Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kulla Eiffel dhe sekretet masonike te saj prej Tue 20 Mar 2012, 22:14

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Kulla (Tour Eiffel) ndodhet ne Paris dhe përbën simbolin më madhështor të tij.
Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i famshem Gustave eiffel, i cili ka ndertuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së Lirisë në SHBA. Sipas shumë historianëve dhe studiuesve, këto dy mrekulli kanë lidhje direkte Masonike midis tyre, si përsa i përket simbolikës së tyre, si vendndodhjes, përdorimit, si dhe arsyen e krijimit të tyre.
Është faktuar (ekzistojnë dokumente) se mekaniku i famshëm, Gustavo Eifel, ishte Mason.
Kështu që në kullën e ideuar dhe hartuar prej tij, duhet te gjenden shumë simbole të fshehta, qofshin këto masonike apo të tjera që lidhen me to.
Kulla Eifel, u ndërtua te Parku i Marsit -Champs de Mars.
Inaugurimi i saj u bë më 31 mars 1889.
Muaji mars, (March) është muaj i dedikuar planetit Mars, ashtu siç dhe muaji prill i është dedikuar Afërditës.
Struktura e Kulla përbëhet e gjitha vetëm prej hekurit, metal i cili lidhet direkt me Marsin, Perëndinë e Luftës.
Është e dobishme të dimë se parku Champs de Mars, fillimisht u përdor si zonë ushtarake trajnimi.
Simboli i parë që ndeshim, është ai i vetë Kullës Eifel. Nuk është vetëm ajo çka ne shohim, gjatësia e mrekullueshme e tij e cila e simbolizon atë, por në koordinim me shumë alkimi dhe algoritme të tjera rezultojnë në shumë më tepër.
Lartësia e Kullës është 324 metra së bashku me antenën e tij.
Në pjesëtim me 10 na jep 32,4.
Nëse shtojmë lartësinë 324 dhe bazën e tij, që është 124,90 metra, kemi 448,9 m.
Në pjesëtim për 10 na jep 44,89 (një gradë e cilat do të na duhen në vijim kemi 45° 29).
E gjithë kjo, si për çudi na orienton/çon në vendndodhjen e Babilonisë -shenja jeshile-, shumë pranë gjatësisë dhe gjerësisë që na japin llogaritjet e më sipërme, pra 32° 4′ 0” në veri, 45° 29′ 0” në lindje -shenja e portokalltë me A (Zona lidhet direkt me Vëllazërinë e Zvarranikëve dhe lindjen e Masonerisë).
Edhe pse stisma që na jepet ndodhet më shumë se 100 kilometra larg nga vendndodhja e Babilonisë dhe vendet ku thuhet se ekziston diçka homologe me kullën Babel, nuk shteron të jetë kaq e mrekullueshme dhe diktimit të gjerë të këtij rajoni. Rastësi?
Siç duket dhe në fotografin që pason, Kulla ndahet në 5 nivele-shkallë, bashkë me terrenin.
Numri 5, sipas Plutarkut, kur i referoheshin gërmës E apo Ej “ata” të Delfit, simbolizonte shifrën e Universit, pra ajo përbën dhe një ligj të fuqishëm të natyrës. Nëse për disa prej jush, kjo është një pikëpyetje apo diçka e pa shpjegueshme, atëherë matematicienët na e shtjellojnë atë më saktë: “Nëse shumëzojmë lartësinë 324 me katër brinjët e tij, kemi 1296. Duke shumëzuar 5 nivelet me 4 anët e tij, kemi 20. Kështu, 20 X 1296 = 25920. Ky numër është Great Eniaftos i Platonit dhe lidhet direkt me transferimin e meridianëve (një nga lëvizjet e Tokës).
5 nivelet e Kullës, janë llogaritur dhe janë pozicionuar në distanca precize. Nëse bëjmë një krahasim me planetin Jupiter, duke e vendosur atë në bazën e Kullës, atëherë kemi atë të marrë në nivelin e parë, ndërsa vijojnë satelitët e tij, Io, Europa, Ganymede dhe Callisto në majë të tij.
Kjo sekuencë ritmike duket se lidhet me pozicionet e orbitave të planetëve rreth Diellit, nëse e vendosnim atë në bazën e Kullës.
Pra, atëherë vendet analoge marrin këtë pozicion: Toka, Marsi, Saturni, ndërsa Jupiteri ndodhet në majë.
Por, numri i saktë i shkallëve të tij, është i lëkundur, kjo sipas çdo burimi që bazohemi. Sipas matjeve të bazuar në skicat origjinale të Kullës, shkallët ishin 1710. Aq shkallë sa u ngjit dhe Hitleri kur pushtoi Francën. Por, shkallët u zvogëluan gjatë dekadës së 1980. Tashmë kemi në total, 1665.
Më e çuditshmja e çështje është se, nëse shumës totale i shtojmë 347 të nivelit të parë, atëherë kemi 2012!
Mos vallë kjo shifër nënkupton diçka për vitin që po kalojmë apo ka lidhje direkte me të?!
Por kujdes!
Ngjashmëria e tingullit/shprehjes EIFEL me EYE FULL, pra Syri i Plotë apo Sy i Mbushur, ose më saktë Syri Gjithpamës…
Mos është gjë rastësi, apo mos ju kujton diçka? /albobserver/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons