes si Fondacioni i Zgjatjes së Jetës Alcor, në Arizona, ruajnë trupa njerëzorë në vaska të mbushura me nitrogjen të lëngshëm në temperature nën -320 gradë. Ideja është që kur një person vdes nga një sëmundje aktualisht e pashërueshme, mund të ngrohet dhe të ringjallet në të ardhmen kur të jetë gjetur një kurë. Trupi i legjendës së beisbollit, Ted Williams, ruhet ende në frigoriferët e Alcor. Ashtu si edhe trupat e tjerë të ftohur, Williams është i pozicionuar me kokë poshtë. Në këtë mënyrë, nëse ndonjëherë mund të ndodhë të ketë ndonjë rrjedhje në vaskë, truri do të ishte ende i zhytur në lëngun e akullt. Asnjë nga trupat e ftohur nuk është ringjallur deri tani, pasi teknologjia e duhur ende nuk ekziston. Problemi është se nëse trupi nuk ngrohet në temperaturën e duhur, qelizat e këtij personi mund të kthehen në akull dhe të thyen copa copa.

Vetëdija

Kur zgjoheni në mëngjes, mund të perceptosh se dielli po lind, dëgjon disa zogj që cicërojnë, madje mund të ndjesh edhe një valë lumturie kur era e freskët të prek fytyrën. Me fjalë të tjera, je i vetëdijshëm. Kjo fushë komplekse ka qenë një shqetësim mjaft i madh për shkencëtarët që në Antikitet. Vetëm kohët e fundit ka filluar që vetëdija të quhet nga neuroshkencëtarët si një fushë kërkimore realiste. Ngacmuesi më i madh i trurit në këtë fushë është të shpjegosh se si proceset në tru zhvillojnë eksperiencat subjektive të njeriut. Deri tani, shkencëtarët kanë arritur vetëm të krijojnë një listë të madhe me pyetje.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: 10 mistere të mendjes prej Tue 04 Mar 2014, 19:12

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons