Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Hera e parë në garë e Ornela Bregut prej Sat 28 Apr 2012, 16:55

Vizitor

avatar
Vizitor
Ornela Bregu na kishte munguar në ekran. Për një periudhë kohe ishte shumë aktive, e më pas prania e saj ishte gjithmonë e më e pakët. Kjo, jo për mungesën e dëshirës, por për shkak të punëve të tjera me të cilat është marrë gjatë kësaj kohe, qoftë private por edhe ato shtetërore. Vajza e spektakleve, nënë e një vajzë shtatë vjeçare dhe e një djali tre vjeç e gjysmë, është bërë pjesë e Dancing With The Stars. Kjo ishte java e pestë ku ajo ishte në garë mes VIP-ave të tjerë shqiptarë dhe duket se e ka marrë seriozisht edhe pse nuk i pëlqejnë konkurrimet. Premton që kjo është hera e parë dhe e fundit që i futet diçkaje të tillë.Ornela e ka ndërtuar vetë emrin në ekranin e televizionit. E ka filluar paralelisht me prezantim por edhe muzikë, është këngëtare dhe ka realizuar disa videoklipe. Por edhe në këtë fushë ka bërë mungesa, ndaj përsëri tregon se do jetë së shpejti me një këngë në tregun muzikor. Emri i saj, një vit më parë është lakuar edhe për pjesëmarrje në afera dhe përfitime së bashku me bashkëshortin ku në ndihmë i kishte ardhur e motra, Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit. Për të gjithë këtë situatë Ornela ka dashur ta kalojë në heshtje duke pohuar se aty nuk ka asgjë të vërtetë dhe çështja është në gjyq. E nuk kishim se si të mos e pyesnim Ornelën se si ndihesh të kesh një motër ministre. Por ajo pohon se për të, në radhë të parë, është motër e më pas ministre. Të pasurit një pozicion të tillë, thjesht i ka bërë që ato të mos takohen më aq shpesh sa takoheshin më parë.



Ornela, si e pritët ftesën për të qenë pjesë e Dancing With The Stars?

Në fillim e mora pak me frikë, jo se kisha frikën e kërcimit sepse si natyrë jam natyrë që kërcej dhe në çdo ambient jam gjithë kohës në këmbë, por të mësuarit me koreografi është e vështirë. Këtë gjë e kam kuptuar tani që jam vënë në provë. Pastaj fillova ta mendoja gjërë e gjatë dhe thash me vete që nuk do të jetë vetëm Ornela, do të jenë shumë. Spektakli në total do të jetë i bukur për të tërë. Është krijuar një ambient shumë i ngrohtë dhe na vjen keq kur dikush eliminohet.



U bë një periudhë e gjatë kohe që munguat në ekran. E morët këtë si një mundësi për tu rikthyer sërish?

Nuk më ka munguar asnjëherë dëshira për tu rikthyer në ekran. Përveç faktit që kam qenë e zënë me punë të tjera dhe nuk kam marrë asgjë impenjative për momentin. Nëse do marrë diçka përsipër do e çojë deri në fund, siç është po bëj tani.



E synoni çmimin?

Ideja është që, kur i futesh një gare, secili nga ne ka dëshirë që të marrë një çmim.



Si është për ju të kërceni me koreografi?

Është shumë e vështirë, ndërsa tani që jemi në javën e pestë shumë lëvizje dhe poza bëhen të tuat. Gjithmonë vjen duke u mësuar dhe perfeksionuar. Tani kapet më shpejt një lëvizje e rrotullim.



A keni eksperiencë në kërcim?

Gjëra të vogla.



Me çfarë jeni marrë këto kohë që nuk ju kemi parë në ekran?

Duket sikur nuk kam dalë në fakt, por kam qenë pas skene. Unë merrem me një organizim të një evenimenti shumë të madh me gjimnazet e Tiranës siç është Rin-Festi. Kjo është një punë shumë e lodhshme e më ka ngrënë goxha kohë. Pastaj kam dhe një punë të përditshme në shtet që duhet t’i kushtoj kohë dhe vëmendje, e pjesa tjetër e kohës mbushet me familjen dhe fëmijët.



Në cilin institucion punoni?

Unë punojë tek Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Aty jam shefe arti dhe aktualisht po merrem me përgatitjen e festivalit të fëmijëve që bëhet çdo vit, ky është festivali i 49. Tashmë është bërë përzgjedhja e këngëve dhe festivali është më 29 dhe 30 prill.



Po të kënduarit e keni lënë pas dore?

Kënga është problem më vete. Ajo mendoj se duhet të bëhet për një qëllim të caktuar e jo sa për të kaluar radhën. Por së shpejti e kam një plan dhe do të sjell një këngë të re në tregun muzikor.



Do jetë për konkurrim?

Jo, mua asnjëherë nuk më kanë pëlqyer konkurrimet. Është hera e parë dhe e fundit që i futem një konkurrimi, siç është ky i DWS. Nuk dua të dalë negativiteti i tjetrit aty ku nuk ta pret mendja. Po të jesh në garë të del vetvetiu, sado i mirë që të jesh, vjen një moment që ndryshon.



Të qenit person publik ka pasur kosto për ju?

Varet në çfarë këndvështrimi e sheh koston, se unë e kam parë këtë gjë me modesti dhe nuk e kam mbajtur asnjëherë kokën lart. Historikisht në jetën time kam qenë kjo që jam dhe jam po e njëjta.



Çfarë bëni ju në një ditë pushimi?

Çohem pak më përpara familjes dhe bëj një mëngjes të bukur, të bollshëm sepse në ditët e tjera marr një biskotë në dorë e iki me vrap. E pas kësaj dal. Unë nuk e humb kohën të rregulloj shtëpinë, të lë krevatet në rregull, e rëndësishme është të kënaq fëmijët, kur kthehem pastaj është dy-fish lodhja ime.



Jeni përfolur para një viti në media?

Nuk doja të përfshija këtë sepse është lënë të bëhet përgënjeshtrim.



Si është të jesh motra e një ministreje?

Është si të jesh, motra e motrës. Thjesht nuk shihemi dot aq shpesh sa jemi parë, për shkak të impenjimeve që ajo ka.



Ju ka penguar apo ndihmuar?

Në të shumtën e rasteve, në rrethin që na njohin, më ka ndihmuar pasi, njohin dhe atë si karakter e më njohin edhe mua. Në pjesë qeveritare apo pune e institucione që kemi ne, nuk mund të kërkojë më shumë seç duhet sepse thuhet se mos është favorizuar kjo për një “iks” arsye.



Keni përfituar?

Po kur më ndalon në rrugë një polic e shikon mbiemrin, e bën pyetjen dhe lidhjen vetë se çfarë e ke Majlindën, dhe kaloj, ky është përfitimi më i madh, por të tjera as nuk bëhet fjalë.



E keni kaluar radhën me këtë?

Po, ka ndodhur disa herë, por vetëm kaq, pasi edhe vetë si natyrë natyrë nuk dua të abuzoj.





Ornela e spektakleve

Ajo është natyrë që nuk rri në një vend, është vazhdimisht në lëvizje qoftë me punët private por edhe me ato shtetërore. Në këtë periudhë është duke organizuar festivalin e 49 të këngës për fëmijë në Tiranë. Tregon se përzgjedhja e këngëve ka përfunduar dhe gjithçka është gati. Datat e festivalit janë 29 dhe 30 prill. Ornela tregon se kjo ka qenë puna e saj primare këto kohë. Një pjesë të rëndësishme të kohës ja merr edhe familja. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze e një djali. Rrëfen se është gjithmonë duke vrapuar drejtë kohës së lirë, që atë t’ia kushtojë familjes.

2 Re: Hera e parë në garë e Ornela Bregut prej Wed 27 Mar 2013, 05:26

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
suksese tmetejshme


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons