Forumi Kuq E Zi
Biznesi, gjykatat zgjidhin vetëm gjysmën e çështjeve në një vit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Biznesi, gjykatat zgjidhin vetëm gjysmën e çështjeve në një vit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Biznesi, gjykatat zgjidhin vetëm gjysmën e çështjeve në një vit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Biznesi, gjykatat zgjidhin vetëm gjysmën e çështjeve në një vit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Biznesi, gjykatat zgjidhin vetëm gjysmën e çështjeve në një vit Vendim-gjykate-300x216Luis Tanushi

Sorollatja në gjykatat shqiptare vazhdon që të mbetet një problem tepër i madh për bizneset dhe për qytetarët shqiptarë. Në të dhënat statistikore të Ministrisë së Drejtësisë që i janë përcjellë Komisionit të Ligjeve, vihet re pamundësia e gjykatave për të përballuar fluksin e madh të çështjeve administrative. Vetëm gjysma e numrit të çështjeve të regjistruara në 2011-ën kanë përfunduar brenda vitit. Për vitin që lamë pas, nga 7337 çështje të regjistruara në Shqipëri për zgjidhje të problemeve administrative, vetëm 3950 prej tyre kanë arritur që të zgjidhen. Më pak se 25 përqind e çështjeve arrijnë që të zgjidhen në një kohë të shkurtër që nuk I kalon të dy muaj ndërsa shtatëdhjetë përqind e tyre përfundojnë për një periudhë më të madhe se gjashtë muaj. Më problematike situate shfaqet në gjykatat e Tiranës të cilat për shkak të popullsisë më të madhe, janë detyruar të përballojnë një fluks më të madh çështjesh të regjistruara për zgjidhjen e problemeve administrative. Specialistët shprehen se afatet e gjata të ankimimit kanë të bëjnë me numrin e vogël të gjyqtarëve të cilët janë të detyruar të përballojnë një numër tepër të madh çështjes. Krahasuar me vitin e mëparshëm, janë 265 çështje më shumë të cilat janë zgjidhur për një periudhë mbi gjashtë muaj. Pas kryeqytetit, shqetësuese mbetet situate në qytetin bregdetar të Durrësit dhe në Shkodër. Edhe në këto gjykata është rritur numri i çështjeve administrative të cilat janë zgjidhur për periudha më të gjata. Në Durrës është dyfishuar numri i çështjeve të cilat kanë përfunduar pas gjashtë muajsh sorollatjeje në dyert e gjykatave.



Ankimimi

Dy të tretat e çështjeve të ankimuara në Gjykata janë ankimuar në një gjykatë të një niveli më të lartë. Siç rezulton nga statistikat e Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2011 vetëm njëzetë e pesë përqind nuk është ankimuar . Nga 3950 raste të përfunduara në vitin që lamë pas, 2989 prej tyre kanë përfunduar në Gjykatën e Apelit apo në Gjykatën e Lartë. Shihet një rënie e besimit të shqiptarëve në zgjidhjen e drejtë të problemit të tyre nga gjyqësori. Pas një përmirësimi të ndjeshëm në vitin 2010, për vitin 2011 vërehet një rritje e numrit të ankimimeve. Nëse dy vjet më parë kanë qenë 2114 raste ku qytetarët kanë mbetur të kënaqur nga gjykimi, për vitin që sapo lamë pas vetëm 961 qytetarë nuk kanë kundërshtuar vendimin. Zvarritja e gjykimeve vijon që të mbetet një nga plagët e rënda të sistemit gjyqësor. Në disa raste, palët e një konflikti gjyqësor vonojnë procedurat, veçanërisht nëse kundërshtohen aktet administrative që përmbajnë një detyrim. Në raste të tjera, palët e humbin interesin për padinë, madje përpiqen me qëllim që ta ndalojnë gjykatën që të marrë një vendim final. Pikërisht për ti dhënë zgjidhje këtij problemi, mazhoranca dhe opozita po shqyrtojnë projektligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative e cila do të thithte fluksin e çështjeve administrative siç mund të jenë largimet nga puna, përplasjet ndërmjet bizneseve dhe institucioneve.



Avokati i Popullit: Kriteret e emërimit të mos i lihen në dorë KLD-së

Avokati i Popullit i ka dorëzuar Komisionit të Ligjeve disa propozime për Gjykatën Administrative ku kërkon rregullimin e mënyrës së emërimit të gjyqtarëve. Në ndryshim nga drafti aktual, institucioni i Avokatit kërkon që kriteret të mos i lihen në dorë vetëm, Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Pa dashur të paragjykojmë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me qëllim dhënien e një drejtësie të pacënueshme nga standardi i performancës së trupës gjykuese, mendojmë që duhet të jetë ligji ai që përcakton kriteret e emërimit, të përparësisë dhe të përvojës në administratën shtetërore, për gjyqtarët administrativë të të dyja shkallëve të gjykimit”, thuhet në propozimin e depozituar dje në Kuvend. Lidhur me parashikimin në projektligj të Gjykatës së Lartë, si shkallë e tretë e gjykimit, Avokati i Popullit shpreh rezerva për mënyrën se si ajo është organizuar dhe funksionon sot, duke ngritur shqetësimin për zgjidhjen e çështjeve për një kohë tepër të gjatë. Si zgjidhje, Avokati i Popullit propozon ngritjen e një Kolegji Administrativ të Gjykatës së Lartë, i cili do të ndihmonte përveç se në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjes edhe për unifikimin e praktikës gjyqësore në këto çështje. Një mundësit sipas këtij institucioni, mund të jetë edhe shtimi i numrit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons