Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Si te mbroni kompjuterin nga viruset prej Mon 12 Sep 2011, 18:40

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
CFARE JANE VIRUSET

Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe
nga programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me
qellime dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e
kompjuterit apo per te demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne
raste te rralla ka edhe viruse qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben
NATO, FBI apo organizata te tjera te rangjeve te tilla (Sic ben kohet e
fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje version te vjeter te Magic
Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te publikuar me licence
RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne skedaret .com
apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i'u bashkangjitur
pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje skedar i infektuar
aktivizohet nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij
te ndryshme edhe vete virusi. Viruset kane nje "payload". Me fjalen
"payload" nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai
virus, pra dicka e ngjashme me levizjen "mat" ne shah. Sot ekzistojne
dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa
per te krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te
tyre po jap nje statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e
shumta te viruseve. Ne vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i pare.
Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka arritur ne 70.000 te tille.


LLOJET E VIRUSEVE

Megjithese ekzistojne shume lloje virusesh dhe mini-programesh te
ngjashme, nje klasifikim i shpejte i ketyre mund te behet si me poshte :

- Viruset Boot Sector : Keta jane llojet e viruseve qe infektojne zonen e
disketave apo hard disqeve ku ruhen skedaret e sistemit. Kur e startoni
kompjuterin tuaj nga nje diskete apo hard disk i infektuar, keta lloj
virusesh aktivizohen. (Michelangelo, Brain...)

- Viruset e Skedareve : Ky eshte lloji i viruseve qe aktivizohet dhe
prek skedaret e progameve me ekstensione si .exe dhe .com.
(Chernobil[Win.CIH]...)

- Viruset Makro : Keta jane virus skripte te vegjel te cilet perhapen me
ndihmen e produkteve te paketes Office, si Word, Excel etj. Duke
perdorur scriptet macro keta lloj virusesh mund te bejne me teper se sa
mund te mendohet. (Laroux...)

- Viruset ActiveX dhe Java : Keta jane viruse qe mund te shfrytezojne
kontrollet e ndryshme qe mund ti jene shtuar nje faqeje web. (Gigger...)

- Viruset Multipartitate : Ketu bejne pjese llojet e viruseve te cilet
shfrytezojne njekohesisht disa teknika perhapjeje.

- Viruset Polimorfe : Keta jane viruse te cilet shumohen duke e nderruar
vazhdimisht identitetin e tyre.

- Worm-et : Keta tashme jane perfshire prej kohesh ne kategorine e
viruseve me rrezikshmeri te larte. Keta ne pergjithesi perhapen
nepermjet rrjeteve. Keta nuk e ndjejne nevojen per te infektuar skedare
qe te perhapen. Veteshumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe me
pas duke u shperndare ne rrjet infektojne edhe kompjutera te tjere.
Worm-et ne pergjithesi programohen qe te shperndahen ne kompjutera te
tjere duke perdorur LAN dhe posten elektronike. Shume prej tyre mbartin
vecorite, dhe sillen edhe si macro, edhe si viruse skedaresh. (Melissa, I
Love You, Nimda...)

- Trojanet : Trojanet sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga
Kali i Trojes dhe sillen pikerisht ne kete menyre. Meqenese perbejne nje
rrezik te larte per sigurine keta klasifikohen edhe si viruse. Keta nuk
veteshtohen dhe nuk infektojne ne rast se nuk aktivizohen me apo pa
dashje nga viktima. Keta preferohen mjaft nga ata qe vetequhen hacker
dhe sherbejne per te kontrolluar ne largesi kompjuterin e infektuar.
Normalisht keta programe perbehen nga dy pjese : Klienti dhe Serveri, ku
ky i fundit eshte skedari qe infekton kompjuterin viktime. Nje trojan
mund te kryeje veprime nga me te thjeshtat, deri te me te rrezikshmet...
pershembull edhe te formatoje kompjuterin viktime.

- Hoax : Keto ne pergjithesi jane mesazhe te derguara nepermjet
internetit, te cilat permbajne keshillime, lajme apo sugjerime te rreme.
Pershembull, nje lajmerim i mberritur nepermjet postes elektronike i
cili ju keshillon te qe per arsye te ndryshme (normalisht te rreme) te
ndermerrni me doren tuaj veprime qe do te demtonin sistemin tuaj. Ne
raste te tilla vlen te kontrollohet dhe sigurohet mire burimi nga i cili
vjen nje informacion i tille.

- Jokes : Nga vete emri i tyre, keta nuk jane viruse por programe qe
simulojne mesazhe virusesh duke bere shaka dhe duke ngjallur panik te
perdoruesi. Keta mund te behen edhe mjaft te bezdisshem.


ATA QE KANE LENE GJURME

Ne te kaluaren jane shkruajtur viruse te tille qe, kur jane bere aktive,
jane bere per ore te tera ceshtja kryesore e dites. Po te hedhim nje
shikim pas ne fletet e kalendarit, kur data shenoi 26 Mars 1999, me nje
diference 1 mujore dy viruse goditen si bombe dhe shokuan specialistet,
te cilet ne fakt ne ate periudhe ishin edhe me te shokuar e te hutuar
nga skenaret kaotike qe do te pershinin boten e informatikes nga
millenium bug. Me pas vijuan ne 4 Maj 2000 i mirenjohuri I Love You dhe
pas tij Nimda me 18 Shtator 2001. Le t'i hedhim nje sy e te shikojme
shkurtimisht sa per informacion se cfare ndodhi.

- Melissa !
Me 26 Mars 1999, Melissa hyri ne histori duke u perfshire ne kategorine e
viruseve worm. Ky virus u perhap ne nje kohe rekord ne te gjithe boten.
Mesazh i forwarduar i mberrinte me e-mail perdoruesve kurioze, te cilet
ne momentin qe hapnin skedarin e bashkangjitur infektoheshin. Ne menyre
te fshehte, virusi i dergoi kopje te vetvetes 50 personave te pare ne
listen e adress book-ut te viktimes, dhe keshtu brenda pak oreve u
perhap ne te gjithe boten. Njekohesisht virusi i hiqte mbrojtjen ndaj
makrove ne Word dhe mund te bente operacione te tjera te ngjashme.

- Win95.CIH ose ndryshe Cernobil
U diagnostikua per here te pare ne Qershorin e 1998. U shkruajt nga nje
nxenes taivanez, Chen Ing-Hau, ne kujtim te tmerrit te Cernobilit ne
Rusi dhe ne forme proteste. Shperthimin ky virus e pati ne pervjetorin e
aksidentit me 26 Prill 1999. U fol mjaft per demet qe i shkaktoi qofte
edhe pjeserisht ky virus hardware-it. Ky virus demtonte sektorin e pare
dhe me te rendesishem te HD si edhe BIOSin. Mjaft persona aariten ti
shpetonin te dhenat nepermjet programesh te ndryshme, por mjaft te
tjereve iu desh te nderronin MB apo te rinovonin BIOSin. Pas mesazheve
klasike "DISK BOOT FAILURE...." apo "OPERATING SYSTEM NOT FOUND", edhe
kur tentohej te kalohej nga a: ne c: nepermjet nje boot disku vijonte
mesazhi "INVALID DRIVE SPECIFICATION". Virusi kishte tre versione,1003
1.2, 1010 1.3 dhe 1019 1.4 .

- I LOVE YOU !
Ne mengjesin e 4 Maj 2000, nje tjeter telash i ri mberrin ne mailbox-et e
njerezve. Duke patur subjektin ILOVEYOU, ngjalli mjaft kureshtje dhe
ata qe e hapen lexuan ne trupin e tij dicka te ngjashme : "Ju lutemi te
keni miresine te shikoni letren e dashurise te derguar nga une si
attachment." Ne te vertete skedari i bashkangjitur nuk ishte teksti, por
nje Visual Basic Script. Virusi, bente te paperdorshem skedaret .jpg
dhe .mp*. A do te kete qene valle thjesht naiviteti i programuesit qe
beri qe virusi te mos ndikonte skedare te tjere me te rendesishem???
Hehehe nuk e besoj.

- NIMDA !
Nimda ishte nje virus mjaft i rendesishme i cili perdorte buget e
sigurise se Microsoft Information Server 4.0 dhe 5.0 per tiu ngjitur
vizitoreve. Sitet qe nuk kishin marre patchet e duhura rane lehtesisht
viktime e ketij virusi. Nqs vizitori nuk kishte terhequr updates per IE 6
atehere edhe ai infektohej menjhere. E keqja e siteve ne kete mes ishte
se kur vizitori lidhej me nje te tille , Nimda ia hapte te gjitha
portat deri te e fundit. Per kete arsye shume servera u deshen te
pastroheshin duke nderprere sherbimet dhe Nimda shkaktoi nje dem te madh
monetar.

PROFILI I NJE VIRUS-SHKROJTESI !
Presidenti i Sophos Plc, Hruska, e pershkruan keshtu profilin e nje
programuesi virusesh tipik : Mashkull, 14-34 vjec, me lidhje jo te
qendrueshme apo te mangeta me seksin tjeter. Person qe e shikon nje
virus si nje imazh digital te vetvetes. Sipas Hruska ka patur nje renie
ne prodhimin e viruseve keto kohe (vlen te theksohet se dalin rreth 1000
ne muaj). Sa me teper te evolojne sistemet e komunikimit, aq me shume
shtohet numri i driversave dhe si pasoje, prog. e viruseve mundohen te
gjejne me teper buge dhe exploits. Viruset nga njera ane ndihmojne ne
permiresimin e gjerave. Nje problem tjeter i ngritur nga Hruska, eshte
shperndarja e kodit ne rrjet. Duke patur mundesi qe secili te
downloadoje kodin e nje virusi, kjo sjell shfaqjen e formave te
shartuara por te reja te te njejtit virus. Shembulli me i mire i kesaj
eshte virusi Klez, i cili ka vite te tera qe vazhdon te ndryshoje forma.

E ARDHMJA E VIRUSEVE !
Pas MyDoom-Novarg do te vijojne shume e shume te tjere. Gjithmone me te
persosur e me te veshtire per tu dalluar. Per momentin frika me e madhe e
eksperteve te sigurise eshte nje alarm i ri. Nje trojan i vogel i
quajtur "Sinit" i cili shitet per P2P program. Ky ka infektuar per
momentin mijera e mijera kompjutera ne bote. Por problemi i vertete
qendron ne aftesine e tij per te ndertuar nje super-worm i cili
parashikohet kete rradhe te kete nje impakt jashtezakonisht te rende.
Nqs rastesisht e keni terhequr nga rrjeti dicka te tille, ndiqni
keshillen time - eliminojeni !!!


Çfarë janë viruset?

Virus është fjalë e përgjithëshme për programe keqbërëse që janë të
aftë të infektojnë kompjuterat dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruse nuk
lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterave për të
kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e
skedarëve, fshirjen e memorjes, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e
informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Si hyjnë në kompjuter?
Virusët shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e
tjerë. Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur
në email, mund të hyjnë nga kompjuterat e tjerë, nga disketat, CD, etj.

Disa viruse pëhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit
operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren në
kompjuter nga vetë përdoruesi.

Si të mbrohem prej virusëve?
Mbrojtja më e mirë është që t'i parandalosh dhe mos t'u japësh mundësi
të infektojë skedarët e kompjuterit. Po arritën të infektojë
kompjuterin, ateherë nuk ke garanci se kompjuteri mund të pastrohet
plotësisht. Viruset që kanë për qëllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht
pastrohen pa prolem, por viruset që dëmtojnë skedarët e sistemit
operativ zakonisht nuk mund të pastrohen dhe të detyrojnë të fshish
gjithçka që ke në kompjuter dhe të fillosh nga fillimi.

Sistemi operativ nuk është i aftë të mbrojë kundër viruseve, prandaj
nevojiten programe antiviruse që janë të aftë të zbulojnë viruset dhe të
mbrojnë kundër infektimit.

Si punojnë antivirusët?
Antivirusët kanë një listë të madhe të viruseve të njohur dhe
monitorojnë kompjuterin gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse ndonjë
prej tyre është futur në kompjuter.

Kriminelët e kompjuterave ndërtojnë viruse të rinj çdo ditë, prandaj
edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania që ka prodhuar
antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet që mundësojnë
zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundër infeksioneve. Disa antiviruse
azhurnohen automatikisht, ndërsa disa të tjerë duhet të azhurnohen nga
përdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar
azhurnimet nga faqja e kompanisë në internet.

Përveç monitorimit të kompjuterit, antivirus të jep mundësinë të bësh
një kontroll (ose scan) të të gjithë skedarëve të kompjuterit. Kontrolli
këshillohet të bëhet të paktën njëherë në muaj, sidomos për kompjuterat
që shkëmbejnë informacion në internet, në rrjetet lokale, ose me
disketa, CD, etj.

A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit është i domosdoshëm dhe ofron mbrojtje kundër
viruseve por në botën kompjuterike rreziku nuk vjen vetëm nga viruset.
Ka dhe programe të tjera që bëjnë reklama, ndryshojnë konfigurimin e
kompjuterit, ngadalësojnë internetin, hapin dyer të fsheta në kompjuter,
përgjojnë informacionin që shkëmbehet, vjedhin fjalëkalimet, etj. Nuk
ka asnjë program që të mbrojë kundër gjithë këtyre rreziqeve, prandaj
është detyra e përdoruesit të kompjuterit që të tregojë kujdes dhe të
mirëmbajë kompjuterin.

Si të parandaloj sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund
të shfrytëzohen nga keqbërësit. Konfiguroheni kompjuterin që të
azhurnohet automatikisht ose kujtohuni që ta azhurnoni vetë çdo muaj.
Përdoruesit e Microsoft Windows mund të përdorin Windows Update nga
menuja Start ose të shkojnë tek www.windowsupdate.com.

2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atë të paktën çdo muaj.
Antivirusi duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri
qëndron hapur. Çdo muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i
kompjuterit. Disa antivirusë azhurnohen dhe kontrollojnë kompjuterin
vetvetiu. Antivirusët më të njohur janë Norton/Symantec, McAfee, Panda,
Kaspersky, AVG.

3. Nqs e keni të lidhur kompjuterin në internet, është mirë të
instalohet dhe një program firewall. Firewall përkthehet "murr i
zjarrtë" dhe quhet i tillë sepse ndërton një shtresë tjetër sigurie
përreth kompjuterit. Të gjithë programet që duan të komunikojnë me
kompjuterin tuaj, duhet të kalojnë përmes firewall dhe firewall lejon
vetëm ata programe që kanë marrë leje nga përdoruesi. P.Sh. Firewall i
jep leje Internet Explorer të komunikojë lirshëm sepse është shfletues i
faqeve të internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon
një person tjetër të futet në kompjuterin tuaj. Ata që përdorin Windows
XP, e kanë firewall të instaluar dhe mjafton të pëdorni Windows Update
për të marrë versionin e fundit të tij.

4. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e
dëmtojnë kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj.
Programet më të mirë janë Microsoft Windows Defender, Ad-Aware, Spybot,
CWShredder, HijackThis, etj. Kjo është temë më vete për të cilën mund të
lexoni më shumë këtu.

Pra, kryesorja është azhurnimi i Windows. Të gjitha problemet e
sigurimit riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update është hapi më i
rëndësishëm në mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit të Windows vjen
antivirusi, pastaj firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).


Nëse nuk keni antivirus...

...mund të instaloni një prej programeve falas më poshtë:

Symantec/Norton
Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parë i kërkimit të google. këtu.

Active Virus Shield
Ky është një antivirus falas i krijuar nga kompania AOL dhe Kapersky.
Programi mund të përdoret nga të gjithë, jo vetëm nga përdoruesit e AOL.
Shkarkojeni këtu.

AVG
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AVG këtu. Klikoni mbi lidhjen
në fund të faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".

AntiVir
Shkarkoni versionin falas të antivirusit AntiVir në anglisht ose
gjermanisht.

Avast Home Edition
Shkarkoni programin këtu. Pasi ta instaloni, duhet të regjistroheni në
këtë faqe për të përdorur antivirusin falas për 1 vit. Pas 1 viti duhet
ta regjistroni përsëri.

Këshillohet që të instaloni me patjetër një program antivirus në
kompjuter, por nëse keni probleme me instalimin e antivirusit, mund të
përdorni një prej shërbimeve më poshtë që ofrojnë të kontrollojnë
kompjuterin falas nëpërmjet shfletuesit të internetit.

VIRUSE

Virusi është një program, emri VIRUS rrjedh nga fakti që programe të
tillë rigjenerohen dhe për këtë janë të detyruar ti ngjiten një programi
tjetër,më thjeshtë e njëjta gjë qe do të bënte një virus biologjik për
të infektuar, për tu rigjeneruar në organizmin tonë ka nevojë për një
qelizë.

Ekzistojnë lloje të ndryshëm virusësh informatikë. Ata ndahen në klasa
të ndryshme, në mënyrën se si sillen, se si mbijetojnë, se si auto
transferohen etj etj ...

BOOT SECTOR VIRUS: janë viruse që
infektojnë atë pjesë të disketës ose atë pjesë të HD që përmban
informacione të nevojshme për ndezjen e sistemit tonë operativ. Përhapja
ndodh përgjithësisht kur bëjmë ndezjen e PC nga një disketë e
infektuar.

FILE VIRUS: Janë viruse që infektojnë
skedarët e një programi ( *.exe, *.com,...). dhe rigjenerohen në çdo
hapje ose përdorim të programit të infektuar.


MACRO VIRUS: Është pa diskutim lloji i
virusit më i përhapur, praktikisht është një program i ndërtuar me
Visual Basic.

MULTIPARTITE VIRUS: Për tu përhapur përdor
kombinim teknikash. Më e përhapura është mënyra e punimit si një virus
Boot dhe File njëkohësisht.

POLYMORPHIC VIRUS: Është një virus që
ndryshon sa herë që riprodhohet dhe kjo e bën shumë të rrezikshëm.

STEALTH VIRUS: Përdor mënyra të ndryshme
për tu fshehur dhe për tju shpëtuar softuerit antivirus. Përgjithësisht
janë viruse që infektojnë DOS-in.

TROJAN VIRUS: Është një program që në
brendësi përmban një kod të dëmshëm dhe që aktivohet në disa kushte të
caktuara.

ZOO VIRUS: Janë viruse që jetojnë në
laboratorët e kërkimit sepse nuk kane arritur të përhapen.

IN-THE-WILD VIRUS: janë virusët në gjendje
të egër ( të lirë ), që i kanë shpëtuar kontrollit dhe aktualisht janë
në qarkullim.

HEURISTICS: Një teknologji antivirus që
mban nën kontroll disa simptoma të prezencës të një virusi, psh
ndryshimin e pa parashikuar të dimensionit të një skedari.

VIRUS SIGNATURE: Është një lidhëze e kodit
binar e pranishme ne pjesën më të madhe të viruseve përveç tek
polimorfet që i lejon programit antivirus të gjejë gjithçka të
padëshiruar në PC.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset prej Mon 12 Sep 2011, 18:41

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si te mbrohemi nga viruset - I
Cfare eshte nje virus, krimb,
trojan?

Virusi eshte nje program qe ka si per
qellim prishjen ose alternimin e funksionimit te nje sistemi elektronik.
E thene me fjale te tjera, nje virus mund te shkaterroje plotesisht
informacion qe ju ruani ne kompjuter, duke mos u dhene mundesi ju qe ta
rikuperoni ate. Ka me mijra programe virusesh ne Internet dhe te rinj
dalin perdite.

Trojani eshte nje tjeter program qe
funksionon ne kompjuterin tuaj gjate gjithe kohes, pa dijenine tuaj. Ky
program i jep mundesi atij qe e ka krijuar qe ta kontrolloje nga
kompjuteri i vet dhe mund ti dergoje personit shume informacion mbi
kompjuterin tuaj apo mbi aktivitetin tuaj ne Internet.

Krimbat(worms) jane programe qe kane si per
qellim prishjen e mbarevajtjes se nje sherbimi duke replikuar vetveten
ne menyre gjeometrike dhe automatike.

Cilat jane menyrat e infektimit me te tilla
viruse, trojane, krimba?

Nese jeni nje perdorues i internetit, nuk jeni te imunizuar nga asnje
prej tyre. Dua te them qe kushdo eshte i kercenuar nga te tille programe
shkaterrues, pavaresisht nga niveli i ekstertizes qe mund te gezoje. Si
ai fillestari, edhe ai eksperti i tremben nje eksperience te tille te
keqe, dhe marrni masa mbrojtese.

IRC eshte mjeti me i thjeshte dhe me
famekeq per te marre nje virus apo nje trojan. IRC eshte nje mjet
komunikimi ne kohe reale ne internet qe e mundeson nje server. Dhoma
#shqiperia per shembull eshte hapur ne nje irc server. Te gjithe ata qe
perdorin programe si mIRC ose scripte te ndertuara mbi te, jane te
ekspozuar ndaj trojaneve ne vecanti. Keshilla jone per te gjithe ju
eshte asnjehere mos klikoni mbi adresa faqesh qe ua servirin njerez te
panjohur ne mirc, dhe asnjehere mos u tundoni
nga reklama qe mund te bejne pasi ju do te jeni viktima e rradhes dhe
nuk do ta merrni vesh fare qe jeni infektuar. Mund tu behen
reklama pornografike, ose nga me te ndryshmet, sa per tiu mashtruar ju
qe te beni vetem 1 klikim, qe do tu kushtoje aq shume me vone. Sapo ju
klikoni mbi ate lidhje, mIRC-se juaj do ti behen disa modifikime te
vogla dhe sa here qe ju jeni ne kanal, do te reklamoni per llogari te
atij qe e hapi kete program ne Internet i pari, dhe nuk do te jeni fare
ne dijeni se cfare po ndodh. Kjo nuk eshte nje kercenim serioz per
kompjuterin tuaj, vetem per eksperiencen tuaj ne chat.

Faqet ne rrjet jane nje tjeter mjet
qe ata qe shkruajne viruse zgjedhin per te shperndare programet e tyre
ne sa me shume viktima. Shpesh here ju do te keni marre email per adresa
faqesh qe ju joshin me fjale te bukura, vetem per te klikuar ne lidhjen
e tyre, dhe kur i vizitoni ju ose shikoni nje faqe bosh ose shikoni
dicka krejt tjeter. Teksa ju i vizitoni keto faqe, personi qe ka hapur
ate faqe me anen e gjuheve te ndryshme te skriptimit mund te shkruaje ne
kompjuterin tuaj me anen te kerkuesit, informacion qe demton ose vjedh
informacion nga kompjuteri juaj. Sic mund ta dini, ne kompjuterin tuaj
kini te ruajtur informacion anetaresimi per shume faqe perstigjoze ku ju
mund te vizitoni apo kryeni transaksione financiare. Ne kete menyre
personat e keqinj mund tu vjedhin qe nga fjalekalimi i adreses suaj te
emailit ne Internet, e deri tek numri juaj i kredit kardes qe perdorni
per te blere artikuj ne internet. Keshilla jone per ju: Asnjehere mos vizitoni nje faqe qe jua servir dikush
tjeter me reklame, email etj, dhe gjithmone perpara se te klikoni
shikoni adresen se ku te con ajo lidhje. Gjithashtu, per tu
mbrojtur nga kjo mund te konfiguroni kerkuesin tuaj ne nje nivel te
larte sigurie, dhe sa here qe ju klikoni ne nje faqe te tille, kerkuesi
do tu japi nje mesazh qe me pak fjale do tu thote "Nuk ju rekomandojme
te vizitoni kete faqe". Ne nje artikull tjeter do tu tregojme me me
imtesi sec i mund te mbroheni ne kete drejtim.

Email eshte mjeti i trete dhe me i
rrezikshem per tu infektuar. Nuk besoj se ka ngelur njeri ne Internet pa
marre qofte edhe nje virus me anen e email. Te gjithe ata qe
frekuentojne Internetin, perdorin email per te komunikuar me shoke miq e
bashkepuntore. Kjo ben qe shanset per tu infektuar me anen e email jane
shume here me te medha. Ketu do te ndalojme pak me gjate pasi kjo
menyre kercenon gati te gjithe anetaret e komunitetit tone, shumica e te
cileve kane nje eksperience shume te vogel ne kohe ne Internet.

Viruset me email shperndahen ne 3 forma:

- Adrese faqeje qe ju serviret ne mesazh
- Skript qe eshte perfshire ne trupin e mesazhit
- Skedar i bashkengjitur qe eshte ne vetvete virus

Per te paren, une e shpjegova me lart dhe me pak fjale nje person qe ju e
njihni ose nuk e njihni ju fton te vizitoni nje faqe qe ju nuk e keni
vizituar me pare. Kete mesazh ju mund ta merrni nga nje miku juaj qe
eshte infektuar me ate virus, ose nga nje person krejtesisht i panjohur.
Ajo qe duhet te beni ne te tilla raste eshte:

1. Shikoni adresen e lidhjes qe ju servirin, nese duket e dyshimte, nuk
keni perse te klikoni por fshiheni direkt ate mesazh.

2. Fshini mesazhin pa menduar dy here dhe pa u bere aspak kurioz.


Ne rastin e dyte, trupi i mesazhit mund te jete krejtesisht bosh dhe
mesazhi ka patur nje skript perbrenda qe vihet ne funksionim sapo ju
klikoni mbi mesazhin per ta pare. Kjo menyre infektimi parandalohet duke
mos lejuar perdorimin e gjuheve skriptive ne kerkuesin tuaj te cilin
perdorni per te ardhur verdalle ne Internet. Shanset per tu infektuar ne
kete menyre jane shume te vogla.

Rasti i trete eshte edhe rasti me i rrezikshem qe krijon me shume
viktima se cdo rast tjeter. Me pak fjale, ju dergohet nje mesazh qe ka
nje skedar te bashkengjitur. Derguesi mund te jete nje person i
infektuar qe ju mund te keni shkembyer mesazhe me pare, ose nje person
qe ju nuk e njihni qe po perpiqet tu hapi ju probleme. Ai ju dergon nje
mesazh ne te cilin ai perpiqet tu mashtroje ne forma nga me te
ndryshmet:

- Mund tu thote se po ju dergon nje program se si tu mbroje nga nje
virus, dhe ju fton qe ta hapni dhe klikoni mbi skedarin.

- Mund tu thote se po ju dergon nje program falas, ose nje loje qe ju
mund ta luani direkt duke klikuar mbi skedarin e bashkengjitur.

... e shume mashtrime te tjera te ketij lloji.

Duhet te kini parasysh, se marrja e nje mesazhi
te tille nuk eshte kercenuese per ju per aq kohe sa ju nuk hapni ose
klikoni mbi skedarin e bashkengjitur mesazhit.

Keshillat per ju:

Asnjehere mos u beni kurioz te
lexoni mesazhe nga persona qe nuk i njihni dhe qe ju dergojne skedare te
bashkengjitur.

- Asnjehere mos hapni skedar me prapashtesa .bat . exe .src .vb .mpg
.vbx .ocx pasi keto jane formate skedaresh qe perdoren per viruse.

- Asnjehere mos hapni skedare te tille qe ju vine nga adresa e miqve
tuaj, pasi ata mund te jene infektuar vete dhe jua percjellin kete
mesazh edhe ju automatikisht nga virusi.
- Asnjehere mos hapni kartolina elektronike qe ua dergojne persona qe
nuk i njihni pasi kjo eshte nje forme tjeter shperndarje virusi. Eshte
me mire te fshish nje kartoline, se sa te humbesh gjithe informacionin
qe ke ne kompjuterin tuaj.


Si te mbrohemi nga viruset - II

Te hapesh nje llogari email sot ne Internet eshte shume e thjeshte dhe
jam i bindur qe secili nga ju ka te pakten 3 llogari email te ndryshme.
Shpesh here qellon qe ju e keni te veshtire qe te perdorni te 3
llogarite e email dhe mbani vetem nje, duke i lene pa kontrolluar te
tjerat. Me poshte une do tu jap nje panorame te sherbimit te email, por
perpara se ta bej kete dua te sqaroj disa terma qe perdoren shpesh ne
Internet ne lidhje me email qe shume nga ju mund tu mos u dine kuptimin:

TERMAT

EMAIL = Electronic Mail -> posta
elektronike

INBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e
reja

OUTBOX = Kutia e postes ku ruhen mesazhet e
derguara

FILTER = Filtron mesazhet qe te vine duke
parandaluar mesazhet nga nje adrese e caktuar.

SERVER = Nje kompjuter i lidhur ne nje
rrjet qe ka akses ne Internet ose Intranet. (Intranet eshte nje rrjet
privat i brendshem i nje kompanie apo organizate ku publiku i jashtem
nuk ka akses).

POP3 = Protocol per te kontrolluar posten
qe perdoret per te shkarkuar mesazhet nga nje email server.

IMAP - Internet mail simple protocol, eshte
nje implementim tjeter me i kompletuar se POP3 protokoll.

SMTP = Protocol qe perdoret per te derguar
posten ne adresa te tjera.

SPAM = Mesazhe te perseritura qe dergohen
ne mase pa pelqimin e marresit. Keto mund te jene reklama, mesazhe
politike, shoqerore, ndodhi etj.

SSL = Protocol qe mundeson kontrollin e
sigurt te postes duke inkritptuar te dhenat qe kalojne nga serveri tek
klienti.

ISP = Internet Service Provider - Kompani
qe ofron sherbimin e Internetit per end-users.

SERVER = Nje kompjuter qe sherben
informacion dhe eshte i lidhur ne internet.

CLIENT = Nje kompjuter qe eshte i lidhur ne
Internet fale lidhjes qe ka me nje server, dhe merr informacion nga ky
server.

END-USER - jemi ne te gjithe, qe lidhemi me
ISP te ndryshme per te siguruar nje lidhje ne Internet. Gati e njejta
gje me client.

SOFTWARE = program qe mundeson nje sherbim
ne nje kompjuter te caktuar.

DOMAIN = Bashkesia e gjithe kompjutareva te
lidhur nje nje rrjet. Gjithashtu domain ka edhe nje kuptim te dyte qe
perdoret per adresat e internetit. psh. lirenti.com eshte nje domain.

NETWORK = Quhet rrjeti i krijuar midis disa
kompjuterave ose disa networkeve. Interneti eshte nje network tejet i
madh.

DNS = Domain Name Server - Eshte nje
sherbim i instaluar ne server qe ruan informacionin e gjithe domaineve
ne Internet duke perkthyer adresat e tyre numerike ne adresa qe njerezit
e kane te lehte te kujtojne. Per shermbul: lirenti.com ka nje adrese
numerike (IP) 64.246.6.* por ju e keni me te veshtire te mbani mend ate
sesa lirenti.com.


SI LEVIZ POSTA NE INTERNET?

Do te perpiqem me pak fjale tu jap nje ide se si arrihet levizja e
postes elektronike ne Internet duke mos u futur ne detaje teknike qe nuk
i hyjne askujt ne pune.

Perpiquni ta imagjinoni internetin si nje numer tejet i madh
kompjuterash qe jane te lidhur dhe shkembejne informacion (marrin/japin)
me njeri-tjetrin. Keta kompjutera jane Servera qe sherbejne
informacion, ose cliente qe lidhen me Servera dhe marrin informacion.
Per shembull: kompjuteri qe ruan informacionin e faqes se Lirenti eshte
nje Server dhe kompjuterat tuaj jane kliente: sa here qe ju vizitoni
kete faqe serveri ju sherben ju faqen dhe kerkuesi juaj e merr ate
informacion dhe e shfaq per ju qe ta shihni.

Ne te njejten menyre si me lart, funksionon edhe posta elektronike. Ne
server duhet te jete i instaluar nje software qe grumbullon gjithe
posten e adresuar tek ai server, dhe ua shperndan kete poste gjithe
clienteve ne domain e vet. Leximi dhe shperndarja e postes mundesohet
nga protokolli POP3 ne te shumten e rasteve, mirepo ka edhe raste te
tjera ku perdoren protokolle te ngjashem me POP3 qe nuk ofrojne te
gjitha mundesite e ketij protokolli.

Dergimi i postes nga clientet e nje domain ne Internet, mundesohet nga
nje program tjeter i instaluar ne server qe i ruan mesazhet qe ju
shkruani dhe i dergon ato ne destinancionin e sakte. Ky program perdor
sherbimin DNS ne server per tu orientuar ne lidhje me destinacionin e
rradhes ku duhet te dergoje mesazhet. Besoj se kaq mjafton per tu dhene
ju vetem nje ide ne vija te trasha se si funksionon posta elektronike ne
Internet. Le te hidhemi tani tek roli juaj ne Internet dhe si ju
shkembeni te dhena me keto sherbime. Para se te bejme kete, duhet qe te
kuptojme format e ndryshme te sherbimit te email qe ju perdorni ne
Internet.


CILAT JANE SHERBIMET E NDRYSHME TE
EMAIL?


Web-based email

Shume nga ju kane hapur llogari me Hotmail, Yahoo, apo faqe te tjera ne
Internet qe ua ofrojne falas kete sherbim midis tyre edhe faqja jone. Ky
sherbim eshte krijuar nga kompani te ndryshme dhe ju jep ju vetem
mundesine e kontrollimit te postes nepermjet Internetit. Prandaj keto
lloj sherbimesh mbajne emrin "web-based" qe do te thote te ngrituar ne
rrjet: mund te dergoni ose kontrolloni posten tuaj vetem duke vizituar
nje faqe ne Internet. Me pare ju duhet te rregjistroheni me ta dhe ne
pak minuta ju keni llogarine tuaj te email.


POP3 Email

Sic ua shpjegova tek termat, POP3 eshte nje protokoll qe implementohet
nga programet e leximit te postes ne server, dhe mundeson shperndarjen e
postes tek klientet e vet. Zakonisht, te gjitha ISP-te perdorin kete
lloj email qe nga AOL, COMCAST, EARTHLINK e me rradhe. Ky lloj sherbimi
nuk ju ofron vetem kontrollin e postes nepermjet nje faqe interneti, por
edhe shkarkimin e postes tuaj nepermjet klienteve(programeve) te
ndryshme qe merren me leximin e postes si Outlook, Eudora etj. Ky
sherbim ne te shumten e rasteve nuk ofrohet falas dhe llogaria nuk mund
te hapet ne Internet por hapet nga ISP juaj kur ju zgjidhni qe te blini
sherbimin e tyre. Falas zakonisht e ofrojne sherbimet publike si
shkollat private dhe publike per nxenesit e vet ose kompanite per
punonjesit e tyre.


SI PERFUNDOJNE VIRUSET NE LLOGARINE
TUAJ?

Kjo eshte nje pyetje qe lodh shume naviguesit e rinj te Internetit me
nje njohje te kufizuar teknike te ketij problemi. Shpesh here te
gjitheve ju ka qelluar qe te merrni nje email qe ju josh ose ju fton te
vizitoni nje faqe apo hapni nje skedar qe ua shesin si "loje", "patch
per Windows", "screensaver", "foto" etj por qe ne fakt nuk eshte ashtu.
Pasi ju e hapni kete skedar qe e merrni nga dikush qe nuk e njihni, pa
vetedije ju keni infektuar kompjuterin personal. Pas pak oresh ose
ditesh ju do te shihni dhe pasojat qe nuk mund te jene te dukshme per
momentin. E gjithe kjo ndodh pasi ju nuk keni njohurite e duhura si te
reagoni ne episode te tilla.

Viruset perfundojne ne kutine tuaj postare pasi ju e keni publikuar
adresen e email ne faqe te ndryshme interneti dhe robote te ndryshem
kerkimi e lexojne adresen tuaj dhe e shtojne ne listat e tyre. Keto
lista bihen ne dore te shume individeve qe i perdorin pikerisht per
qellime te mbrapshta, qe nga shperndarja e viruseve e deri tek
reklamimet e padeshiruara (SPAM).

Nje menyre tjeter e shperndarjes se viruseve eshte infektimi i miqve dhe
shokeve tuaj me te cilet ju mbani korespondence. Keta miq, pasi
infektohen, viruse te vecanta lexojne gjithe adresen e tyre te emails
dhe u dergojne nje kopje te virusit me shprese se edhe ju do te bini
brenda. Ne kete rast, ju do te merrni nje mesazh mashtrues nga adresa e
nje mikut tuaj qe permban nje virus brenda si skedar te bashkengjitur.
Ky mesazh eshte derguar pa vetedijen e mikut tuaj pasi eshte nje proces
zinxhir i nisur nga infektimi me virus qe nuk mund te ndalet kollaj.

CFARE ESHTE NE TE VERTETE NJE
VIRUS?

Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se cfare dreqin quhet virus ne
boten dishiitale te 0 dhe 1-shave. Virusi ne jeten reale eshte dicka qe
ndodhet ne ajer por ne nuk e shohim dhe qe perhapet nga vete njerezit e
infektuar. Ne boten dixhitale viruset mund te shihen dhe perbehen nga
skedare qe permbajne instruksione me qellim shkaterrimin apo prishjen e
mbarevajtjes se nje makine sic eshte kompjuetri juaj. Skedaret
programohen nga programues qe kane deshire per te bere keq dhe shkaktuar
anomali, pasi kjo eshte nje menyre per te bere buje ose per tu
hakemarre ndaj njerezve qe nuk i kane fort per zemer. Por viruset kane
vetine te shperndahen me nje shpejtesi marramendese(pasi jane programuar
ne kete menyre) ne menyre qe edhe demi i shkaktuar te jete sa me i
madh. Kompjuterat e infektuar infektojne kompjutera te tjere nepermjet
dergimit me email te skedarit qe permban virusin.

Viruset kane forma dhe menyra aktivizimi nga me te ndryshmet por une do
te ndalem vetem tek ata qe perhapen me anen e email. Mjafton nje klikim i
juaji mbi nje skedar te bashkengjitur nje mesazhi qe virusi te
aktivizohet dhe infektoje kompjuterin tuaj. Ju kete e beni ose nga
kurioziteti i tepruar ose nga mesazhi mashtrues qe shoqeron zakonisht
nje skedar te tille. Pasojat jane te medha por te riparueshme.

A DALLOHEN VIRUSET ME SY?

Sigurisht qe dallohen, pasi skedaret e viruseve kane nje prapashtese dhe
format te caktuar. Keto prapashtesa zakonisht jane .bat .com .exe .ocx
.scr .patch .vbx etj. Nese ju shikoni qe skedari i bashkengjitur ka nje
prapashtese te tille, atehere menjehere e kuptoni qe eshte virus. Kjo
eshte menyra me e mire per te parandaluar viruset qe ju vine me email.
Me poshte do te shkruaj edhe per disa menyra te tjera qe ju te mbroheni
nga viruset.


CILAT JANE MASAT PARANDALUESE NDAJ
VIRUSEVE?

1. Instalimi i nje programi Anti-Virus

Masa e pare parandaluese qe ju mund te ndermerni eshte instalimi i nje
programi antivirus ne kompjuterin tuaj.

2. Tregoni kujdes ndaj skedareve te bashkengjitur
ne nje mesazh

Sa here qe dikush ju dergon nje mesazh te shoqeruar me nje skedar te
bashkengjitur ne te, duhet te mendoheni 2 here para se te klikoni mbi
skedarin. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i prapashteses
se skedarit dhe nese ajo futet ne grupin e viruseve. Nese mesazhi ju
dergohet nga nje person qe ju nuk e njihni, fshijeni menjehere ate pa u
bere aspak kurioz. Kurioziteti i tepruar eshte fatal ne te tilla raste !

3. Perdorni filtra per mesazhet qe ju vine

Filtrat jane instruksione qe ju i perdorni nga llogaria juaj per te
parandaluar mesazhe nga persona te padeshiruar. Ne rast se ju merrni nje
mesazh me nje virus atehere futeni personin ne listen e zeze ne menyre
qe te gjitha mesazhet e tjera qe do te vine nga ky person te fshihen
automatikisht nga serveri pa qene nevoja qe ju fshini ne menyre manuale.

4. Raportoni personat qe shperndajen viruse

Hapi tjeter qe ju duhet te ndermerni eshte raportimi i gjithe abuzimeve
te tilla, duke u nisur nje mesazh ISP-se apo kompanise qe ofron
sherbimin e email. Zakonisht kjo adrese eshte abuse@ISP.com ku ISP mund te jete AOL,
Comcast, Earthlink etj. Ky raportim ben te mundur qe kompani qe ofron
sherbimin te mari masa ndaj abuzuesve dhe te parandaloje infektimin e
metejshem te personave te pafajshem.

5. Perdorni nje llogari me POP3 nese eshte e
mundur

Nese keni nje llogari email me POP3, eshte me e sigurt se nje llogari
web-based per arsyen se me POP3 ju keni mundesi me shume per te
seleksionuar posten tuaj. Llogarite me POP3 bejne te mundur qe te
shkarkoni posten ne kompjuterin tuaj me kliente emaili si Eudora apo
Outlook qe jane nder me populloret. Keto programe ofrojne shume here me
teper se nje web-based email.

Jo vetem aq, por programe si Eudora dhe Outlook te japin mundesine te
krijoni filtera me efikase dhe gjithashtu ju lejojne qe te shikoni
informacionin e plote te derguesit te mesazhit. Cdo mesazh qe dergohet
ka nje parathenie (header) qe permban informacionin e derguesit qe mund
te jete i maskuar.

7. Asnjehere mos postoni adresen tuaj te email ne
faqe publike ne Internet

Duhet te jeni shume te kujdesshem ne dhenien e adreses tuaj. Mundesisht
asnjehere mos e postoni ne faqe interneti publike, pasi ka me mijra
robote ne Internet qe skenojne faqe me faqe per te gjetur adresa email.
Perpilimi i te tilla listave ben te mundur qe ata qe shkruajne viruse ta
kene te lehte shperndarjen e tyre.

8. Informohuni mbi viruset e fundit qe dalin

Tek e fundit, duhet te kuptoni se pavaresisht se sa i rregullt jeni,
pavaresisht se sa masa preventive keni marre, arma me e forte ne doren
tuaj eshte informacioni. Mos pasja e informacionit per leshimin e
viruseve te reja, ben qe ju te ktheheni ne pre e tyre dhe paguani
pasojat e infektimit. Viruse te reja dalin dite per dite ne Internet
prandaj ju rekomandoj te lexoni rregullisht buletinet qe leshojne
kompanite e antiviruseve. Keto kompani dokumentojne gjithcka qe nga
format e shperndarjes dhe deri tek se cfare duhet te beni qe te mbroheni
prej tyre.

9. Krijoni kopje te informacionit tuaj

Ne menyre qe ta beni gjumin e qete dhe te jene te pergatitur per cdo
situate, rekomandohet qe periodikisht (1 here ne dy jave ose 1 muaj) ju
te beni nje kopje te gjithe informacionit tuaj ne disk. Kjo mundeson qe
nese sistemi juaj kompromentohet nga nje virus, ju mund te instaloni
gjithcka sic qe brenda pak minutash. Alternativa e mos pasjes se kopjeve
te tilla eshte instalimi i gjithckaje nga fillimi, gje qe kerkon kohe
dhe ekspertize qe ju mbase nuk e kini. Do te shkruaj mbi kete ne
shkrimin tim te ardhshem mbi viruset.

Besoj se ky informacion do tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe duan te
mesojne dicka me shume. Ekspertet ne kete fushe, mund te postojne
informacion ne vazhdim.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset prej Mon 12 Sep 2011, 18:41

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si te mbrohemi nga viruset - III


Ketu do te shikoni me imtesi disa prej programeve per mbrojtje nga
viruset, qe quhen programe anti-virus. Gati te gjithe ju perdorni nje
program te tille, dhe ky artikull do tu vije ne ndihme duke ju bere te
qarte se cilat jane mjetet qe keto anti-viruse perdorin per parandalimin
e viruseve dhe si ju mund ti perdorni me efikasitet.

Pyetje 1: Cfare eshte nje program
anti-virus?

Nje program i tille instalohet ne nje sistem drejtimi qe mund te jete
Windows, Linux, Mac etj. dhe ka si funksione:
- Monitorimin e plote ne kohe reale te gjithe levizjeve te skedareve ne
kompjuterin tuaj.
- Dallimin e viruseve ne skedare te vecante qe jane shkarkuar apo
ruajtur ne kompjuterin tuaj.
- Paralajmerimin e perdoruesit se nje virus X egziston ne kompjuterin e
tij.
- Marrjen e masave automatike per izolimin e skedarit dhe fshirjen e
virusit.

Pyetje 2: Ku mund te gjej nje
program te tille?

Si fillim duhet te keni parasysh se egziston nje mori programesh te
tille nga te cilet ju mund te zgjidhni. Te gjithe keto programe pak a
shume kryejne te njejtat funksione dhe nuk mund te thuash se njeri eshte
me i mire se tjetri. Pavaresisht se ka nje mori programesh te tille,
jane tre qe jane me perdorurit ne Internet qe kane fituar nje fare
popullariteti:

- Norton Antivirus
- McAfee Antivirus
- PC-cillin

Norton Anti-virus se bashku me McAfee jane me popullore ne Europe dhe
kontinentin amerikan teksa PC-cillin ka nje shtrirje teper te madhe ne
tregun aziatik. Gati cdo sistem kompjuteri qe shitet neper dyqane kudo
ne bote vjen i shoqeruar me nje program anti-virus. Ne varesi te markes
se prodhimit te kompjuterit, do te shikoni edhe njerin prej ketyre 3
programeve te mesiperm. Sony per shembull i shoqeron sistemet e saj me
PC-cillin. Keto programe jane kolosale dhe cmimi i tyre varion prandaj
nuk mund tu japim nje cmim fiks. Vizitoni faqet zyrtare te ketyre
anti-viruseve per te mesuar se si mund te blini keto programe ne
Internet, ose mund te vitoni edhe dyqanet elektronike te pakices ne
vendet ku ju jetoni. Nese jetoni ne USA, dyqani me cmimet me te
favorshme per programet kompjuterike eshte Best Buy.


Pyetja 3: A eshte i veshtire
instalimi i programeve anti-virus?

Instalimi nuk eshte aspak i veshtire per aq kohe sa ju ndiqni nje pre
nje udhezimet qe shoqerojne keto programe. Programet anti-virus
konsiderohen programe kolosale pasi jane ne perdorim gjate gjithe kohes
qe kompjuteri juaj eshte i hapur. Qe nga momenti qe ju e ndiqni
kompjuterin tuaj dhe deri ne momentin qe e fikni, programi juaj
anti-virus do te jete ne funksionim. Vetem ne ato raste ku ju vete e
mbyllni me deshire programin, ai nuk do te jete ne funksionim.

Pavaresisht nga madhesia dhe kompleksiteti i nje programi te tille,
kompanite qe i prodhojne kane shpenzuar kohe dhe energji per te dale me
nje program instalues sa me te thjeshte dhe te shpejte. Pasi blini
programin, ose e shkarkoni ate nga rrjeti, mjaton te fusni CD-ne ne
CD-ROM tuaj dhe procesi i instalimit do te filloje automatikisht duke ju
udhezuar se cfare duhet te beni. Per ata qe e shkarkuan skedarine
instalimit nga rrjeti, mjfatojne te klikojne 2 here mbi skedarin
setup.exe per te filluar procesin e instalimit. Ky proces mund te zgjati
nga 5-60 minuta duke u varur ne menyre te drejtperdrejte nga shpejtesia
e procesorit tuaj, sasia e memories, dhe shpejtesia e leximit/shkrimit
ne diskun kryesor. Kushdo qe ka 6 muaj qe perdor nje kompjuter mund te
instaloje nje program te tille pa problemin me te vogel.

Pyetje 4: Si ta kuptoj qe e
instalova me sukses?

Edhe njehere, nese ju i ndiqni me perpikmeri udhezimet gjate instalimit,
ne fund fare do te merrni nje mesazh konfirmues qe instalimi juaj u
krye me sukses. Zakonisht, do tu duhet qe te rindizni kompjuterin tuaj,
ne menyre qe programi te filloje tu mbroje nga viruset e ndryshme.

Nje shenje tjeter dalluese gati me te gjithe programet anti-virus eshte
prania e nje ikone ne kollonen horizontale te statusit, ne qoshen e
djathte majtas te ekranit tuaj (per te gjithe ata qe perdorin Windows).
Nese e shikoni me imtesi ato ikona duke vendosur shenjen e treguesit mbi
to, do te shikoni qe njera prej tyre do te jete ikona e programit qe ju
sapo instaluat. Nese klikoni me butonin e djathte mbi te do te shikoni
nje menu me opsione te shpejta nga te cilat ju mund te zgjidhni. Ne
klikoni dy here mbi te me butonin e djathte te miut atehere do tu hapet i
gjithe programi ne ekran.


Pyetja 5: Si ta konfiguroj sa me
mire per mbrojtje nga viruset ?

Pasi e keni instaluar me sukses, mos kujtoni se tani mund ta beni gjumin
rehat. Jeni po aq te ekspozuar aqsa ishit edhe pa kete program me pare,
per aq kohe sa ju nuk e konfiguroni ate sic duhet. Ne kete pike secili
mund te sjelli eksperiencen e tij, dhe une do tu jap vetem disa keshilla
nga eksperienca ime 5 vjecare.

- Asnjehere mos e mbyllni programin por mbaheni gjate gjithe kohes
hapur. Programi nuk ju mbron per aq kohe sa nuk eshte ne funksionim.

- Aktivizoni te gjitha llojet e mbrojtjeve qe nuk aktivizohen
automatikisht gjate instalimit. Ka mbrojtje si filtrimi i email apo
mbrojtja ne rrjet qe jane fakultative qe lihen ne doren e perdoruesit ti
aktivizoje.

- Nese ju perdorni nje program si Outlook ose Eudora per te shkarkuar
posten tuaj nga nje POP3 server, atehere ju duhet te aktivizoni patjeter
mbrojtjen qe ka te beje me filtrimin e email. Kjo mundeson qe cdo
mesazh qe shkarkohet nga nje server te filtrohet me pare nga programi
perpara se te ruhet ne kompjuterin tuaj.

- Nese jeni nje perdorues i ri i Internetit, duhet te aktivizoni
patjeter mbrojtjen e rrjetit qe i jep mundesi programit qe te filtroje
cdo skedar qe ju shkarkoni me ose pa vetedije nga rrjeti ne kompjuterin
tuaj. Pavaresisht nga eksperienca e secilit ne Internet, kjo u
rekomandohet te gjitheve.

- Planifikoni qe te vini ne funksion nje tjeter mundesi qe e ofrojne te
tilla programe, filtrimi i gjithe skedareve ne kompjuterin tuaj. Kjo
rekomandohet te behet te pakten njehere ne jave dhe keto programe mund
ta realizojne kete vete automatikisht, pa qene nevoja qe ju te kujtoheni
per nje gje te tille. Mjafton te zgjidhni nje dite te javes dhe nje ore
te caktuar, dhe programi do ti zere te gjithe skedaret me rradhe per te
pare nese keni ndonje te infektuar me virus.

- Te pakten 1 here ne muaj, ose me shpesh, duhet qe te instruktoni
programin tuaj per te pare nese ka nje version me te fundit te tij te
cilin ju mund ta shkarkoni automatikisht. Zakonisht, vete programet
komunikojne me kompanite e tyre per te pare nese nje version i ri
egziston, dhe nese po, ndryshimet me te fundit shkarkohen dhe instalohen
ne kompjuterin tuaj. Do ta shtjelloj me ne detaj rendesine e kesaj pak
me poshte.

- Merreni gjithmone seriozisht te gjitha paralajmeret qe u jep programi
anti-virus dhe asnjehere mos kompromentoni sigurine e sistemit tuaj.
Vete programi do te marri masa per ta pastruar sistemin tuaj, dhe do te
kerkoje vetem aprovimin tuaj. Nese ju refuzoni, do te jeni te ekspozuar
per te infektuar gjithe sistemin.

- Lexoni gjithe dokumentacionin e mundshem qe shoqeron programine
instaluar. Sa me shume ju dini per ate program, aq me mire do te jeni ne
gjendje qe ta vini ne perdorim per mbrojtjen e informacionit tuaj
elektronik.

Pyetje 6: Dua te di me shume se si
funksionon nje program i tille..

Pa dashur te hyj ne detaje qe nuk i hyjne ne pune askujt, do te mundohem
qe tu jap nje ide ne vija te trasha se si funksionon nje program i
tille.

Konsiderojeni kompjuterin tuaj si nje shtepi qe ka dyer e dritare ku
mund te hyjne insekte vdekje prurese. Dyert e dritaret e shtepise jane
mjetet e komunikimit qe ju perdorni ne Internet sic jane email, navigimi
i internetit, shkarkimi i skedarevee nga webi. Shtepia po u la per
shume kohe pa pastruar ze pluhur dhe e njejta gje ndodh edhe me
kompjuterin. Rolin e fsheses ne kompjuterin tuaj e luajne pikerisht
antiviruset qe heqin pluhurin dhe insektet qe infektojne shendetin e
kompjuterit tuaj. Pra ne gjuhen popullore, antivirusi eshte nje filter
qe nuk lejon qe ne shtepine tuaj te futet as pluhur dhe as insekte qe
jane te demshme per shendetin tuaj.

Le te hidhemi ne gjuhen teknike. Nje program i tille ben nje skenim ne
kohe reale te te gjitha operacioneve qe kane te bejne me shkrimin e
informacionit ne kompjuterin tuaj. Funksioni i dyte komplimentar eshte
ai i i monitorimit te plote i te gjitha programeve qe funksionojne ne
kompjuterin tuaj. Jo te gjitha programet jane programe qe u vine ne
ndihme njerezve per te rritur produktivitetin e tyre, ka edhe programe
qe shkruhen per qellime te pasterta shkaterruese dhe denigruese te punes
se individit. Pra roli i programit anti-virus nuk lejon qe dikush tu
shkruaj ne kompjuter nje skedar qe mbart nje infeksion, ashtu sikunder
nuk lejon qe dikush te vere ne funksionim nje program qe mund te jete me
pasoja te keqija per sistemin tuaj kompjuterik. Programi nuk i izolon
dyert dhe dritaret e shtepise tuaj, thjeshte u ve nje rrjete qe nuk
lejon qe te hyjne e te dalin insekte vdekjeprurese.

Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se si ka mundesi qe ky program
i njeh viruset. Pergjigjia eshte shume e thjeshte, vete programi mbart
nje liste te plote te gjithe viruseve qe njihen deri me sot. Kjo liste
ne vetvete mbart "firmen e virusit" sic njihet ne gjyhen teknike. Kjo
mundeson qe programi te beje krahasimin e firmes se viruseve ne liste me
skedaret e kompjuterit tuaj. Nese krahasimi eshte i suksesshem, atehere
nje virus eshte gjetur dhe programi e di se cili virus eshte ai qe ka
infektuar kete skedar. Ne rast se krahasimi deshton, do te thote ne
shumicen e rasteve qe skedari eshte i "pastert". Kjo nuk eshte gjithmone
e vertete pasi mos harroni qe programi vetem njeh ato viruse qe njihen,
jo ato qe jane leshuar kohet e fundit !!!!!

Krahas listes se viruseve, programi eshte programuar qe te ndermarri
edhe nje seri hapash sa here qe nje virus X eshte zbuluar. Ne shumicen e
rasteve skedari qe mbart virusin futet ne karantine qe eshte nje vend
ku programi hedh te gjithe skedaret e infektuar ne kompjuterin tuaj dhe
nuk lejon asnje program tjeter qe ti lexoje. Ose programi mund te
mundohet te fshije virusin qe i eshte bashkengjitur skedarit. Nese ia
del ta fshije, skedari mund te perdoret serrisht nga perdoruesi. Ne rast
se nuk ja del, atehere programi e izolon ne karantine ose e fshin fare
skedarin. Ne kete menyre parandalon shtrirjen e metejshme te epidemise
ne kompjuterin tuaj apo me gjere.

Sa here qe ju shkarkoni "updates", programi i shton listes se viruseve
viruse te rinj qe jane zbuluar kohet e fundit. Ne kete menyre, programi
juaj do te jete ne gjendje qe ti dalloje dhe parandaloje keto viruse
para se te jete teper vone per fatin e informacionit ne kompjuterin
tuaj.


Pyetje 7: A mund ta bej gjumin e
qete tani?

Ne nje bote virtuale ku dite per dite dalin ne skene viruse te reja te
panjohura, asnjehere ju apo kushdo nuk mund ta beni gjumin e qete se
sistemi juaj eshte 100% i mbrojtur. Sipas disa obzervimeve, qe nga dita e
leshimit te virusit te ri duhen plot 48 ore qe te diagnostikohet dhe
nxirret nje anti-dot per virusin. Ky antidot do te shkarkohet nga
miliona programe qe perdoren nga perdoruesit e thjeshte dhe per kete do
te duhen muaj te tere. Prandaj eshte mire qe gjithmone te shikoni nese
nje version i ri i programit tuaj ka dale per shkarkim. Gjithashtu,
asnjehere mos lini pas dore informacionin ne lidhje mbi problemet e
sigurise dhe kercenimet e reja qe lindin ne internet dite per dite.
Armiku me i madh jua ne kete lufte kunder viruseve eshte padituria.
Gjithmone informohuni mbi gjithcka pasi ka te beje direkt me
eksperiencen tuaj ne internet.

Per ata qe duan qe te mos kene te bejne fare me viruse dhe jane paksa
fanatike per tu mbrojtur nga viruset, ju rekomandojme duke qeshur hapat
e meposhtme:

- Shkeputni cdo lidhje te kompjuterit tuaj me Internetin duke shkeputur
cdo lidhje telefonike apo kabllore qe ju mund te keni. Per aq kohe sa
nuk jeni te lidhur fare ne Internet apo ne rrjete te ndryshme lokale,
nuk do te keni probleme me viruse!!!

- Mbrojeni kompjuterin tuaj me fjalekalim, ne kete menyre vetem ju mund
ta perdorni ate.

- Mos pranoni te instaloni ne kompjuter lojra apo programe qe nuk jane
te mbrojtura nga (c) e kompanive qe i kane prodhuar.

Tani mund ta beni gjumin rehat pasi askush nuk ka per tu futur virus ne
kompjuterin tuaj

VIRUSET KOMPJUTERIKE

Sipas rrethit respektivisht hapsires ku jetojme dhe veprojne viruset
kompjuterike i kalsifikojme ne:

? Boot virus
? File virus
? Makro virus dhe
? Network virus

Boot viruset jane viruse qe vendosen ne
boot sektor .Boot sektori eshte sektori i pare i disketes dhe sektori i
pare i particionit te diskut (nese disku eshte i ndare ne particione)
Ne kete sektor mbahen mend te dhenat per diskun respektivisht per
particionin e diskut si p.sh. numri i sektoreve te particionit dhe disa
programe te vogla.Me startimin e kompjuterit,Bios-i bene leximin e te
dhenave nga boot sektori dhe virusi i vendosur ne boot sektor lexohet
dhe vendoset si rezident ne memorjen qendorore, keshtu gjate punes se
kompjuterit ai kryen aktivitetnin e vet negativ.

Gjithashtu boot virusi mund te vendoset edhe ne sektorin e pare te
diskut i cili sektor paraqet Master rekordin startues(Master Boot
Sector,Master Boot Record MBR).Mbr ehste sektori i pare i diskut(MBR nuk
ka disketa) ku mbahen te dhenat per diskun, particionet,particionin
primar dhe disa programe te vogla. Po ashtu edhe MBR lexohet me
startimin e kompjuterit dhe keshtu virusi i vendosur ne kete pjese behet
rezident ne memorje.
Te dhenat ne MBR dhe ne BOOT sektor nuk jane te dhena standarde (si te
dhenat tjera) dhe tek keta te dhena nuk kemi qasje ne kuptimin e
DEBUG-imit(te intervenoj ne nivel me te ulet), prandaj, viruset qe
sulmojne keta pjese jane edhe me te veshtire dhe shkaktojne deme me te
medhaja.

File viruset jane viruse te cilet vendosen
ne fajlla, zakonisht i sulmojne fajlla me prapashtesa
BAT,EXE,COM,SYS,DLL, etj.Gjithashtu mund te gjenden edhe ne fajlla te
tjere si p.sh. fajlla te dokumenteve ne Word,Excel, fajllat me
permbajtje shablone(template files),fajlla tekstual, fajlla me
permbajtje kodin burimor te ndonje programi etj.Keta viruse behen aktive
gjate leximit te atyre fajllave dhe keshtu mund te behen rezident ne
memorjen qendrore(Vendosen ne memorjen qendrore) te kompjuterit dhe
pastaj barten ne fajlla te tjere.

Macro viruset jane viruse te cilet veprimin
e demshem e kryejn nepermjet meta gjuheve (gjuhet per shkruarjen e
makrove-macro komandat ne programe te ndryshme si Microsoft Word,
Excel,Access etj.).Pra jane te shkruara ne makro gjuhet dhe shperndahen
nepermjet makrove te perfshira ne programet e fajllave te te dhenave ,
si p.sh. fajllat me te dhena te pregatitura ne Microsoft Word, Excel,
fajllat me shablone etj.Fajllat e ketille mund te permabajne viruse
(infektohen me viruse) te ketilla.

Network Viruset jane viruse te cilet
shperndahen nepermjet rrjetit kompjuterik.Keta viruse shfrytezojne
protokole dhe komandat e rrjetit kompjuterik ose emajlin per
shperndarjen (bartjen ) e vetvetes nga ndonje kompjuter ne largesi
(Remote Computer).

Te permendim se gjithashtu ekzistojne edhe kombinime si p.sh. boot-file
viruse(sulmojne edhe boot sektoret edhe fajllat), network-makro
viruse(makro viruset te cilet shperndahen nepermjet emajlit),etj.
Sipas sistemit operativ ne te cilin veprojne viruset kompjuterike mund
ti klasifikojme ne viruse ne Dos, Windows 3 * , Windows 95, 98, Me, NT,
2000, xp, OS/2 etj.Gjithashtu ekzistojne edhe viruse qe kane aftesi te
sulmojne pjese nje sistemi operativ ose te me teper sisteme operative.

Sipas teknologjise se veprimit
viruset kompjuterike i klasifikojme ne:

? Viruse rezidente (TSR viruset)
? Viruset e mshehura (Stealth viruset)
? Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues (Self encryption and
polymorphic viruset ). dhe
? Viruset me teknike jo standarde (viruset qe shfrytezojne Non-standard
techniques).

Viruset rezidente jane viruse te cilet te
kompjuteri i infektuar, me startimin e kompjuterit viruse vendose ne nje
pjese te RAM memorjes e cila pjese gjate gjithe punes se kompjuterit
eshte aktive.Virusi do te leshoje ate pjese te RAM memorjes me shuarjen
ose ristartimin e kompjuterit.Nga ky vend virusi vepron duke u
shperndare neper fajlla ose ne rrjete kompjuterike.Viruset mund te jene
boot, file, makro ose network virus.Veshtire fshihen.

Viruset e fshehura mund te jene boot
viruset ose file viruse, kane vetine te mshehin vetveten.Tentojnë te
behen te pa hetueshme duke e ngjit kodin e vet si pjese perberse ne
donje fajll programor pa bere ndryshim ne kontrollën e fajllit dhe ne te
kete menyre i shmang detektimit, jane viruse mjaft te rezikshme.

Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues
jane viruse te cilet prodhojne kopje te ndryshuar te vetvetes
respektivisht çdo here kur e kopjojne vetveten e ndryshojne kodin e tij
duke zvogluar mundesine e zbulimit.Gjithashtu kane vetine qe nje pjese
te kodit te vet ta shifrojne (kriptojne) sipas ndonje çelësi te rastit
poashtu me qellim te shmangjes se detektimit.Kane veprime te
llojllojshme, pra, mund te jene boot ose file.Jane viruse te cilet
veshtire identifikohen.Si p.sh virusi i famshem BRONTOK.

Viruset me teknikë jo standarde jane viruse
te cilet perdorin teknika dhe forma te ndryshme per te mshefur sa me
thelle vetveten ne berthamen e sistemit operativ (si p.sh virusi me
emrin “?APA?”), t’i mbrojë kopjet rezidente nga detektimi, tentimi te
barte kopje te tij ne Bios, etj.

Sipas aftesise destruktive (shkateruese) te viruseve, viruset i
klasifikojmë ne viruse

? Shakash (aspak te rezikshem)
? Jo te rezikshem (me efekte te vogla, grafike, zeri, etj)
? Te rezikshem (te cilet ne menyre serioze e pengojne punene e
kompjuterit dhe llogaritjeve) dhe
? Shume te rezikshem (demtojne pjeset vitale te sistemit, fshinje te
dhenat, shkatrojne strukturen e te dhenave etj. E deri te djegia e
ndonje komponenete hardverike).

Nje karakteristike tjeter e viruseve eshte edhe mundesia e riparimit te
demeve te bera (Repairable) qe do te thote pas zbulimit dhe eleminimit
(fshirjes) te virusit nuk do te kemi pasoja.Fatkeqesisht kete
karakterisike nuk kane te gjithe viruset.

Ne vazhdim do te jap disa shembuj te viruseve dhe vetite e tyre:

1.RIPPER (boot virus, rezident ne memorje dhe i
riparueshem, madhesia 512 B)
2.ADOLF (file virus, sulmon fajllat me prapashtesat COM, i riparueshem,
madhesia 475 B)
3.B3 (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 3880 B)
4.BAMSTER6 (virus me mundesi kriptimi, sulmon EXE fajlla, madhesia 530
B)
5.Friday the 13th (fajll virus i cili nese ndodh data 13 dita e premte
atehere i fshine te gjitha fajllat me prapashtese EXE, ndonjehere edhe
vetveten).
6.MICHELANGELO (boot virus, rezident ne memorje, vepron me 6 Mars ne
ditelindje e Michelangelo)
7.STONED (boot virus, rezident ne memorje, madhsia 440 B)
8.PING PON (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 512 B)
9.SHUMANN (makro virus, i riparueshem)
10.KILLDLL (makro virus, i riparueshem) etj.
Lista e viruseve te njohura deri ne Gusht 2002 permban 61883 viruse (e
shprehur ne fleta te shkrimit lista perrmaban rreth 1030 faqe te
formatit A4) dhe cdo jave ka 10 deri 20 tentime per zhvillimin e
viruseve te reja.

Pervec viruseve kompjuterike ekzistojne edhe programe te tjera te
demshem por qe nuk sillen si viruse kompjuterike.Programet e ketilla
jane:

? Krimbat (Worm) dhe
? Programet e demshme (Harmful Programs).

Kirmbat jane programe kompjuterike parazite te cilet kane aftesine e
vete kopjimit, nuk jane viruse dhe nuk infektojne programe tjere.Krimbat
krijojne kopje te vetevetes ne te njejtin kompjuter ose mund tu bartin
kopjet neprermjet rrjetit kompjuterik.Zakonisht shperndahen nepermjet
IRC (Internet Relay Chat) sherbimit te internetit.

Programet e demshem jane programe me ndihmen e te cileve ne menyre te
kontrolluar shkaktohen deme, me qellim te caktuar si p.sh. depertimi ne
administerimin e ndonje kpmpjuteri, kopjuteri me largesi, kopjimi i
shifrave te mshefura, rezimi i sistemeve kompjuterike , etj.p.sh.
programet te quajtura Backdoors.Nje lloj tjeter i ketyre programeve jane
programet e quajtura Trojan Horses te cilet varesisht prej situates
bejne deme, si p.sh. fshijne te dhenat ne diske, e rezojne sistemin
etj.Ne krahesim me viruset keta nuk shpendahen gjeresisht sikurse
viruset dhe gjate fshirjes se te dhenave nga disku mund te fshinje edhe
veteveten pse ose te zbulojne veteveten dhe pastaj lehte te fshihen nga
shrytezuesi, Ndryshe keta programe njihen edhe me emrin bomba logjike.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Si te mbroni kompjuterin nga viruset prej Mon 12 Sep 2011, 18:42

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
10 Kërcënimet ndaj Sigurisë së
Informacionit

1. Manovrimet Sociale
Ky kercenim eshte vleresuar si me i rrezikshmi dhe ndodh kur dikush
mundohet te manovroje me 'te kercenuarin'. Per shembull, duhet bere
kujdes kur merr nje program falas nga nje person, pasi ky i fundit mund
ta kete zhvilluar posacerisht per nderhyrje ne sistemin tend.

2. Vjedhja e Identitetit
Problemi nuk eshte se dikush hyri ne sistemin tend dhe te vodhi kartat e
kreditit, apo informacione tjera. Problemi me i madh qendron ne faktin
se hackeri mund te perdore identitetin tend, duke te te hapur pune.

3. Trojanet dhe Spyware
Programet Spyware 'spiunojne' tek te zotet aktivitetin tend gjate punes
tende ne kompjuter. Viruset trojane (analogjikisht nga Kali i Trojes),
hiqen sikur jane te nevojshem per sistemin tend ose per ty, si
perdorues, por qe e cojne sistemin tend ne nje zone programesh spyware.
Prandaj, programet Anti-Spyware jane teper te domosdoshme.

4. Viruset
Keto programe qendrojne te fshehur apo te heshtur ne sistemin tuaj dhe,
pas nje kohe te paracaktuar, fillojne te godasin sistemin. Gjithnje
duhet te kesh nje program Anti-Virus te instaluar ne sistemin tend.

5. Adware
Programet Adware thjesht shfaqin ne ekran dritare te vogla, te cilat ose
te reklamojne ose thjesh monitorojne aktivitetin tend qe nga koha qe
shfaqen. Edhe ne kete rast, programet Anti-spyware jane te nevojshme.

6. Sulmet nga Web-i
Shpeshhere, web-faqe te ndryshme permbajne kode te posacme per te
shfrytezuar shfletuesin dhe sistemin tuaj operativ. Infektimi nga ndonje
kod 'i keq' mund te vije thjesht nga vizita e atij web-sajti. Prandaj,
rekomandohet qe 'Automatic Updates' ne Windows te jete aktive.

7. Sulmet nga Hackerat
Veprimi i hackerave nuk eshte i drejtperdrejte ne shumicen e rasteve.
Ata thjesht leshojne nje virus ne rrjet (per shembull, nje Trojan), i
cili shperndahet neper kompjutera te pacaktuar eventualisht. Pra,
hacker-it i intereson qe virusi i tij te infektoje sisteme te
kompjuterave te lidhura ne nje rrjet te caktuar. Ka gjasa teper te vogla
qe nje hacker te sulmoje kompjuterin tim (pra, te beje nje sulm te
drejtuar apo te paracaktuar). Prandaj, Firewall eshte i rendesishem.

8. Sulmet Wireless
Sigurisht, edhe keto sulme jane bere te shpeshta vitet e fundit me
integrimin e plote te teknologjise wireless. Sulmet ndodhin kur aparati
juaj gjendet ne nje rrjet wireless. Ne kete rast, sigurohu qe te jesh
pjese e nje rrjeti me router qe inkurajon enkriptimin.

9. Emailet me Mashtrime (Phishing)
Emailiet me yckla pretendojne ta kene origjinen nga web-site te tipit
e-bay, PayPal, banka jote, apo te tjera te tilla dhe te ftojne te hysh
ne web-sajtet e tyre. Nese hyn, atehere mashtrimi qendron ne vjedhjen e
emrit tend te perdoruesit, si dhe te fjalekalimit. Paskesaj, ato
perdoren per te te vjedhur. Qofte Internet Explorer 7, qofte Mozilla
Firefox 2 kane module te integruara per detektimin e emailieve
mashtruese.

10. Emailet e Padeshiruara (Spam)
Ne nje pjese te mire te kohes, emailet spam thjesht te bezdisin.
Megjithate, ekzistojne emaile te cilat te inkurajojne t'i hapesh.
Paskesaj, ato jane te projektuara qe te te infektojne sistemin. Ne
shumicen e rasteve, sistemi i emailit qe ju perdorni eshte i pajisur me
module per detektimin e emaileve spam. (Kjo metode bazohet ne procedurat
Bayesiane te detektimit, pra ne baze te se shkuares sistemi vendos nese
nje email i caktuar eshte spam apo jo.)


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons