Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Shkencetaret kane dale ne perfundimin se ne "zemren" henore ka magme, qe eshte e pasur me titan
Ç’efekt do të kishte në Tokë, një vullkan hënor në erozion të plotë? Kësaj pyetje, për momentin, duket e vështirë për t’iu përgjigjur. Mirëpo një kërkim i ri i publikuar nga Nature thotë se në të ardhmen, pasardhësit tanë mund të asistojnë në erozione vullkanike hënore. Kjo siguri vjen nga disa tronditje të regjistruara nga sizmografët, e instaluar mbi satelitin tokësor, gjatë misionit Apollo... Doktor Renee Weber i “Marshall Space Flight Center” të NASA dhe udhëheqës i projektit, që merret me përpilimin e hartave dhe modelimeve të Hënës, ka deklaruar se rreth 39% e mantelit hënor është shkrirë. Kjo do të thotë se ekziston magmë në "zemër" të Hënës, në një thellësi të përfshirë mes 1200 dhe 1350 kilometrave.

Po përse nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, nëse aty ka magmë? Sipërfaqja hënore është e vdekur dhe erozionet e fundit janë regjistruar disa miliarda vite më parë. Pas analizave të kryera mbi një “llavë artificiale” që mendohet se gjendet në Hënë, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se magma hënore është e pasur me titan. Kjo i ndalon llavës të “nxirret” në sipërfaqe, pasi llava duhet të jetë më e lehtë se gjithçka që e rrethon për të pasur mundësi të shpërthejë.

Po e ardhmja? Siç shpjegon Vin Westrenen i Universitetit të Amsterdamit, “aktualisht Hëna është në ftohje të vazhdueshme. Në të njëjtën kohë është duke u ftohur edhe zemra e saj e lëngshme”. Kështu që për momentin s’parashikohet të ketë erozione hënore. Por në të ardhmen, magma, për shkak të ftohjes do të ndryshojë përbërjen e saj, duke u bërë më i dendur se ambienti që e rrethon. Në atë pikë do të ketë erozione të mrekullueshme hënore. Vetëm se për të mbërritur deri në atë pikë do të duhen miliona vite/fb/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons