Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Këto javët e fundit portretin e tij e gjen në çdo faqe të shtypit rozë. Quhet Emiljano dhe është futbollist në profesion. Arsyeja pse është përfshirë në botën e showbiz-it nuk është sporti, por një histori dashurie për të cilën ai thotë se është e trilluar. Genta Gjalpi, banorja simpatike e “BB5”, e super përfolur për historitë e saj, ka deklaruar së fundmi se Emiljano është i dashuri i saj. Ndërkohë Emiljano vetë në këtë intervistë për suplementin e verës rrëzon poshtë çdo aludim të bërë në media. Ja se çfarë thotë ai.

Emiliano, cila është e vërteta e historisë së dashurisë që po përflitet së fundmi në media për ty dhe Gentën e “BB5”?
Në fakt unë kam folur kaq shumë në lidhje me Gentën saqë këtë pyetje e kam mësuar përmendësh. Nuk ka një histori dashurie me Gentën, të paktën nga ana ime, thjesht njihemi.
Si u njohe me Gentën?
E kam njohur nga vëllai im, Xhani, duke qenë se ata kanë qenë miq dhe frekuentoheshim, jemi takuar disa herë, por si miq sigurisht dhe gjithmonë në praninë e Xhanit ose të ndonjë miku tjetër.
A bën pjese ajo në grupin e vajzave që ti pëlqen?
Genta mund të jetë tip dhe simpatike për të tjerët, por ama mua nuk më pëlqen dhe nuk hyn tek femrat që më tërheqin. Më pëlqejnë më shumë vajzat e thjeshta dhe me klas.
Çfarë ndjen ti për Gentën?
Tashmë që e kam njohur ndjej vetëm keqardhje për një femër e cila shpik kot histori. Kam pasur respekt, por më humbi rrugës.
Pse Genta thotë që ju jeni në një lidhje atëherë? Çfarë përfitimi mund të ketë ajo të gënjejë?
Të them të drejtën përpiqem të kuptoj pse ajo po shpik sepse në fund të fundit s’ka për të fituar asgjë përveç antipatisë sime. Ndoshta ka gjetur një mënyrë që të jetë në fokus të gazetave. Në fund të fundit këtë bëjnë banorët e “BB” për të mbajtur zgjuar interesin e publikut.

Është e vërtet që ti je mërzitur kur ke mësuar se ajo është takuar me Rubensin dhe se që prej asaj dite nuk i flet më?
Aspak, s’kam pse mërzitem për jetën personale të Gentës. Mua më intereson vetëm të mos përflitet jeta ime dhe kaq.
Ç’mendim ke për Gentën si vajzë? E paragjykon për fotot që ka bërë?
E thashë edhe më parë që nuk më intereson jeta e saj private, mund të bëjë foto, video dhe çfarë të dojë, s’kam pse paragjykoj askënd, gjithsecili ka të drejtë të bëjë ç’të dojë, kështu që s’kam ndonjë mendim për këtë çështje.
Ishe apo jo në ditëlindjen e Gentës?
Nuk isha prezent në ditëlindjen e Gentës, pasi nuk është se i kishim marrëdhëniet e mira pas shpikjeve që ajo ka bërë, por kam qenë edhe i angazhuar me punët e mia.
Pra si përfundim ju të dy jeni vetëm shokë?
Unë me Gentën e thashë që ishim miq dhe e respektoja, por pas fotove dhe deklaratave të bëra nga vetë ajo (të pabaza) unë s’mund të kem më konsideratë për atë vajzë. As shokë nuk jemi pasi nuk më pëlqejnë njerëzit jo të sinqertë.
Na trego pak më shumë për veten, kush je ti?
Jam një djalë i thjeshtë dhe sinqerisht këto publikimet në gazetë më kanë shqetësuar, por shpresoj që të jenë sqaruar pas kësaj intervistë që unë dhashë dhe publiku ta kuptoj që mes meje dhe Gentës nuk ka asgjë. Aktualisht po i përkushtohem karrierës sime në futboll dhe kjo më intereson shumë dhe faleminderit juve për intervistën dhe me këtë rast përshëndes edhe të dashurën time, e cila është prekur më shumë nga këto shpikje.

Genta e “BB5”: I dashuri s’më flet më pasi takova Rubensin, Ervini më futi në kurth

Genta Gjalpi, banorja simpatike e “BB5” do të vijë sot në një intervistë interesante për faqet e suplementit “Bluetooth”, ku do të rrëfejë takimin me Rubensin dhe dëmin që i ka shkaktuar ky takim në marrëdhënien e saj sentimentale…Kush e futi në kurth dhe çfarë po bën aktualisht Genta?! Ditëlindja dhe lekët e Big-ut, që mezi po pret t’i marrë.
Genta, ke festuar gjatë javës së shkuar ditëlindjen. Çfarë dhuratash more dhe çfarë dëshire shprehe kur fryve qirinjtë?
Po. E festova ditëlindjen, e cila ishte një surprizë dhe dhuratë nga ana e mikut tim Dritanit. Kam marrë shumë dhurata të bukura, më shumë se çdo vit tjetër, sidomos nga një njeri që unë e kam shumë për zemër dhe që nuk mundi të ishte atë ditë atje. Dhurata ishte diçka shumë e bukur dhe shpresoj që radhën tjetër të marrë dhuratë unazën e premtuar nga ai.
Gjatë javës së shkuar kemi mësuar se je takuar me Rubensin. Për çfarë folët?
Po. Jam takuar rastësisht me Rubensin, duke qenë se ai shoqërohet me Ervinin…nuk fola fare, sepse kur mora vesh kurthin e tyre të shpifur jam larguar menjëherë.
E ke falur tani Rubensin?
Pak rëndësi ka në e kam falur apo jo Rubensin. Ajo histori ka kaluar tashmë. Dëmi moral që më bëri mua dhe familjes time nuk shlyhet kurrë.
Siç the në këtë takim ka qenë edhe Ervini, po ai ç’donte?
Ervinin unë e njoh para se të niste Big-u, por nuk e dija që ai njihej me Rubensin.
Para pak kohësh u publikua lajmi se ti je në një lidhje tjetër. Sa e vërtetë është lidhja me Emilianon?
Sa për Emilianon, “vëllain” e Xhanit është diçka shumë e bukur, por profesioni që ai ka nuk e lejon që të bëhet publik për shtypin rozë. Ai e do shumë futbollin dhe kërkon imazhin e tij të pacenuar.
Para disa ditësh vure një status: Do bëhem murgeshë. Kaq shumë e zhgënjyer je nga meshkujt?
(Qesh) Jo, atë status e vura, sepse isha shumë e mërzitur dhe e grindur me dikë. Meqë ra fjala i kërkoj falje me gjithë zemër, pasi ai është tejet i lënduar nga takimi im me Rubensin, rastësisht, pasi kurthi ishte dhe për atë njëkohësisht që ne të ndaheshim.
Kush është personi që është lënduar nga takimi me Rubensin?
Është vëllai i Xhanit. Dikush i kishte thënë që Genta është me Rubensin dhe ai nuk do që t’i shpjegohem.
D.m.th je zënë me të?
Po. Për momentin po dhe jam shumë e mërzitur se është djalë fantastik.
Dimë që aktualisht je në Greqi. Do jetosh përfundimisht andej?
Jam në Greqi për pushime. Për plazh, si dhe për të ndenjur pak ditë me familjen. Uroj që shpejt të vij në Tiranë, sepse do të filloj shkollën për stomatologji.
Pushimet si po i kalon dhe a ke bërë plan të pushosh sërish?
Aktualisht jam me pushime dhe intervistën po ta jap me ‘Wireless’ në bregdetin e Halkidikisë. Është shumë bukur këtu dhe duhet të vish me patjetër (qesh).
Ndërkohë, me ish-banorët vazhdon t’i ruash relatat?
U takova me të gjithë banorët e Big-ut në ditëlindje, përveç Klaudias që nuk më erdhi pavarësisht se e ftova dhe Ermira, e cila duhet të ndërrojë njëherë këpucët e saj të ‘Gabit’ pa të vijë tek ditëlindja ime.
Paratë e “Big”-ut, i ke marrë, apo akoma?
S’i kam marrë akoma ato lek. Na kanë thënë që në datën 15 përfundimisht. Dhe ne finalistët e uruar si “bosa” që jemi, presim, presim…Sa gjynaçkë që jemi. Të kishim lek nuk hynim fare atje.
Raportin me famën si e ke, të pëlqen vëmendja?
Fama më pëlqen. Kujt nuk i pëlqen?! Edhe ata banorë që gjoja nuk kishin hyrë për famë u çanë së dali nëpër gazeta.

Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
si su lodhennn tu dal neper intervista


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons