Forumi Kuq E Zi
“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Berisha-thaci-arvizu-bashaReagon Ambasada e Kosovës lidhur me incidentin e ftesave për kreun e shtetit dhe liderin e opozitës. Por versioni dhe rrethanat e paraqitura nga Ambasada vihen lehtë në pikëpyetje. Presidenca përgënjeshtron sërish: “Nuk morëm ftesë”. Kurse lista e të ftuarve, rrëzon justifikimin e paraqitur për mungesën e ftesës për Ramën

Reagimi i Ambasadës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, duke marrë shkas nga një artikull në të përditëshmen “Shekulli”, datë 18 Shkurt 2012, me titull “Kosova, Topi dhe Rama nuk marrin ftesë nga MPJ”, sqaron median dhe opinion e gjerë publik se, ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, Perurimi i Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Pritja me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa Ceremonia e perurimit të Rrugës, “Ibrahim Rugova”, ka qenë kompetencë të Bashkisë së Tiranës. Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj, ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Sqarojmë se nuk është në kompetencë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Sqarojmë gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Protokolli i shtetit shqiptar, nuk ka pasur dhe nuk ka akces.

Redaksia komunikon pas reagimit me zëdhënësin e ambasadës

I kontaktuar nga “Shekulli” në telefon me pyetjen se cilwt kiheshin parasysh me frazwn “të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar”, zëdhënësi i ambasadës kosovare në Tiranë, Burim Qorri, tha dje se në ceremoninë e përurimit të selisë së ambasadës ka qenë i ftuar edhe presidenti Topi. Ky i fundit sipas Qorrit, ka kontaktuar ambasadorin dhe duke i uruar ftesën i ka kërkuar ndjesë për mospjesëmarrjen e tij për shkaqe që lidhen me shëndetin e tij. Ndërkohë, Qorri tha dje se në inaugurim nuk është ftuar kreu i opozitës Edi Rama për shkak se ambasada ka gjykuar që në të të marrë pjesë një grup i ngushtë njerëzisht, ku përfshihen vetëm katër krerët e shtetit, Kryetarja e Kuvendit, Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm.

Reagimi i Presidencës

“Në Presidencë ka ardhur vetëm një ftesë zyrtare për Presidentin Bamir Topi. Ftesa ishte për eventin në hotel Sheraton, ndërsa për pritjen në ambasadë dhe për ceremoninë e vënies së emrit të rrugës “Ibrahim Rrugova”, presidenti Topi nuk kishte ftesë. Protokolli i Presidencës njeh vetëm ftesat që vijnë fizikisht në institucion dhe e vetmja ftesë e ardhur është ajo për tek ceremonia në hotel Sheraton. Për më tepër Presidenti i Republikës, Bamir Topi po kalon një gjendje virale dhe nuk mundi të shkonte tek pritja në hotel Sheraton”,- thanë burimet zyrtare të Presidencës.





******************************************



Ftesat për Kosovën, jashtë Topi dhe Rama



Situata e rëndë përçarëse nuk ka munguar as në festimet e djeshme të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Tiranë. Detajet nga tre ceremonitë e parashikuara me këtë rast kanë vënë në dukje krizën e madhe e me sa duket, të pashmangshme, në marrëdhëniet mes lidershipit politik.

Dy ceremonitë e para ishin ajo e vendosjes së emrit Ibrahim Rugova, një rruge në kryeqytet (ish-rruga Dëshmorët e 4 shkurtit, ndërrimi i emrit të së cilës është një problematikë më vete që ka irrituar veçanërisht shoqatat e veteranëve të luftës) dhe përurimi i zyrave të reja dhe godinës së re të Ambasadës së Kosovës në Tiranë.“Topin e ftuam, Ramën jo, ishte rreth i ngushtë” Thaci-rama-linda-rama-300x229
Të dyja këto ceremoni organizoheshin nga Protokolli i Shtetit praën Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Ra në sy menjëherë që në këto dy ceremony, ku ftesat janë shpërndarë nga qeveria e Shqipërisë, mungonin kreu i shtetit Bamir Topi dhe lideri i opozitës Edi Rama. Të pyetur rreth arsyeve të mungesës, selia rozë dhe Presidenca konfirmuan se nuk u ka shkuar asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ceremonia e tretë e ditës së djeshme ka qenë ajo e organizuar nga vetë Ambasada e Kosovës. Në këtë ceremoni ishin ftuar edhe kreu i opozitës Rama edhe presidenti Topi. Por ndërsa Rama ka shkuar në këtë ceremony të tretë në Sheraton, zoti Topi, nuk ka marrë pjesë as aty. Burime pranë stafit të tij, konfirmuan mbrëmë se në dy ceremonitë e para Presidenti nuk është ftuar, por gjithashtu ai ka qenë me gjendje gripale, i pamundur për të marrë pjesë në ceremoninë e tretë, në të cilën kishte ftesë.

Pavarësia e Kosovës ka shenjuar kështu sërish ndasitë e trishtueshme të klasës politike në Shqipëri.



* * *

“Hapja e ambasadës, ka mision forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë”. Kështu ka deklaruar pak minuta më parë kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Më tej, ai ka vënë në dukje se kjo ditë, ka bërë që çdo shqiptar të ndihet krenar.

Nën prerjen e shiritit të dy kryeministrave të vendeve përkatëse, ka marë udhë hapja e kësaj godine në kryeqytet, e pozicionuar në mes të asaj ruse dhe serbe.

“Është nder i madh që inaguruam hapjen e selisë së ambasadës së Kosovës. Është një momemt shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet vëllazërore. Dy ambasadat tona kanë mision të dyfishtë, forcimin e pozitës së vendeve tona në rajon por kanë dhe mision kombëtar. Jam i bindur se nën udhëzimet e qeverisë së Kosovës, kjo ambasadë së bashku me atë shqiptare në Prishtinë do të luajnë rol të madh për vendet tona. Edhe prania e Thaçit në Tiranë në 4- vjetorin e pavarësisë ka një simbol të madh. Me punë të përbashkët do të realizojmë projekte të rëndësishme”- tha kryeministri Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kosovar ka cituar se hapja e ambasadës është bërë në një ditë historike për shtetin e Kosovës, pasi ne jemi një komb. “E ardhmja e Kosovës është Kosova europiane”. Kjo është sfida e shtetit më të ri të Europës e konfirmuar nga kryeministri i saj Hashim Thaçi.

“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Falenderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha, për këtë dhuratë në katër vjetorin e pavarësisë. Jemi një komb dhe dy shtete, sot po shënojmë një datë historike, një progres të jashtëzakonshëm. I bëj të ditur zotit Berisha, se në qendër të Prishtinës është zënë një truall i mirë ku do të ndërtohet ambasada e Shqipërisë”.

Kosova, shtet i njohur deri më sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot celebron 4-vite që nga shpallja e pavarësisë së saj, në datën 17 shkurt të vitit 2008.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons