Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Dituria e humbur Enokiane prej Sat 18 Jun 2011, 14:17

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sekretet e Thoth dhe Çelesat e Enokut

Që nga publikimi i shpikjes së një radari i aftë të penetrojë nëntokën disa vite më parë, janë zbuluar të dhëna të mahnitshme mbi ekzistencën e një kompleksi labirinthesh dhe sistemi të nëndheshëm në pjesë të ndryshme të botës.

Në vende si Guatemala në Amerikën e Jugut janë hedhur në hartë tunele që shtrihen poshtë kompleksit të Piramidave Maja në Tikal dhe që zgjatohen për më shumë se 800 km në krahun e kundërt të vendit. Studiuesit kanë theksuar se, tani është e mundur të kuptohet sesi gjysëm milioni indianësh Maja u fshehën dhe i shpëtuan shkatërrimit të kulturës së tyre.

Në të njëjtën mënyrë radari (i quajtur SIRA) u përdor në Egjipt që në vitin 1978, duke bërë të mundur hedhjen në hartë të një kompleksi të jashtëzakonshëm të nëndheshëm poshtë Piramidave të Egjiptit. Mbas marrëveshjeve të arritura me Presidentin Egjiptian, Sadat, rezultuan në gërmime sekrete për pothuajse 3 dekada që të arrihej të penetrohej në sistemin e nëndheshëm.

Në një takim të kohëve të fundit në Australi, njëri nga shkenctarët kryesore në projektin Giza, Dr. Jim Hurtak, tregoi filmime të punimeve që po kryeshin të titulluar Dhomat e Thellësisë, i caktuar për t'u bërë publik në fund të shekullit.

Filmi tregon zbulimin e një metropoli të gjerë megalitik, 15 mijë vjeçar që zbret në disa nivele poshtë nën pllajën e Gizës. Ndërsa, pjesa tjetër e New Age spekulon mbi ekzistencën e një dhome të fshehtë nën putrën e majtë të Sfinksit, legjendari "Qyteti i Zotave" dergjet nëntokë. I kompletuar me një sistem hidraulik të nëndheshëm, filmi tregon për statuja masive të të njëjtës përmasë me ato të Luginës së Nilit.

Studiues, duke rrezikuar jetën e tyre, me kamera dhe elektrikë dore hetuan me kujdes dhe detaje brigjet e thepisura përreth lumenjve të nëndheshëm dhe liqeneve të gjerë mbi një kilometër për të penetruar dhomat e mbyllura që ndodheshin përtej tyre. Dhe mundi nuk shkoi kot. U gjetën një sasi e pamasë dokumentash dhe artifaktesh.

Dokumentat flasin për trashëgiminë e një civilizimi dhe niveli teknologjik shumë përtej këtij që jemi ne tani. Një teknologji e aftë që të krijojë qytete të mëdhenj të nëndheshëm, për të cilat Sfinksi dhe Piramidat janë vetëm shenjat e sipërfaqes.

Shkencëtari i projektit Dr. Hurtak, e lidh këtë zhvillim me kontaktin me një rracë të avancuar jashtëtokësorësh. Ai e përshkruan këtë si një zbulim të një kulture të Rrënjës së Katërt, të ashtuquajturin civilizimin Atlantas, i shkatërruar nga çrregullimi i fundit i Tokës.

Filmimi paraqet evidenca të pakundërshtueshme që të gjitha gjuhët, kulturat dhe fetë kanë një burim të përbashkët, atë që Dr. Hurtak e quan si "Civilizimi Mëmë".

Teknologjia e zbuluar është shumë përtej asaj që njohim ne. Ashtu siç tha njëherë me shaka Arthur C. Clark, "çdo teknologji që është përtej kësaj tonës, do të na duket si magji".

Sipas Dr. Hurtak kjo ka qenë një kulturë, e cila arriti të zbërthente kodin gjenetik dhe zotëronte çelësat e spektrit fizik, "Fizikën e Dritës Superiore" të antikëve... çdo gjë e lashtë, të cilën Gilgameshi (Në Epikën e Gilgameshit-Darius) shkoi për ta kërkuar në udhëtimin e tij të famshëm në "Qytetin e Zotave" për të zbuluar tunelet poshtë Malit Mashu në shkretëtirë.

Hurtak në materialin e tij i referohet një "gjuhe të dritës" dhe shkencëtari-prift madhështor të asaj kohe të lashtë i quajtur Enok, emri i të cilit është i lidhur me ndërtimin e kompleksit të Piramidave të Mëdha. Hurtak aludon për një shkencë të një karakteri spiritual madhështor, një shkencë, e cila përshkruan shkallën gjenetike për te yjet.

Prifti-shkencëtar Enok është një partriark i epokës para përmbytjes, njëri prej më të famshmëve të karaktereve të asaj epoke. Babai i Methuselah dhe stër stër gjyshi i Noahs, Enoku, përshkruhet në Bibël si arkitekti i Zionit, legjendari "Qyteti i Yahweh" si dhe shpikësi i alfabetit dhe kalendarit.

Enok po ashtu është dhe astronauti i parë në histori, ai që "u morr në qiell nga Perëndia" dhe ju treguan "sekretet e tokës dhe të qiellit". Ai kthehet në Tokë i pajisur me diturinë për "peshën dhe matjet" për gjithë njerëzimin.

I njohur tek egjiptianët me emrin Thoth, "Zoti i Magjjisë dhe Kohës" dhe tek grekët si Hermes, "mesazheri i perëndive", ai përmendet dhe në traditën e kulteve si magjistari enigmatik Merlin, i cili zhduket mbi degët e një molle në Avaloin mitik në përpjekje për të kërkuar sekretin e pavdekësisë dhe për t'u rikthyer.

Pra, si një njëri që përfitoi pavdekësinë, sekretin sesi ne "mund të bëhemi si zotat", Thoth/Enok premtoi të rikthehej në përfundim të kohëve "me çelësat për në portat e tokës së shenjtë".

Në një nga dokumentet e diskutuara të Detit të Zi, që flet për Librin e humbur te Enok, i hequr qëllimisht nga Bibla nga liderët e hershëm fetarë, Enok përshkruan një civilizim madhështor të të kaluarës, të cilët përzien çelësat e njohurisë së madhe dhe nuk ishin në gjendje të ruanin veten e tyre nga kataklizma e fundit. Të dy, realisht dhe në mënyrë figurative ata humbën "çelësat", ata humbën të gjithë njohurinë e lartë.

Por sidoqoftë Enok, edhe në shumë tradita të tjera madje edhe tek legjenda e Majave për Kecalkoatlin, premton rikthimin e kësaj diturie në "Fundin e Kohërave", fundin e ciklit aktual kohor. Apokalipsi Biblik premton se, çdo gjë do të mësohet në fund të botës aktuale.

Zbulimet e jashtëzakonshme në Egjipt dhe në pjesë të tjera të botës flasin jo vetëm për një teknologji të avancuar, por edhe për një shteg evolutiv shumë përtej gjendjes sonë aktuale.

Një ekzaminim i kujdesshëm shkencor i zonës ku gjenden piramidat zbulon se ato janë struktura të sofistikuara harmonike, jo vetëm pasqyrë e pozicionit të planeteve dhe sistemeve diellore, por të dizenjuara për të imituar chakrat dhe zgavrat harmonike të trupit të njeriut. (Chakra janë pika të energjisë në sistemin trup/energji të njeriut, nëpërmjet të cilave rrjedh forca dhe energjia jetësore. Ka me mijëra pika të tilla në trupin e njeriut, por vetëm shtatë ose tetë prej tyre janë më kryesorët.).

Madje, çdo gur në Piramidën e Madhe është i akorduar harmonikisht sipas një frekuence të caktuar toni muzikor. Sarkofagu që ndodhet në qendër të Piramidës së Madhe është i intonuar sipas frekuencës së rrahjes së zemrës së njeriut.

Eksperimentet e mahnitshme që u kryen nga Dr. Hurtak dhe kolegët e tij në Piramidën e Madhe dhe në zona të tjera në Amerikën e Jugut provojnë, se piramidat janë "kompjutera gjeofizikë" që aktivizohen sipas tingullit zanor. (Kujtoni mënyrën sesi D H.Lewis dhe anëtarët e tjerë të ekspeditës arritën të futen në brendësi të Piramidës ).

Duke intonuar disa tiguj specifik të lashtë, grupi shkencor prodhoi valë të qëndrueshme drite, mbi dhe nën piramidat dhe ishin në gjendje që të penetronin edhe në dhoma deri më sot të papenetrueshme. Zbulimet e mëpasme tregojnë që shkencëtarët-priftërinj të lashtë kishin ndërthurur një lloj teknologjie tingujsh harmonik përbrenda strukturës së tempujve.

Dituria e humbur Enokiane tregon se, gjuha mëmë ishte "Gjuha e Dritës". E njohur tek antikët si Hiburu, është gjuha e parë e krijuar në fillimin e këtij cikli kohor. Studimet moderne konfirmojnë faktin, se gjuha më e vjetër është një formë e Hebraishtes si një gjuhë natyrale, pasi tingujt dhe alfabeti buron nga një vazhdimësi apo rrjedhje e përhershme e fosfenit në trurin njerëzor.

E njëjta formë që lind nga një vorbull në lëvizje të pandërprerë. Është një gjuhë e vërtetë drite që përshkon sistemin tonë nervor.

Duke çkoduar gjeometrinë e formave natyrale të valëve në botën fizike, Hiburu është një gjuhë harmonike që imiton karakteristikat e formës valore të dritës. "Çelësat", për të cilët flet Enok dalin se janë çelësa zanore, çelësa të një njohurie matriksi vibracional të vetë realitetit, mitikja "Fuqia e Botës".

Dituria Enokiane përshkruan ekuacione zanore të koduara fjalët e lashta dhe emrat e perëndive, të aftë për të ndikuar direkt në sistemin nervor dhe të prodhojnë një efekt të fortë shërues dhe një gjendje të lartë ndërgjegjeje. Siç deklarojnë tekstet e lashta, "Nëse doni të flisni me zotat, më parë duhet të mësoni gjuhën e zotave".

ADN, kabalistika antike, Pema e Jetës të përshkruara këto në Torah Biblike, tani po bëhen më të qarta për shkenctarët që duhet të konsiderohen si një strukturë e gjallë vibruese dhe jo me një diçka amorfe dhe thjesht numerike. Shumë shkencëtarë modernë e konsiderojnë ADN si një veshje, si konfigurim formë valore, e aftë të modifikohet nga drita, radioaktiviteti, fusha magnetike apo pulset zanore.

Trashëgimia që na vjen nga Thoth/Enok tregon se kjo gjuhë e Dritës ose shkenca antike harmonike mund të ndikojnë direkt ADN-në. Evidencat në Egjipt tregojnë se kjo ka qenë një eksperiment gjenetik 6 mijë vjeçar i tentuar nga egjiptianët, kalvari për pavdekësi dhe shkuarja tek yjet, një kalvar i nisur shumë kohë më parë nga Gilgamesh.

Egjiptianët nuk ishin të fiksuar me idenë e mbas vdekjes siç mendohej nga përkthyesit e hershëm kristianë, por ishin të përqendruar në krijimin e një qenie më të lartë njerëzore. Sëbashku me kultura të tjera të lashta ata besonin se, ADN vinte nga yjet dhe ishte e destinuar të kthehej tek ato.

Dituria e Thoth/Enok le të kuptohet se, njerëzimi është i destinuar që të evolojë përtej formës aktuale tokësore, ashtu siç na thotë Bibla (që personalisht e kam thënë dhe e them, që nuk është thjesht një libër fetar po një burim historik dhe shkencor i keqinterpretuar dhe ndryshuar me qëllim drejtimi për të shuar etjen dhe dëshirën e një grupi të caktuar për pushtet -) "ne mund të bëhemi më madhështorë se ëngjëjt".

Dokumentat historike egjiptiane kanë të rregjistruara "Udhëtarë të Yjeve", individë të rastësishëm, të cilët si Enok udhëtuan "përtej Syrit të Madh të Orionit" dhe u kthyen për të ecur si zota në radhët e njerëzve.

Pavarësisht nga zbehja e qenieve gjysëm-perëndi në ndërgjegjen moderne, a ka mundësi që siç e thonë dhe tekstet e lashta, ne jemi të destinuar të "bëhemi si perëndi"? A janë "Zotat e Dritës" së Majave dhe "Të Ndriçuarit" egjiptian/tibetian me të vërtetë një formë më e avancuar njerëzore?

Duke iu referuar shumë legjendave të lashta të Tokës, qenie të tilla supozohet se do të kthehen rregullisht në fillim dhe fund të çdo cikli kohor, gjysma prej 12.960 vjetësh e orbitës zodiakale të sistemit tonë diellor përreth qendrës së galaksisë që kryhet në çdo 25.920 vjet. [Precedenti i Ekuinoksëve].

Për shkak të gjendjes në orbitën e galaktikës sonë, këto 12.960 intervale vjetore ose "bote" duket se janë të ndara nga ngjarje kataklizmike.

Sipas "kalendarit në gur" të Piramidës së Madhe, i cili përshkruan të ashtuquajturën "Ciklin Feniks" ose Phoenix të orbitës së galaktikës sonë, periudha kohore aktuale përfundon (e konvertuar sipas kalendarit tonë) në vitin 2012. (E njëjta shifër që gjejmë dhe tek Kalendari i Majave). Fjala greke Feniks ka rrjedhur nga fjala egjiptiane pa-hanok që do të thotë "Shtëpia e Enokut".

Dituria Enokiane sugjeron se këto ndryshime të rregullta kataklizmike veprojnë si një faktor provokues evolucionar për të përshpejtuar format jetësore në fazën tjetër të evolucionit. Evolucioni njerëzor mund të procedojë më shpejt sesa mendohej më parë.

Evidencat që kanë dalë tani tregojnë, se civilizimeve përpara këtij tonit perfeksionuan kontiniumin fizik dhe progresuan përtej kësaj botë. Pati dhe nga ata që dështuan. Vetë ne kemi të njëjtën mundësi, t'ja arrijmë ose të shkatërrojmë çdo gjë.

Zbulimet e zhvarrosura nga Egjipti përshkruajnë një sistem mbarë botëror piramidash, tempuj në kohët prehistorike, të vendosura si antena në pikat kyçe të energjisë nëpër meridiane dhe që kontrolloheshin nga priftërinjtë-shkenctarë si një sistem muzikor për të stabilizuar pllakat tektonike të planetit ose më mirë të themi shmangur kataklizmat gjeologjike.

Nga gjuha mëmë, fjala Jedaiah që do të thotë "Rruga e Botës" ose "Fuqia e Botës", priftërinjtë e lashtë Jedai përdornin gjuhën e Dritës për të akorduar planetin si të ishte një këmbanë gjigande harmonike.

Shumë gjëra po rizbulohen në ditët e fundit të këtij cikli kohor. Sipas fjalëve të Dr. Jay Franz i Fondacionit Omega "edhe sikur ne të mos guxojmë ta përmendim, ekziston një ndjesi universale që diçka do të ndodhi në shkallë botërore".

Ky ishte materiali ne lidhje me zbulimet e Dr. Hurtak. Sic lexohet qarte, jane shume gjera qe mbahen te fshehta nga publiku madje dhe vete arkeologet apo egjyptologet nuk vihen ne dijeni ose fshehin faktet me qellim per te mos demtuar pozicionet e tyre. Nje levizje ne kah te kundert do te thote hedhje ne koshin e plehrave te historise se botes qe kemi mesuar deri tani dhe rishkrimi i saj duke shkuar mijera vjet mbrapa ne kohe.

Dhe natyrisht nje pozicion i tille smund te jete komode per shkenctaret e sotem mendjengushte te cilet kane siguruar katedrat dhe kolltuqet e tyre dhe nuk pranojne te levizin kollaj, aq me pak te hapin mendjet dhe syte ndaj zbulimeve te reja qe shembin komplet sistemin e ndertuar deri me sot me kaq djallezi.

Keto njohuri sjane te reja per nje pjese te caktuar te shkenctareve te sotem por jane mbajtur me qellim te fshehura nga publiku per te thelluar amnezine e madhe kolektive qe kemi ne sot si rrace njerezore ne lidhje me te kaluaren tone.

Eshte amnezia e civilizimeve shume te zhvilluara qe kane ekzistuar dikur e pasuar nga katastrofa te dimensioneve te paimagjinueshme dhe na cuan per mijera vjet ne epoken e gurit.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons