Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gratë janë krijesa sa të vështira po aq dhe atraktive. A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë kërkon një grua nga një burrë? Është vërtet kaq e vështirë të kuptojë njeri botën e brendshme të tyre. Për mendimin tim nuk jemi kaq të vështira sa ju mendoni, ju na bëni të dukemi kështu.

Bëhu dinamik: Sa do e pavarur apo dinamike që të jetë një grua, gjithmonë do dojë “portin” e saj për të ndjerë siguri. Asnjë grua nuk do të ketë në krah një burrë që nuk di ta mbrojë apo mbështesë atë. Të gjitha kemi nevojë për një burrë të fuqishëm që të na qëndrojë pranë në kohë të mira e të vështira.



Mëso të diskutosh: Diskutimi. Po, është gjëja më rëndësishme që është zbuluar në shoqërinë njerëzore. Problemet e krijuara zgjidhen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të opinioneve. Diskutimi përbën element kyç në çfarë do lloj raporti. Dhe kur them diskutim nuk flas për gjeneralitete, por për atë çka ndjen, mendon apo e problematizon tjetrin. Lidhja “ushqehet” nga diskutimi i të dyve. Midis çiftit duhet të ketë besim. Mos prit të të besojë tjetri kur i thua: “Jam natyrë e mbyllur, ndaj dhe nuk flas shumë, më jep pak kohë për të të shpjeguar gjithçka”. Kur një lidhje është e sinqertë nuk duhet të ekzistojnë ndrydhje apo sekrete.



Qëndro larg çdo egoizmi: Mundohu të dëgjosh partnerin tënd. Të mirëkuptosh çdo pasiguri apo problem që mund të ketë. Mos injoro mendimet e tjetrit. Mos e lejo egoizmin që t’ju përçajë. Dëgjoje, ndieje, hyr në psikologjinë e partnerit tënd. Mundohu të kuptosh se për ç’arsye sillet kështu dhe gjej një zgjidhje nëse është e mundur. Mos u përpiq ta akuzosh. Në qoftë se e do vërtet lere egoizmin në anë dhe qëndroji pranë.



Mos u bëj “plastelinë” në duart e tjetrit: Në qoftë se ajo do të dëshironte një njeri pa karakter dhe pa personalitet, nuk do të zgjidhte ty por një kafshë shtëpiake. Ka ty pranë saj, sepse kërkon opinionin tënd akoma dhe nëse ai është i kundërt me bindjet e saj. Në fund të fundit, ky a nuk është fillimi i çdo diskutimi? Shkëmbimi i mendimeve të ndryshme. Askush nuk do pranë një njeri që bie dakord me gjithçka që i thua, sepse shumë shpejt bëhet i mërzitshëm dhe i parashikueshëm. Thuaji mendimin tënd, mbështete, kush e di kështu mund të fitosh vlerësimin e saj.



Mendohu para se të bësh çdo gjë: Shumë njerëz veprojnë pa u menduar shumë, duke mos marrë parasysh ato që mund të pasojnë. Para se të thuash apo bësh diçka duhet të analizosh anët pozitive apo negative të një lëvizjeje të tillë. Ndoshta si fillim mund të të duket humbje kohe, por me kalimin e kohës do të kuptosh se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangësh shumë situata të pakëndshme.



Fito respektin e saj: Respekti dhe vlerësimi janë dy gjëra që nuk fitohen nga një çast në tjetrin. Në qoftë se ti e respekton dhe vlerëson veten tënde është mëse e sigurtë se të njëjtën gjë do shfaqësh edhe te të tjerët. Respekti buron nga thellësia e shpirtit. Nëse mendon se e meriton respektin, lufto për ta fituar atë. Mos lejo askënd të të sillet keq. Qëndro i fiksuar në mendimet e tua dhe mos mbivlerëso askënd që nuk e meriton.



Bëhu romantik: Të gjithë kalojmë nëpër faza të ndryshme rutine. Në dorën tënde është të shmangësh një gjendje të tillë. Në rast se humbet romantizmin do humbasësh dhe partneren tënde (herët a vonë). Një lidhje e suksesshme bazohet në romancë.



Bëhu dëgjues i problemeve të saja: Asnjëherë mos i konsidero absurditet thëniet e një gruaje. Mos i thuaj kurrë se nuk e kupton atë. Qëndroji gjithmonë pranë pa e përçmuar asnjëherë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Infinit

avatar
Princeshe
Princeshe
1. Besimi

Nje nder gjerat me te rendesishme per nje femer qe ajo e kerkon te nje mashkull eshte besimi. Besimi eshte mbret. Ju duhet te tregoni sa me shume vetebesim te nje femer, sepse kjo gje le shume pershtypje te mire te femrat.

2. Ambicioz.

Te gjithe meshkujt mendojne qe femrat jane te interesuara vetem ne para. Kjo eshte nje marrezi. Mund te jene vetem nje grup i femrave, por jo te gjitha. Femrat me shume jane te fokusuara ne meshkuj qe kane karriere te suksesshme, per suksesin qe ata tregojne ne punen e tyre. Kur ata kane nje angazhim profesional, pune te forte dhe te suksesshme, atehere ai behet nje partner i persosur.

3. Sens te humorit

Kur femrat jane duke e kerkuar mashkullin e tyre te jetes, nje nder gjerat kryesore eshte qe mashkulli i tyre te kete sens per humor. Ne dime se sa me zbavites te jemi, aq me shume na duan njerezit, prandaj femrat e kerkojne kete gje te mashkulli.

4. Pasioni

Pasioni eshte njera nder 10 gjerat qe femra i deshiron. Arsyeja duhet te jete shume e qarte. Nese nje grua eshte duke menduar qe te shpenzoje kohe per ju qe aventura te jete sa me eksituese, me nje perkushtim shume te madh qe lidhja te kete sukses, atehere ajo e deshiron ne djale me shume pasion. eshte shume ne rregull nese ju keni pasion per ekipin tuaj te futbollit, por femrat deshirojne qe po ate pasion ta shfaqni edhe per to.

5. Te jete i zgjuar

Shume femra deshirojne qe i dashuri i tyre te jete i bukur, seksi dhe i zgjuar. Kjo edhe mund te jete frustuese per disa meshkuj, por me mire eshte qe ju te tregoheni sa me te zgjuar dhe te matur me te dashuren tuaj sesa te jeni i bukur.

6. Te qenit i shoqerueshem

Nje femer deshiron qe i dashuri i saj te jete ne gjendje te kryeje nje bisede te mirefillte me shoqerine e saj. Femrat duan qe mashkulli i tyre t’i perket nje shoqerie te larte sociale. Ato nuk e duan mashkullin qe hesht, duan qe i dashuri i tyre te kete nje jete sociale.

7. Shkathtesi komunikuese

Shume shpesh femrat ngacmohen ne lidhje me kapacitetin e tyre per bisede.
Meshkujt edhe injorojne ndonjehere deshirat e femrave, apo menyren se si ato flasin per problemet qe i shqetesojne, dhe shpeshhere nuk ua varin veshin bisedave te tyre. Ndonjehere femra ka nevoje te degjohet nga ju. Mashkulli duhet t’i tregoje te dashures se tij se ka kapacitet ta degjoje ate se per çfare ajo ka nevoje. Prandaj ju duhet te beheni me te degjueshem.

8. Pozitiviteti

Nje nder 10 gjerat qe ferma i deshiron eshte edhe pozitiviteti. Femrat nuk e duan cinizmin dhe sarkazmin. Sepse cinizmi dhe sarkazma ka vendin e vet,por te jesh i njejti gjate gjithe kohes eshte rraskapitese. Ne anen tjeter, duke qene ne pranine e nje personi qe ka opinion pozitiv per jete, kjo mund edhe t’i sjelle energji pozitive nje femre. Nje person optimist i ben te tjeret te ndihen mire. Optimizmi mund te jete ngjites dhe frymezues, prandaj ne ju rekomandojme te jeni sa me optimist me te dashuren tuaj.

9. Dukja

Femrat per nga natyra deshirojne te kujdesen me shume per pamjen e tyre te jashtme. Keshtu qe ato do te ndiheshin me mire sikur edhe i dashuri i tyre te kujdeset me shume per veten. Prandaj mundohuni te pakten te jeni te paster, te vishni rroba te pastra, sepse per nje femer ka shume rendesi.

10. Pavaresia

Nje grua deshiron qe mashkulli i tyre mund te kujdeset per veten e tij. Ato duan qe i dashuri i tyre te jete i afte dhe i pavarur per te marre vendime, te jete ne gjendje ta paguaje qirane e tij dhe te dije te pergatite nje darke. Perkunder asaj qe ju mendoni, asnje femer nuk deshiron te behet “nena” e te dashurit. Nje nder gjerat me te rendesishme per nje lidhje eshte qe mashkulli duhet te dije te jete zot i vetes

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
bjeri shkurt moj nje femer don respekt sinqeritet edhe dashuri kurvat ju dun per lek e per shpi


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons