Forumi Kuq E Zi
Dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi para dhe seks denoncueses Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi para dhe seks denoncueses Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi para dhe seks denoncueses Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi para dhe seks denoncueses Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi para dhe seks denoncueses Policia-e-Fierit23
Flamur Vezaj

Ish-shefi i krimeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit, i pandehuri Pandeli Gjone, njëherazi edhe ish-drejtues i sektorit të pastrimit të parave po në këtë drejtori, u dënua nga Gjykata e Fierit me 2 vjet heqje lirie dhe 600 mijë lekë gjobë, për akuzën e “korrupsionit”. Ishte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Roland Hysi, të cilët pasi dëgjuan diskutimet përfundimtare të prokurorit të task-forcës së prokurorisë së Fierit, avokatit mbrojtës dhe vetë të pandehurit, vendosën ta cilësojnë fajtor të pandehurin për akuzën e “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas vendimit të togave të zeza, i pandehuri Gjone, që me kërkesë të prokurorisë dhe vendim Gjykate ishte pezulluar edhe nga detyra drejtuesit të sektorit të pastrimit të parave në Drejtorin e Policisë së Fierit, do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Rreth dy muaj më parë, ishte prokurori i çështjes, i cili në diskutimin e tij përfundimtar kërkoi që togat e zeza ta shpallin fajtor të pandehurin Gjone dhe ta dënojnë me 3 vite burg dhe 600 mijë lekë të reja gjobë. Por, këtë masë dënimi e kishte kundërshtuar avokati mbrojtës dhe vetë i pandehuri duke kërkuar nga Gjykata drejtësisë dhe pafajësi.

Sipas mbrojtjes, në asnjë rast i pandehuri nuk kishte kërkuar ryshfet. Edhe për kundër këtyre pretendimeve, Gjykata, e gjeti fajtor të pandehurit, pasi bazuar në provat e sjella nga task-forca, ish-shefi i krimeve Gjone i kishte kërkuar një personi nga Gjirokastra shumën prej 500 mijë lekësh në formë shpërblimi për kryerjen e detyrës, për të cilën e ngarkon ligji. “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, rezultoi se i pandehuri Pandeli Gjone, në Nëntor të 2009 kryente detyrën e shefit të krimeve në Drejtorin e Policisë së Fierit, ku ishin paraqitur tre shtetas të familjes së F.J.

Kjo shtetase, së bashku me dy të afërm të saj kishte ardhur nga Gjirokastra në Fier, pasi ishte larguar nga banesa mbesa e saj 12 vjeçare dhe që rezultonte se ndodhej në Fier tek disa persona të panjohur për familjen. Në Drejtorin e Policisë së Fierit, shtetasja F.J. kishte kërkuar ndihmë nga efektivët e policisë, konkretisht nga vetë ish-shefi i krimeve Pandeli Gjone për gjetjen dhe kthimin e mbesës 12 vjeçare në banesën e tyre në Gjirokastër. Fillimisht, i pandehuri Gjone ka tentuar të bindë kallëzuesen se vajza do të martohej te familja nga Fieri dhe nuk do të kthehej në banesën e saj në Gjirokastër.

Por kallëzuesja F.J. nuk e ka pranuar këtë fakt dhe kërkesë të ish-të pandehurit Gjone. Gjatë asaj nate kallëzuesja ka qëndruar në Fier deri në mëngjes ku kanë nënshkruar deklaratat para oficereve të policisë për marrjen e të mitures 12 vjeçare për në Gjirokastër”,- thuhet në vendimin e firmosur nga tre gjyqtarët. Po sipas këtij vendimi, të nesërmen e kësaj dite, konkretisht më 22 Nëntor 2009, gjatë një momenti në zyrën e ish-shefit të krimeve tashmë i dënuar Gjone, ky i fundit i kërkon shtetases F.J. që në formë dëmshpërblimi të paguante 500 mijë lekë të vjetra ose të krijonte lidhje intime për ndihmën që i kishte dhënë, në ushtrim të detyrës së tij. “Mirë vajzën që do ta merrni po kafen time kur do të ma jepni?”.

Kallëzuesja F.J. e ka pyetur se sa kushtonte kafja e tij, i pandehuri Gjone i është përgjigjur se “kafja kushton 500 mijë lekë (të vjetra)”. Meqenëse shtetasja F.J. nuk kishte para për t’i dhënë të pandehurit Gjone, ky i fundit i ka kërkuar të krijonte lidhje intime me të. Gjatë bisedimeve telefonike që ka zhvilluar i pandehuri me këtë shtetases përsëri i ka thënë se priste nga ajo që t’i kishte dhënë 500 mijë lekë”,- thuhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar që “Shekulli” ka siguruar një kopje. Në përfundim të arsyetimit dhe kronologjisë së provave dhe dëshmive të dhëna në gjyq, togat e zeza vendosen dënimin e të pandehurit Gjone me 2 vjet burg e 600 mijë lekë gjobë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons