Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 gjëra që nuk dinit nga Titaniku prej Wed 11 Apr 2012, 21:34

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Në 15 prill 2012, do të mbushet fiks një shekull që nga mbytja e Titanikut, që me fatin e tij tragjik që në udhëtimin e parë në det është shndërruar në anijen më të njohur të historisë.

Tragjedia që i mori jetën më shumë se 1 500 personave ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen njerëzore, e cila e ka nxjerrë transoqeanikun nga varri i tij në fundin e Atlantikut, për ta përjetësuar në filma, libra apo dokumentarë të shumtë.

Megjithatë, disa aspekte e detaje të anijes dhe 15 prillit të 100 viteve më parë i kanë shpëtuar pothuajse gjithmonë vëmendjes. Këto janë dhjetë gjëra që njihen shumë pak rreth Titanikut.

- Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve të klasit të parë iu shërbye një darkë që përfshinte stridhe (një lloj kërmilli deti), salmon i zjerë, fileto viçi, qengj me salcë dhe nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe buding. Secila pjatë shoqërohet me një lloj të ndryshme vere, pijesh alkoolike dhe puro apo cigare të shtrenjta.

- Titaniku kishte të përditshmen e tij në bord, “The Atlantic Daily Bulletin”, i cili përfshinte lajmet më të fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve apo thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha informacionet transferoheshin për t’u shtypur më pas në anije nëpërmjet telegrafit.

- Anija më e madhe ndërtuar ndonjëherë në kohën e mbytjes ishte e pajisur me shumë lukse, përfshi banjo turke, librari, një dhomë skuoshi apo pishinë me ujë të ngrohtë. Titaniku kishte edhe një sallë kirurgjie, i pajisur me mjete për operacione të ndërlikuara.

- Ndërsa në bordin e anijes ndodheshin disa prej personave më të pasur e të njohur në botë, në të kishte edhe dy mungesa të rëndësishme. Financieri J.P. Morgan dhe çokollatbërësi i famshëm, Milton S. Hershey, gjithashtu kishin prerë bileta, por anuluan në momentin e fundit.

- Më pak se një muaj nga mbytja, aktorja Dorothy Gibson, një e mbijetuar e Titanikut, ishte protagoniste në filmin pa zë “E shpëtuar nga Titaniku”, në të cilin përshkronte historinë e saj personale. Ky ishte filmi i parë, nga dhjetëra që do të pasonin rreth anijes.

- Shumë gjëra nga Titaniku vazhdojnë të mbijetojnë. Muzeu i Titanikut në Boston, më i madhi i dedikuar tragjedisë, ka një koleksion të rrallë, që përfshin varkat e shpëtimit, komardaret, flamurin britanik të vendosur mbi anije, menu nga darka, një qilim të shtruar në klasin e parë, letra dhe kartolina të marra me vete në bord dhe një këmbanë të vendosur në urën e anijes.

- Sipas britanikes “Mirror”, violina që i përkiste kryemuzikantit të bërë të famshëm se udhëhoqi grupin e tij në kuvertë me ritme gazmore deri në minutat e fundit përpara mbytjes, është gjetur rishtas. Testimet e nevojshme po realizohen për të verifikuar këtë pretendim dhe nëse do të rezultojë i vërtetë, violina e marrë nga fundi i detit mund të ketë një vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh.

- Ish-shtëpia e një prej të mbijetuarve më të njohur të Titanikut, në Denver, është shndërruar në një muze. Bëhet fjalë për shtëpinë e Margaret Braun, e bërë e famshme pas tragjedisë si “e pambytshmja Moli Braun”. Në filmin e interpretuar nga Di Caprio dhe Winslet, ajo është gruaja e vetme që lufton me një marinar dhe në fund ia del mbanë të kthejë një varkë, për të marrë të mbijetuarit në det, duke shpëtuar edhe heroinën e filmit, Rose. Pak e dinë, por kjo është një histori e vërtetë.

- E mbijetuara e fundit e Titanikut ndërroi jetë në vitin 2009. Millvana Dean ishte vetëm nëntë vjeç në momentin e tragjedisë. Ajo ndërroi jetë në moshën 106-vjeçare në një azil, disa muaj pasi Di Caprio dhe Winslet ranë dakord të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.

- Shumë burime pretendojnë se banda e muzikantëve të famshëm luajti si këngë të fundit në çastet e fundit të anijes mbi ujë këngën “Afrohu o Zot tek unë”. Megjithatë, Harold Bride, i vetmi i mbijetuar nga banda muzikore, në një intervistë për “New York Times” në vitin 1912, zbuloi se kënga e fundit kishte gjenë marshi “i Vjeshtës”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons