Forumi Kuq E Zi
Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar 65083210
TIRANË - Ardian Prrenjasi pranon në polici: “Kam vrarë 11-vjeçarin Julian Çela”. Dëshmia rrëqethëse konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës për TV “NEWS 24″. Një ditë pas arrestimit, Ardian Prrenjasi, cilësuar tashmë si ‘monstra e Laprakës’ është dërguar në banesën e tij në këtë zonë për të rindërtuar në prani të hetuesve skenën e krimit, ku si ka thënë vetë i ka marrë jetën 11-vjeçarin, Julian Çela.

Dërgimi i tij në banesë në Laprakë është bërë nga forcat e policisë, në masa të rrepta sigurie.

Zgjidhet kështu në mënyrë tragjike misteri i zhdukjes së djalit të Nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit të vitit 2012.

45-vjeçari i arrestuar mesditën e djeshme si autor i rrëmbimit të 10-vjeçarit me iniciale A.Cani ka dhënë dëshminë rrëqethëse për të miturin Julian Çela në Komisariatin Nr. 3 Tiranë. Gazetari i TV “NEWS 24″, Spartak Koka raportoi se Prrenjasi, pasi ka pranuar krimin ai fillimisht nuk ka dhënë detaje për vendin ku mund të ketë fshehur kufomën e të miturit si dhe as rrethanat e vrasjes.

Ardian Përrenjasi, baba i 3 fëmijëve, i divorcuar, është kapur dje në flagrancë, pasi pasditen e se shtunes kishte rrëmbyer një tjetër fëmije 10-vjeçar, të cilin po bëhej gati ta vriste të dielen, në shtëpinë ku jetonte me qera në Laprakë.

Ardian Prrenjasi rezulton si person me precedentë penal, pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të miturin si në shtetin grek ashtu edhe në vendlindjen e tij Librazhd.

LIRIMI I PEDOFILIT NË VITIN 2008, MINISTRIA E DREJTËSISË: DO VERIFIKOJMË DOSJEN
Ora 11:00-Ministria e Drejtësisë do të verifikojë vendimin e dhënë nga gjykata në 2008 ndaj Ardian Prrenjasit, ku akuzohej për rrëmbimin e një fëmije.
Burime nga Ministria e Drejtësisë pranë News24 thanë se pritet që inspektorët të sekuestrojnë dosjen ndaj Prrenjasit.

PROKURORIA KËRKON MASË ARRESTI PËR PRRENJASIN VETËM AKUZËN E RRËMBIMIT TË FËMIJËS
Ora 10:30-Prokuroria kërkon masë arresti për Prrenjasin vetëm për akuzën e rrëmbimit të fëmijës, A.C. Sipas prokurorisë, trupi i Julianit nuk është gjetur.

PEDOFILI DËRGOHET NË SHTËPI E SHARRË, DO RINDËRTOJË SKEMËN SI E VRAU JULIANIN
Ora 10:00-Një ditë pas arrestimit, Ardian Prrenjasi, cilësuar tashmë si ‘monstra e Laprakës’ është dërguar në banesën e tij në këtë zonë për të rindërtuar në prani të hetuesve skenën e krimit, ku si ka thënë vetë i ka marrë jetën 11-vjeçarin, Julian Çela.

Dërgimi i tij në banesë në Laprakë është bërë nga forcat e policisë, në masa të rrepta sigurie.

I dënuari me parë për pedofili ne Greqi është çuar në banesën ku jetonte me qira, pranë familjes se viktimave të tij të fundit, ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit Cela.

Pas dërgimit në banesë, Prrenjasi është dërguar dhe në Sharrë për të treguar ku mund të jetë fshehur trupi i Julianit të vogël.

FAMILJARËT E PEDOFILIT VRASËS “NGUJOHEN” NË SHTËPI
Ora 09:00-Në lagjen nr 1 të qytetit të Prrenjasit jeton prej afro gjysëm shekulli familja e pedofilit vrasës Ardjan Prrenjasi. Të tronditur nga krimet e 45 vjeçarit monstër, i dëbuar për këtë shkak nga familja rreth 15 vite , ata sapo kanë dëgjuar lajmin e tmerrshëm janë ” ngujuar” në banesën e tyre pasi i druhen hakmarrjes.
Derën e shtëpisë që nga pasditja e të dielës ia kanë hapur vetëm policisë dhe për momentin për gjithkënd përfshi edhe të afërmit , të futesh aty duket gati një mision i pamundur. Për pak kohë me nënën dhe me dy prej tre vëllezërve të tij të pranishëm në banesën e tyre, kemi mundur të komunikojmë natën vonë gjatë të dielës pa kamera dhe aparat fotografik si të dërguar të News 24 dhe Gazeta Shqiptare.

18 MARS – E ËMA: MOS IA DËGJOFSHA EMRIN, VARENI NË LITAR
Ora 07:00 - Fill pas arrestimit të “monstrës”, 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi, familjarët e tij i bënë thirrje drejtësisë të japë dënimin maksimal për të. Dy vëllezërit, nënën 75-vjeçare dhe motrën, i gjejmë në shtëpi. Ndërsa kanë mbyllur dyer dhe dritare, ata vetëm qajnë e mallkojnë. Në një prononcim për “GSH”, e ëma, Sanije Prrenjasi tha se i biri ishte dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg. Edhe atje, akti monstruoz ishte kryer ndaj një fëmije të një çifti emigrantësh shqiptarë. “Që pas kthimit nga ushtria kemi konstatuar devijime. Është dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg. Pas kthimit që andej, kujtuam se u rehabilitua, u fejua. Kur ishte në prag të martesës, një rast tjetër ndodhi në Prrenjas. E denoncuan sërish, filloi procesi gjyqësor, por nuk është dënuar”, – tregon e ëma. Edhe vëllezërit e 45-vjeçarit “monstër”, Besnik dhe Fabian Prrenjasi pohojnë se ai është denoncuar për pedofili, madje dyshohet të jenë 4 raste në Prrenjas. “Që atëherë e dëbuam nga shtëpia. Ka ardhur vetëm një herë për një sebep, me këmbënguljen e gjithë fisit. Prej një viti e gjysmë u lidh me një vajzë të mirë dhe menduam se do martoheshin dhe s’do kishte më probleme”, – shprehen ata. Familja kërkon nga drejtësia që ta varë në litar Ardianin. “Nuk kemi për t’ia parë më bojën. Ishalla e dënojnë sa më shpejt, me dënimin më maksimal. Na ka çnderuar, na ka varrosur të gjallë dhe nuk dimë se si ta ngushëllojmë atë familje që ka humbur djalin”, – thotë Sanije Prrenjasi. I vëllai Besniku shkon më tej: “Nuk e meriton t’ia përmendim më emrin. Plumbi është pak. T’ia presin mishin copa-copa. Jo vetëm që ka bërë krime ndaj tyre, por edhe ndaj nesh. Kur dëgjova për krimin, mendova si të më kishte ndodhur për fëmijën tim”, – shprehet vëllai Besniku.

RRËFIMI TRONDITËS I ‘MOSTRËS’: JULIANIN E VRAVA DITËN QË E RRËMBEVA, E HODHA NË PLEHRA
Ora 21:57 Zbulohen detaje të reja dhe tronditëse nga rrëfimi i 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi para Policisë së Tiranës.
“E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva më 30 nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi”,- kjo ka qenë dëshmia e Ardjan Prrenjasit për grupin e hetimit.

RASTI I JULIAN ÇELËS
Jualin Çela, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. 11-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për herë të fundit, 11-vjeçari Julian Çela është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit ka treguar për “News 24″ se dikush e kishte kërkuar Julianin të dilte nga interneti, e që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më.

“News 24″ dhe ‘BalkanWeb’ njoftuan që prej ditës së parë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në “Facebook” shpërndanë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofronte ndonjë të dhënë.

“SKANDALI”, GJYKATA DËNOI VETËM MË GJOBË ‘MOSTRËN’ PËR RRËMBIMIN E NJË TË MITURI
Gjykata e Tiranës në nëntor të vitit 2008 ka dënuar vetëm me një gjobë prej 600 mijë lekësh shtetasin Ardian Prrenjasi, i cili akuzohej atë kohë për rrëmbimin e një fëmije.

Ndërkohë që kjo neglizhencë ka bërë që sot në vitin 2013, Ardian Prrenjasi të përdhunonte një fëmijë si dhe të rrëmbente dhe vriste Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur në nëntor 2012.


NDËRPRITEN KËRKIMET NË SHARRË
Ora 21:30 Ndërpriten kërkimet në zonën e Sharrës, për gjetjen e kufomës së Julian Çelës. Vështirësitë për shkak të errësirës kanë bërë që ekspertët të ndërpresin kërkimet për ti rinisur sërish në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, së bashku me autorin e krimit.

VËLLAI I ‘MOSTRËS”: MERITON TË VRITET
Ora 21:00 “Vëllai im meriton të vritet”. Kështu e ka dënuar Besnik Prrenjasi, veprimin e të vëllait Ardian Prrenjasit, i cili ka abuzuar seksualisht me një të mitur, ndërkohë që sot doli në dritë krimi monstruoz me 11-vjeçarin Julian Çela.

Në një prononcim për “News 24″, Besniku rrëfen se Ardiani ka pasur probleme mendore që pas kryerjes së ushtrisë, ndërkohë që familja ka 15 vite që e ka dëbuar.

“Ardian Prrenjasi ka pasur probleme që pas kryerjes të ushtrisë. E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton të vritet. Ai ka qenë i dënuar me 4 vite në Greqi”, shprehet i vëllai.

BURGAJ: SHPËTUAM 1 FËMIJË NGA MOSTRA
Ora 20:20 Kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj nga Komisariati Numër 3 u shpreh se reagimi i shpejtë i policisë shpëtoi nga kthetrat e mostrës Ardian Prrenjasin një tjetër fëmijë, teksa shtoi se detaje të reja do bëhen në orët në vijim për fatin e kufomës së Jualin Çelës, viktimë e maniakut serial të fëmijëve.

“Mund të them është një reagim shumë i shpejtë i policisë lidhur me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë nga një mostër. Të dhëna të tjera do i merrni me detaje më vonë. Ardian Prrenjasi është edhe vrasësi i Julian Çelës.

KËRKIMET E POLICISË NË SHARRË
Ora 20:00 Në familjen Çela janë hapur dyer e mortit ku familjarë dhe miq kanë shkuar për tu gjetur pranë prindërve të vogëlushit Julian Çela, ndërkohë që pak minuta më parë mësohet se familjen e ka vizituar edhe Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit për ngushëllimet e rastit.

Gazetari i TV “NEWS 24″ Mariglen Mërtiri raporton se policia po vijon kërkimet intensive për gjetjen e kufomës së 11-vjeçarit në zonën e Sharrës, pasi maniaku vrasës Ardian Prrenjasi ka dhënë detaje për vendodhjen e trupit të pajetë. Ndërkohë, forca të shumta policie po mbledhin provat të tjera në banesën e 45-vjeçarit.

ÇAUSHAJ: PO PUNOJMË PËR GJETJEN E TRUPIT TË JULIAN ÇELËS
Ora 19:30 Strukturat e Policisë së Tiranës kanë ndaluar shtetasin Ardian Përrenjasi, i cili kishte fshehur në banesën e tij një të mitur 10-vjeçar, të larguar një ditë më parë nga shtëpia, si dhe për vrasjen e të miturit 11-vjeçar, Julian Çela, i zhdukur prej 30 nëntorit të vitit 2012.

Në një deklaratë për shtyp, pasditen e së dielës, Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, u shpreh se “në bashkëpunim me sektorin e Statistikës dhe Informacionit Kriminal në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit të siguroheshin informacionet e para për shtetasin me tendenca kriminale të abuzimit me të miturit. Nga këto informacione rezultoi se shtetasi Ardian Përrenjasi, 45-vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Laprakë, kishte të dhëna dhe më parë për abuzime seksuale me të mitur. Në vlerësim të këtij informacioni, në banesën e tij u gjet i fshehur fëmija 10-vjeçar dhe shtetasi Ardian Përrenjasi. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën një litar dhe një thikë që janë përdorur për t’i bërë presion të miturit”.

Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar 65085_10

Drejtori i Policisë së Tiranës informoi gjithashtu se “falë një pune intensive dhe të mirëorganizuar, në një kohë rekord, policia grumbulloi provat e mjaftueshme dhe të pakontestueshme se shtetasi Ardian Përrenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe fshehjes së trupit të të miturit Julian Çela, 11-vjeç, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012”. Çaushaj bëri të ditur se policia do të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe gjetjen e trupit të të miturit 11-vjeçar Julian Çela.

GJENDET 10-VJEÇARI I ZHDUKUR. AUTORI DYSHOHET SE KA GISHT EDHE NË RASTIN E JULIAN ÇELËS
Ora 15:15 10-vjeçari me iniciale A.C i zhdukur që prej ditës së djeshme gjendet në banesën e komshiut të tij Ardian Prrenjasi në zonën e Laprakës. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se vogëlushi u gjet në banesën e Ardian Prrenjasit, ndërkohë që dyshohet se është mbajtur 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Po të njëjta burime dyshojnë se 45-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me pengun, duke e abuzuar seksualisht.

Ka patur dyshime të familjarëve dhe fqinjëve mbi 45-vjeçarin që kanë venë në lëvizje policinë, pasi banesa e tij ndodhet pranë familjes Cela. Mësohet se 45-vjecari, i cili punonte shofer në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Kolegët të cilët kanë tentuar të futen nga dritarja e banjos së shtetasit Ardian Prrenjasi kanë ngjallur edhe dyshimet tek familjarët dhe komshinjtë e 10-vjecarit të zhdukur, të cilet kanë sinjalizuar policinë për ketë fakt.

Strukturat e policisë menjëherë pas dyshimeve të ngritura kanë ndërhyrë me forcë mesditën e sotme, në ambientet e banesës së Ardian Prrenjasit babai i tre fëmijëve, i divorcuar nga Librazhdi që prej disa muajsh jetonte me një femër në Tiranë. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrejnë dyshime se 45-vjecari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës.

Nga hetimet paraprake mësohet se 45-vjecari Ardin Prrenjasit, dyshohet edhe për zhdukjen e Julian Çelës, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 2012.

Ardian Prrenjasi:Ja si e vrava Julianin ditën që e rrëmbeva. E ëma: Tim bir vareni në litar 65079_10
DYSHIMET PËR JULIAN ÇELËN
Ka të dhëna të sigurta që ka elementë në banesën e Ardian Prrenjasit edhe të 10-vjeçarit Julian Çela, i cili prej nëntorit të vitit 2012 rezulton i zhdukur. Sipas burimeve të policisë po bëhet ekzaminimi i plotë dhe ka dyshime që 45-vjeçari ka rrëmbyer edhe Julian Çelës, pasi dy fëmijët jetojnë vetëm 100 metra larg njëri-tjetrit në zonën e Laprakës.

BABAI: NUK E NJOH ARDIAN PËRRENJASIN
Pas gjetjes së të birit, të zhdukur Sajmir Cani në një prononcim për “News 24″ deklaron se nuk e njeh Ardian Përrenjasin dhe nuk ka asnjë ide sepse mund të ketë grabitur djalin e tij. Cani rrëfen se 10-vjeçari humbi dje rreth orës 17:30, dhe menjëherë ai ka bërë denoncimin në polici. Cani shton se Ardian Përrenjasi prej 1 viti jeton në zonën e Laprakës, por ai nuk ka asnjë kontakt me të.

“Dje nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët. Dhe nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshi i jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ja lemë në dorë policisë dhe drejtësisë, djali është në shkollë në klasë të katërt”, u shpreh babai i 10-vjeçarit.

GJYSHJA: JEMI HABITUR
“Nuk di gjë, jemi habitur. Këtë njeriun nuk e njoh. Djali kishte gjysëm ore që kishte humbur. Gjysëm ore ka qenë i humbur dhe pastaj babai ka dalë për të gjetur. Ne jemi të ardhur nga Burreli”, u shpreh gjyshja.

DËSHMITARËT: 45-VJEÇARI AFRONTE FËMIJËT
“Kam dyshuar se erdhi mbrëmë një grua 12:30 të natës. Pastaj, sot erdhën punëtorët e ndërmarrjes së vet. Dhe na thanë se kanë humbur. Aty dyshova. Punëtorët e ndërmarrjes erdhën u futën nga banjo. Unë i pyeta dhe ato më thanë njëri ka munguar dje tjetri ka dy ditë që nuk kishte shkuar në punë aty dyshova unë. Unë nuk e kam njohur, ka 3 vjet që ka ardhur”,- u shpreh një tjetër dëshmitar.

“Ka dy tre muaj që banon këtu. Ai nuk fliste me njëri. Erdhën punëtorët e ndërmarrjes e kërkuan për punë, hapën dritaren e banjos dhe ne aty dyshuam. Lajmëruam policinë se nuk u hap dera. E shoqja nga Peshkopia kishte ik tek shtëpia vet. Ai ishte i afrueshëm me fëmijë, i conte me ble paketa, gjëra. Fëmijët i afronte të gjithë sikur thonin, i qeraste”, tha një dëshmitar tjetër, i cili se 10-vjeçari e njihte 10-vjeçarin tjetër Julian Çela pasi banojnë në të njëtën zonë.

“Unë jam komshiu ngjitur. Dje në darkë nëna ime 70-vjeçare ka parë një femër pranë banesës së tij dhe një makinë. Ajo e ka pyetur nënën time se ç’bënte natën dhe nëna i tregoi se po kërkonin një djalë të humbur. Pas 5 minutash nëna tha se e pashë femrën që iku me makinë”, u shpreh një tjetër komshi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons