Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

“Është viti 1908. Dy djem të rinj, një gegë e një toskë ecin në peizazhe të ndryshme, duke kënduar. Po sjellin në Atdhe një këngë që do të bëhej shpirti i kombit që po lindte, Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Ecin ditë e natë dhe përsërisnin këngën e madhe që të mos e harronin… Po binin pasurinë më të madhe që kish hyrë ndonjëherë në trojet arbërore, frymën e Shqipërisë së ardhshme”. Ky është vetëm fillimi i dokumentarit “100 vjet me himnin e flamurit”, i regjisorit Petrit Ruka dhe producentit Piro Milkani, shfaqur dje premierë në Festivalin e Filmit. Realizuar me mbështetjen e QKK-së dhe “DigitAlb”, Ruka thekson se kjo është historia e plotë e himnit, pas 100 vjetësh. Si lindi ky himn, si e këndonin shqiptarët e Bukureshtit këngën patriotike me muzikë të Ciprian Porumbeskut, pse lindi dëshira për ta përkthyer, kërkesa drejtuar Asdrenit për ta shkruar, udhëtimi drejt Shqipërisë, interpretimi në 1912 në Vlorë, regjistrimi në pllaka gramafoni nga Spiridon Ilo deri në përpjekjet e vazhdueshme për ta ndryshuar këtë himn. “Projekti ka lindur në vitin 2003 për herë të parë si ide, por skenari pati pak a shumë fatin e himnit, ai u rrëzua dy herë. Është një punë e mundimshme, një histori 100-vjeçare dhe me qindra ngjarje dhe mua më është dashur të përzgjedh. U kërkoj ndjesë studiuesve që mund të kenë hatërmbetje se disa ngjarje kanë mbetur jashtë, por besoj se historia vjen për herë të parë e plotë”, thekson Ruka. Sipas tij, shesh-xhirimi ka marrë një shtrirje të gjerë, në Boston, Nju Jork, Uashington, Bukuresht, Gjirokastër, Tepelenë, etj. Në fakt është një doku-fiction, pasi kemi përfshirë edhe aktorët Lulzim Zeqa, Albano Bogdo, Uarda Sala, për të mos rrezikuar të biem në gracën e ritmit të mërzitshëm. Është një punë e madhe dhe falë ndihmës që ka dhënë ‘Top Channel’ dhe ‘DigitAlb’, kemi historinë e plotë të himnit kombëtar”, thekson Ruka. Gjatë dokumentarit, ai i referohet në mënyrë të veçantë dëshmisë së parë të shkruar, atë të Lasgush Poradecit, i cili ka qenë në Bukuresht si sekretar i “Shoqërisë së Bukureshtit”, jo më shumë se 9-10 vjet pas himnit dhe kujtesa ishte e freskët nga ata që e kënduan. Poradeci e rishkroi më 1943 në 10 numra dhe është Mitrush Kuteli që i përforcon më vonë këto fakte. Ruka e mbyll dokumentarin duke bërë një kronologji të përpjekjeve për ta ndryshuar himnin që nga e para, që i takon vitit 1923, kur pas vdekjes së Ismail Qemalit dhe themelimit të Qeverisë së Lushnjës, për të vazhduar në 25-vjetorin e pavarësisë, kur qeveria e mbretit Zog, vendosi të shpallte një konkurs të madh për himnin e flamurit, duke vënë në dispozicion 5000 franga ari për muzikën dhe 3000 për tekstin. U ngrit një komision serioz me Gjergj Fishtën, Mehdi Frashërin, Lasgush Poradecin e të tjerë të mendimit shqiptar. Për ironi konkursin e fitoi një kompozitor italian, por as ky version nuk u dekretua. Më 1946-n, me rastin e shpalljes së Republikës, qeveria e re komuniste bëri gati një himn tjetër. U kompozua një këngë me muzikë të Kristaq Konos, me tekst të Skënder Luarasit. As këtë radhë nuk mundi të ndryshonte. Më 1976-n u mor seriozisht çështja e himnit. U ngrit një komision prej 100 njerëzish me Mehmet Shehun në krye dhe u shpall një konkurs, ku fitoi një kompozim i Nikolla Zoraqit me tekst të Fatos Arapit, “E re u ngrit kjo toka jonë”. “Në momentin e fundit pati një tërheqje pa bujë nga Enver Hoxha. Himni që kemi sot, thekson Ruka, është pasuria më e madhe”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
lamuri shqiptar - shqiponja dykrerëshe e zezë në sfondin e kuq - është
simboli më sublim i shprehjes së identitetit të shqiptarëve, kudo që
jetojnë ata. Ky flamur ka mbajtur gjallë qenësinë shqiptare në
rezistencën kundër pushtuesve të huaj, sidomos gjatë shekullit XX.
Flamuri është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit.
Prandaj, përderisa në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti
betohet mbi Biblën apo Kuranin, në Shqipëri betimi i tillë bëhet para
flamurit.

Pas 28 Nëntorit 1912, shqiptarët e Shqipërisë ishin të lirë ta përdorin
këtë simbol kombëtar, por e njëjta nuk vlente për shqiptarët e Kosovës.
Ishte pikërisht ky mohim që cenonte më së shumti përkatësinë e tyre
etnike, por edhe që përforconte bindjet patriotike dhe ndjesinë për
rezistencë ndaj pushtetit jugosllav.Historia e përdorimit të flamurit shqiptar në ish-Jugosllavi ndryshonte
varësisht nga klima politike: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej -
si u tekej serbëve që s’na bënin hesap. Pas Luftës së Dytë Botërore, me
mbetjen sërish të padrejtë të Kosovës në ish-Jugosllavi, në heshtje dhe
pa asnjë vendim u ndalua përdorimi i tij. Madje, shumë shqiptarë u
dënuan me burg të rëndë, vetëm pse atyre u është gjetur ky flamur.

Gjërat nisin të ndryshojnë pas rënies së Aleksandër Rankovicit në
Plenumin e Brioneve të vitit 1966. Në vitin 1967 delegacioni i Kosovës, i
prirë nga Veli Deva, në takimin e parë me liderin e ish-Jugosllavisë,
Josip Broz Tito, ndër të tjera kishte iniciuar edhe çështjen e lejimit
të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar. Zyrtarizimi i këtij lejimi u
bë në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Socialiste të Kosovës, më 4 tetor
1968, në Prishtinë, pasi paraprakisht ishte dhënë pajtimi në nivelet më
të larta shtetërore të Federatës jugosllave.

Mirëpo, ky vendim erdhi pasi më 1968 shpërthyen demonstratat e
studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkuan të drejtat e tyre
kombëtare: përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar.
Këto demonstrata ishin kthesa kryesore në rrjedhat politike të Kosovës.
Kërkimi i përdorimit të flamurit ishte luftë për identitet. E, ky
identitet ishte halë në sy për serbët. Prandaj, më 1968, babai i kombit
serb, Dobrica Cosic, thoshte: “Po ua lejuam flamurin, ata pastaj do të
kërkonin edhe republikën, shtetin, dhe madje bashkim me Shqipërinë”.

Flamuri u lejua, por në vitet e ‘80-ta të shekullit XX nisën diskutimet
edhe për ndërrimin e pamjes së tij, vetëm e vetëm të dallonte nga
flamuri kombëtar që përdorej në Shqipëri. Një gjë e atillë u arrit
deri-diku, duke e imponuar një yll të madh majtas, pra para shqiponjës
dykrerëshe. Por, sa më shumë cenohej flamuri e luhej me të, sa më shumë
që trashej ylli, aq më inat i vinte shqiptarit e më këmbëngulës bëhej ai
në luftën e tij për liri.

Kosova u bë shtet 40 vite pas “legalizimit” të 1968-ës. Profecia e
Cosicit u realizua jo krejt, sepse bashkimi me Shqipërinë nuk ndodhi.
Ndërsa, flamur i Kosovës u bë një hartë e verdhë e Kosovës me gjashtë
yje lartë, në një sfond të kaltër. Ide sa për të qenë dhe një kombinim i
keq ngjyrash.Sidoqoftë, shqiptari i Kosovës, i Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë e
Luginës së Preshevës, ndonëse në aspektin administrativ u “bindet”
flamujve shtetërorë, identitetin prapë e shpreh përmes flamurit
kombëtar. Për të dëshmuar besnikërinë ndaj çështjes kombëtare dhe
identitetit shqiptar, ata i përkulen flamurit dhe e puthin me pietet,
siç bëri Isa Boletini në Vlorë, më 1912.

Flamuri është edhe thelbi i himnit kombëtar. Derisa te popujt tjerë
esenca e himneve ndërlidhet me atdheun, kombin, luftën, lirinë,
sundimtarët, Zotin, te shqiptarët në qendër është flamuri.

“O Flamur, flamur, shenj' e shenjtë/ tek ti betohemi këtu/ për
Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë/ për nder' edhe lavdimn e tu”, thotë një
varg i himnit.

Me këtë flamur u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Gjatë
historisë atij i shtoheshin “dekore”: herë përkrenarja e Skënderbeut,
herë simbolet fashiste, e herë ylli i Davidit apo ai komunist. Por,
thelbi nuk u ndryshua: shqiponja dykrerëshe e zezë me sfondin e kuq. Me
këtë flamur kuqezi u bë edhe betimi në luftën e fundit në Kosovë, në
Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës.

Por, gjërat kanë ndryshuar paksa tash vonë. Politika euro-atlantike i ka
bërë politikanët shqiptarë të Kosovës më të “urtë”. Dhe, me këtë urtësi
flamurin kombëtar e kanë vënë në plan të dytë. Dikush mund të thotë se
kjo është lojë politike, dikush tjetër se s’kemi çare, e dikush se e
“kënaqëm”. Për të ditur se cilaështë e vërteta, është mirë t’i kujtojmë shqiptarët që jetojnë në Mal të
Zi, Luginë të Preshevës, Maqedoni e Greqi, dhe kërkesat e tyre për
përdorim të lirë të këtij simboli kombëtar, e po ashtu edhe urrejtjen që
të tjerët e shprehin ndaj shqiptarëve pikërisht me djegien e tij, gjë
që neve na bën të plasim për inati.

Prandaj, “rreth flamurit të përbashkuar/ Me një dëshir` e një qëllim”,
duhet të jemi të gjithë ne, siç thonë vargjet e para të himnit tonë
kombëtar.

Pa marrë parasysh frustrimet që shqiptarët i kanë me origjinën e këtij
himni, me muzikë dhe tekst të adaptuar rumun, ky himn është mishëruar në
psikologjinë dhe patriotizmin shqiptar. Prandaj, me të drejtë
shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, thotë se frikën dhe
optimizmin e mosshuarjes si komb shqiptarët e kanë përforcuar edhe nga
Himni Kombëtar.E, siç dihet, himni kombëtar është Hymni i Flamurit. Prandaj, kush nuk lufton për flamurin, “ai është i lindur tradhëtor”. Pikë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons