Forumi Kuq E Zi
Misteri i Parkut te Gureve Kumbues (gure qe leshojne tinguj te cuditshem) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i Parkut te Gureve Kumbues (gure qe leshojne tinguj te cuditshem) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri i Parkut te Gureve Kumbues (gure qe leshojne tinguj te cuditshem) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i Parkut te Gureve Kumbues (gure qe leshojne tinguj te cuditshem) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i Parkut te Gureve Kumbues (gure qe leshojne tinguj te cuditshem) Ringing_rocks
Parku i Gureve Kumbues eshte nje park prej 128 akrash i mbivendosur ne pyjet e Upper Black Eddy.



Te vendosur brenda parkut eshte nje fushe me gure te medhenj. Fusha eshte rreth 7-8 akra ne madhesi. Guret e vendosur ne kete vend kane disa cilesi te pazakonta. Kur ato peplasen me njeri-tjetrin apo goditen me nje cekic, ata leshojne tinguj te cuditshem si te ishin metali apo te zbrazet, dhe tingulli qe prodhohet eshte i ngjashem me ate te nje tubi metali qe goditet.

Ne kete park gjendet gjithashtu ujevara me e madhe e Bock's Country. Pervec aftesive te cuditshme kumbuese te gureve, ne kete park ka edhe mistere te tjera shume te cuditshme.

Nje prej gjerave me te habitshme ne lidhje me kete park, eshte qe shumica e fushave te gurave eshte rezultat i nje orteku te shkaktuar nga renia e nje pjese te malit. Megjithate, kjo fushe specifike me gure eshte ne drejtim te majes se kodres dhe jo ne pjesen e poshtme.

Kjo do te thote qe kjo fushe me gure nuk eshte krijuar ashtu si mendohej, nga nje renie guresh nga rreshqitja e malit. Gjithashtu nuk ka fakte qe keto te ishin sjelle nga ndonje akullnaje pasi nuk mendohet qe akullnajat te kene arritur deri kaq larg.

Po atehere, si ka mundesi dhe si ka arritur kjo fushe me gure qe te jete keshtu dhe ketu?

Keto gure jane te perbere nga nje substance e quajtur diabaze, qe eshte thelbesisht basalt vullkanik. Dhe keto gure te medhenj, perbejne nje prej fushave me te medha me gure diabaze ne pjesen Lindore te Shteteve te Bashkuara.

Keta gure kane nje permbajtje te larte hekuri dhe alumini dhe mendohet qe jane ndare gjate Epokes se Akullnajave, ka mundesi rreth 12.000 vjet me pare.

Guret jane krijuar nepermjet shume viteve duke kaluar ne shume cikle ngrirje-shkrirje qe e shkaterroi diabazen ne pjese individuale, nje proces ky i njohur si "frost wedging". Guret mund te jene mbledhur ne kete siperfaqe pasi dheu i ngopur me uje, mundesoi lubrifikim per guret qe te rreshqisnin deri ne vendndodhjen e tyre te tanishme, proces ky i njohur me emrin "solifluction".

Megjithate ky eshte vetem nje prej shpjegimeve te mundshme qe eshte dhene per fenomennin e ketyre gureve te cuditshem.

Shume shpjegime te tjera jane dhene per kete fenomen.

Nje prej varianteve te tjera shpjegohet ne lidhje me radioaktivitetin, apo nje tjeter me meteoret apo kometat. Ka shpjegime qe lidhen me fusha te cuditshme magnetike, apo akoma te tjera qe mendojne se keto gure vijne nga nje planet tjeter.

Edhe mundesi mbinatyrore jane sygjeruar si shpjegim per fenomenin e gureve kumbues. Siperfaqja eshte studiuar nga ata qe kane nje prirje drejt paranormales.

Ne qershor te vitit 1890, Dr. J. J. Ott mblodhi mjaftueshem gure qe leshonin tinguj te ndryshem, sa per te luajtur disa melodi, i shoqeruar edhe nga Banda Pleasant Valley. Ky event u zhvillua ne Stony Garden gjate takimit Buckwampun. Dhe ndoshka ky mund te kete qene edhe koncerti i pare rrok i bere ndonjehere.

Eshte e cuditshme se si vetem kjo siperfaqe eshte kaq e boshatisur dhe nuk ka fare jete, as flora dhe as fauna. Nderkohe qe e gjithe pjesa tjeter rrethuese eshte e mbushur me pyje, ne kete siperfaqe duhet kerkuar me ngulm qe te arrihet te gjendet sikur edhe nje marishte e thate.

Fusha me gure supozohet te jete dhjete kembe e trashe, dhe pothuajse pa dhe fare. Thuhet qe guret qendrojne drejt e mbi themele. Kjo do te ishte shume e cuditshme nese do te ishte e vertete, pasi dikush do te mendonte qe e gjithe fusha do te mbulohej me gjethe te reja vetem pas shume pak vitesh duke marre ne konsiderate sasine e pemeve qe e rrethojne kete fushe.

Qe nuk ka shume kafshe te egra rreth e rrotull nuk eshte aspak e habitshme duke qene se shumica e kafsheve ka mundesi qe te frikesohen nga nje siperfaqe e mbushur me gure dhe me njerez qe i godasin zhurmshem guret me cekice. Demarkacioni i zymte ndermjet fushes se gurave dhe pyllit rrethues eshte shume e cuditshme.

Kur civilizime te plota mund te gjenden te varrosura nen dhe ne vetem disa qindvjecare, atehere si eshte e mundur qe kjo fushe me gure eshte ende e dukshme aty? Si ka mundesi qe kjo fushe me gure eshte ende e dukshme mbas mijera vjetesh?

Nje mister tjeter ne lidhje me keto gure te jashtezakonshem eshte se ne fakt jo te gjithe prej tyre kumbojne dhe leshojne tinguj. Vetem disa prej tyre e kane kete vecori ndersa te tjeret leshojne vetem nje tingull te merzitshem.

Dhe ne fakt, eshte nje mister me vete fakti qe disa gure kumboje dhe disa te tjere jo. Nese keto gure jane te gjithe te njejte atehere pse ndodh ky fenomen?

Eshte hedhur nje hipoteze qe guret duhet te rrijne lirshem ne menyre qe te mund te vibrojne, pra duhet te kene paksa hapesire, por megjithate kjo hipoteze eshte hedhur poshte pasi shume prej gureve qe kumbojne jane te vendosur dhe te ngecur ne mes te gureve te tjere pa mundesi lirshmerie.

Prandaj shume pyetjeve ne lidhje me misterin e gureve kumbues ende nuk i jane dhene pergjigje. Nderkohe guret kumbues mbeten ende nje mister. (F.B.Infoalbania)

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons