Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë



Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisë britanike "White Star Line", ka qenë anija e parë e madhe dhe luksoze transatlantike të kohëve moderne. Falë bazës së tij teknike, ky kolos oqeanik duhej të kishte qenë ekstremisht i sigurtë dhe pikërisht për këtë arsye, kompania nuk e ndieu të nevojshme të vendoste një numër varkash shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos në mënyrë të mjerueshme gjatë udhëtimit të parë të tij në natën e 12 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. 1500 pasagjerë humbën jetën.

Tregjedia e goditi shumë fort opinionin publik. Për një anije me sisteme sigurie avangarde, një tragjedi e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e "paparashikuar" nuk është termi i saktë për t'u përdorur në këtë rast, meqenëse 14 vjet më parë, në vitin 1898, Morgan Robertson, një shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarësh, publikoi një roman të titulluar "Futility", në të cilin përshkruhet me detaje të hollësishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Që në fillim të librit mund të lexohen fraza shumë domethënëse të tipit: "Anija me avull Titan konsiderohej si një anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante në bordin e saj numrin minimal të varkave të shpëtimit të lejuar nga ligji".

Por, analogjitë impresionuese të dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnë edhe në faqet vijuese të romanit, të cilat janë ekzaminuar një për një me detaje. Më pas është publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar "The wreck of the Titanic foretold?" (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar të ardhmen e Titanikut dhe në librin e tij shpreh se ngjasimet janë vetëm koincidenca dhe në përputhje me ligjet normale të statistikave të probabilitetit. Megjithatë, nuk ka lënë pa ekzaminuar detajet që e bëjnë Titanin një lloj fati të parashikuar të Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndërmjet tyre:

- Para së gjithash, anijet kanë pothuajse të njëjtin emër: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 këmbë i gjatë ndërsa Titani 800.

- Të dyja anijet ishin prej çeliku me 3 elika dhe 2 trarë të mëdhenj.

- Të dyja konsideroheshin si të pafundosshme për shkak të ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Të dyja konsideroheshin fjalë për fjalë "anija më e madhe për pasagjerë që është ndërtuar ndonjëherë".

- Të dyja mund të mbanin deri në 3.000 pasagjerë.

- Titani transportonte 3.000, ndërsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vëllim uji të zhvendosur, Titani 45.000 të tilla

- Të dyja anijet kishin shumë pak varka shpëtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhëtonte me 22.5 nyje kur u përplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Të dyja anijet e filluan udhëtimin e tyre në muajin prill.

- Të dyja u përplasën me një ajzberg dhe të dyja në mesnatë.

- Titaniku udhëtonte në qiell të hapur pa hënë, ndërsa Titani me mjegull të ndriçuar nga hëna.

- Të dyja anijet u fërkuan me ajzbergun në anën e djathtë të përparme.

- Të dyja përshkonin vijën që lidh New Yorkun me Anglinë.

- Për Titanikun ishte udhëtimi i parë i inaugurimit nga Anglia për në New York, ndërsa Titani përshkontedrejtimin e kundërt për herë të tretë.

- Të dyja anijet ishin pronë e një kompanie britanike me qendër në Liverpul.

- Në tragjedinë e Titanikut humbën jetën 1.520 pasagjerë, ndërsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listë e detajuar mund të duket pak e mërzitshme, por është e domosdoshme dhe e paevitueshme për të krijuar një ide rreth këtyre "koincidencave" shumë të çuditshme. Megjithatë, me një shikim të shpejtë duket qartë se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndërmjet imagjinares dhe realitetit është më i vogël se ai i ngjashmërive.

Parashikuesit e fatit bëjnë një numër të madh parashikimesh, pasi e dinë se ndërmjet gamës së madhe shpesh të anashkaluar të gabimeve të tyre, do të ketë patjetër ndonjë parashikim që do të koinçidojë me realitetin. Por, në rastin e këtij romani të anlizuar mirë për vite me radhë nuk mund të jemi të sigurt që bëhet fjalë për koinçidenca. Ka kaq shumë fakte që përputhen në mënyrë të çuditshme me një realitet ndoshta të parashikuar të një tragjedie.

A mund të flitet me të vërtetë për "koinçidenca"?

Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve të librit të Robertson është tërësisht i bindur për këtë dhe jep një sërë argumentesh për të hedhur poshtë spekullimet e mundshme. Ai thotë se koinçidencat ndërmjet Titanit dhe Titanikut janë të shumta në numër pasi përveç rastësisë së thjeshtë, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.

Duke dashur të shkrujë një histori rreth një katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtë të zgjidhte përplasjen me një ajzberg, pasi në ato kohëra ishte një rrezik shumë i frikshëm për detarët. Periudha më e rrezikshme për udhëtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon të shkrijë akullin polar, duke formuar kështu ajzberg gjigantë pluskues. Në këtë mënyrë, ishte logjike që të zgjidhte muajin prill për katastrofën.

Ishte gjithashtu e logjikshme që kjo anije të konsiderohej në roman si e pafundosshme pasi një bindje e tillë i shton tragjedisë një ironi të hidhur, që e bën historinë më interesante dhe tërheqëse. Përsa i përket të dhënave të shumta teknike të anijes, që ishin gati identike me atë realen, është disi e vështirë të flitet për rastësi të thjeshtë. Këtë rast Gardner e shpjegon vetëm me një alternativë, që Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur për sa i përket teknikave detare.

Është e vërtetë që në kohën e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze të Titanikut, por që në atë kohë mendohej të ndërtoheshin anije shumë të mëdha. Në këtë mënyrë, Gardner thekson edhe një fakt tjetër të rëndësishëm.

Më 17 shtator 1892, në gazetën "New York Times" ishte deklaruar ndërtimi i një anijeje të emërtuar "Gigantic", e cila në të vërtetë nuk u realizua kurrë, por në projektin e përshkruar në gazetë shfaqeshin të dhëna shumë të përafërta me ato të Titanit imagjinar.

Robertson mund ta ketë lexuar këtë lajm, duke e përdorur më pas si frymëzim ideal për detajet teknike të romanit të tij. Sipas argumentimeve të Gardner, legjenda e një tragjedie të parashikuar të Titanikut shkatërrohet duke u katandisur në një tërësi koinçidencash dhe dijesh teknike të shkrimtarit. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes...

Rastësi banale?

Njerëzit e shkencës sigurisht që e kanë vlerësuar shumë ftesën e Gardnerit për të përdorur logjikën dhe racionalizmin gjatë ekzaminimit të koinçidencave të habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Në analizën e fakteve, në asnjë mënyrë nuk mund të shpërfillen principet e përllogaritjeve të probabilitetit dhe nuk mund të transportohesh emocionalisht nga historia mahnitëse e shkrimarit me aftësi parashikuese të fatit dhe në këtë rast të tersit.

Megjithatë, do të ishte gjithashtu gabim t'i japësh një fuqi kaq të madhe ligjeve të statistikës së probabilitetit. Nëse një majmun arrin që duke shtypur rastësisht shkronjat në tastierë të formojë fjalën "tani", nuk mund të çuditemi. Ka shumë probabilitet që të shtypësh katër shkronja rastësisht dhe të formosh një fjalë që ka kuptim. Por, nëse majmuni arrin të shkruajë "tani kam uri", do të ishte mëse e çuditshme, pasi probabiliteti që duke shtypur shkronja të rastësishme në tastierë, të formohet një sekuencë ose një fjali që ka kuptim, atëherë kjo do të ishte gati e pamundur.

Duke përdorur këtë analogji me romanin e Robertson, duhet të pranohet ideja se një numër kaq i madh koinçidencash nuk mund të jetë thjesht produkt i rastësisë. Megjithatë, Gardner në librin e tij na fton që të analizojmë jo vetëm rastësinë, por edhe arsyetimin logjik të ndjekur nga shkrimtari.

Ndoshta gjithçka është shumë e logjikshme, e megjithatë nuk ka mundësi që autori, gjatë shkrimit të romanit të gjendej përballë një sërë zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjë alternativë tjetër. Titani i tij mund të ishte përplasur me një anije tjetër, ose mund të kishte shpërthyer si pasojë e problemeve teknike të saj, ose madje të ishte përplasur me një shkëmb të pashënuar në hartë. Përplasja me ajzbergun nuk është e vetmja mundësi.

Përsa i përket serisë së çuditshme të koinçidencave në karakteristikat teknike të dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund të kishte lexuar fare mirë artikullin e "New York Times", në të cilin flitet për ndërtimin e anijes më të madhe të asaj kohë të emërtuar "Gigantic", projekt i cili nuk u realizua kurrë. Por, sa ngjashmëri ka Titani me Gigantic?

John Paul Eaton është personi që ka ndjekur studimet e mëdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth këtij argumenti dhe gjithashtu është këshilltar i Shoqërisë National Geographic dhe i dy muzeumeve detarë. Ky studioz i mirënjohur ka arritur në përfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara për ndërtimin e Gigantic nuk janë të ngjashme me ato të përdorura nga Robertson për ndërtimin e anijes së tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnë vetëm në shpejtësinë e tyre dhe në numrin e elikave, ndërsa gjatësia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janë të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Eaton ka hedhur poshtë teorinë se Robertson ka përdorur artikullin e famshëm të "New York Times" dhe informacionet teknike që lidheshin me ndërtimin e Gigantic. Të dhënat tregojnë se Titani është shumë herë më i ngjashëm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatë, Gardner insiston se ka mundësi që në kohën kur Robertson ka shkruar romanin, kompania "White Star" të kishte bërë publik emrin dhe projektin e ndërtimit të Titanikut.

Natyrisht, ky është një dyshim që mund t'i vijë shumë njerëzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kësaj hipoteze, duke thënë se emri i anijes së re, pra Titanik, është bërë publik në vitin 1907, ndërsa romani është publikuar në vitin 1898 dhe sigurisht është nisur të shkruhet kohë më parë.

Por, a ka mundësi që ndonjë informacion të jetë përhapur fshehurazi para deklaratës zyrtare të kompanisë "White Star"? Edhe sikur kjo hipotezë të ishte e vërtetë, përhapja e fshehtë e informacionit nuk do të mund të mbërrinte kurrë në veshin e Robertson, pasi në kohën kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja për realizimin e Titanikut përkon me të njëjtin vit kur është bërë publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.

Pikërisht në atë vit u bë edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i "White Star" dhe Lord Pirrie, president i sipërmarrjes së ndërtimeve "Harland" dhe "Wolff".

Me gjithë studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencëtarët nuk kanë dashur të shprehin një opinion konkret rreth çështjes Titan-Titanik, në mënyrë që studimet e tyre të mos bëhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.

Sigurisht që Gardner mund të ketë patur të drejtë për arsyetimet e tij e megjithatë është gjithashtu e çuditshme se si një shkrimtar i tetëqindës ka arritur të shkruajë një libër me kaq shumë koinçidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike të ndërtimit të anijes. Janë shkruar shumë libra mbi katastrofa imagjinare që mund të kenë koinçiduar rastësisht me ndonjë reale.

Por, a mund të ketë ngjashmëri aksidentale kaq të saktë në detaje? Pyetja vazhdon të qëndrojë e hapur…


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons