Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 UFO-t në Shqipëri prej Sat 26 Oct 2013, 17:09

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


UFO-t në Shqipëri

“I bëmë një fotografi aeroplanit dhe kur e afruam foton, pamë diçka shumë të çuditshme. Është një objekt që nuk dimë si ta përcaktojmë dhe objekte të tilla quhen UFO.”

Kjo është dëshmia e dy djemve në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ata nuk dinë si të shpjegojnë praninë e një pike të zezë disa metra larg një avioni të cilin e kanë fotografuar rastësisht: “Kishte një ndriçim të lehtë që rrethonte pjesën e zezë. Ne nuk e vumë re në fillim, por duke afruar foton na bëri shumë përshtypje.”

Por, ka edhe shumë raste të tjera kur banorë të vendeve të ndryshme në Shqipëri thonë se kanë parë UFO. Shqipëria nuk ka një qendër për vëzhgimin e qiellit dhe fenomeneve në univers. As ndonjë sistem të specializuar për kapjen dhe identifikimin e objekteve të panjohura, që ndërkombëtarisht njihen si UFO (Unidentified Flying Object).

Megjithatë, shkelja e tyre në territorin tonë nuk ka qenë asnjëherë përjashtim. Jo vetëm në vitet e fundit, kur njerëzit vetë kanë raportuar se kanë parë objekte të çuditshme në qiell, e kjo pasi masa ka një pranim të fenomenit, por edhe në të shkuarën dokumentohet se objekte të paidentifikuara kanë vizituar shumë më herët territorin e Shqipërisë.

Ditari i Mihal Gramenos

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik thuhet: “Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”

1933

Më tutje, në vitin 1933, në një listë të raporteve jonormale drejtuar Prefekturës së Milanos, përmendet se në daten 8.7.1933 në qiellin e Vlorës dy avionë ndryshojnë drejtim në mënyrë jo normale për teknologjinë e kohës.

Raporti i FBI-së, 18 Korrik 1947

Në një raport të FBI-së, (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se “disqet janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Philadelphia, New York, Boston, Newfoundland, Paris, Milano, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.”

Tepelenë, Janar 1963

Banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfejnë se panë një objekt të shndritshëm në qiell, por autoritetet asnjëherë nuk pranuan se bëhej fjalë për një objekt të paidentifikuar.

Cërrik, 12 korrik 1993

Në orën 20:00, në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare, objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Sipas dëshmive të banorëve, objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00.

Roskovec, Fier, 4 Maj 2006

Rasti më i bujshem i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Shumë banorë të qytezës dëshmojnë se aty zbriti një objekt i paidentifikuar. Janë tre rrathë të zinj të fotografuar që sipas banorëve ishin të nxehtë. Një ditë më pas banorët thanë se në asfalt kishte gjurmë të tyre.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008

Katër gjahtarë nga Elbasani dëshmuan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para Krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kanë parë një gjë të jashtëzakonshme. “Ishte si një verbim drite e fortë ngjyrë blu dhe një dritë vertikale e kuqe”, ka rrëfyer Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve.

Tiranë, 7 Gusht 2010

Në mesnatën e 6 gushtit, shumë dëshmitarë në Tiranë raportojnë se panë në qiell tre drita lëvizëse. “Pasdite në Top Channel” përcolli edhe rrëfimin e Resmie Lulos, i cili përkonte me këtë ngjarje. Djali i saj, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, serviri edhe një video amatore ku tregoheshin 3 pika lëvizëse në qiell, të cilat pas një spektakli disa minutësh u zhdukën duke u përhapur në drejtime të ndryshme.

UFO-t në kinematografi

Nëse për fantazistët më të shfrenuar alienët dhe UFO-t nuk kanë pushtuar ende Tokën, ata tashmë e kanë bërë këtë me kinematografinë. Janë me dhjetëra filmat të cilët zhvillojnë në subjektet e tyre këtë fushë, që për shumë mendje njerëzore është vetëm një trill regjizorial e që gjithsesi mbetet tepër intriguese.

Communion, një film i vitit 1989, tregon ndodhitë e Whitley Strieber gjatë pushimeve me familjen e tij dhe miqtë. Ngjarjet zhvillohen në një pyll dhe shumë ndodhi të pazakonta shfaqen gjatë filmit, të cilat lidhen me praninë e jashtëtokësorëve.

Fire in the Sky, një tjetër prodhim kinematografik i Hollivudit që i përkon vitit 1993, zhvillon ngjarje misterioze në një hapësirë të Arizonës. Një druvar zhduket për 5 ditë, sipas pretendimit të tij, në një takim të pazakontë me alienë.

The Arrival është historia e astronomit Zane, i cili zbulon një lloj jete jashtëtokësore shumë inteligjente. Por, alienët me të cilët ai ka rënë në kontakt mbajnë një sekret vdekjeprurës, megjithatë kjo nuk arrin ta ndalë Zane të mësojë se për çfarë bëhet fjalë.

Dhe ky nuk është as fillimi dhe as fundi i prodhimeve që kanë zhvilluar fantazinë kinematografike përmes qenieve inteligjente me origjinë nga hapësira e largët.

Nga The Contact, The Day the Earth Stood Still, tek i famshmi Star Trek IV, ku një masiv cilindrik shfaqet rreth Tokës duke kërcënuar seriozisht ekzistencën e saj kinematografia botërore nuk ka reshtur së prodhuari subjekte magjepsëse rreth jetës dhe veprimtarive të jashtëtokësorëve. Nuk mund të lësh pa përmendur këtu Earth vs. the Flying Saucers, Close Encounters of the Third Kind, Killer Clowns from Outer Space, serialin fantashkencor X-Files: Fight the Future, por pa harruar Independence Day me protagonist Will Smith, ku sulmi i alienëve në ID4 u kthye në një ikonë kinematografike, me anijet disk-fluturuese që ndaluan sipër qyteteve më të mëdha të Tokës, dukshëm me misionin për të shkatërruar ndërtesat më të rëndësishme të planetit, përfshire edhe Shtëpinë e Bardhë. Prania e UFO-ve u finalizua me faktin se Bota kishte marrë fund. Por ata humbën shumë pikë kur u kapën nga Jeff Goldblum dhe nga një laptop Apple.

Po aq magjepsës është edhe “The War of the Worlds”. Një skuadër e tërë që punoi për efektet speciale që u përdorën në filmin e vitit 1953. Libri i Well-it mori shumë kohë për krijimin e figurave marsiane tripode të përdorura në libër. Anijet u shfaqën në ngjyrë të gjelbër dhe ishin planifikuar të tregonin se mbaheshin mbi këmbë të padukshme, duke iu referuar tripodeve origjinale. Këto UFO patën projektime unike që bënë një dallim të këndshëm nga disku tipik fluturues.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons