Forumi Kuq E Zi
'Monstra', hapen dosjet e '98. Fqinji: Para se të martohej abuzoi me një të mitur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
'Monstra', hapen dosjet e '98. Fqinji: Para se të martohej abuzoi me një të mitur Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
'Monstra', hapen dosjet e '98. Fqinji: Para se të martohej abuzoi me një të mitur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
'Monstra', hapen dosjet e '98. Fqinji: Para se të martohej abuzoi me një të mitur Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
'Monstra', hapen dosjet e '98. Fqinji: Para se të martohej abuzoi me një të mitur Thumb
TIRANE- Pista kryesore e Policisë së Tiranës për rastin e 10-vjeçarit Julian Çela është ajo e vrasjes, duke përjashtuar mundësinë e trafikimit të organeve. Ndonëse qarkullojnë zëra se vogëlushi mund të ketë përfunduar si pjesë e ndonjë trafiku organesh, në një prononcim të shkurtër për “Gazetën Shqiptare”, kreu i Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, Bernard Çaushaj pohon se “hetimet janë përqendruar tek pista se Julian Çela është vrarë”.

Veç kësaj, Çaushaj thekson se forcat e policisë janë përqendruar tek gjetja e trupit të vogëlushit. “Po hetohen edhe raste të tjera në të cilat dyshohet se është përfshirë Prrenjasi. Dyshojmë se ka bashkëpunëtorë të tjerë”, - rrëfen për “GSH”, kreu i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.

Ndërkohë, sot nuk është kryer asnjë gërmim në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të Julian Çelës. Kërkimet janë ndërprerë që ditën e djeshme në orën 16:00 dhe nuk kanë rinisur, duke sjellë kështu edhe irritimin e familjarëve. Ata shprehen të shqetësuar për mos nisjen e kërkimeve ndërsa bëjnë me dije se do nisin vetë kërkimet, në rast se policia nuk e gjen trupin.

Kërkimet dje u kryen në zonat që pedofili Ardian Prrenjasi ka piketuar si vendet ku mund të ketë hedhur trupin e vogëlushit. Ndërkohë, forcat e policisë e kanë të vështirë ta gjejnë trupin, edhe për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë “monstra”, pasi ka ndërruar vendndodhjen e trupit.

FQINJI NË PRRENJAS: PARA SE TË MARTOHEJ ABUZOI ME NJË TË MITUR
Ora 19:43 - Fqinji i Ardian Prrenjasit në qytetin e Prrenjasit rrëfen për “News24” detaje nga e kaluara e pedofilit. Leonard Xhengo tregon se familja e tij jeton pranë familjes Prrenjasi që prej vitit 1960. Ai rrëfen natyrën e Prrenjasit kur ishte fëmijë, duke e përshkruar si një fëmijë të urtë, që preferonte të rrinte i veçuar dhe nuk përfshihej në lojërat me bashkëmoshatarët e tjerë.

Xhengo rrëfen edhe një ndër rastet që sipas tij, e di i gjithë qyteti, kur Ardian Prrenjasi akuzohej për abuzim me një të mitur pak ditë përpara dasmës së tij me një vajzë nga Peqini.

“Pas kthimit nga emigracioni u njoh me një vajzë nga Peqini. Para se të martohej pati akuza për abuzim seksual me një të mitur. Për këtë arsye u anulua dasma me vajzën nga Peqini. Që nga ajo kohë nuk kemi dëgjuar më për Ardian Prenjasin. Kemi dëgjuar vetëm tani për të kur mësuam ngjarjet e fundit.”- deklaroi fqinji i tij.

Zoti Xhengo si e keni njohur dhe kur ka ardhur familja Prrenjasi në pallatin ku ju jetoni aktualisht?
Familjet tona kanë që rreth viteve 60 që jetojnë këtu në Prrenjas. Jemi nga familjet e para të qytetit. Me Ardianin si fqinj, e mbaj mend që në fëmijërinë e tij, ka qenë një djalë i urtë, pa llafe. Kurrë nuk na shkonte mendja që do përfundonte në këtë pikë. Kam dëgjuar shumë nëpër media, ku të gjithë edhe në Tiranë, Laprakë thonë që ka qenë djalë që nuk fliste shumë, bënte shaka. Ashtu e kam njohur dhe unë. Përsa i përket familjes së tij, si komshinj të vjetër, ata janë ndër familjet më të mira, e të urta të qytetit. I ati ka qenë një punëtor tërë jetën, si e ëma e fëmijët e tjerë kanë parë punën e tyre. Kanë punuar me mund e me djersë për t’i rritur këta fëmijë. Me vëllezërit dhe motrat e Ardianit kemi hyrje-dalje familjare, gjithashtu dhe ata kanë parë jetën e tyre duke emigruar e krijuar familjet e tyre. Janë njerëz shumë të përsosur. Më vjen keq për atë familje që e njollosi Ardiani.

Çfarë kujtoni nga fëmijëria e Ardian Prrenjasit, duke qenë se ju jeni bashkëjetues në këtë pallat prej disa dekadash?
Ardiani ka qenë një djalë i urtë, i vetmuar, nuk përziehej shumë me shoqërinë. Me moshatarët e tij nuk rrinte shpesh, i pëlqente shumë vetmia. Nuk kishte shumë shoqëri me shokët e pallatit. Nëse ne luanim ndeshje futbolli me lagje siç bënim ateherë, ai rrinte i vetmuar.

Cili ka qenë arsimimi i tij?
Me sa di unë 8 klasë shkollë ka, nuk ka vazhduar shkollë të mesme. Ka punuar këtu në ndërmarrjen e NFP-së, në Izuk, pastaj i ka ndodhur një problem po i këtij rasti, ka qenë disa kohë brenda rreth viteve ‘93-’94. Pastaj emigroi në Greqi, e mori vëllai i tij Alberti. Atje nuk zgjati shumë bëri këtë që bëri disa ditë më parë. U rikthye nga burgu i Greqisë, filloi një jetë normale. Filloi punë me një furgon, u fejua atëherë në një fshat të Peqinit dhe një javë para dasmës ai bëri prap një skenë të tillë. Atëherë u zhduk dhe nuk u pa për disa vite. Në televizion kësaj here ja pashë fytyrën në televizion, pasi nuk e kisha parë që prej viteve 2005-2006.

Ju thoni që nuk është parë prej vitesh, pasi edhe familjarët e tij pretendojnë se e kanë dëbuar?
Po kështu e di. Pasi bëri këtë xhest atëherë, familja e tij, babai i tij u sëmur ngaqë ishte një burrë me sedër. U dëbua atëherë e nuk e kam parë më fytyrën e tij. Kam dëgjuar që është rregulluar në Tiranë, punon, por tani marrim vesh nga mediat skandalin që ka bërë.

Aktualisht çfarë ndodh me të afërmit e tij, nënën, vëllezërit, motrën në këtë qytet?
Çfarë të ndodhi me ata të shkretët janë bërë si mos me keq. Me vjen shumë keq për ata, Ardiani ka pasur dy pleq të mirë, nënën e sëmuri më keq. Vëllai i tij është bërë një grusht njeri e nuk di çfarë të bëjë, vetëm thotë le ta vrasin. Në fund të fundit nuk ka kusur familja për bëmat e tij.

Po opinioni në qytetin e Prrenjasit si ka reaguar pas këtyre ngjarjeve?
Opinioni normale që do shajë veprimin që ka bërë ai dhe për tu sharë është. Por nuk duhet të merremi me familjen e Ardianit, se këtu njerëzit merren me llafe. Nuk ka kusure as nëna as motra, kusuret le ti mbajë ai. Ligji ta dënojë në mënyrën më maksimale, por mendoj familja nuk ka faj në këtë rast. Nuk ka faj prej një kafshe që bën veprime të tilla.
(intervistoi Fatmir Popja)

MJEKËSIA LIGJORE: I MITURI A. C KA SHENJA DHUNE FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE
ORA 12:43- Ka përfunduar sot akt ekspertiza për 10-vjecarin A.C i cili u rrëmbye dhe abuzua nga monstra i Laprakës, Ardian Prenjasi. Në momentet që është arrestuar Prenjasi u gjet me thikë në dorë teksa po kërcënonte të miturin se do ta vriste.

Ndërkohë që sot, Mjekësia Ligjore ka përfunduar akt ekspertizën për të. Sipas aktit të ekspertizës i mituri ka shenja dhune fizike dhe psikologjike. Mjekësia ligjore shton se, “Akt ekspertiza është prova kryesore mbi të cilën ngrihen akuzat për Ardian Prenjasin”. Pritet që akt ekspertiza t’i kalojë prokurorisë.

FAMILJARËT E JULIANIT: NËSE POLICIA NUK E GJEN TRUPIN DO BËJMË VETË KËRKIME
Ora 11:25 Familjarët e 11-vjecarit Jualian Çela shprehen të shqetësur për mosnisjen e kërkimeve për trupin e pajetë të të afërmit të tyre, i cili dushohet të jetë vrarë nga monstra pedofil Ardian Prenjasi.

Besim Tarko, djali i tezes së Julian Çelës nga ladfilli i Sharrës deklaron për "News24" se nuk ka ende një komunikim zyrtar nga policia nëse sot do ketë kërkime, teksa paralajmëron se nëse policia nuk e gjen trupin rinisin vetë kërkimet.

Tarko shpreh dyshimet që kanë nëse trupi i 11-vjecarit mund të gjendet në Sharrë, teksa deklaron se nuk kanë asnjë informacion për kërkimet e deritanishme.

NIS VERIFIKIMI I DOSJEVE PËR PEDOFILI NGA ‘98
ORA 10:53- Prokuroria e Elbasanit ka nisur sot verifikimin e dosjeve për pedofili që nga viti 1998, për të gjetur rastet kur ka pasur denoncime për ‘monstrën e Lapraksës’, Ardian Prenjasi.

Ndërkohë, miku i tij i fëmijërisë, Fatmir Bogdani në një intervistë për gazetën Panorama rrëfen se aktin e parë të pedofilisë Ardiani e ka kryer me një të mitur në Prrenjas, qysh në vitin 1989 kur u kthye nga ushtria, periudhë kjo që edhe familja ka vënë re devijimet e tij.

Në vitin 1998 edhe sipas rrëfimit të mikut të tij ai ka abuzuar me shokun e nipit të tij dhe që në atë kohë ishte zhdukur nga Prrenjasi. Abuzimi i tretë ky, pas rastit në Greqi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons