Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

SHBA-ja në luftën kibernetike: Trimi i mirë me shokë shumë


Kërcënimet e reja globale nuk i lënë asnjë shans Amerikës për t'u përballur me to kryeneçësisht e vetme. Fantazma e luftës kibernetike i shtyu Shtetet e Bashkuara të mbështesin propozimin rus për normat, standardet e sjelljes së shteteve në Internet.
Materialet provokative, që gjetën platformë në Internet, mund të shkaktojnë trazira serioze sociale, kurse sulmi i planifikuar informativ në World Wide Web mund ta dëmtojë shtetin madje më fort se bombardimi bërthamor. Kjo i detyron vendet të marrin masat e nevojshme të sigurisë, u shpreh për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Shefi i seksionit të Inteligjencës konkurruese të kompanisë "DialogShkenca" (russ. «ДиалогНаука») Andrei Masalloviç:
- Shumë shtete janë duke u përpjekur që të fitojnë epërsi në hapësirën kibernetike, pasi ato ia kanë frikën jo dhe aq sulmeve masive, se sa ndryshimit të pakontrolluar apo dobësimit të regjimeve. Pikërisht asaj që ne kemi parë në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Siri. Të gjitha këto ngjarje u shoqëruan nga një parapërgatitje masive në Internet dhe kësaj ia kanë frikën tani edhe vendet e zhvilluara.

Në Konferencën ndërkombëtare mbi hapësirën kibernetike (Cyberspace), që u mbajt në Budapest, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbështeti iniciativën e Moskës në lidhje me standardet e sjelljes së shteteve në World Wide Web. Drejtori i Qendrës ruse për Hulumtime Politike Vladimir Jevsejev është mëse i bindur se Amerika po përpiqet tani t’i shmanget fatit të kundërshtarëve të vet, ndaj të cilëve ajo vetë ka përdorur në mënyrë aktive armë kibernetike:

- SHBA-të e provokojnë vetë luftën kibernetike (cyberwar) dhe në të njëjtën kohë përpiqen të mbrohen në mënyrë maksimale prej saj. Me sa duket nga të gjitha, ato janë të interesuara në përdorimin e burimeve disponuese nga Rusia dhe nga kjo pikëpamje janë të gatshme për të bashkëpunuar me të. Por ne duhet të perceptojmë qartë, se SHBA preokupohen, në radhë të parë, për sigurinë e vendit të vet.

Nuk është hera e parë që Administrata amerikane deklaron mbi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Rusinë në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë globale, por pjesëmarrja reale e Uashingtonit në këtë punë lë shumë për të dëshiruar, tha Vladimir Jevsejev:

Pozita e SHBA-ve ndaj hapësirës kibernetike është e njëjtë si për armët strategjike ofensive - ato flasin në lidhje me reduktimin e armëve duke krijuar gjatë kësaj sistemin global të mbrojtës antiraket (MAR). Kjo qasje nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon, nxit konfrontimin e mëtejshëm.

Çështja e rrezikut kërcënues kibernetik duhet të shtrohet më gjerësisht, mendon eksperti rus. Dhe më e rëndësishmja - të mos krijojmë vetë kushtet për zhvillimin e luftës kibernetike.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
eccc ce paska Shba-n


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
bejn namin hackerat ne gjith boten


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons