Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Bill Clinton: “Nuk do habitesha nëse do të na vizitonin alienët”

Bill Clinton mendon se ne mund të mos jemi vetëm. Në daljen e tij në emicionin e Jimmy Kimmel, ditën e mërkurë, ish-presidenti tha se nuk do të habitej nëse një ditë amerikanët do të vizitoheshin nga alienët.

“Ne e dimë që jetojmë në një univers që zgjerohet”, i tha Clinton Kimmel-it. “Ne e dimë që ka miliarda yje dhe planete atje tej dhe që universi po bëhet më i madh. Ne e dimë nga teleskopët tanë të mrekullueshëm se vetëm në dy vitet e fundit, më tepër se 20 planete janë identifikuar jashtë sistemit tonë diellor, të cilët janë shumë larg nga Dielli ynë, por edhe shumë afër njëri-tjetrit – dhe ata mund të kenë ndonjë formë të jetës.”

“Pra, kjo e bën këtë më pak të mundur që ne të jemi vetëm”, shtoi ai.

Mirëpo, kur Kimmel-i e nxiti për të thënë nëse në të vërtetë ka alienë, Clinton u përgjigj: “Po përpiqem t’ju them se nuk e di. Mirëpo, nëse ata do të na vizitonin një ditë, unë nuk do të habitesha. Shpresoj se kjo nuk është diçka e ngjashme si tek filmi ‘Dita e Pavarësisë’, pra, një konflikt.”

Clinton e siguroi Kimmel-in se pak kohë pasi ai u bë president, i udhëzoi ndihmësit e tij për të bërë kërkime në Zonën 51, një zonë ushtarake në Nevada, për t’u siguruar se atje nuk kishte alienë. Po ashtu, ai ka rishikuar artikujt Roswel, të cilat përshkruanin në mënyrë të detajuar një dëshmi të UFO-ve në vitin 1947.

Ai tha se meqë nuk kishte të dhëna për alienët, ekzistenca e tyre mund të kishte përfitime të habitshme për botën.

“Kjo mund të jetë mënyra e vetme për të bashkuar botën tonë të ndarë… mendoni se të gjitha dallimet midis njerëzve në tokë mund të dukeshin të vogla, nëse do të ndiheshim të kërcënuar nga një pushtues hapësinor”, tha Clinton.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons