Forumi Kuq E Zi
Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt Robert-cooper.jpg26_893830-300x170 “A do të jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund ta imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet e tjera”, ka thënë ndërmjetësi evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, për Radion Evropa e Lirë. Ai ka thënë se nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.

Zyrtarët kosovarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hapjen e negociatave për veriun në kuadër të bisedimeve të cilësuara si teknike, të cilat filluan në marsin e kaluar. Por, diplomati evropian e quan qesharak dallimin në mes të dialogut teknik dhe atij politik që është bërë deri më tani nga palët.

“E di se po diskutojmë për çështjet teknike, por e di se në njërën anë presidenti, e në tjetrën kryeministri kanë vëzhguar për së afërmi, kështu që ka qenë çështje politike”, thotë Cooper, i cili një vit pas nisjes së bisedimeve nën ndërmjetësimin e tij shpreh pakënaqësinë me dinamikën dhe pamundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështje të caktuara.

Ai nuk dëshiron të komentojë vendimin eventual të Serbisë për shpalljen e zgjedhjeve serbe lokale edhe në Kosovë, ndërkaq thotë se nuk është moment i mirë, që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi të vazhdojë dialogu ndërmjet dy vendeve.

Raundi i fundit i dialogut u mbajt në muajin shkurt, ku edhe u arrit marrëveshja për bashkëpunimin rajonal, sipas së cilës, Kosova tash e tutje mund të përfaqësohet në nismat rajonale pa u kundërshtuar nga Serbia. Kompromisi është fusnota, e cila nuk e paragjykon statusin.

Cooper e vlerëson si arritje të mirë këtë marrëveshje.

“Në dokumentet e BE-së kishim një fusnotë sa i përket Kosovës, e cila ishte pak tërheqëse, fusnota që thoshte nën 12 44 që nuk mendoj se ishte një frazë e mirë. Fusnota aktuale e qartëson se termi Kosova nuk paragjykon statusin dhe nënvizon dy dokumente të rëndësishme ligjore ndërkombëtare në lidhje me Kosovën”, ka thënë Cooper, duke pranuar se kjo paraqet një çështje të komplikuar, por, sipas tij, të vlefshme.

“E rëndësishme është se fusnota ka mundësuar marrëveshjen, ku fraza kryesore është se Kosova flet vetë për veten, merr pjesë vetë dhe e përfaqëson veten, në vend të OKB-së apo mekanizmave të tjerë. Kjo qartëson dhe vë standarde të reja për rajonin”, ka thënë Cooper, i cili i pyetur nëse kjo fusnotë do të shkrihet si fjollë bore, siç ka parashikuar kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, thekson: “Duhet të shohim se çka do të ndodhë kur vjen pranvera, por disa gjëra vonohen më shumë, sesa që do të dëshironim”.

Diplomati evropian ka lënë të kuptohet se dialogu dhe arritja e marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe të telekomunikimit do të jenë kushte për Serbinë, po qe se dëshiron hapjen e negociatave me BE-në.

“Kosova do të jetë temë parimore për hapjen e negociatave. Kjo është në opinionin e Komisionit, por vendimi merret nga Këshilli i Ministrave dhe në disa raste, të paktën e di për Gjermaninë, vendimi për hapjen e negociatave do të dërgohet edhe në Parlamentin kombëtar”, ka thënë Cooper, i cili shpreh pakënaqësinë për mosarritjen e marrëveshjeve në disa fusha, siç është rasti i trafikut ajror.

Në punën e tij njëvjeçare me palët, Robert Cooper ka vërejtur se të punosh me njerëzit nga Ballkani nuk është punë e lehtë. Ai thotë se Ballkani është një pjesë e botës, ku arrihen plot marrëveshje, por shumë nga to nuk jetësohen kurrë. Në nëntë raundet e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur shtatë marrëveshje. Por, ende lë shumë për të dëshiruar zbatimi i tyre, dhe sipas Cooperit, në këtë kohë, derisa nuk do të ketë raund të ri bisedimesh, do të mbikëqyret zbatimi i atyre marrëveshjeve që kanë ngecur së zbatuari. / Marrë nga Koha Ditore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons