Forumi Kuq E Zi
KRYENGRITJA E MALËSISË NË VITET 1907-1912 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KRYENGRITJA E MALËSISË NË VITET 1907-1912 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
KRYENGRITJA E MALËSISË NË VITET 1907-1912 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KRYENGRITJA E MALËSISË NË VITET 1907-1912 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kryengritja e Malësise 1907-1912
Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave më të lavdishme të popullit shqiptar.
Pas Lidhjes së Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndërgjegjëjes kombëtare, është fryt i levizjeve të shumta të popullit shqiptar për çlirimin definitive nga Perandoria Otomane.
Në fakt Lidhja e Prizrenit është këthesë në krijimin e marëdhënjëvet të reja shoqërore-politike të shqiptareve ashtu sikur kanë egzistuar marëdhënje të këtilla tek popujt e tjere në Ballkan po të asaj kohë.
Ditet më të vështira që përjetuan Malesorët e këtyre trevave kanë qënë gjatë ekspeditave të ndryshme të komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashës dhe Bedri pashës.
Ushtria e Turgut pashës hyri në Hot dhe pasi e bëri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malësisë. Kjo i mbushi Malësorët plot mëllef.

Edhe Malësia e Madhe (Malësia e Mbishkodres), ka qënë kurdohere në kontakte të përhershme me kryengritsit dhe me pjesmarrësit të Lidhjes së Prizrenit.
Ajo në mbledhjen e parë dhe të dytën dërgoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.
Janë të njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjatë shekullit të XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.) Kjo do të thot se Malësori pa marrë para sysh prezencen e ushtris turke ka qënë në kryengritje të përhershme.
Krimet dhe perdhunimet që bënte Përandoria turke si në Malësi ashtu dhe ne trevat tjera të okupuara i detyroi Malësorët që të arratisen, të leshojnë trojet e veta dhe të organizohen në lufte kundra saj.
Përpjekjet e Malesorëve të kësaj trevë për liri dhe pamvarësi gjatë viteve të fundit të shekullit XIX-te kanë lidhje të ngushtë me luftrat e mëparshme të shqiptarëve kundra armikut shekullor.
Kryengritjës së pergjithshme të Malësisë 1909-1912. u mëprin disa ngjarje të rëndësishme që filluan me 1904.
Burrat më të dalluar të Trieshit sulmuan po më këtë datë posten turke, me ç’rast vranë një numër ushtarësh turq, kurse një pjesë tjetër e detyruan që të hikë nëpërmjet të Grykës së Rapshës së Hotit.
Në këtë përleshje muarën pjesë dhe një numër burrash shqiptar nga Koja e Kuçit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuçi.
I pari që shtiri me pushkë në ushtrin turke në Urën e Lemajës në Cem të Trieshit, qe Malotë Gjeka nga fshati Nikmarash – Triesh.
Më rentifikimin e parë të kufirit malazezo-turk të vitit 1876 një pjesë e Malësisë së Mbishkodres-Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin malazez.
Por ushtria turke mu në kufi - në Lemajë mbante forca të veta me qellim që t’u përballonte forcave-sulmëve të shumta të shqiptarëve nga Këlmëndi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.
Dëbimi i ushtris turke nga posta e Lëmajes, paraqet një date të rëndësishme, për arsye se është si pikënisje e kryengritjes së madhe dhe të organizuar të Malesisë së Madhe.
Për kryengritjen e Malesisë (1909-1912):
Dihet se organizatori kryesor i kryëngritjes ka qënë patrioti i madh shqiptar Dedë Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.
Ai i pari arrin që të organizoi shokët më të dalluar të Malesisë si: Nikë Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulën, Lekë Keqin, Nikë Gjekë Brelin, Nikash Martinin, Kolë Marash Vatën, Ujkë Gjelosh Lekën, Gjon Nikë Pllucin dhe të tjerë për një kryengritje të përgjithshme.
Në këtë kohë situata në kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.
Nuk ishin të rralla as incidentet në mes të rojeve të kufirit turk dhe melësorëve të armatosur.
Numri i malesorëve të armatosur në Malësi ishte mjaft i madh.
Malesorët në krye me Dedë Gjone Lulin të ndihmuar nga malesorët e Shalës, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqës vëndosën që të mos i zbatojne urdhërat e Valiut të Shkodrës në lidhje me pagimin e taksave dhe dorëzimin e armëve.
E tërë Malësia: Hot, Grudë, Këlmëndi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur për kryengritje.
Podgorica atëherë ishte qëndër e kryengritsave të armatosur.
Në mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.
Në Podgoricë me ndihmen e Kral Nikollës u formua edhe komiteti i kryengritjës në krye të cilit ishte Sokol Baci Ivezaj.
Komiteti në fjalë ndërmori një varg masash për organizimin e malesorëve në kryngritje.
Malesorët pas dëbimit të ushtrisë turke nga Lëmaja kishin për qellim që t’i eleminon të gjitha pozitat ushtarake në kët trevë, prandaj me 24.III.1911 sulmuan ushtrin turke që ndollej në Grykën e Rapshës.
Pas Grykës së Rapshës u sulmua edhe posta në Traboinin e Moçëm.
Nga kjo postë turqit u dëbuan pa luftë dhe pa ndonje viktimë.
Po në këtë kohë malësorët dëbuan ushtarët turq që ndollëshin në postën Fierzë.
Posta e pëstë që ndollej në Qafën e Bokrrinës, në Selisht u sulmua dhe u çlirua nga Grudët, Kelmendët dhe Trieshjant me 29.III.1911.
Në këtë kohë kur turqit u dëbuan gati nga të gjitha postat kufitare në Malësi, Çaushi i ushtrisë turke me qëndër në Tuz, mblodh një ushtri mjaft të madhe dhe e drejtoi nga Hoti.
Në Qepur të Hotit u zhvillua një përleshje mjaft e përgjakshme në mes të ushtris turke dhe burrave të Hotit.
U vra një numer i madh i ushtris turke, por humben jetën edhe disa burra nga Hoti si:
Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vëllëzërit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujkë Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi. Gjithashtu u plagos një numër i madh burrash nga Hoti. Turqit në këtë përleshje pësuan disfate të madhe.
Qepuri si datë e rëndësishme historike përmëndet edhe në këngët popullore.
Malësorët nga Hoti, Gruda, Këlmëndi e Trieshi të frymëzuarë nga zjarri i çlirimit ndërmarrin aksione të një pas njëshme.
Pas aksionit në Qepur, sulmuan mënjeherë postën ushtarake turke në Pikalë-Grudë. Në përleshje mbetën të vrarë një numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish. Nga malesorët mbetën të vrarë: Tomë Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka. U plagosen gjashtë malesorë.
Me 28.III.1911 çlirohet edhe posta e shtatë e cila ishte e vëndosur në Lishah në afërsinë e Ledinës në Malësi. Edhe këtu mbetën të vrarë shum turq.
Nga malesorët mbetën: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtatë u plagosen rëndë.
Malesorët gadi çdo postë që pushtonin i jepin zjarr, kështu vepruan edhe në postën në Pikalë dhe Lishah.
Po në këtë kohë dëbuan edhe ushtarët turq të postës kufitare në Paroki në afërsinë e Fundnave.
Posta kufitare në Omerbozhaj, afër Dinoshës, konsiderohej si posta më e fortë.
Në këtë postë ishin përqëndruar gadi e tërë ushtria turke që ishin dëbuar nga postat e ndryshme.
U çliruan edhe postat në Urën e Rzharnicës dhe Dheut të Zi.
Qëndër kryesore e koncentrimit të forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut në Tuz.
Malësorët edhe këtë fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911.
Me këtë rast mbet i vrarë Nikë Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar të depertonte në Kala me të cilin rast u vra në afërsinë e Kalasë.
Në luftërat më të njohura të malesorëve përmendet lufta në Qafë të Uglës.
Deçiqi është përmëndore e vertet e betejave të pergjakshme të malësorëve kundra forcave ushtarake turke.
Me 1.V.1911 në Deçiq në Majen e Bratilës për te parën herë në historinë e popullit shqiptarë, pas historisë së lëvdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar - Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dedë Gjon Luli ngriti flamurin shqiptarë dhe tregoi armikut turk dhe tërë botës se Malësia kerkon lirinë dhe pamvarësine e vet.
Pas ngritjës e flamurit shqiptar në muajin maj të vitit 1911 ushtria turke ndërmori çdo masë për të pushtuar përsëri Deçiqin dhe me 14.V.1911 arriti përsëri që në Deçiq të vëndos flamurin gjysëm hënë.
Mirëpo malesorët e frymëzuar dhe nga dashuria për liri dhe urrejtja ndaj robërisë së huaj nuk i humbën shpresat.
Për çlirimin e Deçiqit përvec malesorëve muarën pjesë edhe njesit e rregullta ushtarake malazeze nën komandën e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.
Gjatë vitit 1912 në përleshjet qe u zhvilluan në Deçiq me 28 mars dhe 3 maj, mbetën të vrarë 14 malesorë.
Po në maj të vitit 1912 në Bukoviq u zhvillua luftë e përgjakshme, ashtu edhe në Helmicë e në Qafë të Kishës. Në këto përleshje mbetën të vrarë afër 15 malesorë.
Në luftërat e përgjakshme që bëri Malësia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbetën të vrarë 150 malesorë, kurse u plagosën afer 90.
Ata gjatë kësaj kohë çliruan, me perjashtim të Kalasë së Shipshanikut të gjitha trevat e Malësisë së Mbishkodrës.
Përpjekjet e malësorëve me armë e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.
Mbas largimit të ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesorët muarën pjesë së bashkut me formacionet ushtarake malazeze në luftërat e ndryshme gjër me Shkodër.
Përleshjet më të përgjakura u zhvilluan në Bardhajt e Shkodrës dhe në Tarabosh

Malesia
Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça.
Përbëhej nga zona të vogla teritoriale të njohura me emrin male, në të cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vonë Grudë), Këlmëndi, Kuçi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjesë e Grudës).
Në krye të çdo mali ishte kryekreu, kurse çdo vellazëri kishte kreun (të parin) e vetë. Vepronin edhe pleqët e maleve.

Toponimi (emrimi) Malësi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
Malësia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Këlmëndi, dhe disa zona te Shkrelit)
Zonat malore: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit
Zona fushore: Kopliku, Gruemirë, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse më së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë.
Cemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malësinë fizikisht në dy pjesë.
Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri
(në Hot), Kazhaniku (në Triepsh), Kapa e Brojës (Këlmënd), Mokseti (Kastrat) e tjerë.
Qëndrat dhe katundet (fshatrat) me të mëdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kësheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirë, Vërmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerë.
Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale.
Në të kaluerën e lashtë ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër Liqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).
Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malesi janë Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.
Në kohët e lashta nëpër Malësi kalonin rrugët shumë të rëndësishme edhe për Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër Dinoshë-Tërgajë-Vërmoshë-Guci dhe tjetra Noronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër.
Mendimtarët botërorë (shumë nga ata) do të cekin se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjë nuk do të jetë mbrapa Europes.
Malësia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grudë), Vuksa Gjeca (Këlmënd). Poashtu, deri me atëherë Malësia mbante lidhje edhe me Dinastitë e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) të etnosit shqiptarë.
Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do të okupojë Malësinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Triepshi e Koja), Këlmëndi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumës) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.
Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë.
Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte. E tërë Malësia do te zhvillojë luftë kundër otomaneve pandërprerje që deri me 1912.
Janë të njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Më të njohurit janë 1565-1575 (në Hot e Grudë), 1610-11 (në tërë Malesi), 1638(në Këlmënd), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (në Hot e Grudë), 1869 (Grudë) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.
Pjesa malore e Malësisë kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin).
Me 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tëre Malesisë Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës.
Turqit do ta ndalojnë, siç kanë ndaluar çdo send që ishte përparimtarë.
Malësorët janë të besimit katolik deri me ardhjen e turqëve, atëherë fillon perhapja e besimit islam.
Kishat kryesore janë: e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triepsh, Selcë, Bajzë, Tuz etj.
Ndër xhamitë më të vjetra në Malesi janë ajo e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.
Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbëreshë nga Zara e Dalmacisë).
Jeta në Malesi ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malësinë.
Malësorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.
Me 1880-81 në Vrane, Gruda do të fitoj ushtrinë malazeze dhe përsëri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudës.
Me 1879 Çun Mula në krye të Hotit do të luftoj kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.
Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin përëndorin.
Me i njohuri nga të dënuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj që do të internohet, me krerët e Grudës, në Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerët e Malësisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, Çun Mula etj.)
Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malesi) 1856 Malësia e Madhe ndahet në dy pjese: Triepshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malesisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga Vrana-Ura e Zharnicës-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)-Lemajë.
Me 1887 në Triepsh, kurse me 1888 në Kojë do të hapen shkollat në gjuhë sllave dhe do të futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"
Në nëntorë 1907 në Lemajë do të zhvillohet një betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë do të hapen shkollat fetare islamike, kur një e Dinoshës do të jetë edhe shkolla me Mulla Arapin për të gjithë.
Revulucionin e Xhon-turqeve (turqit e rinjë) me 1908 malësorët do ta perkrahin duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nëpër mes misionarëve të tyrë e tradhtuan atë dhe malësorët për të realizuar të drejtat e veta, si do të ceki Faik Konica, filluan luftën kundër shumë ujqëve, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikollë Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhës shqipe nga Dukagjini), Kolë Sokol Baci Ivezaj dhe me një numer të anëtareve të shquar si Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.
Komiteti për së afërmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodë Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.
Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
Për të realizuar këtë mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.
Të nesërmën malësorët sulmojnë kaushet ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj.
Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
Gjatë luftës, gjegjësisht kryengritjës u dalluan në të madhe Dedë Gjon Luli Dedvukaj.
Me 6 prill 1911 në një pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtarë-shqipëtarë e që paraqet rastin e parë mbas vdekjës së Gjergj Kastriotit me 1468, dhe është flamuri i kryengritjës shqiptarë për liri.
Me ushtrinë turke, shumë herë numërikisht më të madhe se ajo malesorë dhe më mirë e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatë periullës së kryengritjes ullëheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe më në fund Abdylah Pasha që deri ater ishte nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë.

KERKESAT E MALESOREVE
1.
Me 17 nentorë 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi
2.
Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetinë, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)
3.
Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malësisë të mbledhur në Pikalë (pranverë 1911) perpiluar edhe një listë:
kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junçaj e shumë të tjerë.
4.
Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë eshte "Libri i Kuq" i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
Kërkesat e "Lordeve të Malesise", siç i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Çikago Herald Tribujn", krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:
Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverinë Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.
"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greçes) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Europës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj, e posaçërisht Kuvendi i Gerçes bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.
Mbas ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malësia përsëri u nda në dy pjesë.
Në majë 1913 malësorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitë e mëdha do të prënojnë Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
Tuz, Rapshë, Traboin dhe Grudë e më vonë edhe Vrane.
Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Në mes të dy luftërave botërore në Malësi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons