Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 GJYSMEN E JETES E KALOJME ON-LINE prej Mon 13 Jun 2011, 09:36

INERCIALpeace


Moderator
Moderator
Ndërmarrjet amerikane: rënia e produktivitetit në punë kushton miliona dollarë
Kështu interneti dhe celulari na marrin kohë
Skena është shumë familjare: teksa në një mbledhje pune, shefi fl et me shumë pasion mbi atë që duhet bërë, një pjesë e vogël e kolegëve e kanë mendjen tek ajo çka drejtori thotë: pjesa tjetër sheh përqark, merret me sms, email- et në “Blackberry” apo “iPhone” dhe sheh pa pushim ekranin gjithmonë të hapur të kompjuterit. Gjysma e asaj që thuhet as që shihet apo dëgjohet. Por ka edhe më keq: ky shpërqendrim është produktivitet i humbur, kohë, para dhe kreativitet. Një studim i bërë nga qendra botërore e industrisë Hi- Tech, “Silicon Valley”, ka hedhur alarmin: mjetet teknologjike të përdorura keq po e ulin gjithmonë e më shumë eficiencën tonë. Ndërmarrjet janë të parat që do ta paguajnë sepse “sindromi kompulsiv” që e zhvendos vëmendjen tonë diku tjetër, te celulari apo interneti, ka kosto shumë të mëdha. Studimi i kryer nga kompania e softuerëve “harmon. ie” dhe instituti “Samp” me seli në Milpitas në Kaliforni, ka arritur të japë një shifër edhe për dëmin ekonomik: mesatarisht janë 10.800 dollarë humbje në vit për çdo punëtor. Kjo është vlera e punës që nuk bëhet, ose e bërë keq, sepse ndërpritet nga shumë ndërhyrje nga jashtë. Ja të tjera të dhëna interesante që ka nxjerrë studimi. Më shumë se gjysma e amerikanëve gjatë punës harxhon të paktën një orë në ditë me ndërprerjet. Ndërsa dikur ato që ulnin produktivitetin ishin telefonatat në shtëpi apo gazetat që lexoheshin përpara bërjes së kafesë, sot 60 për qind e kohës së humbur shkaktohet nga leximi i e-mail-eve, interneti dhe telefonat. Mjetet e vjetra të thashethemeve sigurisht që vazhdojnë t’i rezistojnë kohës, edhe pse me shumë mundim në epokën e “Facebook”,-ut, “Twitter”-it dhe “LinkedIn”-it. Sigurisht nga llogaritja e kohës sonë të harxhuar është përjashtuar përdorimi funksional dhe produktiv i këtyre mjeteve. Por të gjithë e dimë se e-mail-et vërtet të rëndësishëm, ata që na duhen për të punuar më mirë, “mbyten” në një det shpërqendrimesh: spam, publicitet, miq dhe kolegë që nuk kanë se ç’të bëjnë tjetër, por dërgojnë mesazhe elektronike me barsoleta, foto komike, apo quize të ndryshme. Për të mos folur pastaj për tërheqjen e jashtëzakonshme të sajteve porno, një “taksë” shumë e rëndë në produktivitetin e forcës së punës kryesisht mashkullore. Madje edhe anëtarët e Kongresit të Uashingtonit u futën në telashe se nuk i rezistuan dot dëshirës për të parë foto me pullë të kuqe, në mes të mbledhjes së punës (dikush i fi ksoi me kamerën e telekamerën e smartphone. Studimet kaliforniane janë përqendruar te punonjësit e zyrave, duke lënë pas dore shoferët e mjeteve publike që të shpërqendruar nga telefonat teksa drejtojnë autobusët dhe trenat, kushedi se me çfarë tragjedish mund të na përballin. Studimi i bërë nga “harmon.ie” ka treguar se 45 për qind e punëtorëve të studiuar nuk arrin të përqendrohet më shumë se 15 minuta radhazi, pa rënë në kurthin e një ndërprerjeje. Për më tepër shpenzon rreth dy orë e gjysmë në javë për të rikuperuar informacione të rëndësishme, të fshehura apo shpërndara gjithandej. Pra për një ndërmarrje me rreth 1 mijë punëtorë, humbjet vjetore mbërrijnë në 10 milionë dollarë. Sipas David Pavenda, zëvendëspresident i “harmon.ie”, i cili ka koordinuar kërkimin, thotë se “çështja nuk qëndron në faktin nëse punon apo jo, por nëse nuk rrezikon të humbasësh përqendrimin sa herë që ndodh diçka jashtëkompjuterit tënd”. Ky studim nuk është përpjekur as të masë humbjen tjetër të produktivitetit të lidhur me vesin e të bërit të shumë gjërave njëkohësisht: si të fl asësh në celular, të shkruash e-mail, të shohësh televizor, madje edhe të mendosh. Në Kinë, për shembull, e mbajnë celularin hapur edhe në kinema, jo vetëm për të lexuar mesazhet por edhe për të biseduar qetësisht. William Powers, autori i sagës së famshme “Balckberry i Hamletit”, ka nisur një fushatë për të na bindur që të bëhemi zotër të vetvetes. Sipas tij nga bombardimi me mesazhe nga jashtë, po humbim qetësinë, përveçse eficiencën. Të tjera kompani të mëdha po përpiqen të gjejnë edhe mjetet e shpëtimit: “Intel”, për shembull, kolosi i mikroçipave elektronike, ka vendosur që të fusë “të premten pa e-mail”: një ditë në javë ku të mos hapësh fare internetin për të rigjetur përqendrimin, freskinë, prioritetet. Rezultatet janë modeste sepse janë të shumtë ata që nuk i rezistojnë dot përpjekjeve për të hapur postën elektronike kudo, sepse ndihen si pa frymë. Në fund të fundit humbjet e produktivitetit shumë kompani arrijnë t’i rikuperojnë menjëherë: sepse pikërisht mjetet teknologjike na kanë bërë skllevër të punës pa limit. Mbrëmje, fundjava, orë të tëra ku fl itet vetëm për punë. “Ka menaxherë që janë skllevër të ‘Blackberry’-t të tyre 24 orë në 24”, komenton Mike Brenner.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons