Forumi Kuq E Zi
Moskë, udhëtim në "mbretërinë e nëntokës" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Moskë, udhëtim në "mbretërinë e nëntokës" Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Moskë, udhëtim në "mbretërinë e nëntokës" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Moskë, udhëtim në "mbretërinë e nëntokës" Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Moskë, udhëtim në "mbretërinë e nëntokës"

Nga qytet fantazmë, bunkeri gjigand do të kthehet në një muze

Për 30 vjet me radhë tunelet e Stalinit kanë qenë protagonistet e fshehta të Luftës së Ftohtë

Për një Moskë të dytë, qindra metra poshtë së parës, në të vërtetë është folur prej kohësh. Kanë folur për këtë ekspertë, njerëz që kishin dëgjuar diçka, por edhe të tjerë, të cilët nuk e kishin idenë fare. Në fakt, jo më kot thuhet se rusët i adhurojnë misteret. Faktikisht, nja njëzet vjet më parë bëri bujë të madhe një artikull i shfaqur në të përjavshmen popullore "Argumente dhe Fakte".

Për herë të parë, drejtori i saj, Starkov, vendosi të publikojë një përmbledhje për veprën misterioze të regjimit. Në tregim, qyteti antiatomik dukej një treg i madh i mbuluar, ku ishte shumë e thjeshtë të krijoje ato kontakte njerëzore që në Moskën e hierarkizuar në sipërfaqe nuk do të ishin kurrë të mundura: për shembull të kalonte afër balerina më e mirë e Bolshoj-it, madje edhe të buzëqeshte, në dyqanet e saj, si në ndonjë aeroport ndërkombëtar, shiteshin xhinse, vodka konsumohej me dëshirë dhe pa limit, madje një shitëse e vogël, në një cep të këtij qyteti të "vdekur", të ofronte me xhentilesë edhe banane.

Pikërisht aty mund të përshëndesje dhe shumë akademikë e njerëz të shquar, sikur të ishin shokët e t‘u prej kohësh. Me pak fjalë, të gjithë vëllezër me njëri-tjetrin, në fatin e tyre të përbashkët në qytetin e fshehtë të librit. Drejtori i revistës kishte qenë shumë i matur në tregimin e tij, nuk përshkruante as atmosferën, as pllakat dhe as ngjyrën e kaltër të qiellit të "improvizuar", por, megjithatë, jepte lajmin e madh. Qyteti ekzistonte. Ajo që të bënte përshtypje në rrëfimin e tij ishte dimensioni i bunkerit, i aftë që të mbante 120 mijë persona.

Tregimi të sugjeronte, edhe pse në mënyrë indirekte, një hipotezë politike që përbënte skandal, se qyteti i varrosur në zemër të Moskës mund të përdorej vetëm në rast të ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik kundër Amerikës. Por, po ta mendosh mirë, ishte vërtet diçka e pamundur, sepse ata që do të arrinin të shpëtonin do të ishin vetëm zyrtarët e lartë të Kremlinit.

Me pak fjalë, do të ishte pamundur të mblidheshin 100 mijë persona për 20 minuta nga alarmi i "mbërritjes" së raketave, ndaj ata që do të përfitonin do të ishin drejtuesit e shtetit, të cilët mund të zbrisnin në bunkerin e "vogël" poshtë Sheshit të Kuq, duke marrë metronë private dhe duke u strehuar në qytetin sekret. Populli, si gjithmonë... Sigurisht që sekreti nuk mund t‘i tregohej para kohe mijëra njerëzve. Tregimi i "Argumente dhe Fakte" shtronte një sërë pyetjesh, sa interesante aq edhe të rrezikshme, sa drejtori i saj nga shumë veta u cilësua si një i çmendur për guximin e tepruar.

Shumë i kërkonin adresën e qytetit sekret, ndërsa ai përgjigjej si ndonjë fëmijë, që nuk i kishte mësuar akoma fjalët. Ndoshta e kishte kuptuar se i ishte futur një loje të rrezikshme. Artikulli ngjalli kureshtje aq të madhe, sa shumica e njerëzve filluan të mendonin se qyteti tjetër gjendej në një hapësirë të stërmadhe brenda Universitetit të Moskës, i kufizuar nga Akademia e KGB-së dhe nga një bllok shtëpish popullore, ku thuhej se banonin funksionarët e të njëjtës organizatë.

Të gjithë moskovitët mendonin një qytet-fantazmë me banesa luksoze, kinema, restorante, salla lojërash, rrugë, stalla, varreza dhe depozita të mëdha me veshje e ushqime, ku mund të jetoje pa problem për një çerekshekull. Thuhej se aty kishte intelektualë dhe shkencëtarë. Për të gjitha këto flitej 20 vjet më parë, por meqë nuk u gjet asnjë gjurmë nga qyteti tjetër, të gjitha argumentet u braktisën dhe ideja për ekzistencën e tij u harrua. Tani është e qartë se qyteti mister nuk ishte gjë tjetër veçse një bunker normal antibërthamor, në shërbim të nxënësve të shkollës së KGB-së.

Bunkeri

Po, po bunkeri fantazmë ekzistonte vërtet. Ai ishte qyteti i fshehtë, ishte misteri i regjimit komunist, ishte protagonisti i fshehur i asaj kohe. Askush nuk e kishte parë, askush nuk e dinte që ekzistonte 60 metra nën dhe.

Dikur, këtu poshtë, kjo hapësirë ishte e destinuar për mekanizmat e luftës elektronike, për aparaturat e sofistikuara në gjendje të individualizonin çdo lëvizje në sipërfaqen e tokës. Me pak fjalë, një shtëpi për raketa dhe bomba H. Në sallonet më të gjera, mbi mure gjendeshin tabela të mëdha, ku shpjegohej me hollësi skema për operacionet e rëndësishme ushtarake në rast konflikti.

Drita ishte e zbehtë, ndërsa ajri i ndotur, një zhurmë e fortë përhapej me shpejtësi në gjithë bunkerin. Është metroja që kalon po aty. "Po frenon para se të mbërrijë në stacionin e Taganka-s. Jo rastësisht ky bunker është ndërtuar në të njëjtin nivel me atë të metrosë. U shfrytëzuan të njëjtat teknologji, të njëjtat materiale, të njëjtët punëtorë. Vetëm se ata nuk e dinin destinacion final të punës së gërmimeve.

Atyre u ishte thënë se bëhej fjalë për disa deviacione në transportin publik", shpjegon Olga Arkharova, një zonjë dyzetvjeçare me një shprehje të vendosur në fytyrë. Ajo tregon diçka rreth këtij bunkeri pa fund. Në shumë tunele të tij nuk lejohet hyrja. Olga mban veshur një xhaketë ngjyrë portokalli dhe tregon se punon për një shoqëri ish-ushtarakësh "Novik-Service".

Një vit më parë, kjo ndërmarrje bleu në ankand një bazë nëntokësore, për të cilën, madje, edhe banorët sipër saj nuk kishin dyshuar kurrë për ekzistencën e tij deri në atë moment, përveç njerëzve të KGB-së, të cilëve u ishte besuar siguria e projektit, specialistët e komunikimeve ushtarake që duhej ta përdornin, drejtuesit e BRSS-së që e kishin kërkuar, teknikët që e kishin ndërtuar e pastaj drejtuar dhe sigurisht Stalini, që e kishte dashur me çdo kusht. Kjo është një nga sekretet e padepërtueshme që Moska e mbajti brenda vetes për shumë vjet, e që vetëm tani ka filluar të zbulohet, edhe pse pjesërisht. Le ta fillojmë nga vendndodhja e tij.

Pika e komandës mbrojtëse e Taganka-s ishte një nga bazat mbrojtëse të Bashkimit Sovjetik. Vendi kryesor i pajisjeve ushtarake, në rast rreziku bërthamor. Një nga rifuxhot ekstreme për të organizuar kundërsulmin, kur testet atomike ishin bërë një lloj gare mes SHBA-së dhe BRSS-së.

Domethënë, bunkeri që shërbente për t‘i fshehur në vende që të mos shiheshin nga armiku, për t‘i mbrojtur nga shkatërrimi. Ndaj, e vetmja alternativë ishin vendet e padukshme si ky bunker 60 metra nën tokë, i ndërtuar në mënyrë të tillë që edhe personeli dhe njerëzit më të besuar të mbërrinin aty mes mënyrave të ndryshme, rrugëve të fshehta, madje duke përdorur edhe metronë.

Një nga hyrjet e tij, i vetmi i bërë publik, gjendet në rrugicën popullore "Kotelnicheskij Pereulok 11", në lagjen historike "Taganka" në juglindje të Moskës. Në pamje të parë, një adresë e zakonshme. Numri është shënuar në krahun e një pallati të vjetër të viteve 1800, i mbijetuar nga flakët, nga bombardimet gjermane dhe mbi të gjitha planeve rregulluese sovjetike. Megjithatë, në të vërtetë hyrja nuk është pikërisht aty. Ajo është në krahun e djathtë të një banese të braktisur, që nuk të shkon mendja se mund të të çojë diku.

Pasi futesh, një zile që nuk punon dhe një yll i madh i kuq janë ato që të bien në sy në qendër të një porte metalike. Megjithatë, kur Stalini në vitin 1950 urdhëroi që të ndërtohej gjiganti "ZKP Taganskij", ose ndryshe bunkerin GO42, ku ishte vendosur komanda strategjike e komunikimeve ushtarake, nuk kishte asnjë yll. Përkundrazi, nuk kishte asgjë që shërbente për të identifikuar vendin e strukturës top-sekret.

Projektuesi i njohur kishte ndërtuar një lloj qyteti të blinduar, në gjendje që të përballonte sulmet atomike më të fuqishme të epokës. 7 mijë metra katrorë sipërfaqe të ajrosura dhe të mbrojtura nga panele speciale e të veshur me çimento; 300 lokale, rrugë, galeri, tunele kryesore, me diametër rreth 90 metra, ku punuan rreth 2500 persona, e që në rast të ndonjë sulmi bërthamor mund të qëndronin aty për rreth 90 ditë rresht. "Nuk duam t‘i zbulojmë të gjitha sekretet e tij.

Duam të ndërtojmë ambientet origjinale, të rikuperojmë atë çka ka ngelur nga magazinat ushtarake dhe ta shndërrojmë këtë ish-bazë ushtarake në një "laborator" historik, ku mund të tregosh dhe përshkruash atë çka ndodhte gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, me dokumentarë, materiale të asaj kohe, madje edhe atmosferë. Kemi menduar që këtu sipër të hapim edhe një restorant, sepse vizita poshtë në bunker për të gjithë do të hajë shumë kohë.

Mendoj se iniciativa jonë do të ketë shumë sukses. Brezat e rinj as që e imagjinojnë se çdo të thotë të jetosh me ankthin e një konflikti atomik". Për të krijuar atmosferën e saj të mjaftojnë propagandat e ndryshme të shkruara nëpër mure. Si të montosh dhe çmontosh pushkë, pistoleta d.m.th., si të përballosh armikun.

Aty gjen edhe Leninin e Stalinin, që të "mësojnë", se si në "emër të komunizmit", të "gjuash mirë". Përveç hyrjeve, daljet janë gjashtë: pesë të ndaluara. Jashtë, asnjë kalimtar nuk e ka idenë se nga mund të hysh dhe nga mund të dalësh nga bunkeri. Shtëpia e vjetër ishte një "maskim" perfekt për qytetin e fshehur, vetëm fasada dhe mure. Pas saj, zyrat e burokratëve dhe ato të spiunazhit.

Po ashtu, edhe një pishinë që e bënte akoma më të fshehtë pozicionin. Dy hapa larg, një pallat shumë i lartë, si për ironi të fatit, po aq thellë sa gjendet bunkeri. "Dikush nga katet e larta mund të kishte zbuluar se shtëpia në rrugicën "Kotelnicheskij 11", nuk banohej nga askush. Olga nuk e thotë, ndoshta as nuk e di se atje lart kanë jetuar "njerëzit e besuar", banorët sekretë të bunkerit. Dhe e gjitha kjo, vetëm për të ruajtur me fanatizëm simbolin e komunizmit.

Metroja e Stalinit, misteri i fundit i regjimit sovjetik

Askush nuk e ka parë. Por të gjithë e dinë që ekziston. Quhet "Metro-2" dhe është metroja sekrete e Kremlinit. Misteri i fundit i regjimit sovjetik. Ajo u ndërtua me urdhër të Stalinit dhe shërbente për të evakuuar nomenklaturën në rast rreziku.

Megjithatë, një herë e kreu funksionin e saj, më 6 nëntor të vitit 1941, kur fati i Moskës varej në një fije peri, pasi trupat gjermane të gjeneralit Guderian ishin vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit rus.

Por Stalini donte të organizonte një mbledhje solemne me rastin e përvjetorit të 24 të revolucionit, pikërisht në stacionin Majakovskaja, ndoshta më i bukuri dhe më i famshmi i rrjetit të metrosë moskovite. Këtë e bëri për t‘i treguar popullit të tij që qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskën.

Në të vërtetë, vetëm pak e dinin se në Majokovskaja Stalini kishte mbërritur nga një rrjet i fshehtë i metrosë, duke u shfaqur papritur, pa dalë nga zyrat ku të gjithë e kishin parë vetëm pak orë më parë. Nga kishte mbërritur aty? Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskës gjithmonë ka qenë një tabu.

I pari që kishte guxuar të fliste rreth saj kishte qenë Vladimir Gonik në romanin e tij "Mbretëria e territ" në vitin 1992. Por ai pati probleme me inteligjencën ruse, se si i dinte të gjithë këto gjëra? Në të vërtetë, ai ishte një mjek ushtarak dhe kishte shërbyer në një spital të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Mes pacientëve kishte pasur persona vërtet interesantë, që e kishin ndihmuar të zbulonte shumë gjëra. Shumë prej tyre i kishin treguar për punën që kishin bërë nën tokë. Ato tunele pa emër, stacionet e padukshme. Ato stacione, të njohura vetëm nga departamentet speciale të KGB-së, do të jenë në shërbim të publikut, se metroja e Moskës nuk mban më, sepse qyteti rus prej kohësh është në një krizë transporti.

Drejtuesit më të lartë të qytetit mendojnë se nëse nuk do të përdoren, atëherë do të jenë të kota dhe të panevojshme. Çdo linjë e metrosë të çonte në zona të rëndësishme, jashtë dhe brenda qytetit. Çdo anëtar i Byrosë Politike kishte bunkerin e tij, i cili ishte një apartament luksoz: të paktën 180 metra katrorë, me studio, dhomë ndenjjeje, kuzhinë dhe dhomë gjumi. Madje, apartamenti i Brezhnjevit ishte "binjak" me zyrën e tij në Kremlin.

Përveç këtyre, rrjeti i metrosë kishte edhe një linjë që lidhte Kremlinin me aeroportin e qeverisë.

Nga gazeta Shqip

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
i kom pa ngoogle x kureshtje po thuj medet kush shtet me i pas kta bukuri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons