Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 100 vitet e ardhshme prej Wed 03 Aug 2011, 03:45

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Cfarë do të ndodhë pas 100 vitesh.. Parashikim edhe per Shqiperine ..
Nje shikim mbi librin e :Xhorxh Fridman

Cfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman ( George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli.

“100 vitet e ardhshme”, botim i shtëpisë botuese “Plejad”, është një botim futurologjik, që gërsheton dhe rrok në mënyrë brilante fusha të tilla si gjeopolitika, historia apo aspekte të tilla të demografisë, teknologjisë, gjeorgafisë apo fushave të zhvillimit demografik dhe ekonomik

Ky libër është një grishje e këndshme për t’u lexuar dhe përpirë, por është edhe një ide-ngjallëse dhe serioze për t’u marrë në konsideratë. Ai i vjen në shqip lexuesit shqiptar, në një distancë kohore shumë të shkurtër nga botimi i tij në Amerikë, e pothuajse në një distancë rekord në ritmin e botimeve shqiptare.

“100 vitet e ardhshme” është jo vetëm një analizë që kombinon një gjykim të ftohtë realist dhe një parashikim të guximshëm dhe të besueshëm për shekullin XXI, por edhe një rrugëtim global i luftës dhe paqes. Vlerat e librit ia shton edhe fuqia shprehëse dhe depërtuese e autorit një ekspert i njohur ndërkombëtar në çështjet e sigurisë dhe inteligjencës, sigurisë kompjuterike dhe informacioneve militare.

Bazuar në analizën e faktorëve të tillë si burimet natyrore dhe ciklet e popullsisë (rritja dhe mplakja e saj), Friedman shpjegon se në ç’zona dhe përse do të shpërthejnë luftërat e ardhshme, si do të luftohen ato, cilat kombe do të fitojnë dhe do të humbin fuqinë politike dhe ekonomike dhe se si teknologjia dhe prirjet e reja kulturore do ta ndryshojnë mënyrën tonë të të jetuarit në shekullin e ri.

100 vitet e ardhshme kryen kështu me largpamësinë e një autoriteti kompetent të fushës një eksplorim magjepsës, bazuar në shembuj historikë dhe gjeopolitikë të kombeve të ndryshme. Duke pohuar se për herë të parë, pas më shumë se një gjysmë-mijëvjeçari, njerëzimi gjendet në agimin e një ere të re, ai ravijëzon edhe ndryshimet e mëdha që ai na rezervon.

Përgjatë viteve 2010-2020 lufta midis Amerikës dhe Xhihadit Islamik terrorist, dalëngadalë do të shuhet duke ia lënë vendin një lufte të re të ftohtë të shpërthyer edhe njëherë nga Rusia. Në vijim të viteve 2020-2030, Kina do të ballafaqohet me një numër gjithnjë e më të madh e më të shtrirë krizash të brendshme, që do ta dobësojnë e do t’ia zvogëlojnë fuqinë botërore, ndërkohë që gjatë këtyre viteve një rritje të fuqishme ekonomike do të pësojë Meksika, duke u kthyer në një fuqi të rëndësishme botërore.

Veçanërisht e rëndësishme për rajonin tonë evropian dhe ballkanik , është pjesa tjetër e këtij libri, ku predikohet rënia e fuqisë së Evropës, bashkë me shtetet e vet udhëheqës si Gjermani, Francë dhe Angli, shpërthimin brenda tyre të “bombës demografike” dhe rritjes gjatë këtyre dekadave të fuqive të reja botërore si Polonia dhe Turqia, e të focimit të një koalicioni midis fuqive të Evropës lindore, Eurazisë dhe Lindjes së largët (Turqia, Kaukazi dhe Japonia).

E gjitha kjo do të arrijë kulmin në tensionet e një lufte të re botërore nga mesi i viteve 2050, e që do të zhvillohet me suporte të posaçme teknologjike, me ushtri të vogla dhe me përleshje më pak të përgjakshme e numër minimal të vrarësh.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, fokusi kryesor do të bjerë mbi Amerikën e cila do të shfaqet si një fuqi e pakontestueshme botërore, që madje do të jetojë një Epokë të Artë, në pjesën e dytë të shekullit. Në vitet 2080, teknologjia tashmë do t’i jetë drejtuar hapësirës, si për arsye ushtarake ashtu dhe për përftimin e burimeve të jashtëzakonshme të energjisë, që do të sjellin rrjedhime radikale ambientale.

Veçse nga fundi i shekullit, edhe ajo do ta përjetojë luftën e saj, të drejtpërdrejtë dhe kufitare me Meksikën, që do të kërkojë të rimëkëmbë, tokat e humbura që në fund të shekullit të XIX

Po ç’vend do të zërë Ballkani dhe Shqipëria në këto zhvillime? Deri në vitin 2050, eksperti amerikan parasheh se Shqipëria dhe Bosnja do të jenë pjesë e influencës turke, e cila është një ndër zonat premtuese për të qenë pjesë e rëndësishme e qendrave të rëndesës në zhvillimet globale.

Por, cilat do të jenë ndikimet dhe prirjet mbizotëruese, të Lindjes, Turqisë apo të Amerikës dhe Perëndimit. Janë disa rebuse që libri arrin t’i qartësojë më së miri, veçse ato lipset doemos të konsiderohen thellë edhe nga institutet, ministritë dhe lobet politikë-bërëse të Shqipërisë.

Libri është produkt i një autoriteti që ka pas përvojën dhe të dhënat e inteligjencës së një agjencie të tërë sekrete ndërkombëtare (një lloj CIA private), siç është STRATFOR. Edhe për këtë arsye, debati mbi të është i domosdoshëm për disa arsye: Qoftë nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, qoftë nga vija dhe prirja e politikës sonë të jashtme në vitet që do të vijnë, qoftë për përpunimin e një doktrine gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike, nga specialistë të fushës.

Ja, për të gjithë këtë arsenal dijesh, perspektive dhe shteg-shënjuese, kjo dhuratë mund të konsiderohet fare mire si një ngjarje e rëndësishme botimi për t’u marrë seriozisht në konsideratë dhe për t’u përpirë nga debatet e veçanta.
Kush është George Friedman

George Friedmann është themeluesi i CEO dhe STRATFOR, kompania udhëheqëse private e shërbimit të fshehtë dhe e parashikimit. Ai ftohet shpesh si një ekspert mediash dhe është autor i katër librave, duke përfshirë atë të pak kohëve më parë Lufta Sekrete e Amerikës, gjithashtu është autor i shumë artikujve për sigurinë kombëtare, betejën informative, sigurinë kompjuterike dhe biznesin e zbulimit.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons