Forumi Kuq E Zi
Vrasësi bëri seks para se t’i priste kokën Aishes! Krijohet profili i tij dhe komplet ngjarja.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasësi bëri seks para se t’i priste kokën Aishes! Krijohet profili i tij dhe komplet ngjarja.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vrasësi bëri seks para se t’i priste kokën Aishes! Krijohet profili i tij dhe komplet ngjarja.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasësi bëri seks para se t’i priste kokën Aishes! Krijohet profili i tij dhe komplet ngjarja.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vrasësi bëri seks para se t’i priste kokën Aishes! Krijohet profili i tij dhe komplet ngjarja.. Im1-270x1581
Nga hetimet e deritanishme, profili i 80-vjeçarit përkon me një maniak seksual. Të krijosh raporte seksuale me persona me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku seksual. Shaban Norja mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla”. Kështu deklaroi dje, prokurori Sokol Nishani. Ai thotë se prokuroria dhe policia e Durrësit zbardhën në kohë rekord ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku u masakrua 18-vjeçarja Aishe Vata. Dosja voluminoze me numër 16 49, me mbi 2000 faqe, ka zënë një vend kryesor në tavolinën e prokurorit Nishani.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, prokurori i çështjes tregon se kanë mundur të dokumentojnë plotësisht, se autori i vrasjes makabre të adoleshentes, si dhe babai i fëmijës tremuajsh të saj është 80-vjeçari Shaban Norja.

Ndërkohë, Sokol Nishani sqaron me detaje të gjitha provat e grumbulluara, aktet e ekspertizës dhe dëshmitë e dhëna nga autori i krimit, përfshi këtu dhe skenën e plotë të krimit. Nga dëshmitë e dhëna para hetuesve, të paktën në një rast tjetër, ka rezultuar se Norja përgjonte çiftet e tjera kur kryenin marrëdhënie seksuale, gjë që flet për profilin e tij si maniak seksual. Po sipas prokurorit Nishani, vetëm viktima dhe autori i krimit ishin në dijeni të shtatzënisë, dhe se, nga hetimet e deritanishme rezulton që raportet e tyre seksuale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve.

Zoti Nishani, çfarë ka rezultuar nga raporti mjeko-ligjor dhe çfarë provash të pakontestueshme rëndojnë mbi autorin e krimit?
Është raporti i parë, i cili na ka vërtetuar faktin se trupi është prerë me armë të ftohta prerëse. Bëhet fjalë për një kosë. Viktima ishte 3 muajshe shtatzënë, konkretisht 12-javëshe. Ky është raporti i parë, sepse jemi në pritje të raporteve të tjera, pasi do të jenë disa të tilla. Rezultatet e ADN-së të kryera në fetus dolën në përputhje me gjakun e autorit. Po kështu, edhe analizat e kryera në rrobat e viktimës dhe të autorit dolën që kishin përputhje me 80-vjeçarin Shaban Norja në momentin e skenës së vrasjes. Konkretisht, pështyma dhe gjurmët e gjetura në trupin e 18-vjeçares, në gjoks dhe në pjesë të tjera kanë përkuar plotësisht. Gjithashtu, edhe gjurmët e gjakut dhe të pështymës të gjetura në këmishën e autorit përkonin me gjurmët e gjakut që u gjetën në tutat e vajzës rreth 100 metra larg prej banesës njëkatëshe që Norja kishte nën ruajtje. Ndërkaq, xhupi i vajzës, me të cilin ka dalë nga shtëpia e saj, i gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendngjarja në një vendgrumbullim plehrash, përkon me gjurmët e gishtave dhe djersën e autorit, i cili e ka lënë aty pasi kishte kryer vrasjen, në tentativë për të zhdukur gjurmët e krimit.

Po nga aktet e tjera çfarë ka rezultuar?
Në fakt, raportet nga mjekësia ligjore kanë përfunduar dhe përgjigjet janë gati për t’iu bashkuar dosjes. Pritet që nesër në mëngjes t’i dorëzohen prokurorisë nga ekspertiza mjeko-ligjore. Janë një numër aktesh ligjore, si akti i ekspertimit mjeko-ligjor për kokën, i dokumentuar. Presim rezultatet e ADN-së, të cilat janë bërë. Por janë dokumentuar të gjitha provat, dhe arrestimi i autorit është bërë ditën e diel, në orën 15:30, pasi së bashku me autorin e dyshuar ne shkuam në vendngjarje dhe ndërtuam skemën e krimit. Kjo, në bashkëpunim me inspektorët e krimeve. Shaban Norja na tregoi vendin ku kishte hedhur kokën e viktimës, dhe ku ishte hedhur arma e ftohtë, kosa, – mjeti me të cilin i është prerë koka vajzës 18-vjeçare. Koka e viktimës, gjatë së dielës iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa sot (dje) u dërgua në mjekësinë ligjore, për t’iu bërë një ekspertizë e dytë më e specializuar. Më pas, koka është marrë nga familjarët e viktimës.

Ju ka treguar 80-vjeçari se si e masakroi Aishe Vatën?
Autori, në dëshminë që na ka dhënë, ka thënë që viktimën e ka vrarë me armë zjarri, nga pas kokës, dhe më pas ka bërë prerjen e kokës, duke e shkëputur nga trupi. Nga ekspertiza ka rezultuar se vajza ka një goditje me armë pas koke dhe ka një dalje plumbi në afërsi të syrit të majtë, çka vërteton që është qëlluar me armë zjarri. Mbi këtë bazë, edhe kjo do t’i nënshtrohet një analize të detajuar të mjekësisë ligjore, – vendim i marrë ky nga prokuroria. Ndërkaq, trupi i është nënshtruar një ekspertize të hollësishme, për të parë se çfarë dëmtimi ka dhe çfarë mjeti është përdorur.


Nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës, çfarë është konstatuar?
Nuk kishte asnjë gjurmë dhune, dhe kjo ka treguar që raportet e tyre seksuale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve. Edhe ditën e ngjarjes, të vrasjes, nuk ka pasur ushtrim të dhunës.

Para vrasjes, viktima ka kryer marrëdhënie seksuale me 80-vjeçarin Shaban Norja?
Po. Ka pasur gjurmë sperme. Sipas të gjithë raportit mjeko-ligjor, edhe atë natë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Nga provat që keni mbledhur deri tani, cili është motivi i vrasjes së 18-vjeçares?
Motivi është shtatzënia e padëshiruar që ka pasur vajza. Shaban Norja pretendon që i ka kërkuar Ajshe Vatës të abortonte, por ajo nuk ka pranuar. Realisht s’dihet ende, sepse nga verifikimet dhe provat e prokurorisë raportet midis 18-vjeçares dhe 80-vjeçarit, janë të tilla, që vetëm këta kishin dijeni mbi ngjizjen e shtatzënisë.

Pjesëtarët e familjes Vata, ishin në dijeni të shtatzënisë së 18-vjeçares?
Asnjë person tjetër nuk e ka ditur që çifti ka qenë duke pritur një fëmijë; as nga familjarët e viktimës dhe as nga ata të autorit. Kjo është e verifikuar nga të gjitha veprimet që prokuroria ka kryer deri tani. Lidhja që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe i një fëmije në mes, nuk është ditur nga persona të tjerë. Duke përfituar nga ky fakt, autori ka kryer vrasjen, dhe është munduar të fshehë provat e të mbulojë krimin në një farë mënyre.

A ka prova që vajza është përdhunuar që 14 vjeçe?
Në fakt, nuk ka gjurmë të një akti përdhunimi. Autori e pranon faktin që ka pasur raporte seksuale me viktimën, por jo se e ka përdhunuar viktimën. Raporti ka qenë me mirëkuptimin e të dyja palëve. Ne nuk mund ta vërtetojmë kur është kryer akti seksual për herë të parë, sepse 18-vjeçarja është e vrarë. Ekspertët mjeko-ligjorë na kanë konfirmuar faktin që kjo ka pasur deflorim, zhvirgjërim disa vite më parë.

Çfarë profili ka ndërtuar prokuroria për 80-vjeçarin Shaban Norja?
Personaliteti i 80-vjeçarit do të ndërtohet me ecurinë e mëtejshme të hetimit, duke dokumentuar se çfarë raportesh ka pasur me familjen, me shoqërinë, me femra, me meshkuj. Në një konkluzion timin personal, e konstatuar dhe e evidentuar deri tani, më ka krijuar përshtypjen e një maniaku seksual. Të krijosh raporte seksuale në mosha me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku seksual. Ky mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.

Keni të dhëna nëse 80-vjeçari kishte ngacmuar apo kishte marrëdhënie seksuale me vajza të tjera në fshatin Xhafzotaj?
Jo, deri tani nuk kemi të dhëna në lidhje me ngacmime apo raporte seksuale të autorit me vajza të tjera të fshatit. Por nuk përjashtojmë mundësinë që ai të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.

Çfarë ka ndodhur me njërën prej motrave të viktimës, dhe çfarë dokumentesh ka në dorë prokuroria?
Në fakt, ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se e ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata, që vajza e tij nuk sillej mirë.
80-vjeçari i akuzuar ka thënë, që, pas divorcit së motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit me burrin, ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse këto raporte janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt i hetimit për momentin.

Akt ekspertimi

Sipas akt ekspertimit të nxjerrë nga Prokuroria e Durrësit, mësohet se Ajshe Vata është qëlluar 6 herë me sëpatë nga 80-vjeçari për t’i prerë kokën.

Prokuroria shton me tej se 18-vjecarja është qëlluar me plumb në kokë, e më pas i është prerë koka. Në akt ekspertim Shaban Norja rezulton si i vetmi person i përfshirë në vrasje, pasi siç sqaron prokuroria, nuk ka asnjë element tjetër që përfshin persona të tjerë në këtë ngjarje.

“Shaban Norja akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese”, thuhet në akt ekspertim. /Telegrafi/

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons