Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Udhëtim në kohë prej Wed 22 Jun 2011, 17:20

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit www.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi.

Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot.

Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.

C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme.

A mund të udhëtojmë në kohë ?

Mundësinë e ofron Qendra Evropiane për Kërkimet Bërthamore (CERN) në Gjenevë

Sipas teorisë së dy matematikanëve rusë ekzistojnë kushtet

Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë.

Në thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë "vrima krimbi" të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa
forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës.

Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar
makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës "New Scientist", ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e kohës.

Sa serioze është teza?

Artikulli i “New Scientist” nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë”, shkruhet në artikull.

Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit.

Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë. Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë.

Ç‘thonë ekspertët për udhëtimin në kohë?

Mundësia teorike është debatuar gjerësisht, por të gjithë bien dakord që problemet në nivel praktik janë aq të stërmëdhenj, sa, me të gjitha gjasat, nuk do të ndodhë kurrë. Brajën Koks, një studiues i Universitetit të Mançesterit, vëren se edhe sikur ligjet e fizikës të mos e pengonin udhëtimin në kohë, kjo nuk do të thotë aspak se diçka e tillë është e mundur, sigurisht në terma të kthimit prapa në kohë.

“Të thuash se ato ligje fizike që njohim lejojnë kthimin në të shkuarën, është si të thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnë që një çajnik të orbitojë përreth Venusit”, thotë dr. Koks.

Pra, është e mundur, por nuk ka gjasa të bëhet. “Udhëtimi në kohë është tërësisht i mundur, në fakt koha në orbitë kalon me ritme të ndryshme nga ato ritme që njohim në tokë dhe kjo duhet marrë në konsideratë nëse duam që sistemet naviguese të satelitëve të funksionojnë.

Por, udhëtimi në të shkuarën, megjithëse lejohet teknikisht nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtë nga shumica e fizikanëve, në rast se arrijmë të kuptojmë më mirë rregullat e fizikës - dhe kjo është edhe detyra e pajisjes që po ndërtohet në CERN”.

Përse është marrë parasysh mundësia e udhëtimit në kohë?

Vjen bashkë me teorinë e relativitetit të përshkruar nga Albert Ainshtaini në vitin 1905. Është teoria më e mirë që kemi deri tani lidhur me natyrën e hapësirës e të kohës dhe ishte Ainshtaini që formuloi ekuacionin.

Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë ne matematike që i lidhin kohën dhe hapësirën në një entitet të quajtur - “kohë-hapësirë”.

Ato ekuacione dhe vetë teoria nuk e përjashtojnë idenë e udhëtimit në kohë, megjithëse që nga koha e Ainshtainit janë bërë përpjekje të shumta për të provuar se udhëtimi në kohë është i pamundur.

Ka ndonjë element që mund ta mbështesë këtë teori?

Shumë shkrimtarë librash fantastiko-shkencorë janë kënaqur duke imagjinuar mundësinë e udhëtimit në kohë, duke nisur që nga H.G. Wells, libri i të cilit “Makina e Kohës” u publikua në vitin 1895 - 10 vjet përpara se Ainshtaini të dilte me teorinë e relativitetit.

Në mënyrë shumë interesante, do të ishte një tjetër vepër e fantashkencës ajo që do të ringjallte interesin për udhëtimet kohore në epokën moderne.

Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante në vitin 1986 romanin “Kontakti”, kërkonte një rrugë gjysmë të mundshme për të anashkaluar problemin e pamundësisë për të udhëtuar më shpejt se drita - gjë që do të thyente një rregull bazë të fizikës. Atij i duhej që personazhet e librit të përshkonin distanca gjigante në hapësirë, kështu që i kërkoi Kip Tornit, mikut të vet kozmolog, t‘i zbulonte një rrugë, që kjo të ishte e mundur pa pasur nevojë të udhëtohej më shpejt se drita.

Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bëhej i mundur krijimi i “vrimave të krimbave”, në hapësirë-kohë që do të lejonin njerëzit të udhëtonin brenda çastit nga një pikë e universit në një tjetër.

Më pas mendoi se kjo ide mund të shfrytëzohej teorikisht edhe për t‘u kthyer prapa në kohë. Sigurisht që bëhej fjalë veç për një teori dhe askush nuk mund të imagjinonte se vrimat e zeza mund të manipuloheshin vërtetë duke krijuar “vrima krimbash”. Por ideja tingëlloi e pranueshme, e shtoi ndjeshëm interesin mbi “vrimat e krimbave” dhe mbi udhëtimin në kohë, duke përfshirë edhe dy matematikanët rusë.

Përveç pamundësive praktike, çfarë tjetër e pengon udhëtimin në kohë?

Problemi më i madh teorik njihet si paradoksi i udhëtimit në kohë. Nëse dikush kthehet në kohë dhe ndërmerr diçka për të ndaluar ekzistencën e vet, si mund të jetë i mundur udhëtimi në kohë? Shembulli klasik është ai i të kthyerit në kohë që vret të gjyshin përpara ardhjes në jetë të babait të tij.

Kozmologët, të njohur për fantazinë e shfrenuar, e kanë shmangur problemin, duke i ardhur rrotull. Kanë sugjeruar se nuk ekziston një univers i vetëm, por se janë të shumtë - aq të shumtë sa ka vend për çdo ngjarje të mundshme. Në këtë model universi të shumëfishtë, apo “multiversi”, një grua që kthehet në kohë për të vrarë gjyshen nuk cenon ekzistencën e vet, pasi në universin fqinj gjyshja jeton për të sjellë në jetë një bijë, e cila bëhet nëna e vrasëses.

Ku do na shpjerë makina e Gjenevës?

Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojë këto gjëra më mirë se pjesa dërrmuese e njerëzve, përmend një proverb fizikanësh: gjithçka që nuk është e ndaluar, në një çast do të ndodhë. “Kështu që ata mendojnë se makinat e kohës mund të ekzistojnë. Problemi është se ‘tuneli kohor‘ që do të prodhohet nga pajisja do të jetë një ‘vrimë krimbi‘ aq e vogël sa në të do mund të kalojë vetëm një atom.

Kështu që në Gjenevë hë për hë nuk do kemi asnjë vizitor nga e ardhmja. Të gjithë këtë unë nuk mund ta përtypin pa i hedhur pak kripë, por sigurisht që nuk është kokë e këmbë çmenduri”. Pra, jo marrëzi kokë e këmbë, por një marrëzi e vogël.


Gati për të udhëtuar në kohë?

Momenti ka ardhur. Përshpejtuesi më i fuqishëm i grimcave në botë (LHC), pritet me ditë të hyjë në funksionim dhe më në fund fizika e grimcave do të nisë të mbledhë frytet e para të një pune të gjatë.

Megjithatë, nëse parashikimet e dy matematikanëve rusë do të dalin të vërteta, çdo arritje në këtë fushë do të vendoset në hije nga një tjetër ngjarje me të vërtetë e jashtëzakonshme. Sipas Irina Arefevës dhe Igor Voloviçit, LHC mund të shndërrohet në makinën e parë të kohës.

Sigurisht që bëhet fjalë për një hipotezë, por nëse dy shkencëtarët e mësipërm kanë të drejtë debutimi i LHC-së në Qendrën Bërthamore Evropiane për Kërkimet Bërthamore në Gjenevë (CERN), me siguri që do të hyjë në histori. Shkaku është i thjeshtë: ndoshta mund të kryhet udhëtimi pas në kohë, çfarë do të thotë se ndoshta viti 2008 do të shënojë edhe stacionin e parë të këtij rrugëtimi jashtë të imagjinueshmes.

Sipas shkencëtarëve rusë, që punojnë në Institutin e Matematikës "Steklov" të Moskës, në fazën e parë nuk do të kemi vizita të menjëhershme nga "banorët" e së shkuarës, por që nga momenti që shkaku (ideja e një efekti gjithmonë varet nga ajo e shkakut) është një nga parimet themelore të fizikës, mundësia e vënies në provë përmes LHC-së nuk duhet të mos merret në konsideratë.

Sigurisht që puna e këtyre dy shkencëtarëve ende nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore autoritare e me emër, por disa fizikanë kanë shfaqur interes për parashikimin e dy rusëve.

Hipotezat e para

Prej vitesh studiuesit kanë kërkuar një mekanizëm të përshtatshëm për të udhëtuar në kohë. Deri më sot përshkrimi më i mirë i vetive të kohës dhe hapësirës është ai i teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit.

Për këtë arsye, fizikanët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pikave të dobëta të teorisë, ose kërkojnë të zbulojnë ndonjë aspekt të saj ende të pazbuluar. Prototipat e makinës së kohës, që kanë dalë nga kërkimet e tyre, nuk ka shkuar kurrë përtej tryezës së projektimit, por ndoshta LHC mund ta zgjidhë problemin.

Kur të jetë në funksionim të plotë, mekanizmi do të fusë në secilën prej grimcave që do të ndërmarrin një udhëtim prej një perimetri rrethor prej 27 kilometrash, një energji 7 teraelektro///nvolt (TeV).

Në termat e jetës së përditshme nuk është ndonjë energji kushedi se çfarë, pasi një TeV është i barabartë me energjinë kinetike të një mushkonje në fluturim, por kur kjo energji përqendrohet në një grimcë subatomike (dimensionet e së cilës janë sa një e trilionta pjesë e mushkonjës), atëherë efektet që mund të përftohen në "rrobën" e universit janë të jashtëzakonshme.

Sipas teorisë së relativitetit të përgjithshëm, gjithçka që ekziston në univers ka tri përmasa hapësinore dhe një përmasë kohore. E çuditshmja e kësaj lidhjeje kohë-hapësirë, është ndikimi që ka nga masa e energjisë që ndodhet në univers. Ky është edhe shkaku kryesor i tërheqjes gravitacionale.

Masa e Tokës, për shembull, e përkul hapësirën që e rrethon, duke tërhequr drejt vetes gjithçka që ndodhet rreth saj. Ndërkohë, të imagjinosh shtrembërimet e kohës është shumë më e vështirë se në rastin e hapësirës, por një fakt i tillë mund të vihet re në rastet kur kemi ndërhyrje të tipit lëndë, apo energji.

Madje, një përqendrim i mjaftueshëm mase, apo energjie mund ta shtrembërojë kohën në atë farë mase sa ta bëjë atë të rrethohet brenda vetes sikur të ishte një cilindër gome. Ky lloj ndryshimi, që shkencëtarët e quajnë "kthesë kohore e mbyllur" duhet të mundësojë, të paktën në teori, ripërjetimin dhe "prekjen" e momenteve të së shkuarës.

Matematikani austriak, Kurt Godel, ishte i pari që demonstroi formimin e një kthese kohore të mbyllur. Në vitin 1949 ai tha se nëse universi rrotullohet, atëherë relativiteti do t‘i lejonte rrotullimit krijimin e kushteve për përkulshmërinë e kohës mbi vetveten. Cilido që do të mund të hynte në atë unazë, do të vazhdonte të rivizitonte të njëjtin moment, deri sa të vendoste të dilte sërish.

Godel ia tregoi rezultatet e llogaritjeve të tij Ajnshtajnit, i cili u turbullua nga ideja që relativiteti mund të krijonte kushtet e një udhëtimi në kohë. Por deri në një farë mase ama: në bazë të njohurive tona, universi nuk rrotullohet, ndaj nuk mund të kryejmë dot kurrë një udhëtim në kohë, duke pasur si bazë nisjeje udhëtimin e universit.

Sigurisht që nuk pati shumë entuziazëm edhe kur në vitin 1976 Frank Tipler i Universitetit "Tulane" të Nju Orleansit, demonstroi faktin se nëse një cilindër i madh do të rrotullohej me një shpejtësi shumë të madhe, atëherë do të krijoheshin kushtet për udhëtimin në kohë.

Por kjo do të donte një makinë me mekanizma shumë të veçantë dhe në atë kohë ndërtimi i kësaj makine ishte një ëndërr e parealizueshme.

Në vitin 1988 gjërat nisën të bëhen interesante. Kip Thorne dhe kolegët e tij të Institutit kalifornian të Teknologjisë në Pasadena demonstruan se të ashtuquajturat "wormholes" (vrima krimbash) ose tunelet hapësirë-kohë, krijojnë mundësinë e të zhvendosurit në kohë. Në një rast të tillë, një "vrimë krimbi" do të mbyllte unazën kohore.

Udhëtimi përmes këtij tuneli do të ishte pak a shumë sikur të ndërmerrje një kalim nën një kodër: mund të kaloje në anën tjetër edhe po t‘i ngjiteshe kodrës, por duke zgjedhur rrugën e tunelit do të mund të mbërrije më parë.

Energjia e errët

Në këtë pikë hyn në lojë LHC. Sipas shkencëtarëve rusë, ky aparat, që përshpejton lëvizjen e mikrogrimcave, mund të prodhojë "vrimat e krimbit" dhe kështu të mundësojë ndonjë lloj udhëtimi në kohë. Çdo grimcë që udhëton përmes LHC-së mund të prodhojë një lloj përthyerje të kohë-hapësirës, një tërheqje gravitacionale, që e shtrembëron hapësirën dhe kohën në formë cilindrike rreth vetes.

Nëse do të takoheshin së bashku dy realitete të tilla, atëherë rezultatet ka shumë mundësi që të ishin me të vërtetë spektakolare. Në praninë e disa kushteve të caktuara, përplasja e këtyre përthyerjeve gravitacionale mund të krijonte një vrimë në hapësirë e në kohë. Se cilat mund të jenë këto kushte, kjo varet nga vetë natyra e hapësirë-kohës, për të cilën kemi shumë pak informacion të qartë.

Edhe nëse teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit na jep një përshkrim të hapësirës dhe kohës, gjithmonë bëhet fjalë për një hipotezë. Për të ditur saktësisht sasinë e duhur të energjisë për krijimin e një vrime në "rrobën" e universit, duhet njohuri të plota në lidhje me gravitetin kuantik, pra me përshkrimin mikroskopik të hapësirë-kohës, çka është jashtë mundësisë sonë të deritanishme.

Megjithatë, ka një hipotezë, sipas së cilës LHC është në gjendje që të ofrojë kushtet e përshtatshme për krijimin e një vrime në hapësirë-kohë. Pjesa më e madhe e fizikanëve mendon se graviteti kuantik nuk është i rëndësishëm, deri në momentin kur ka të bëjë me fenomene që verifikohen në nivele të energjisë 10 në fuqi të 16 TeV. Ndërkohë, një ekip shkencëtarësh kalifornianë kanë demonstruar se relativiteti kuantik mund të ndërhyjë edhe në nivele të një energjie prej vetëm 1 TeV.

Shkencëtarët rusë kanë nisur që të reflektojnë në lidhje me efektet e çuditshme të hapësirë-kohës, kur u ndërgjegjësuan që LHC mund të kishte fuqinë e duhur për të krijuar vrimat e vogla të zeza. Përplasja mes dy protonesh me një energji të kombinuar prej 14 TeV mund të prodhojë vrima të zeza me një diametër të përmasave 10 në fuqi të 18. Kjo ide është jashtëzakonisht joshëse, por, gjithsesi, mbetet vetëm një hipotezë.

Një vit më parë, shkencëtarët rusë ripanë ekuacionet e Ajnshtajnit për të kuptuar më mirë mënyrat e formimit të "kthesave të kohës" të mbyllura. Pikërisht, ndërsa merreshin me këto lloj ekzaminimesh, menduan se ndoshta LHC mund të krijonte makinën e kohës.

Ka fizikanë që e kanë marrë seriozisht mundësinë e një hipoteze të tillë. Sipas tyre, vendosja e thërrmijave, grimcave te një përshpejtues me fuqi të madhe, të çon direkt në udhëtimin në kohë. Sipas llogaritjes së shkencëtarëve, që mbështesin një teori të tillë, nuk dihet mirë se cili është rezultati përfundimtar.

Ka mundësi të ndodhë edhe hipoteza tjetër, pra që në vend të krijimit të një makine të kohës të krijohet një vrimë e zezë. Sipas tyre, shtrembërimi, ose përthyerja e hapësirës dhe e kohës, e cila duhet për të krijuar makinën e kohës, vlen edhe për krijimin e një vrime të zezë. Me pak fjalë, sipas llogarive të rusëve del se brenda këtij viti, pra deri për Krishtlindje, do të bëhet i mundur udhëtimi në kohë.

Sigurisht që ende ka shumë pengesa për t‘u kapërcyer para se të mund të hapin një "derë" në kohë e të shohim pas. Një nga vështirësitë kryesore ka të bëjë me faktin që, duke qenë se kemi të bëjmë me tunele të vogla, atëherë në hapësirat e tyre do të mund të kalonin vetëm thërrmijat subatomike. Shkencëtarët më optimistë shpresojnë që vënia në punë e LHC-së, të paktën të mund të japë prova për ekzistencën e "vrimave krimb".

Vështirësia e tyre ka të bëjë me përmasat e tuneleve. Hapja e tyre është e njëjtë me atë të një topi llastiku, për sa i përket tendencës së njëjtë që kanë për t‘u mbyllur. E vetmja mënyrë shmangieje për këtë veti është mbajtja hapur e tyre me anë të një materieje, që në vend të tërheqjes emeton shtytje.

Por, a ekziston ndonjë materie e tillë? Në këtë pikë shkencëtarët rusë "thërrasin në lojë" energjinë misterioze, që quhet "energji e errët", e cila duket se ndihmon në zgjerimin e universit. Energjia e errët mund të jetë ajo e duhura për mbajtjen hapur të hyrjes së "vrimave të krimbit". Por, për të vërtetuar mundësinë e një materie të tillë duhet që më parë të gjesh përgjigjen e një tjetër pyetjeje kyçe: me shtrirjen e kohë-hapësirës çfarë ndodh me densitetin e energjisë së errët? A qëndron ajo konstante, pakësohet apo zmadhohet?

Sipas pjesës më të madhe të fizikanëve që studiojnë përmasat dhe vetitë e hapësirë-kohës, nga vëzhgimet del se energjia e errët që ndodhet në çdo centimetër kub të hapësirë-kohës, mbetet konstante dhe është e përhershme; nuk ndryshon në rastin kur ndryshimi prek vetë universin. Por ka edhe një grup shkencëtarësh që janë të mendimit se me zgjerimin e hapësirë-kohës çdo centimetër kub i saj merr më shumë energji.

Nëse energjia e errët ka një natyrë të tillë, atëherë hapësirë-koha do të kishte edhe vetinë e mbajtjes hapur të "vrimave të krimbave" të LHC-së, e ndoshta do t‘i rriste në atë shkallë, saqë të mundësonte edhe kalimin e një njeriu përmes tyre.

Të vrasësh gjyshin

Për momentin asnjë nga informacionet që kanë të bëjnë qoftë me ekzistencën, qoftë me vetitë e energjisë së errët nuk është i vërtetuar. Ka një grup shkencëtarësh, që janë të bindur në ekzistencën e një energjie misterioze, një energjie fantazmë, që është e njëjta energji që, sipas dy shkencëtarëve rusë, do të mundësonte mbajtjen hapur për një kohë relativisht të gjatë të "vrimave të krimbave".

Për shkencëtarët më skeptikë, edhe nëse përmes vënies në funksionim të LHC-së do të mundësohej vërtetimi i ekzistencës së "vrimave të krimbit", kjo nuk do të mjaftonte garantimin e ekzistencës së një makine të kohës. Krijimi i një "porte" në të shkuarën është shumë i pamundur.

Një "vrimë krimbi" është një "portë" në hapësirë-kohën.

Për ta shndërruar atë në një makinë kohe duhet që në radhë të parë të sigurohesh jo vetëm për anën këtej të "portës", por edhe për atë përtej saj. Studiuesit kanë propozuar mënyra të ndryshme për një gjë të tillë, të cilat pak a shumë kanë më shumë lidhje me fantashkencën sesa me një realitet të bazuar në fakte konkrete e të prekshme.

Një sistem është, për shembull, kapja e njërit skaj të "vrimës së krimbit" me një yll neutronesh. Fusha e fuqishme gravitacionale që do të krijohej si pasojë e kësaj, do të ngadalësonte shumë kohën. Në një moment të tillë, nëse një udhëtar i kohës do të futej brenda "vrimës së krimbit", do të gjendej në një moment të caktuar të së shkuarës dhe mund të udhëtonte në kohë.

Por, sigurisht, kjo nuk është përvoja që pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt. Kushedi, ndoshta civilizimet e ardhshme do të mund të gjejnë mënyrën e stabilizimit dhe rritjes së një "vrime të krimbit" për të krijuar një tunel në hapësirë-kohën, përmes së cilit udhëtari do të shkonte në të shkuarën.

Nëse këtë vit, eksperimenti i LHC-së do të arrijë që të krijojë një "vrimë krimbi", ndoshta një civilizim më i avancuar do ta gjente këtë fakt në librat e historisë dhe ndonjë ditë të bukur do të vinte për të na bërë vizitë. Kjo mundësi na detyron që të hedhim një vështrim te disa nga paradokset e një udhëtimi të mundshëm në kohë.

Më klasiku është ai i udhëtarit që kthehet në të shkuarën për të vrarë gjyshin, para se i ati të vinte në jetë, për t‘u siguruar kështu që ai vetë nuk do të vijë kurrë në këtë jetë. Pikërisht kjo hipotezë në vitin 1992 shtyu shkencëtarin e famshëm britanik, Stephen Hawking, që të afirmonte se ligjet e fizikës komplotojnë kundër udhëtimeve në kohë. Sipas teorisë së tij, që ka të bëjë me mbrojtjen kronologjike, krijimi i portave të përkohshme për të udhëtuar në kohë do të çonte në lindjen e fenomeneve fizikë, që do të bllokonin vetë portat.

Është sikur të ekzistonte në univers një lloj "policie e rastit", e cila bllokon lëvizjet kontradiktore. Por, shkencëtarët rusë nuk kanë frikë nga "policë" të tillë. Sipas tyre, në sferën e relativitetit të përgjithshëm nuk mund të thuhet se kronologjia duhet që të ruhet e njëjtë me çdo kusht. Në lidhje me ekuacionet e Ajnshtajnit ka shumë zgjidhje, të cilat verifikojnë paradokse të tilla.

Ndoshta vetë paradokset janë një përgjigje për pyetjet tona të pafund në lidhje me rregullat e çuditshme të universit. Në rastin e gjyshit mund të mos jemi në gjendje që ta vrasim paraardhësin tonë, ose mund të mos duam ta bëjmë një gjë të tillë, ose mund edhe të përfundojmë në një univers paralel, në të cilin vetë vrasja është një gjë e pakuptimtë dhe nuk ka ndikim mbi rrjedhën e gjërave, apo ndoshta veprimet e atij universi mund të mos ndikojnë në universin tonë.

Megjithatë, këto paradokse e hamendësime nuk do t‘i mësojmë deri kur të shpiket makina e kohës dhe të vihet në funksionim. Për momentin, e vetmja shpresë që kemi për të zbuluar kufijtë e vendosura nga ligjet e kohës është që t‘i lëmë fizikanët të përfundojnë përgatitjet për vënien në punë të LHC-së.

Megjithatë, ka ende dyshime në lidhje me disa probleme të pazgjidhura: nuk dimë se në çfarë momenti ndërhyn graviteti kuantik, ndërkohë që po diskutohet ende ekzistenca e energjisë fantazmë të universit. Në gjithë këto pikëpyetje që na rrethojnë ekziston gjithsesi një mundësi e vogël, që vitin e ardhshëm të shohim mbërritjen e një vizitori nga e ardhmja.

A nuk do të ishte pra më mirë që të përgatisnim veten për një vizitë të tillë, pavarësisht sa irracionale mund të duket një gjë e tillë? A nuk dukeshin të tilla edhe shpikjet më të mëdha të njerëzimit para se të dilnin në dritë?

John Titor, njeriu i së ardhmes

A keni dëgjuar ndonjherë për John Titor? Njeriu që u shfaq për pak kohë në botën e internetit duke kënaqur kureshtjen e mijëra përdoruesve, mbi disa profeci për botën dhe njerëzimin? Njeriun që tha se kishte ardhur nga e ardhmja dhe se kishte udhëtuar në kohë?

Po. John Titor është njeriu i së ardhmes. Sipas tij njerëzimi deri në vitin 2035 (kohë prej së cilës vinte dhe ai) do të ketë shpikur makinën e kohës.

Titor kishte ardhur në kohën tonë me një mision të vecantë. Për disa kohë i’u përgjegj pyetjeve qe i vinin nga te katër anët e botës me disa parashikime për vitet që do te vinin.

Si do te ndryshonte bota? Cfarë do të bëhej me njerëzimin? Si është shoqëria ne vitin 2035? A do te ketë nje luftë te tretë botërore?
Sipas John Titor ditët me të mira për njerezimin ende duhet te vine. Bota do të duhet qe te kaloje dhe luften e trete boterore qe njerezit te solidarizohen me njeri tjerin. E ardhmja e njerezimit do te ndertoje ate cfare po shkaterron e tashmja jone.

Konfliti në të ardhmen, që arrin kulmin me luftën e tretë botërore, do te perqendrohet kundër qyteteve dhe zonave rurale. Lufta e tretë botërore do të ketë një kosto shumë të madhe për boton, dhe planetin. Do te vriten rreth 3 miliard njerëz dhe te gjitha perpjekjet e njerezimit pas saj do të jenë në ruajtjen e planetit dhe kujdesjen e jetës.

Titor pohoi se thelbi i ketij konfliti do te lindë, pas zgjedhejve amerikane të 2004. Në të tashmen e Titor kontrasti, ndërmjet myslimaneve dhe hebrenjve do të vazhdojë te egzistojë, por nuk do te jete shkaku i ketij konfliti.

Nga ana tjetër do te kete dhe nje lufte civile amerikane, si rrjedhoje e kontrasteve në fushën e sigurisë së vendit.

Lufta e dytë civile do të zhvillohet sipas Titor mes qyteteve dhe zonave rurale. Ai kishte luftuar në zonat rurale si ushtar që kur ishte 13 vjec.
Lufta civile do të mbarojë, kur Rusia në 2015 kur do të hedhë bombën atomike në qytetet kryesore amerikane, duke eliminuar në ketë mënyrë qeverinë federale dhe duke siguruar fitoren e forcave rurale.

Zonat më të mëdha urbane ne bote do te goditen nga armet nukleare. “Europa, Africa, Australia do të goditen në mënyrë te vecantë”, pohon Titor “Rreth tre miliard persona do të vriten ne botë”.

Rreth vitit 2036 njerëzit do të përpiqen për të evituar luftën, SHBA do të ndahet në pesë shtete, selitë e qeverisëfederale do të jenë në Omaha te Nebraskas.

Shoqëria do të decentralizohet. Teknologjia nuk do te goditet dhe do te ndermerren kështu udhetime të avancuara tokesore, hapesinore, dhe do te behet progres ne ingjinierine gjenetike, qe do t'i shtohet dhe udhetimi në kohë.

Uji duhet të filtrohet ose të distilohet, per të levizur prej andej parcelat radioaktive, jeta do të jetë shumë e veshtirë (jeta mesatare do të zbresë në 70 vjet) dhe njerëzit do të duhet të punojnë dhe në fusha për të prodhuar atë për të cilën do të kenë nevojë.

Bicikletat dhe kuajt do të jenë mjetet e së ardhmes, por do tëpërdoren, makinat si dhe trenat me shpejtësi të lartë. Kompanitë më të mëdha informatike do të zhduken por internati do të jetë një mjet komunikimi.


Titor, njeriu i se ardhmes II

Detajet e parashikimeve te John Titor

Në fund te fundit Titor kufizohet vetëm në përgjigjet e pyetjeve që i drejtohen, duke thënë se nuk ka fare dëshirë të pershkruajë të ardhmen.

Lufta e dyte e golfit

John Titor ka parashikuar se SHBA do të shkonin në luftë me Irakun për shkak te nje ceshtjeve për armët nukleare. Ky parashikim ka dalë i saktë: Titor shkroi:

“Asnjë prej këtyre fjalëve që unë po them nuk do të jetë nje e re per ju. Kanë ndodhur dhjetë, tridhjetë vite më parë. Do të befasoheni kur të zbuloni se Iraku nuk ka patur asnjëhere armë nuklerare. Mos vallë kjo ishte një justifikim që SHBA të fillonin luftën”?

Kjo fjali shpesh herë citohet si je prej parashikimeve te Tiror. Megjithate jo te gjithë janë dakort me ketë. Eshte e mundur të mos jesh dakord me kete parashikim.

Teoria e Titor kundershtohet pasi administrata e Bush nuk ka bërë asnjë pohim se ‘Iraku kishte arme nukleare’, por vetem armë të shkatërrimit në masë, dhe se po përpiqej te krijonte bombën atomike. Ka mundësi qe kjo ndarje kaq e holle te mos vihej re pas 35 viteve.

Eshte e rendesishme të themi dhe se armët nukleare te poseduara nga iraku per publikun u bënë te ditura ne vitin 2001. Megjithate kritikët thonin se plani për te krijuar nje Irak te ri qe parashikonte debimin e Saddamit egzistonite qe nga viti 1998.

Lufta civile

Titor parashikoi dhe se do te kishte nje luftë civile ne SHBA; trazira civile pas zgjedhje presidenciale të 2004 dhe që do te rriteshin në 2005, duk filluar luftën civile: Titor shkroi:

"Do te kete një lufte civile ne SHBA ne 2005. Ky konflikt do te zgjase pese deri ne dhjete vite. Fillimet do te jene ne lindje, si rrezultat i politikes se jashtme amerikane. Kjo do te ndodhe menjehere pas zgjedhjeve ne SHBA.

Lufta civile do te filloje ne 2004. Do te duket si nje seri ngjarjesh qe do te perkeqesohen nga muaji ne muaj. Konflikti do te perfshije SHBA, deri ne 2012 dhe do te mbaroje me luften e trete boterore. Une besoj se presidenti i 2005 do te tentoje te jete nje Abraham Lincoln i dytë. Do te tentoje te mbaje vendin e bashkuara, por nuk do t’ia dale per interesa te vecanta."

Duke iu pergjegjur nje pyetjeje qe kishte te bënte me zgjedhjet e 2000 Titor shkruan:
“Do te perdorja fjalen ‘zgjdhje’ me pak kujdes. Ndoshta eshte me e lehte te shikohet tani nje lufte civile, sesa në të ardhmen tuaj?

Sipas kushtetutes kush e ka fjalen e fundit ne zgjdhjen e presidentit dhe pse? E quaj interesante, nese qofte dhe per nje moment Kushtetuta te jete bere kaq e rendesishme ne jeten e amerikaneve dhe SHBA.”

Ka patur shume debate rreth faktit se Titor kishte thene se lufta do te fillonte ne vitin 2004 dhe nje here tjeter ne vitin 2005. Pasi kishte pohuar se ne lufte do te shkohet gradualisht pas protesave per shkak te zgjedhjeve, qe do te behen ne nentor, kjo bisede mbase do te kishte qene e ekzagjeruar.

Ne fakt ne vitin 2004, pas zgjedhjeve ka patur shume pak protesta te cilat kryesisht ishin per makinat e votimit. Parashikimet e tij per votat jo te numeruara ne Florida mund te jene interpretuar si mashtrime elektorale.

Por nese Titor do te vinte me te vertete nga a ardhmja mund te kishte kujtuar keq detajet e te kaluares qe po viziton, duke ngaterruar zgjdhjet e 2000 me ato te 2004, dhe pse per kritiket eshte e veshtire te pohohet se per nje ushtarak qe udheton ne kohe eshte keq e lehte te kujtoje per historine e vendit te tij.

Shkaterrimet me New Orleans pas urganit Katrina kane hije te nje konflikti civil, dhe vec kesaj kritiket bejne te ditur se trazira te tilla kane zgjatur per dite jo muaj apo vite. Pra mbetet ende per te kuptuar nese parashikimet e Titor per luften civile jane te verteta.

John Titor, njeriu se ardhmes III

Parashikimet e Titor flasin per luften nukleare dhe pushtimin e Kines.

11 Qershor 2008 - Titor ka parashikuar dhe faktin se lufta civile do të cojë komunitetin rural kundër atij urban, meqë qeveria do të arrijë të sigurojë kontrollin e plotë të zonave urbane por jo të qyteteve.

Titor shkroi: “Kur konflikti civil do të fillojë të përkeqësohet, njerëzit e kane kuptuar se duhet të vendosin nëse duan të rrinë në qytete apo fshatra, apo në zonat më të izoluara, me arsyen e sigurisë. Kjo i bind se qytetet duhen braktisur.”

Titor vazhdoi dukë thënë se për 2008, njerëzit do ta kuptojnë që situata e SHBA nuk do të përmiresohet: “Viti 2008 do të jetë nje datë e pergjitshme, ku secili do të kuptoje se bota të cilën e dëshironte nuk do te jetë me.”

Lufta nukleare

Lufta nukleare ne Lindjen e Mesme

Ashtu sic rrezulton nga lufta civile në SHBA, Titor parashikoi se do te egzistonte nje lufte nukleare mes fuqive të Lindjes se Mesme, në dukje ndërmjet Izraelit dhe fuqive Islamike. Perendimi hezitojë të mbroje Izraelin dhe kjo do të bëjë që situata të përshkallëzohet.

“Popullsia hebrenje në Izrael nuk është e përgatitur për një luftë shumë ofensive. Janë të përgatitur per mbrojtjen estreme. Mbrojtja e vetme për një Izrael që ka afër shtetet arabe, është përdorimi i armëve te shkatërrimit në masë. Ne skemën e luftës; Lindja e Mesme do të jetë lufta, por jo shkaku i saj.”

Përse Arabet dhe hebrenjte u përfshinë në luftën civile të SHBA? Titor i përgjigjet: "nuk janë drejtpërdrejt te përfshirë por situatat politike varen nga stabiliteti i lindjes që bie në 2005”. Kur e pyeten nëse armët e shkatërrimit në mase ishin përdorur kundër SHBA nga ana e fuqive arabe, Titor thotë se armët qenë përdorur “kundër Amerikës, por përdoren dhe ndaj njëri-tjetrit”.

“Mjafton ta lemë Lindjen e Mesme. Mendoj se nuk duhet shumë tru për këtë gjë, por së shpejti nuk do të përdoren as krahët e saj kembet.”

Interpretuesit mendojnë se kjo e fundit qe një parashikim per sulmet vetëvrasëse.

Lufta civile me Rusinë

Përvec kësaj ne 2015 Rusia do te hedhë bomba atomike kunder SHBA, Kinës dhe Europes. 3 mild persona do të vdesin, dhe e gjithe bota do të dëmtohet rëndë.

“Lufta civile mbaron në 2015 kur Rusia do te sulmoje qytetet amerikane, Kinen dhe Europen. Rusia e Kina kanë patur gjithnjë një marëdheënie të cuditshme. Dhe lajmet që shoh tani tregojnë se tregtia e vazhdueshme e armëve me aleatët, përleshjet, dhe mbipopullsia do te sjellin masakra. Lindja do të bëhet e paqëndrueshme, cfarë do të thotë se do t'i japë Kinës besimin për t’u zgjeruar. Besoj se e dini qe Kina ka aktualisht me miliona ushtare meshkuj që nuk do të jenë kurrë në gjëndje të gjejnë grua. Sulmi i Europes do të vijë si përgjije e një ushtrie europiane të unifikuar që do të grumbullohet duke u nisur nga Gjermania.”

Deklaratat nga John Titor

John Titor: Misioni dhe Qellimi
Perkthimi nga Darius

(Materiali i meposhtem eshte ndertuar me pyetjet qe i jane bere atij dhe pergjigjet qe ka dhene. Fjalet ne kllapa jane pyetjet ndersa numri tregon pergjigjen e tij).

8 Nentor 2000 22:27

(Pa hyre ne detaje, a mund te na thoni se kush eshte arsyeja specifike qe ju ndodheni ketu dhe a mund te shpjegoni kush eshte qellimi kryesor i udhetimit ne kohe ne te ardhmen?)

1. Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' ambjentin. Jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036, udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe presim qe te behet edhe me popullor.


08 Nentor 2000 22:27

(Pse perdoret dhe sipas njohurise tuaj sa here perdoret?)

2. Aktualisht perdoret per te mbledhur informacione ose 'sende' qe mund te jene te vlefshme per te normalizuar boten mbas Luftes se Trete Boterore. Ne skuadren time jane dhe 7 udhetare te tjere te kohes.


08 Nentor 2000 22:27

(A ka ndonje periudhe specifike ku shkojne me shume udhetaret e kohes?)

3. Ne keto momente misionet tona praktike jane me shume ne vitin 1960 dhe 1980. Po behen studime te medha per periudha me te hershme dhe me te ardhme por sa me larg shkon ne kohe aq me e ulet behet divergjenca e konfidences ne vije globale.


08 Nentor 2000 22:27

(Ju deklaruat se ka disa makina kohe ne dispozion dhe sipas njohurise qe keni, a jane ato aktive ne kete moment?)


4. Po
--------------------------------------------------

Ketu me poshte vijojne disa pergjigje te tij pa paraqitur pyetjen pasi nenkuptohen nga vete pergjigja.


12 Nentor 2000 16:41

Ndodhem ketu per disa arsye personale. Per disa muaj rrjesht jam perpjekur qe te lajmeroj te gjithe ata qe duan te degjojne per mundesine e nje lufte civile ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2005.


15 Nentor 2000 14:41

Hapi i pare i udhetimit tim ishte nga viti 2036 ne vitin 1975. Mbas disa llogaritjeve u gjet me perafersi qe divergjenca ishte rreth 2.5% (nga vitim im 2036). U dergova per te marre nje sistem kompjuteri IBM te quajtur 5100. Ka qene njeri nga kompjuterat e pare portativ dhe ka patur aftesine qe te lexonte gjuhet e programimit te vjeter te IBM plus APL dhe Basic. Ky sistem na nevojitet per te 'rregulluar' disa programe kompjuterike ne vitin 2036. Unix ka nje problem te madh ne vitin 2038.


25 Nentor 2000 13:59

Ne kohen time, eshte i njohur fakti qe seria 5100 eshte e afte qe te lexoje te gjitha kodet e IBM te cilat jane shkruar perpara perhapjes se gjere te APL dhe Basic. Per fat te keq ne kohen ku jetoj ska mbetur asnje i tille.


30 Dhjetor 2000 11:47

Nese eci perpara ne kete periudhe kohore atehere e ardhmja nuk do jete e ardhmja ime. Mund te kthehem ne shtepi vetem nese shkoj mbrapa ne vitin 1975 ku vajta fillimisht dhe me pas te shkoj perpara ne vitin 2036. Disa njerez me kane pyetur ne lidhje me kete deklarate pra po perpiqem qe ta sqaroj. Ne kohen time, viti 2036 mu ngarkua nje mision per ne vitin 1975.

Si rezultat une dhe makina ime 'kercyem' ne nje kohe tjeter ne vitin 1975 e cila ka nje divergjence prej 2 % nga viti 2036 te cilen po e quaj A ndersa kohen ne vitin 1975 po e quaj B. Nga momenti qe une fik makinen ne B, krijoj nje kohe te re vetem per shkakun qe ndodhem aty. Kjo kohe mund te pershkruhet si C dhe filloi kur mberrita tek B.

Tani jam duke kryer nje mision qe i perket kohes C, viti 1975 kur zbulova nje arsye te vlefshme per te avancuar ne C dhe te shikoja se cfare ka ndodhur. Ndeza makinen dhe vazhdova perpara ne C ne vitin 2000. Por kur e fika perseri atehere krijova nje tjeter kohe qe po e quaj D. Pra nga prespektiva ime ja ku jemi ne D, viti 200.

Ne menyre qe te kthehem ne shtepi ne kohen A duhet te ndez makinen dhe te kthehem mbrapsht ne D deri sa arrij C qe si rrjedhoje do me coje mbrapsht tek B dhe vetem nga kjo pike mund te kthehem perseri tek A.
Po e shpjegoj edhe me tej. Ne vitin 2036 u zbulua (ose te pakten u mesua mbas testeve te ndryshme) qe kompjuteri 5100 ishte i afte qe te lexonte dhe ndryshonte te gjithe kodet e shkruara per IBM perpara nxjerrjes se atij sistemi dhe perseri te ishte i afte qe te krijonte nje kod te ri ne APL dhe Basic. Kjo eshte arsyeja pse na duhet ne vitin 2036.


05 Janar 2001 13:46

(Ju thate se jane 7 udhetare te tjere ne kohe te cilet ju keni dijeni dhe qe jane me misione te ndryshme ne kohen qe jetoni. Jam kurioz, njerezit ne vitiin 2036 a jane vizituar nga njerez te tjere nga e ardhmja? Sepse kushdo mund te mendoje qe ne momentin qe udhetimi ne kohe eshte i mundur dhe i njohur publikisht atehere eshte e mundur per vizitore nga periudha te tjera kohore qe te vizitojne kohen tuaj dhe te tregojne per kohen ku jetojne.)


1. Jo nuk kam dijeni per udhetare ne kohe qe te kene vizituar kohen time ne 2036. Sidoqofte nuk do te thote qe ska ndodhur apo qe nuk mund te ndodhe. Po ashtu eshte e mundur qe numri i koheve ne te cilen nje udhetar ne kohe mund te shkoje eshte kaq i madh sa mundesia qe ai te ndeshe kohen ku une jetoj eshte e vogel.


05 Janar 2001 13:46


(A e di ndonjeri sa i madh eshte nje IBM 5100?)

2. Mund te them se eshte rreth 20 inc i gjate, 10 i larte dhe 30 i gjere.


05 Janar 2001 13:46

(A eshte qeveria ajo qe operon makinen e kohes per te ardhur ketu apo ju jeni i lire te veproni sipas zgjedhjes suaj?)


3. Makina nuk eshte e imja por une jam i lire te marr vendime te caktuara qe bazohen ne eksperience dhe informacion te cilin e mbledh nga cdo periudhe kohore. Natyrisht qe pritem te kthehem mbrapsht por sipas prespektives se tyre une jam larguar vetem nje fraksion te sekondes.


09 Janar 2001 09:28
9
Nuk kam dijeni per detajet e misioneve te tjera. Nga shtate prej nesh, tre iken perpara meje. Mendoj se ata jane duke kryer misione te ngjashme.


09 Janar 2001 09:28

( A eshte ndonjeri prej tyre ne te njejten kohe me ju, nese keni dijeni?)

4. Jo, shancet per kete gje jane shume te vogla.


09 Janar 2001 09:28

(A jeni ne ndonje komunikim special me TT (time traveler ose udhetaret e kohes) dhe nese po atehere si realizohet kjo?)

5. Jo, por megjithate mendoj se kjo nuk eshte e pamundur. Nuk ja kam idene sesi mund te behet.


11 Janar 2001 11:49

Nuk besoj se kam thene ndonjehere qe kam ardhur per te pare sesi mund te rregulloj nje virus UNIX. Kam ardhur per nje sistem kompjuteri. A nuk e mendoni ju UNIX si te pavlefshem tani?


15 Janar 2001 12:04

(A duhet ti nenshtroheni ndonje testimi psikologjik perpara se te zgjidheni? Sipas mendimit tuaj cfare parametrash duhet te plote nje udhetar ne kohe?)

6. Po, ka disa testime psikologjike. U zgjodha si rezultat i arsimimit tim dhe sherbimit ne ushtri. Trajnimi zgjati pothuajse 2 vjet. Dhe kjo periudhe eshte nje kohe e gjate trajnimi fizik per te perballuar efektet fizike te shtrembrimit te kohes. Ata po ashtu kerkonin per shofera te cilet gezojne aftesine per te funksionuar ne rrethana te nje izolimi dhe kufizimi total.


15 Janar 2001 12:04

(Kush jane kriteret te cilat ata shikojne kur zgjedhin dike per nje mision?)


7. Varet nga misioni. Udhetaret ne kohe zakonisht zgjidhen per nje mision te caktuar qe perputhet me aftesite e tyre per te siguruar bashkepunimin e dikujt qe ka lidhje me qellimin e misionit ne periudhen kohore te caktuar. Ne rastin tim, gjyshi im ka qene direkt i perfshire ne ndertimin dhe programimin e 5100.


15 Janar 2001 12:04

(Po nese caktojne nje element te papershtatshem dhe e dergojne te udhetoje ne kohe dhe ky person ben ndonje dem, a ka ndonje mundesi qe ata ta ndjekin ate person? Jam thjesht kurioz.)

8. Pyetje interesante. Ka nje ndryshim ne filozofi midis nesh dhe qe duhet sqaruar. Duke qene se besoj se te gjitha rezultatet dhe ngjarjet jane te mundshme, te qarta dhe te pangaterrueshme, eshte e pamundur qe te caktohet apo te percaktohet nje ngjarje apo nje person si i mire apo i keq.

Ne disa momente kohore te tjera une jam nje udhetar ne kohe i cmendur qe shkaktoj vdekje dhe shkaterrim ndersa udhetaret e tjere te kohes me ndjekin me grupin e tyre per te me kapur. Sidoqofte ne kete moment kohor une nuk jam i tille. Pra duke qene se te dyja ngjarjet jane te qarta, vlera e tyre eshte neutrale.


26 Janar 2001 09:21 pm

(Mua me duket qe 'misioni' juaj per te shkuar mbrapa ne kohe per te ndihmuar shoqerine ne te ardhmen duket me shume jo llogjik pasi ju nuk mund ti ndihmoni pa patur aftesine per te krijuar qe qe ju e quajtet si udhetimi ZD ose Udhetimi i Divergjences Zero.)


9. Realiteti i mundesive te pafundme eshte shume i veshtire per tu kuptuar nese nuk do ishte matematika dhe pa te do e konsideroja si pjese e realmit fetar. Me pelqen te mendoj per ti sikur qendroj ne nje dhome muret e te ciles jane te veshura me pasqyra.

Mund te shikoj ne te djathten dhe te shikoj disa pamje te vetes sime, disa UNE te cilet bejne te njejten gje ne te njejten kohe. Nese ne te gjithe bejme nje hap perpara ne te djathte ne te njejten kohe dhe kalojme nepermjet nje hyrje dimensionale per ne dhomen tjeter te veshur po me pasqyra, do jete shume e veshtire te thuash qe ndonje gje ka ndryshuar.

Pra nen kete kendveshtrim ka nje numer te pafund kohesh qe presin per mua qe te kthehen bashke me kompjuterin. Nese arrij te shkoj ne ndonjeren prej tyre atehere kam kompletuar misionin tim.
John Titor: Mbi Ambjentin

06 Nentor 2000 09:08

Jo shtresat e akullit nuk po shkrijne aspak me shepjte sesa jane duke shkrire tani. Po ashtu ka shume me pak smog dhe mbetje industriale ne vitin 2036.


06 Nentor 2000 16:43

Ju me pyetet mbi shtresat e akullit te Polit te Veriut. Asnjehere nuk kam thene se ambjenti nuk ka qene problem. A nuk perhapet uji kur shkrin? Nese shtresat e akullit polar do shkriheshin a nuk do rritej niveli i detrave? Nuk e di nese ka mjaftueshem akull qe te ndodhe nje fenomen i tille pasi nuk jam ekspert ne ngrohjen globle.


07 Nentor 2000 21:23

pamela: 8. Cfare lloj problemesh me ambjentin keni ne kohen tuaj? A keni uje te paster per te pure? Shumica juaj eshte vegjetariane sic po ndryshon sot nje pjese derrmuese e popullsise?

timetravel_0: Njera nga arsyet me kryesore pse prodhimi i ushqimit eshte lokal ka te beje me faktin qe ambjenti eshte demtuar rende nga semundjet dhe radioaktiviteti. Ne po bejme perpjekje madheshtore per ta pastruar. Uji prodhohet ne nivel komuniteti dhe ne hame mish qe e rrisim vete.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Udhëtim në kohë prej Wed 22 Jun 2011, 17:20

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
07 Nentor 2000 21:23

pamela: 9. A vazhdojne ata te ngaterrojne gjerat me gjenetiken? Dhe te ndryshojne ushqimet dhe kafshet?

timetravel_0: Po... inxhinjeria gjenetike perdoret por si cdo teknologji tjeter. Mund te jete e mire dhe e keqe. Ajo qe ne ndaluam se beri ishte krijimi i me shume farerave hibride.


08 Nentor 2000 22:27

(1. Pa hyre ne detaje per arsyen e vecante per te cilen ju ndodheni ketu, a mund te na shpjegoni kush eshte qellimi kryesor ne te ardhmen i udhetimit ne kohe?)

Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' mjedisin. jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036 udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe pritet te behet edhe me popullor.


11 Janar 2001 11:49

Temperatura eshte pothuajse e njejta ndonese ka patur shume anomali mbas luftes.
-------------------------------------

Kjo ishte nje permbledhje fare e vogel mbi ate qe ka thene Titor ne lidhje me ambjentin. Natyrisht qe jane faqe e faqe te tera me pyetje dhe pergjigje qe smund te koncentrohen ne kaq pak rrjeshta. Megjitha kjo ishte sa per te krijuar nje ide. Me kujtohet qe pyetjet per ambjentin u zgjeruan ne shume aspekte dhe perqendrimi kryesor i diskutanteve ka qene uji i pijshem dhe impakti qe kishte patur radioaktiviteti ne ambjent.

Titor eshte shprehur qe ne kohen ku ai jeton ka nje pjese te konsiderueshme te territorit te USA dhe te Europes qe eshte teresisht e pabanueshme per shkak te radioaktivitetit te bombave berthamore. Dhe ne zonat ku efekti i tyre nuk eshte i njejti perseri demi ndihet ne kulturat bujqesore dhe sidomos ne ujin e pijshem.

John Titor mbi Udhetimin ne Kohe dhe Kozmosin

Ne kete pjese Titor shpjegon disa gjera ne lidhje me Udhetimin ne Kohe, sidomos paradoksin qe e shoqeron kete fenomen si dhe disa te dhena per Kozmosin. Per te gjithe ata qe kane drejtuar pyetje ne lidhje me efektet e udhetimit ne kohe apo pranine e ketij njeriu ne dy momente te ndryshme te kohes, atehere kjo pjese ndihmon ne nje kuptim me te qarte te fenomenit.


02 Nentor 2000 01:16

Paradoksi i Gjyshit. Te supozojme se ti shkon mbrapa ne kohe, le te themi disa dekada dhe gjen gjyshin tend kur ai ishte 2 vjec. Ne shtepine e tij ti mund te marresh nje thike dhe ta vrasesh. Pra ai ska me shanc te martohet dhe te beje femije me gjyshen tende. Si rezultat as mamaja ose babai jot nuk do lindin.

Prinderit e tu nuk mund te te lindin ty pasi asnje prej tyre nuk ekziston. Ti nuk do te mund te kishe lindur madje as ekzistuar ndonjehere. Por a mund te vritet gjyshi jot nga dikush qe nuk ekziston? Ai duhet te kete kryer ciklin e jetes dhe ne kete menyre te lejohet ty te ekzistosh.

Sic del ti mund te shkosh mbrapa ne kohe dhe te kryesh vrasjen mbasi ke lindur por perseri nuk do ishte e mundur. E me tej e me tej... Kjo situate nuk eshte e perputhshme me vetvehten. Nuk ka asnje kuptim dhe nuk ka mundesi te ndodhe...

Zgjidhja:

Mund te krijohet nje univers paralel ne momentin kur duket se ju ndryshoni te kaluaren. Imagjinoni nese vete koha do ishte si nje peme. Dege te ndryshme tregoje drejtime te ndryshme qe personifikon shumellojshmerine e ngjarjeve. Cdo here qe ne vendosim te bejme ose jo dicka, koha ndahet. Edhe kur nuk jemi koshient qe kemi vendosur mbi dicka qe e afekton ate. Fizika kuantike paraqet shume teori boterore te tilla.

Konkluzioni:

Duke qene se ky univers paralel ne te vertete nuk eshte e kaluara jote (pavaresisht nga pamja e tij fillestare) cdo gje qe ben ti nuk te cenon ty. Mund te evitosh lindjen e nje versioni te vetes tende pasi nuk je i lidhur me asnje ne ate periudhe kohe. Ata vetem sa duken te njejte me familjen dhe miqte e tu.

Ti nuk je ne shtepi ! Mund te jesh diku tjeter qe ngjason me vendin ku ke jetuar por nje univers i ndryshem ne fiziken kuantike eshte nje realitet totalisht i ndryshem.

Meqe ra fjala shembulli i dyte eshte pergjigja e sakte dhe baza per udhetimin ne kohe fillohet ne CERN rreth nje vit me pas dhe perfundon ne vitin 2034 me ndertimin e 'makines se pare te kohes' nga GE. Shume keq qe smund te postoj foto perndryshe do ja u kisha treguar.


05 Nentor 2000 03:29

Pamela:

Cfare do te ndodhte nese do takoje veten tende ne nje tjeter rrjedhe te kohes?


Timetravel_0:

Gjithmone me ka befasuar fakti qe pse ky koncept eshte kaq i veshtire per tu imagjinuar dhe pranuar nga njerezit. Asgje nuk do ndodhte. Universi nuk do mbaronte dhe as do krijoheshin probleme paradoksi qe do kercenonin ekzistencen. Perkohshmeria hapesire-kohe eshte e perbere nga cdo lloj gjendje e mundeshme kuantike.

Modeli i Karros Everett eshte korrekt. E kam takuar/pare veten time dy here ne momente te ndryshme te kohes. Heren e pare ishte gjate nje misioni trajnimi dhe heren e dyte tani. Kam lindur ne vitin 1998 pra tjetri 'UNE' ne kete moment kohor eshte vetem 2 vjec. Kemi nje shprehje andej nga vij... Cdo gje e mundeshme qe ka ndodhur ose mund te ndodhe, ka ndodhur diku me pare.


05 Nentor 2000 03:29

Pamela:

Si eshte kjo rrjedhe kohe e ndryshme nga e jotja?


Timetravel_0:

Per fillestaret... fakti qe une jam ketu ne keto momente e ben te ndryshme. Po ashtu kam vene re gjera te vogla si lajme apo ngjarje te cilat ndodhin ne kohe te ndryshme, lojra futbolli te fituara nga skuadra te tjera... gjera te kesaj natyre. Mendimi im eshte se divergjenca kohore midis kesaj kohe boterore me timen origjinale eshte rreth 1 ose 2 perqind. Natyrisht sa me shume te rri ketu aq me e madhe behet kjo divergjence sipas kendveshtrimit tim.


06 Nentor 2000 09:04

Po ju mund te udhetoni perpara ne kohe. Jo, ju nuk keni nevoje te merrni nje ftese nga e ardhmja.


06 Nentor 2000 09:04

Ju nuk rishkruani historine. Mund te ndikoj ne ate qe ndodh tani sic mund te ndikoni edhe ju.


06 Nentor 2000 16:43

Te kthehem mbrapsht ne universin tim eshte e nderlikuar por e mundshme. Po, nje tjeter kapercim ne kohe do me conte ne nje tjeter familje.


06 Nentor 2000 22:13


Pamela:

A mund te udhetoni ne te ardhmen sic udhetoni ne te shkuaren? Sipas asaj qe kuptova mbi makinen, udhetimi rregjistrohet dhe ne kete menyre ju mund te ktheheni ne kohen tuaj origjinale. Po ne lidhje me te ardhmen pertej kohes tuaj, a jeni ne gjendje te kaloni ne te? Ose a eshte e nevojshme qe te hapet nga nje krononaut i te ardhmes?


Timetravel_0:

Po, eshte e mundeshme te udhetohet ne te ardhmen madje nevojitet me pak energji sesa te shkosh ne te kaluaren.


06 Nentor 2000 22:13

Pamela:

Kur te shkoni mbrapsht ne te ardhmen, a do kujtohemi ne per ju?


Time travel_0:

Po, ju do kujtoheni per mua nese deshironi. Linjat kohore nuk ndryshojne ne ate menyre dhe une do shnderrohem thjesht ne nje pjese te parendesishme te historise tuaj.

07 Nentor 2000 22:18

(Nen te njejtin kendveshtrim nese ndodh qe ju arrini ne 'vitin 2000', nje fraksion te sekondes ne te kaluaren time ose ne te ardhmen, a do e mesoj ndonjehere qe ju 'sapo zbritet'?)

Jo nuk do e mesosh. Por 'ti' ne ate vije kohore do e mesosh.


07 Nentor 2000 22:18

(Me pak fjale, cfare e ben kete vije kohore te jete e 'tashmja' ne cdo moment kohor reference kundrejt qenien ne nje tjeter kohe? Ne ekzistojme ne vijen kohore si pika A. Cfare eshte ai faktor qe e percakton kete pike?)

Besohet se ka disa lloj ndryshimesh te matshme kuantike ne linjat kohore. Nuk jam nje ekspert ne kete fushe keshtuqe nuk mund te ofroj me shume informacion.

17 Nentor 2000 09:34

Eshte menduar se qenia afer nje fushe gravitacionale ka nje efekt biologjik ne gjithe materien, perfshi dhe qelizat. Efekti eshte per te ngadalsuar elektronet qe orbitojne qeliezen e tyre qe si rezultat ngadaleson funksionet mekanike dhe biologjike te observuesit i cili ndodhet afer gravitetit.

Pra kalimi i kohes eshte nje fenomen lokal qe varet nga fakti se sa afer ndodheni prane nje burimi gravitacional. Ky eshte nje shembull i teorise qe trajton 'guackat kohore' te cilat progresojne ne madhesi dhe intensitet perreth nje pike gravitacionale nga e gjithe materia. Sa me masiv te jete objekti aq me influencuese jane guackat kohore perreth tij (si nje qepe). Nje tjeter degezim i kesaj teorie eshte energjia kinetike.


21 Dhjetor 2000 10:59

Ne nje Univers te perbere nga nje infinit vijash kohore (superunivers) cdo gje eshte e mundeshme dhe ka nje probabilitet 100 %, pra si rezultat jo paradokse.


30 Dhjetor 2000 10:28

Jam i sigurt qe ata jate duke kryer nje numer eksperimentesh ne te njejten kohe ne CERN. Njeri te cilit i referohem perfshin energji shume te medha duke perdorur protonet. Nga perspektiva ime historike ne linjen time kohore me kujtohet se kjo ceshtje ishte nje pike zenke rreth 18 muaj me pare. Ishin disa shkenctare te cilet menduan se eksperimentet ishin shume te rrezikshem. Udhetimi ne kohe te cilit po i referohem nuk kerkon udhetim me shpejt se shpejtesia e drites dhe per shkak te boteve dhe realiteteve te shumta, nuk ndodhin paradokse. Makina kohe natyrore ekzistojne.


30 Dhjetor 2000 11:47

(Nese ekzistojne universet paralele, akane filluar ato ne menyre simultane? E kam fjalen qe per nje moment le te supozojme se universi u krijua nga nje vecanti. Ne ate moment a ka patur universe paralele? Kjo nuk do ishte shume llogjike pasi kjo do te linte te kuptohej qe eshte nje univers paralel ne te cilin universi yne nuk ka ekzituar kurre.)


30 December 2000 11:47

Eshte menduar se ngjarja e quajtur Big Bang ka qene fillimmi jo vetem i kesaj vije kohore ose universi por i te gjitha vijave kohore dhe universeve qe perbejne superuniversin. Po ashtu eshte menduar se superuniversi mund te imagjinohet si nje sfere qe zgjerohet duke patur big bang ne qender te saj. Vija kohore individuale (ose timelines) mund te imagjinohen si vija qe e kane fillesen nga qendra dhe qe priren ne forme spirale perreth sferes deri sa arrijne skajet e saj.

Vijat kohore individuale zgjerohen ne gjatesi dhe gjeresi ndersa ti i ndjek ato nga qendra. Cdo moment individual ose ngjarje individuale ne nje vije kohore ka nje infinit mundesish ose perfundimesh. Imagjino kete si nje pike te vecante me vija te pafundme qe dalin prej saj te cilat si rrjedhoje jane te perbera nga nje numer pikash me mundesi dhe rezultate te pavarura. Tani sill nder mend qe keto vija kohore individuale me gjithe keto pika dhe vete mundesite jane te percaktuara nga aftesia e tyre per te mbajtur banore vetem per udhetime kohore (jo me shpejt se udhetimi i drites).


30 Dhjetor 2000 11:47

Tani merr ne konsiderate realitetin e rrotullimit ose vrimen e zeze te elektrifikuar. (Kerr). Diagramat Penrose te ketyre ndodhive ne menyre matematikore tregojne se ju mund te kryeni nje udhetim simulues te ngjashem me ate hapsinor (me shpejt se drita) nepermjet vecantise, pa u shkaterruar. Ne menyre qe kjo te behet e mundshme pa rrezuar pjesen me te madhe te ligjeve moderne te fizikes, ti duhet te udhetosh ne nje vije kohore ose univers alternativ. Si rezultat, nese ekzistojne vija kohore te shumfishta atehere ekzistojne dhe vija kohore te pafundme.


30 Dhjetor 2000 11:47

Nese kjo nuk mjafton per te te dhene nje ide me te qarte atehere po te tregoj disa nga gjerat qe jemi duke u ndeshur ne vitin 2036.

1. A ka ekzituar vija jote kohore (D) perpara se te mberrija ketu nga (C)? Personalisht mendoj qe ska sesi te mos kete ekzistuar.

2. Cfare ndodh ne fund te nje vije kohore ne skajet e superuniversit?

3. Nese ka nje infinit vijash kohore dhe nje infinit mundesish si dhe nje skaj te superuniversit, a nuk do te thote kjo se ngjarjet aktuale ne vijat kohore jane te lekundshme ne momentin qe arrijne skajin? (koha mund te perfundoje ne cdo moment pa asnje paralajmerim).

30 Dhjetor 2000 11:47

Ne perpjekje per te imagjnuar nje superunivers me nje infinit mundesish dhe linjash kohore perpiqu te imagjinosh nje dhome me pasqyra neper mure. Ti je i ndergjegjshem per refleksin tend neper pasqyra por ne momentin qe shikon ne distance, ve re nje numer infinit te vetes tende ne nje numer infinit dhomash me pasqyra. Makina e distorcionit gravitacional te lejon qe te 'dalesh' nga dhoma
jote per ne nje dhome tjeter. Sa me afer te jesh me dhomen e pare aq me e ngjashme duket. Sa me larg nga dhoma te jesh aq me e cuditshme te duket.


06 Janar 2001 13:10

Duke testuar ide te ndryshme mbi teorine e telave u zbulua nje sasi e madhe teorish matematikore ne lidhje me udhetimin ne kohe duke eleminuar anomalite.
Mesa me kujtohet ka qene kjo pune qe coi ne proven perfundimtare qe gjashte dimensionet nderthuren me njeri tjetrin duke na mundesuar keshtu pamjen e universit. Kjo si rezultat mbeshteti me shume matematiken teorike per udhetimin ne kohe etj. Eshte ironike qe bukuria e teorise se telave i jep inxhinjereve te ardhshem sigurine per te krijuar aparaturen e distorcionit (shtrembrimit) ndonese prova finale eshte ende e panjohur. Ti je nje studente fizike, a ke degjuar ndonjehere per lojen e Kuartetit me Tela te Princeton?


15 Janar 2001 13:36

(Vecoria artificiale me te cilen ti udheton, ti thua se eshte formuar nga nje fushe lokale gravitacionale. A e redukton fizikisht madhesine e objekteve te aferta gjate punes? Dhe nese po deri ne cfare mase?)

Aktualisht jane dy vecori ne aparature. Fusha gravitacionale eshte manipulohet nga tre faktore te cilet e ndikojne ne menyra te vecanta. Shtimi i shkarkimeve elektrike ne vecorite rrit diametrin e horizonteve te brendeshme te ngjarjeve. Duke i shtuar mase vecorise rritet zona e influences gravitacionale perreth vecorise. Rrotullimi dhe pozicionimi i boshtit polar te vecorise efekton dhe alteron sinusin gravitacional. Efektet e gravitacionit te prodhuara nga pajisja nuk kane kohe te mjaftueshme qe te alterojne ne menyre te ndjeshme objektet fizike perbrenda distances rezonuese nga jashte sinusit. Jo, gjerat nuk zvogelohen.



15 Janar 2001 13:36

(Nese sistemi i injektimit te elektronit alteron formen e fushes a nuk do ta detyronte kjo gje pajisjen qe te pershpejtonte ne hapesire ashtu dhe ne kohe?)

Per shkak te tre faktoreve kryesore nuk ka nje moment relativ ne hapesire. Efektet induktive te medha te energjise kinetike te fushes gravitacionale kompesohen nga nderthurja e vecorive. Masa e pajisjes dhe cdo objekt brenda sinusit nuk shfaqin asnje rritje drastike gjate udhetimit per ne vijen kohore te caktuar. Observimi i rruges se udhetarit arrihet duke ndryshuar gravitetin dhe mjetin udhetues. Dhe keshtu vrima e zeze vjen tek ju.


15 Janar 2001 13:36

(Pyetja eshte shpjego 'Kohe')

Per mua koha ka dy definicione. E shikoj kohen si nje komponent matematikor te nje superuniversi 10 dimensional. Eshte nje variabel te cilen e perdor per te percaktuar vendndodhjen dhe ekzistencen time. Po ashtu kohen e shoh si nje kompromis metafizik te cilin shqisat tona e perdorin per te percaktuar zonen kolektive te ekzistences ku na ka vendosur Zoti. Ne momentin qe do arrij ta mas dhe ndjej kohen atehere nuk do jem me me Zotin.


09 Janar 2001 09:28

(Si behet e mundur qe te nisesh nje mesazh neper Kohe?)

Vetem nqs mesazhi udheton fizikisht me personin atehere po perndryshe per aq sa di nuk eshte e mundur.


10 Janar 2001 23:10

(Ju thate 6 dimensione te nderthurura. Teoria aktuale sugjeron qe duhet te ekzistojne te pakten 7 dimensione te nderthurura.)

Mund te jem gabim por mendoja se tashme eshte bere e qarte se (N-10) eshte drejte.


15 Janar 2001 12:04

(Cfare eshte nje Vije Kohore?)

Vija kohore individuale perfaqesojne kufijte dhe rruget ne te cilat objektet fizike ecin neper hapesire-kohe nen ligjet e nje relativiteti special. Ato mund te tregohen ne nje grafik duke perdorur vlerat z-y ku x perfaqeson distancen ne hapesire dhe y perfaqeson kalimin e kohes. Ne fjalorin e udhetimit te kohes, vijat kohore perdoren si nje menyure per te pershkruar dhe ndare eksperiencat e nje udhetuesi ne kohe pasi duket se disa ligje te relativitetit special duket se thyhen dhe nuk mund te percaktohen me nje vije kohore te vetme. Po ashtu Vija Kohore eshte bere nje sinonim i 'universit alternativ' dhe/ose 'time line'.

26 Janar 2001 13:32

(A eshte fizikisht e mundur per ju qe te ktheheni ne kete Vije Kohore mbasi te jeni larguar?)

Jo me pajisjen qe kam.


26 Janar 2001 13:32

(Nese 7 miliard banore qe jemi ne tani do kishte sejcili makinen e tij te kohes, a mendoni se do shkaktonim nje shkaterrim te vijeve kohore lokale?)

Duke qene se cdo gje eshte duke ndodhur si dhe vije kohore te ndryshme dhe te mundshme atehere pergjigja eshte po dhe jo.


26 Janar 2001 13:32

(Dikush te me korrigjoje nese jam gabim por per aq sa kuptova keto Universe Paralele ose Vija Kohore alternative 'krijohen' nga ngjarje ne vijen tone kohore apo edhe ne te te tjereve?)

Universet Paralele ekzistojne ne menyre te pavarur nga njeri tjetri dhe nderthuren vetem per te shmangur prishjen e funksionit valor per cdo pjesez te caktuar ne te cilen ju shikoni. Me pelqen ta imagjinoj si nje sere vijash paralele te pershkuara nga nje valezim sinusi. Cdo pike ne vale ku pershkon nje linje perfaqeson nje ndodhi alternative. Shumellojshmeria "Ti" ne cdo vije kohore rregjistron nje rezultat te ndryshem per aktivitetin e ngjarjes.


26 Janar 2001 13:32


(Faktikisht ne shkence teoria e 'Multiverse' eshte dicka qe nuk eshte provuar kurre. Per mungese provash. Shfaqet here pas here si nje menyre per te shpjeguar disa paradokse ne dukje te tille si psh eksperimenti EPR me prerjen e dyfishte me driten e polarizuar. Por pse perdoret te shpjegoje dicka kjo sdo te thote se ekziston.)

Jam dakort me ty qe shpjegimi nuk e ben fakt. Sidoqofte ti mund te ndertosh nje model per te pershkruar nje reagim fizik. Edhe sikur modeli te mos jete i plote 'vertetesia' e tij mund te matet nga fakti sesa mire parashikon reagimin qe pershkruan.


26 Janar 2001 13:32

Besoj se evidenca me e afert aspak e lidhur me shume universet per momentin vjen nga fizika (nga relativiteti special) i rrotullimit (Kerr) te vrimave te zeza. Nese studion nje harte Penrose, shkenca bie dakort qe ti mund te udhetosh ne 'universe te tjere' nepermjet ketyre cudive kozmike. Ato nuk mund te jene vende te ndryshme perbrenda universit tone pasi ne kete menyre do dhunoje kufirin e shpejtesise se drites per te mberritur aty. Duke qene se ekzistenca e shume universeve sipas kendveshtrimit tim eshte nje realitet atehere me lejo qe te te shpalos idene me te cilen ne jemi duke u marre ne vitin 2036.

Meqe te gjitha ngjarjet, mundesite dhe ndodhite ekzistojne ne menyre simultane atehere do te thote se ka shume universe aty ku jeton ti, nje dite me pare ose nje dite me pas nga ky univers. Ka disa qe besojne se kujtesa eshte nje lloj transferim informacioni ose komunikimi me "UNIN" tend ne te kaluaren permes vijave kohore ose universeve.

Ndonese kjo eshte dicka tejet qesharake nese e merr si te vertete atehere sipas fizikes, i njejti informacion qe transferohet nga e ardhmja jone dhe neper vija kohore te tjera nuk eshte thjesht nje mundesi por dicka e qarte.

A eshte e mundur qe fantazia ose skenaret 'nese' jane aktualisht memorie te te ardhmes nga nje "Un" alternativ ne nje vije kohore te ardhshme? Sipas fizikes nuk ka asnje arsye pse kjo gje te mos jete e vertete ndonese me kete llogjike i afrohem shume mendimeve te DiViper ne lidhje me kete sic ben ai me shume universet.


01/26/01 09:21 pm

(Pra mua me duket se 'misioni' juaj per te vajtur mbrapa ne kohe per te ndihmuar shoqerine tuaj ne te ardhmen duket me shume i pallogjikshem pasi ne fakt ju nuk mund te ndihmoni ata pa patur aftesine per te realizuar nje ZD ose nje udhetim Zero Divergjence.)

Realiteti i mundesive te pafundme eshte tejet i veshtire per tu kuptuar nese nuk do ishte per matematiken. Ne kete pike po e spostoj subjektin tek feja. Me pelqen te mendoj per kete sikur jam duke qendruar ne nje dhome me pasyra neper mure. Mund te shikoj majat e djathtas dhe te dalloj shume "Une" qe bejne te njejten gje.

Nese te gjithe ne bejme nje hap djathtas dhe kalojme neper nje porte dimensionale ne dhomen tjeter me pasqyra atehere do jete shume e veshtire te thuash qe dicka ndryshoi. Ne kete kuptim, ka nje numer te pafund vijash kohore qe me presin te kthehem me kompjuterin. Nese mberrij ne njeren prej tyre atehere e kam kompletuar misionin tim.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Udhëtim në kohë prej Wed 22 Jun 2011, 17:23

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Udhetues ne kohe apo mashtrues

John Titor, nje udhetues ne kohe qe vjen nga viti 2036 dhe tregon historine e tij (ngjarja ndodh ne vitin 2000)

"Pershendetje. Jam nje udhetues i perkoheshem ne kohe i ardhur nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi mbasi rekuperova nje kompjuter IBM 5100 te vitit 1975". Me keto fjale, nje burre me emrin John Titor u prezantua ne nje forum ne internet me date 2 nentor te vitit 2000. Natyrisht, askush nuk donte ti besonte menjehere duke marre per baze fjelet e tij te thjeshta dhe delirat e nje te çmenduri.

Postimet qe John Titor dergonte njera mbas tjetres te diskutimeve qe bente, pergjigjet e pyetjeve qe i beheshin, ben qe te ndryshonin mendim shume personave, te cilet arrinin te besonin ato qe ai aprovonte. Historia e John Titor, i ashtuquajtur njeriu i se ardhmes, siç ndodh shpesh ne argumente te tilla, eshte shume terheqese: qofte edhe sepse te ben te ndjesh diçka te veçante te flasesh me dike qe vjen nga e ardhmja, per gjera qe akoma nuk kane ndodhur por qe do te ndodhin me pas.

Qofte edhe pse nderlikimet shkencore kane nje shije thuajse fantastiko-shkencore dhe te bejne te enderrosh. Sido qe te jete, qe ky njeri te jete nje mashtrues apo nje udhetues i perkoheshem "real", nderhyrjet e tij ben qe njerezit te ndaheshin ne dy grupe: 'qe e besojne' dhe 'qe nuk e besojne', te gjithe ata qe jane ndeshur me shkrimet e tij. Te shohim perse.

Mbi te gjitha, fillojme te njihemi me mire me njeriun John Titor dhe motivet e udhetimit te tij. Emri i tij, sa per fillim, nuk eshte nje pseudonim, po emri i tij real. I ashtuquajturi udhetar i kohes aprovonte te ishte me origjine nga Tampa, ne Florida, ku ka lindur ne 1998. Mbi te gjitha nuk rezulton qe ndonje Titor te jetonte ne Tampa ne 1998. Pervec kesaj, John na thote te kete luftuar si "partizan" (per kete do te flasim) ne moshen 13-14 vjecare ne 2011.

Ne 2029 eshte futur ne nje program ushtarak te sponsorizuar. Ne 2033-2034 eshte dipllomuar. Nuk na tregon me imtesi per degen e universitetit qe eshte diplomuar, por John thote qe "background"-i i tij eshte historik. Pra, edhe nga detyra e tij, mund te hipotizojme se eshte diplomuar per histori. Sigurisht, siç thote dhe ai vete, mund te perjashtojme mundesin qe te jete diplomuar ne fizik apo te jete nje teknik kompjuterash.


Duke marr graden e 'Majorit' ne hierarkine militare, Titor mori ishte gati qe te merrte pjese ne programin e udhetimit ne kohe. Niveli i tij i pergatitjes e lejon te marri pjese vetem ne udhetime ne te shkuaren, per momentin. Ky qe e solli ne epoken tone eshte nje nga misionet e pare.

Rreth motiveve te udhetimit te tij te perkoheshem, Titor shpjegon se eshte ngarkuar me urdherin, nga superioret e tij, te kerkonte te rekuperonte ne vitet '70 nje kompjuter (PC) IBM model 5100. Ky model makine do te kishte disa karakteristika te veçanta qe nuk jane diktuar ne periudhen qe ky kompjuteri ekzistonte, nga firma qe prodhoi. Keto karakteristika ishin te tilla qe ekzistonin vetem te ky lloj dhe te asnje model tjeter kompjuterash ne vazhdim.

Opsionet e fshehura (sekrete per efekte spiunazhi) te makines (PC) kishin nje kapacitet, sipas Titor, te perkthenin gjuhet UNIX, APL dhe BASIC midis tyre. UNIX, ne 2038, do te ndeshet me nje bug, qe do te beje te paperdorshem nje sere makinash qe bazoheshin akoma ne teknollogjine e vjeter IBM. Per kete mision ishin edhe shtate veta te tjere por fati i ra atij sepse kishte nje lidhje me dike shume te rendesishem ne shpikjen (apo krijimin) e IBM 5100. Ne 1975, John kishte mundesine te takonte gjyshin e tij, per te cilin folem pak me larte, qe i ben nje premtim per tu kthyer ne vitin 2000.

Mbasi mbaroi misionin me sukses, John L'IBM 5100.vendosi te mbante premtimin dhe te bente nje kapercim ne vitin 2000. E beri kete kapercim te perkoheshem ne kohe jo vetem per te mbajtur premtimin e dhen por edhe per te takuar familjen e tij (dhe veten e tij foshnje ose femije), por edhe per te qene prezent per efektet e Millenium Bug. John, natyrisht, u tregon identitetin e vertete edhe prinderve te tij, qe e priten "me habi dhe frike".

Ne nentorin e te njejtit vit, ky njeri na prezantohet si udhetues i perkoheshem ne kohe ne nje forum interneti, duke bere qe te hapej nje diskutim per te ardhmen, teknollogjine, fiziken, qe do ta mbaj te zene per rreth kater muaj dhe qe do bej aktiv te komunikoj me qindra perdorues kurioz. Ne praneveren e 2001-shit, duke shfrytezuar nje moment te pershtatshem fizikisht, do te kthehej ne shtepi, ne vitin 2036.

Sigurisht, nga pyetjet me te rendesishme qe iu drejtuan Titor-it gjate diskutimeve te tij te pa fundme, jane ato me qellim qe te konfirmohen apo te jene konfirmuar, pyetje rreth detajeve per fakte ose ngjarje qe, natyrisht, nje njeri i se ardhmes nuk mund te mos njohi: Kush do te fitonte kampionatin e baseball-it vitin e ardhshem, Sa ishin viktimat e incidentit ajror te ndodhur nje dite me pare, sa do te jete vlere e tregetise se arit ne muajt ne vazhdim. Por Titor gjithmone ishte munduar t'iu shmangej pyetjeve te ketij lloji, duke u justifikuar sikur nuk i mbante mend, nuk i dinte apo, thjesht, konsideronte pyetjen te pa vlere. "Askush nga ju nuk eshte ne gjendje te kujtoje",- thote Titor, "çfare kohe ka bere me 28 maj 1983, apo askush nga ju nuk eshte ne gjendje te kujtoje sesa persona saktesisht kane vdekur, per shembull, ne vitin 1990 ne renien e murit te Berlinit" (eshte shembull nga ne qe nuk e ka thene me te vertete Titor, por qe jep kuptimin e vertete te mesazhit te tij). Perkundrazi Titor i pergjigjej me shume entuziazem pyetjeve per te ardhmen e botes. Dhe na tregon qe e ardhmja nuk eshte dhe aq e bukur per ta treguar sepse do te kete mjaft tragjedira.

Nga fundi i 2004, mbas zgjedhjeve presidenciale ne Amerike, dhe 2005-es, thote Titor, ne Shtetet e Bashkuara do te fillojne çrregullime civile. Çeshtja shperthyese, ne ndryshim nga ajo qe mund te mendojme, nuk eshte kontradita ideologjiko-fetare midis Kristianeve dhe Muslimaneve (te pakten jo ne menyre siperfaqesore, duke pare qe kontradita do te vazhdoje), por, mbitegjitha nje kontradite politike brenda vendit.

Ne Shtetet e Bashkuara do rritet mjaft kontrolli shteteror, policia dhe aparatete rregullit publik, mbi popullaten. Ne te njejten kohe do te hiqen disa te drejta dhe liri konstitucionale dhe themeltare. Per ta kuptuar me mire, shteti do te kthehet ne nje regjim "fashist" dhe do te perfundoje, ne substance, Gjermanise naziste te viteve 1930.

Kjo gje do te ndodhi ne qytetet e medha dhe ne metropole. Pra per te evituar faktin qe do te jemi viktima te kesaj situate dhe duke na mohuar te drejtat, Come si presenta la macchina per il viaggio nel tempo.shume veta do te perfundojne duke braktisur qendrat e medha per tu stabilizuar ne periferi, duke u transferuar neper fshatra (te njejten gje qe beri familja e John Titor).

Ne vazhdim, po ne te njejtin vit 2005, midis qyteteve dhe fshatrave do te shperthej nje lufte civile, qe do te zgjase te pakten deri ne vitin 2008, derisa te gjithe ne Sh.B.A., “do te kuptojne qe parajsa ku ata mendonin te jetonin tashme eshte shuar".Forcat qe do te ndeshen do te jene, nga njera ane, per qytetin, ushtria dhe policia dhe nga ana tjeter, per fshatin, "milicia rurale", e drejtuar nga nje gjeneral-fshatar, per te cilin Titor na 'pershkruan' edhe statujen qe i dedikohet atij ne kryeqytetin e ri.

Po i njejti Titor, trembedhjete vjeçar, do te beje pjese si "partizan" per “Fighting Diamondbacks”. President i vitit 2005 (Titor nuk permend emer), "do te mundohet te behet si nje Lincoln i ri, do te kerkoj te mbaje te bashkuara shtetet, por sherbimet e tyre do te mohojne disa te drejta nga Karta e te Drejtave te Njeriut".

Ne 2009-n, do te zgjidhet nje preident i ri, por qe nuk do te merret fare per nxjerrjen e vendit nga situata e krizes. Ne pjesen tjeter te mbetur ne bote, do te thellohet kriza e Lindjes se Mesme, per shkak te çekuilibrit oksidental. Israeli do te sulmohet nga vendet Islamike (referimi mbi te gjitha eshte per tu nenkuptuar nga sulmet kamikaze).

Me te drejten e vete, dhe i rinforcuar militarisht nga vendet perendimore, Israeli do tu pergjigjet sulmeve. Lufta, thote Titordo te udhehiqet duke perdorur arme nukleare dhe te shkaterrimit ne mase. Gjithashtu, ne lindjen e Larget, Kina, duke shfrytezuar gjendjen dhe politiken e çekuilibruar te botes, do te aneksoi Koren, Taivanin dhe Japonin.

Situata do te marre fund ne vitin 2015, kur Rusia, "per te vene rregull", do te bombardoje Europen (ne pergjigje per te marre nen kontroll nje psese te mire te ushtrise dhe armatimeve ne nje rajon te Gjermanise), Australia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, mbitegjitha qytetet e medha, epiqendrat e verteta te luftes civile: Do te jete pikerisht kjo Lufta e Trete Boterore, qe do te shkakjtoje 3 miliard te vdekur. Titor nuk thote saktesisht, per mnotive "etike", se kur do te filloje bombardimi. Por atij i shpeton dada 12 mars 2015, ora 3:45, ora lokale e Washington DC.

Fakti qe do te goditen qytetet e medha, fitorja natyrisht qe do ti shkoje "fshatit". Kjo do te çoje boten ne nje "ferr nuklear", edhe pse jo aq shume katastrofike siç mund ta imagjinojne shume nga ne.

Bota pas-atomike, prezantuar nga Titor: shoqeria do te jete e decentralizuar neper fshatra, do te jete me provinciale dhe e qete, dhe nje kohesisht, teknollogjiike, edhe pse me inferiore nga ajo e sotmja. Rrezatimi dhe disa efekte te impulseve elektro-magnetike te gjeneruara nga armet nukleare do te bejne te paperdoreshme shume makineri. Per kete, ne 2036 do te ekzistojne akoma makinat e shkrimit, biçikletat dhe mjete te tjera te vjetra te drunjta.
Puna manuale do te jete shume praktike, duke munguar shume pajisje nga me pare eshte mundesia e tregtimit me shume sesa vete "realiteti i jashtem" territorial. Pjesa me e madhe e territoreve te goditura nga bombat do te permbakne radioaktivitet, per shembull duhet purifikuar uji ne nje menyre te veçante perpara se te pihet.

Te gjitheve do t'u kerkohet nje stervitje ushtarake dhe nje njohje e mire e armeve te zjarrit, kjo per vete mbrojtjen dhe mbijetesen. Nevojat e perditeshme te familjeve do te prodhohen nga drejte per drejte nga kultivimi. Komunikimi edhe per shkak te njefare ndarjeje midis njerezve ("Çdokush do te nxjerre uje nga pusi i tij") do te behet me ane te Rrjetave (net), qe do te behen me te fuqishme, me te shpejta, do te jete dhe e vetmja me nyre komunikimi ne distanca te medha. Do te behen me te shpejta transportet, mbi te gjitha ato hekurudhore.

Dobte permiresohet teknollogjia e ushtruar ne mjekesi (AIDS do te jete mundur, studimet mbi kancerin do te vazhdojne por do te behet me e shpeshte sindroma e "Lopes se çmendur"), ne manipulimin gjenetik dhe do te rinisin udhetimet hapesinore.

Do te lejohet manipulimi i spermes dhe te celulave-veze, por perseri do te jete shume e veshtire te krijohen. Bashke me kete zhvillim te pjesshem teknollogjik, do kete nje rritje te besimit religjioz, kushtuar si edukimit "fshatar" ("Frika e re eshte qe erdhi koha e rikthimit te Krishtit, sepse eshte shume i merzitur dhe i nevrikosur nga mizorite qe kemi bere ne"), por edhe interpretimit te shkrimit te Shenjte:

Fundi i botes, profetiazuar nga Shen Joani ne librin e zbuleses, psh do te besohet dhe do te konkretizohet ne luften e porsa mbyllur. Krishterimi do te perhapet dhe do te ndahet ne shume nen grupe besimtare (religjioze), dhe si rezultat toleranca dhe dialogu do te shtohet.

Titor thote: "Nuk jetoj ne nje shoqeri raciste, por ka akoma shume paragjykime".
Titor nuk jep shume informacione rreth situates boterore ne vazhdim per N-Day, Nukes-Day, Dita e Armeve Nukleare: ne pergjithesi, Rregulli (stabilizimi) i Ri Global do te jete nje lemsh i sistemit federal te Shteteve te Bashkuara, te sistemit Europian dhe te sistemit Oqeanik.

Titor na jep disa informacione per Europen ("Europa eshte kthyer ne kaos"), Australia (do te arrije te shmang nje sulm Kinez dhe rinis nje marredhenie tregtare me Sh.B.A, por do te jete e izoluar me vendet e tjera te botes), Amerika Latine ("Eshte akoma pjeserisht e armatosur, ka akoma disa konflikte te brendshme"), Kanadaja ("Kanadezet jane njerezit me te rrezikshem dhe efiçente, te pameshirshem, mizor, me sa i njoh une. Zoti ruajte dhe ndihmofte qytetin Kiubek (Quebec)").La descrizione di questa immagine è fornita da John Titor stesso:

Rreth shoqerise amerikano-veriore, per te cilet Titor na flet me shpesh dhe me interes me te madh, na tregohet se do te pesoj disa ndryshime: Kryeqytet nuk do te jete me Uashingtoni (Washington) por Omaha, ne shtetin e Nebraskes. Shtetet e Bashkuara do te jene te ndara ne pese zona, percaktuese do te jete sasia dhe kualiteti i risorseve te tyre difensive dhe dhe ekonomike.

Shume Amerikane do te fajesojne strukturat politike bashke-kohore gjate luftes: keshtu, ne vitin 2020 ne Sh.B.A do te organizohet nje Kushtetute e re, por propozimet dhe diskutimet e Kongresit Kushtetues nuk sollen asnje ndryshim, keshtu qe Kushtetuta e re nuk do te jete shume e ndryshme nga ajo aktuale qe ekziston sot.

Presidenti nuk do te jete me "unik" (me fuqi te plota), dhe fuqite e tij do te ndahen dhe posedohen nga pese perfaqesues te popullit te zgjedhur permes zgjedhjeve. Vendimet nuk do te jepen me nga "larte", por, ne ndryshim nga me pare, do te merren direkt nga senatet e shteteve perkatese. Bipartizimi, qe ndante Republikanet dhe Demokratet, do te marr fund. Do te krijohen rreth dhjete parti te vogla, ne Amerike.

Te shofim tani dhe pjesen me interesante dhe shume te veshtire: progresi i udhetimit ne kohe dhe struktura e "botave te dukshme". Ekspozimi i ketyre argumenteve eshte mjaft i veshtire, duke pare kompleksitetin ekstrem te ketyre fushave te fizikes qe do te preken. Gjithsesi do te mundohemi te japim te pakten disa drejtime te pergjitheshme.

"Brenda 18 muajsh afro", - thote Titor - "CERN-in, ne Gjeneve, do te nise disa studime mbi fushat elektro-magnetike dhe gravitacionale, duke studiuar edhe Vrimat e Zeza, eksperimente te drejtuara per vleresimin e mundesise se pershpejtimit te transporteve.

Gjate disa eksperimenteve te tilla, rastesisht, shkencetaret do te krijojne nje Vrime te Zeze te vogel.

Ne ndryshim nga sa mund te mendohej, ky black hole (vrime e zeze) i vogel nuk thithte te gjithe lenden ne afersi te tij (ne kete rast jo te gjithe Sistemin Diellor),perkundrazi, shkencetaret e CERN-it, duke perdorur nje fushe magnetike (kujtojme qe ne qender eshte açeleratori me i madh i qelizave te botes), do te arrijne te ruajne dimensionet, dhe me kohe, te krijojne vrima te zeza, edhe te dimensioneve me te medha".

Teoria e mahniteshme e "Stringave", qe John Titor na konfirmon te jete e sakte, permban: duke udhetuar ne brendesi te nje vrime te zeze mundet qe te kthehesh mbrapa ne kohe. Kjo sepse black hole (vrima e zeze) fillimisht eshte e karakterizuar nga nje fushe gravitacionale edhe pse e limituar, aq e forte sa te thithte dhe driten (kjo shpjegon sepse eshte e zeze), pikerisht per kete karakteristike, vrima e zeze eshte ne gjendje te deformoje strukturen e vete hapesires dhe te kohes.

Gjitmone sipas kesaj teorie, çdo vrime te zeze i korinspondon nje "vrime e bardhe", nje fare rruge dalje e vrimes se zeze. Ekzistenca e ketij enti tjeter te fizikes eshte e ipotizuar edhe ne perputhje me ligjin qe thote: "Asgje nuk krijohet, asgje nuk shkaterrohet por gjithçka transformohet"; por çfare i ndodh materies, drites, energjise qe thithet nga vrima e zeze? Eshte e mundur qe mund te jete shuar, gjate nje udhetimi ne te cilen injorohen ndalesat, pergjate nje vrime te bardhe.

Ne baze te kesaj teorie, duke shfrytezuar dijet ne fushat gravitacionale qe shkencetaret do te mesojne nga studimi i ketyre vrima te vogla te zeza, shoqeria amerikane e General Electric, do te projektoje dhe do te realizoje disa njesi qe do te lejojne udhetimin ne kohe. Natyrisht, kjo teknollogji nuk do te jete ne sherbim te te gjitheve, por do te jete nje ekskluzivitet veçanerisht i ushtarakeve, amerikan natyrisht.

Nga ketu e ne vazhdim do te filloj aventura njerezore ne te cilen jam dhe une, eshte rasti te them, "mjergullat e kohes".

Duke folur, ne kete pike, Titor na shpiegon funksionimin e makinerise, model C204. Siç do te shikojme duke analizuar fotot e publikuar nga vete ai ne rrjet, kjo nuk eshte nje makine klasike e udhetimit ne kohe si ajo e imagjinuar nga H.G. Wells ne romanzen e tij ose si ajo qe shfaqet ne filmin "Rikthim ne te ardhmen".

Behet fjale, per me teper, per nje kompleks makinerish, te vendosura pikerisht ne nje automjet, per te funksionuar, (Titor ka perdorur nje Corvette te viteve '66, nje kamion “Chevy Truck”). Funksionimi i makines se kohes eshte shume i njejte me ate qe do te lejonte udhetimin ne kohe permes nje vrime te zeze.

Aparatura, sintetikisht, permbledh fushen gravitacionale ne brendesi te automjetit, e mbledh (tkurr), e perqendrron ne nje pike te vetme; ne pergjithesi, eshte sikur te rikrijosh ato karakteristikat e nje vrime te zeze qe, siç thame, do te na lejonte udhetimin ne kohe. Gjithsesi, ekzistojne dhe probleme. Perveç te tjerave,

Pozicioni i Tokes ne hapesire nuk qendron i pandryshueshem me kalimin e kohes, duke u rrotulluar toka rreth diellit dhe duke u rrotulluar i gjithe sistemi diellor sebashku ne rrugen e Qumeshtit.

Pra, nga kjo ipoteze, ne qofte se une do te spostohem mbrapa ne kohe, ne mberritjen time do te gjendesha ne te njejten pike te Universit nga i cili u nisa, ose me sakte ne te njejten pike te hapesires kosmike. Per te shmangur kete problem, Titor na shpjegon se si "makina" e tij eshte e pajisur me disa "paleta", qe, "te ngulura ne toke" permes disa parametrash shume komplekse, garantojne qe pika e mberritjes e udhetuesit te jete e njejte me piken e nisjes, duke evituar qe personi fatkeq te gjendet i humbur ne hapesire.

Nje problem tjeter i makines se kohes i Titorit eshte "harku kohore": nuk eshte e mundur, siç thote udhetuesi ne kohe, te kryesh udhetime me shume se 60 vjet mbrapa ose perpara. Keshtu qe, per te dhene nje shembull, nga viti 2004, nuk mund te udhetojme mbrapa ne kohe me shume se viti ne vitin 1944 ose me perpara se viti 2064.

Nje zgjidhje e ketij problemi do te jete te kryejme "kercime" gjashtedhjete vjeçare ne gjashtedhjete vjet, por kjo "zgjidje" perseri nuk eshte e pershtatshme. Motivi i ketij limitimi ne udhetime eshte per shkak te teknollogjise se limituar te makines. "Gjysma" e udhetimit eshte e identifikuar, ne vazhdimesine (continuum) kohore, fal koordinatave qe i refereohen fushes gravitacionale.

Keto lloj referimesh behen shume me impreçize kur sa me shume i largohesh pikes se origjines (per ne 2004, per Titor 2036). Pra, te rrisesh kapacitetin e "kercimit" ne kohe eshte e mundur, por e pa keshillueshme, sepse mund te perfundosh gjithkund ne kohe. Kjo eshte shpjegimi, ne pergjithesi dhe sigurisht me ndonje gabim ne preçizim, qe na jep Titor per funksionimin e makines se tij te kohes.

Kundershtimi i pare, ne forme pyetje, qe mund te na vij ne mendje, duke folur per udhetime ne kohe, eshte diçka e tille: "Ne qofte se une udhetoje mbrapa ne kohe dhe vras nenen time perpara se une te lindja, atehere une do te zhdukesha ne moment?". Eshte nje nga pyetjet me te shpeshta qe i jane drejtuar John Titorit me ane te postes elektronike. Pergjigja e Titorit ka qene gjithmone e njejta: "JO".

Titor, ne fakt, shpjegon sesi kjo nuk eshte e mundur duke terhequr "worldlines", fjale qe mund ta perkthejme me "linja kohore", ose disi me sakte, "linjat e realitetit". Titor na shpjegon qe evolimi i realitetitSchema dell'esterno della macchina. eshte percaktues ne zgjedhje. Marrim nje shembull: "Per tu ngjitur ne shtepine time ne katin e peste kam dy zgjedhje: te ngjitem me ane te shkalleve ose te marr ashensorin.

Zgjedhja e pare, nje dite e veçante e jetes sime, ben te mundur qe te arrij shendosh e mire; zgjedhja e dyte mund te shkaktoje vdekjen time, sepse, ate dite ashensori nuk funksionon mire, keputet kavo dhe bie. Zgjedhja ime ka determinuar nje bi-zgjedhje, qe ka gjeneruar dy worldlines (linja te realitetit), dy realitete kohore te ndryshem: nje ne te cilen jam akoma gjalle, dhe nje qe ne te cilen kam vdekur".

Ky eshte nje bisede shume e ngjashme me ate te universeve paralele. Udhetimi ne kohe, na shpjegon Titor, mbitegjitha ai ne te kaluaren, nuk mund te determinoje ndryshime ne linjen kohore te udhetuesit, çfaredo lloj gjeje qe te beje, ne sa eshte e fiksuar dhe e stabilizuar, e determinuar nga zgjedhje te bera me pare.

Kjo shpjegon edhe pse-ne: Realiteti i tij tashme eshte i percaktuar, dhe nuk eshte kthyer mbrapa ne kohe per te ndryshuar te ardhmen e tij duke na paralajmeruar per faktet qe do te na perballen dhe ne te mund ti shmangim. Ai nuk mund te ndryshoje te tashmen e tij, por ne mund te ndryshojme te ardhmen tone. Ky eshte motivi per te cilin Titor nuk donte te na zbulonte asgje rreth fakteve te pa evitueshme (si termetet, permbytjet ... etj.) qe do te ndodhin.

Udhezimet e tij mund te benin qe ta evitojne, atyre njerezve qe shkojne kundra fatit te tyre, dhe te shkojne drejte nje fati akoma me tragjik. Keto devijime ne rrugen e fatit nuk kane te bejne me kodin deontologjik te udhetuesit ne kohe.

Natyrisht, visione te tilla te struktures fizike te realitetit ka shume pasoja, mbi te gjitha ne aspektin religjoz: Ka nje Zot te vetem apo nje per çdo worldline? Pergjigja nuk eshte shume e sakte apo e kuptueshme dhe per me teper diçka permbledhese.

Por Titor, na jep pergjigjen e tij: "Çdo realitet, çdo linje kohore, te gjitha bejne pjese te nje sistemi unik, te nje Krijimi unik, e deshiruar nga nje Zot i vetem (unik), nga nje ent gjenerues".

Qartesisht, pohime si keto te John Titor, udhetuesi i 16 ne kohe, duhet te merren me "kujdesin", rendesine dhe seriozitetin e duhur.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Udhëtim në kohë prej Wed 22 Jun 2011, 17:27

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Po sikur KOHA te ishte duke u shnderruar ne HAPESIRE?

Çfare do te ndodhte ne qofte se koha do te zhdukej? Duket si nje pyetje pak abstrakte dhe idiote dhe, ne qofte se universi u pergjigjet ne cdo pike ligjeve te fizikes aktuale, eshte per me teper edhe nje pyetje qe nuk ka pse te behet.

Megjithate universi tone nuk eshte aspak i thjeshte. Dhe duke dale pak nga mendimi yne klasik, transformimi i dimensionit Kohe, ne nje dimension te katert Hapesinor nuk eshte dhe aq e pamundur, madje eshte teorikisht e arritshme. Kjo ide i perket fushes se “braneworld”, koncept qe bashkon universin me 4 dimensione qe njohim dhe superkordat.

Teoria e “brana”-ve eshte nje ide mjaft e cuditshme. Shkurtimisht, nje branë(shkurtim i fjales “membranë”) mund te imagjinohet si nje fare flete e levizshme ne nje dimension superior.

Duke qene se ne mund te ndjejme vetem hapesiren tredimensionale pergjate nje dimensioni kohor (kohe-hapesira jone me 4 dimensione qe quhet ndryshe edhe nje univers Lorenci), ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme se cfare eshte ose me se mund te ngjaje ky dimension i peste, fatmiresisht qe kemi Matematiken.

Matematika mund te perdoret per te pershkruar sa dimensione qe te deshirojme.

Kjo gje eshte mjaft e dobishme pasi branat pershkruajne efektin e mbledhur nga “kordat” nepermjet disa dimensioneve dhe forcat e bashkeveprimit te nevojshme per te mundesuar funksionimin e Universit tone.

Nga pikepamja e “braneworld”, universi yne me kater dimensione mund te jete i permbajtur ne nje univers shumedimensional, dhe versioni qe ne perdorim per ekzistencen tone, permban vecse 3 dimensione hapesinore.

Zgjerimi i universit (i zbuluar nga Edvin Hubble me 1925) mund te jete ne te vertete nje simptome e je brane qe eshte duke ndryshuar forme.

Sipas idese te M.Mars dhe te kolegeve te tij, vezhguesit qe shohin universin dhe qe ndodhen ne nje branë qe eshte duke ndryshuar nga nje branë tipit kohe ne nje te tipit hapesire, do te shihnin nje zgjerim te pershpejtuar; dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ne po shohim tani.

Sipas teoricieneve kjo teori mund te shpjegoje zgjerimin konstant te universit tone, duke ruajtur karakteristikat fizike te kozmosit ashtu sic i shohim sot, pa patur nevoje te “fajesohen” forma te reja qe nuk mund ti shohim si materia e erret apo energjia e hic-it.

Eshte teper e veshtire qe ne te mund te konceptojme ndonjehere nje kozmos pa dimensionin e kohes, dhe ajo qe mund ti ndodhte universit ne qofte se koha do te kthehej ne hapesire eshte pertej aftesive tona konceptuese.

Per momentin me mire te perfitojme dimensioni kohor per aq kohe sa e kemi akoma. “Koha mund te jete duke shteruar…”
Koha ! Mundesia e udhetimit ne dy drejtimet e kohes!

Koha ! Mbase gjeja me e cmuar per njerezit, pa te cilen nuk do ekzistonin

Eshte nje nga gjerat qe shumica e njerezve (te mos themi te gjithe) do deshironin te kishin me teper!Disa e vleresojne, disa e c'perdorojne,te tjere nuk duan tja dine!

Me duhet te iki se nuk kam kohe...ke 5 min afat...kam 10 min pushim...kam muajn e mjaltit....je denuar me10 vjet burg....u bera 28 vjeq......u befsh 100!! Gjthcka ne jeten tone lidhet me subjektin e kohes.

Koha eshte nje nga gjerat me te quditshme ne egzistencen tone dhe mendoj qe ja vlen diskutimi rreth saj.

Shume nga ne mendojne se e dime c'esht koha,sidoqofte eshte teper e veshtire ta percaktosh!

Koha eshte dicka qe ne nuk mund ta shohim apo ta prekim,por mund te shohim efektet e saja ne jeten tone te perditeshme!

Evidenca qe ne levizim neper kohe mund te gjendet gjithandej.

Mosha e trupit tone,ndertesave,moti,rritja e pemeve etj.Shumica jone ndejne presionin e kohes kur ndodhemi perball momenteve kritike apo nxitojme per nje takim qe ka rendesi te madhe per te ardhmen tone.

Shpeshhere jeta jone eshte e diktuar nga cfare ore na duhet te jemi ne nje vend te caktuar!

Te pyesesh shumicen e njerezve per kohen (jo motin) ka shume te ngjare qe reagimi i pare i tyre eshte te shikojne oren.

Ne e konceptojme kohen si tik-takun e ores qe mbajme ne dore!

Ne e dime se minuti ka 60 sec,ora 60 min,dita 24 ore dhe viti 365 dite sepse keto jane disa nga baza e njohurive qe kemi marre qe nga tetevjeqarja.

Koha po ashtu konceptohet si dimencioni i katert i Universit.Tre dimencionet e tjera jane ato te Hapesires (lart-poshte,majtas djathtas,para-prapa)

Koha nuk mund te egzistoje pa hapesiren dhe ne menyre te ngjashme hapesira nuk mund te egzistoje pa kohen.

Kjo lloj lidhje eshte quajtur "Space contnuum" qe do te thote qe gjithcka qe ndodh ne Univers ka te beje me te dyja,edhe kohen edhe hapesiren.

Ne baze te teorise se Ainjshanit mbi relativitetin koha ngadalson kur nje objekt arrin te udhetoje ne menyre te perafert me shpejtesine e drites.

Kjo shtyn shume shkencare te mendojne se udhetimi me shpejt se drita mund te krijoje nje mundesi per te udhetuar ne kohe (domethene ne te kaluaren dhe ne te ardhmen).

Problemi eshte se shpejtesia e drites mendohet te jete kulmi i shpejtesise qe nje dicka mund te udhetoje,keshtu qe mabse eshte e pamundur mundesia e udhetimit ne te kaluaren.

Kur nje objekt i afrohet shpejtesise se drites, masa i tij relative rritet dhe ne shpejtesine e drites kthehet ne infinit.

Rritja e shpejtesise e nje mase infinite eshte e pamundur ose te pakten e tille duket ne ditet tona me teknologjine dhe njohurite qe kemi.

Ne fakt,ne nje lloj menyre ne jemi duke udhetuar ne kohe!Ashut siq je ne tryeze perpara komjuterit duke lexuar keto shkrimet e mija,koha po vershon rreth teje.

E ardhmja po transformohet gradualisht ne te kaluar dhe me te tashmen fare te shkurer.Gjithcka qe po ben momentalish po leviz drejt se kaluarses qe do te thote se ti po udheton neper kohe.

Sidocofte udhetimi ne te ardhmen e kohes mase eshte i mundur(Nenkuptoj udhetim direkt),dhe e ardhmja mund te jete nje dite destinacion i mundur.

Nerkohe qe shkrimtaren kane thurur lloj lloj historishe fantastiko-shkecore mbi udhetimin ne kohe,mekanizmat e vertete te udhetimit ne kohe nuk jane ndertuar akoma.Ne fakt,teorite me te shumta mbi udhetimin ne kohe nuk bazohen fare ne mekanizmat e kohes.

Ne baze te ketyre teorive,udhetimi ne kohe eshte me i mundur te kryhet me ndihmen e fenomeneve natyrale te cilat mund te na kalojne direkt nga nje pike i kohes nje nje pike tjeter.

Ne keto fenomene natyrale futen Rrotullimi i Black Holes, Warm Holes dhe Vargu kozmik.


Enigma e udhëtimit në kohë

A është pranë dita kur ne do të takojmë pasardhësit tanë të largët, apo paraardhësit tanë.Koha është mënyra e Zotit për të mos lejuar që gjithçka të ndodhë njëkohësisht

"Lavdia e kohës është që të qetësojë mbretërit ndërluftues, të çjerrë maskën e falsitetit dhe të nxjerrë të vërtetën në dritë"

William Shakespeare

Udhëtimi praktik në kohë vazhdon të shmangë konsumatorin, dhe deri kur pajisjet e udhëtimit në kohë të jenë prodhuar në masë të madhe, shpikësit e garazheve do të duhet të ndërtojnë makineritë e tyre. Që nga eksperimentet e hershëm të Keely, Tesla, e Vëllezërit Ëilson, deri në hamendësimet për udhëtim në kohë në Eksperimentin e Filadelfias Projektin Montauk, ne do të dëshironim të sillnim udhëtimin praktik në kohë tek konsumatori.

Ky koment ishte postuar kohët e fundit në Internet nga dikush i identifikuar si Brajan X. Mendoni nëse do të ishit një nga njerëzit ende të gjallë sot, që ka lindur para 1903, kur u ngrit aeroplani i parë. Kur ishit të rinj, ideja e fluturimit ka qenë ndoshta shumë ngacmuese. Disa shkencëtarë besojnë se ne mund të jemi duke jetuar aktualisht në një skenar identik.

Por tani, shumë ngacmues nuk do të ishte fluturimi, por udhëtimi në kohë. Shkencëtarët besojnë se fëmijët tanë do të jetojnë të shikojnë edhe një herë të pamundurën të shndërrohet në rutinë. Profesor Mikio Mukaku i Universitetit të Neë York-ut beson se fluturimi në hapësirë mund të zbulojë një ditë të fshehtën e vetë kohës. Kjo do të kërkojë zhvillimin e anijeve hapësinore që mund të udhëtojnë me shpejtësi dyqind milion kilometra për sekondë.

Anije që udhëtojnë në këtë shpejtësi do të na shpien pranë shpejtësisë së dritës, ku në fakt koha ngadalëson. Ky është fenomeni që njihet si zgjerimi i kohës. Teoritë e Einstein parashikojnë se sa më shpejt që një anije kozmike lëviz, aq më ngadalë ecën koha brenda saj.

Mendoni një raketë që ngrihet nga toka dhe i afrohet shpejtësisë së dritës. Nëse ne e ndjekim atë nga toka me një teleskop shumë të fuqishëm teksa largohet, do të shohim gjithkënd brenda anijes si të ngrirë në kohë. Për ne, koha e tyre do të ngadalësojë, por për ta nuk do të ndryshojë asgjë!

Kjo është matur në laboratorë dhe në vendndodhje, duke përdorur orë atomike, aeroplanë, satelitë dhe raketa. Është provuar se koha ngadalëson, sa më shpejt që lëvizni. Në 1975, Carol Allie, profesor i Universitetit të Maryland testoi teorinë e Einsteinit duke përdorur dy orë atomike të sinkronizuara. Një orë u ngarkua në një avion dhe fluturoi për disa orë, ndërsa tjetra u la në tokë, në bazën ajrore. Pas kthimit, ora në avion ishte shumë pak më e ngadaltë se ajo në tokë.

Kjo nuk ndodhi për shkak të gabimeve eksperimentale dhe është përsëritur disa herë me të njëjtin rezultat. Ky ndryshim në kohë është edhe më i theksuar në satelitë si stacioni i hapësirës. Kjo është për shkak se këto objekte udhëtojnë me shpejtësi shumë më të mëdha dhe për një kohë shumë më të gjatë nga sa është e mundur për një aeroplan. Sa më shpejtë të lëvizë një objekt, aq më shumë është e deformuar koha.

Tani që ne e dimë se është e mundur që të udhëtojnë në të ardhmen, duke lëvizur me shpejtësi të mëdha, problemin tjetër është se si të udhëtojmë në një kohë të tillë pa pasur nevojë të ulemi në një anije kozmike për vite të tërë. Ky problem është zgjidhur me ekzistencën teorike të atyre, që njihen si kurba kohore të mbyllura dhe "tunele". Teoritë e përgjithshme dhe të veçanta të relativitetit të Einsteinit kombinojnë hapësirën tredimensionale me kohën për të formuar katërdimensionalen hapësirë-kohë.

Binomi hapësirë-kohë përbëhet nga pika ose ngjarje që përfaqësojnë një vend të veçantë në një kohë të caktuar. E gjithë jeta juaj formon një lloj "krimbi" në hapësirë kohë! Maja e bishtit të krimbit do të jetë lindja juaj dhe kreu është vdekja juaj. Vija që krimbi krijon me trupin e vet quhet vija botërore e objektit. Einstein parashikon që vijat botërore mund të deformohen nga trupa masivë si vrimat e zeza.

Kjo është në thelb origjina e gravitetit, mos harroni. Tani, nëse vija botërore e një objekti do të deformohej aq shumë sa për të formuar një lak që lidhen me një pikë të vetvetes e që përfaqëson një vend dhe një kohë të mëparshme, ajo do të krijojë një korridor drejt të kaluarës! Kjo quhet një kurbë kohore e mbyllur. "Kanalet" janë vrima në strukturën e katër-dimensionales hapësirë-kohë që janë të lidhura, por që kanë origjinën në pika të ndryshme në hapësirë dhe në kohë të ndryshme.

Ato sigurojnë një rrugë të shpejtë midis dy vende të ndryshme në hapësirë dhe kohë. Ky është ekuivalenti katërdimensional i bashkimit të dy copave të një letre të palosur për të krijuar kontakt. Shtrembërimet në hapësirë bëjnë që pikat e ndara të mufaten dhe të lidhen. Kjo formon një kanal përmes të cilit diçka mund të udhëtojë menjëherë në një vend dhe kohë të largët. Pra, s'ka më nevojë të udhëtojmë në një raketë për vite të tërë për të hyrë në të ardhmen!

Kjo është në thelb ajo që është shkruar tek "Liza në botën e çudirave: Përmes Pasqyrës". Pasqyra e saj ishte një "kanal" që lidhte shtëpinë e saj në Oksford me botën e çudirave. Ajo mjaftonte që të shkonte tek pasqyra, dhe do të kalonte menjëherë në anën tjetër të përjetësisë. Ndërsa në realitet, do të duhej një punë shumë më e madhe për të krijuar një "kanal" që lidh dy pika të ndryshme në hapësirë-kohë.

Së pari, do të kërkonte ndërtimin e dy makinerive të mëdha identike të përbëra nga dy pllaka shumë të mëdha metalike paralele, të ngarkuara me sasi të jashtëzakonshme energjie.

Kur makinat vendosen në afërsi të njëra-tjetrës, sasia e madhe e energjisë - afërsisht sa ajo e një ylli shpërthyes, do të shkaktonte një vrimë në hapësirë-kohë dhe do të lidhte dy makinat nëpërmjet një "kanali".

Kjo është e mundur, dhe fillimet e saj janë ilustruar në laborator me atë që njihet si Efekti Casimir. Detyra e ardhshme do të jetë të vendoset një nga këto makina në raketë do të mund të udhëtonte afërsisht me shpejtësinë e dritës. Raketa do të merrte njërën makinë në një udhëtim larg, ndërsa do të vazhdonte të ishte e lidhur me tokën përmes një "kanali".

Tani, një hap i vetëm në "kanal" do të mund t'ju transportonte në një vend dhe në kohë të ndryshme. Këto duken të jenë të vetmet mënyra që bëjnë të mundur udhëtimin drejt së kaluarës.

Kufizimi i këtij udhëtimi në kohë në të shkuarën është se do të ishte e pamundur për të udhëtuar prapa në një kohë përpara krijimit të makinës. Megjithëse teoritë e lartpërmendura të relativitetit flasin për kanalet dhe kurbat e mbyllura të kohës, teoritë nuk thonë asgjë për procesin e udhëtimit nëpër to.

Mekanika kuantike mund të përdoret për të modeluar skenarë të mundshëm dhe jep probabilitetin e çdo rezultati të mundshëm. Mekanika kuantike, kur përdoret në kontekstin e udhëtimit në kohë, ka një të ashtuquajtur interpretim shumë-universësh.

Kjo është propozuar së pari nga Hugh Everett III në 1957. Ajo përfshin idenë që nëse diçka mund të ndodhë fizikisht, e bën në disa universe. Everett thotë se realiteti ynë është vetëm një prej universeve njëlloj të vlefshëm. Ekziston një grup universësh që quhet multivers.

Çdo multivers ka kopje të çdo personi dhe të gjithë materies... Propozimi i udhëtimit në kohë mbështetet nga teoria shkencore, por kjo nuk mjafton për ta bërë realisht të mundur. Janë hedhur argumente të shumtë që ndalojnë udhëtimin në kohë drejt të shkuarës. Si arsyeja e shëndoshë, edhe faktet shkencorë ngrejnë pengesa serioze.

Një argument madhor kundër udhëtimit në kohë në të kaluarën është quajtur parimi i autonomisë, i njohur më mirë si paradoksi i gjyshit. Ky paradoks krijohet kur një udhëtar në kohë shkon në të kaluarën për të takuar gjyshin apo gjyshen e tij.

Tani, me njohjen e tyre do të ishte e mundur të ndërrohej kursi i ngjarjeve që çojnë në martesën e gjyshit dhe gjyshes.

Mund t'i thuash diçka për një sekret të familjes për ta bindur që je ai që thua se je, dhe ai mund t'i rrëfejë bashkëshortes së ardhme. Në këmbim, ajo mund të vërë në dyshim shëndetin e tij mendor. Si pasojë, gjyshërit e t'u nuk do të lindin kurrë nënën tënde, e si rrjedhim ti nuk mund të lindësh! Por, si mund të kesh ekzistuar ndonjëherë për të udhëtuar sërish pas në kohë, nëse ti nuk ekziston?

Një tjetër argument për pamundësinë quhet parimi i kronologjisë. Ky parim thekson se, udhëtarët në kohë mund të sjellin informacion në të kaluarën që mund të përdoren për të krijuar ide dhe produkte të reja. Kjo nuk do të kërkonte energji krijuese nga ana e "shpikësit".

Paramendoni sikur Pablo Pikaso, artisti më me ndikim dhe i suksesshëm i shekullit të 20, do të udhëtonte pas në kohë për të takuar vetveten në një moshë më të re. Supozojmë se ai do të qëndronte në universin e duhur, ai do t'i jepte vetvetes në moshë të re portofolin e tij të kopjeve të pikturave, skulpturave, artit grafik, qeramikës.

Versioni rinor i Pikasos më pas do të riprodhonte këtu, duke ndikuar kështu thellësisht në të ardhmen e artit. Pra, riprodhimet ekzistojnë, sepse janë kopjuar nga origjinali dhe origjinalët ekzistojnë, sepse janë kopjuar nga riprodhimet! Asnjë cikë energji krijuese nuk do të ish përdorur për të krijuar kryeveprat!

Një ide që dikur ishte asgjë më shumë se science fiction tani është një koncept që po bëhet realitet. Teoritë e relativitetit të përgjithshëm dhe të veçantë të Einstein mund të përdoren për të provuar se në fakt udhëtimi në kohë është i mundur, dhe hulumtimet kanë treguar se raketet që lëvizin me shpejtësi mund të udhëtojnë në të ardhmen.

Zgjerimi i kohës është metoda më e lehtë për shkak se ajo thjesht kërkon lëvizje me shpejtësi të lartë për të përjetuar udhëtimin në kohë. Fenomenet e njohur si "kanalet" kurbat e kohës janë mjete të mundshëm për të udhëtuar në të ardhmen dhe në të kaluarën.

Udhëtimi në të kaluarën është një detyrë shumë më e vështirë. Teoria e tij përfshin skenarë të komplikuar në katërdimensionalen hapësirë-kohë, energji të barabartë me atë të një ylli shpërthyes, dhe udhëtim me afërsisht shpejtësinë e dritës. Arsyeja e shëndoshë dhe faktet shkencorë mund të përdoren për të paraqitur skenarë që shndërrohen në pengesa serioze.

Megjithatë, shpjegime mund të ketë edhe kundër këtyre pengesave. Nëse koncepti i multiversit është realitet, atëherë shumica e ideve të tashme të udhëtimit në kohë bazohen në një realitet fals. Nëse udhëtimi në kohë është krejtësisht i pamundur, atëherë arsyeja për këtë ende nuk është gjetur.


UDHËTIMI NË KOHË ME URËN E AINSHTAINIT

Në fizikë një Vrimë e krimbit, e njohur edhe si Ura e Ainshtajnit (ose Ura Podolsky e Ainshtainit), është një karakteristikë hipotetike topologjike e kohës në hapësirë dhe konsiderohet si një rrugë e shkurtër mes kohës dhe hapësirës.

Një Vrimë e krimbit ka të paktën dy gojë, të cilat lidhen me një fyt të vetëm. Materiali mund të udhëtojë nga një gojë në tjetrën duke kaluar përmes fytit.

Emërtimi Vrimë e krimbit vjen nga analogjia përkatëse e përdorur për të shpjeguar fenomenin: imagjinoni sikur universi të ishte lëkura e një molle dhe një krimb po udhëton drejt sipërfaqes së saj.

Distanca nga njëra anë e mollës në tjetrën është e njëjtë me gjysmën e perimetrit të saj nëse krimbi qëndron në sipërfaqe, por nëse ai vendos të përdorë një Vrimë krimbi, e cila të çon në mënyrë direkte në brendësinë e mollës, atëherë distanca që do t'i duhej të përshkonte është shumë më e vogël.

Vrimat e krimbit intra-universale, lidhin një vendndodhje të universit me një vendndodhje tjetër të të njëjtit univers. Një Vrimë krimbi duhet të jetë e aftë të lidhë distanca shumë të mëdha në univers duke krijuar një lakim të kohës në hapësirë, duke lejuar udhëtimin midis tyre në një kohë shumë më të shkurtër seç do t'i duhej dritës të kryente një udhëtim në hapësirë normale.

Vrimat e krimbit intra-universale lidhin një univers me një tjetër. Kjo lejon ngritjen e shumë spekullimeve se një Vrimë krimbi mund të përdorej për të udhëtuar nga një univers në një tjetër paralel. Këto vrima, që zakonisht lidhin universet e mbyllura me njëri-tjetrin, njihen edhe si Vrimat e krimbit Schwarzschild.

Një përdorim tjetër i një vrime krimbi do të ishte udhëtimi në kohë. Në këtë rast do të ishte një rrugë e shkurtër midis një pike në hapësirë, në kohë dhe një tjetre. Në teorinë e fillit, një "Vrimë krimbi" është përfytyruar sikur lidh dy D-membrana, pra gojët janë të ngjitura me dy membrana, të cilat më pas lidhen me njëra-tjetrën me anë të një tubi rrjedhës.

Ka dy lloje kryesore Vrimash krimbi: Lorentzian dhe Euclidean. Vrimat e krimbit Lorentzian studiohen kryesisht nga graviteti klasik, ndërsa vrimat e krimbit Euclidean studiohen në fizikën e grimcës elementare. Vrimat e krimbit të përshkueshme janë një lloj i veçantë të vrimave Lorentzian, të cilat mund të jenë të afta të lejojnë një person të udhëtojë nga njëri cep i tyre në tjetrin.

Serguei V. Krasnikov hodhi termin e rrugës së shkurtër midis kohës dhe hapësirës si një term më të përgjithshëm për Vrimat e krimbit (të përshkueshme) dhe të sistemit të propulsionit si udhëtimi Alcubierre dhe tubi Krasnikov për të përcaktuar udhëtimin hiper të shpejtë ndëryjor.

Është gjithashtu e panjohur nëse Vrimat e krimbit (Lorentzian) janë apo jo të mundshme në planin e relativitetit të përgjithshëm.

Zgjidhjet më të njohura të relativitetit të përgjithshëm që lejojnë Vrimat e krimbit, kërkojnë ekzistencën e materies ekzotike, një substancë teorike, e cila ka dendësi me energji negative.

Megjithatë, nuk është provuar ende matematikisht nëse kjo është një domsdoshmëri absolute për Vrimat e krimbit dhe gjithashtu nuk është përcakuar ende nëse materia ekzotike nuk mund të ekzistojë.

Kohët e fundit, Amos Ori, përfytyroi një Vrimë krimbi, e cila mund të lejonte udhëtimin në kohë dhe nuk kërkonte materien ekzotike dhe plotësonte kështu kushtet energjetike të dobëta, dominante dhe të fuqishme. Përderisa nuk ka asnjë teori të vërtetuar të gravitetit kuantum, është e pamundur të thuash me siguri nëse Vrimat e krimit janë të mundura apo jo në planin teorik të fizikës.

Vrimt e krimbit të përshkueshme Lorentzian mund të lejojnë udhëtimin nga një anë në tjetrën të të njëjtit univers ose udhëtimin nga njëri univers në tjetrin me një shpejtësi shumë të madhe. Për faktin se Vrimat e krimbit nuk lidhin vetëm vendndodhje hapësinore, mund të lejojnë edhe udhëtimin në kohë.

Shpesh ndodhin ngatërresa rreth idesë se Vrimat e krimbit lejojnë udhëtimin superluminal (më të shpejtë se drita) në hapësirë. Faktikisht, në këtë çështje nuk përfshihet asnjë udhëtim superluminal. Le të mendojmë për një çast se Vrimat e krimbit lidhin dy vendndodhje shumë të humbura.

Në udhëtimin përmes një Vrime krimbi mund të përdoret shpejtësi subluminale (më e ngadaltë se drita). Koha në të cilën do të përshkohej distanca do të dukej shumë e shkurtër seç do t'i duhej dritës për të bërë një udhëtim të tillë në hapësirë normale dhe kjo sepse distanca është më e shkurtër dhe jo shpejtësia më e lartë.

Një Vrimë krimbi mund të lejojë potencialisht udhëtimin në kohë. Kjo do të mund të arrihej duke përshpejtuar njërën anë të Vrimës së krimbit në mënyrë relative me tjetrën dhe më pas duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme; ngadalësimi i kohës relative do të mundësonte që të kalonte më pak kohë për anën e përshpejtuar të Vrimës së krimbit në krahasim me atë në gjendje të qëndrueshme, që do të thotë se çdo gjë që do të hynte nga ana e qëndrueshme e Vrimës së krimbit, do të dilte nga ana e përshpejtuar e saj në një pikë më të largët të kohës në krahasim me hyrjen.

Rruga përmes kësaj Vrime të krimbit quhet kthesë kohore e mbyllur dhe vrima që ka këtë cilësi shpeshherë emërtohet si Vrimë kohore.

Thuhet se nuk do të ishte kurrë e mundur ta konvertosh një vrimë krimbi në një makinë kohe në këtë mënyrë, megjithatë, disa metoda matematike përcaktojnë se një lak prapaveprues me grimca virtuale mund të qarkullojë nëpër Vrimën e krimbit me rritje shumë të madhe intensiteti, duke e shkatërruar atë para se çfarëdolloj informacini të përçohej nëpërmjet saj.

Sugjerimi se radiacioni do të shpërhapej dhe zhdukej pas udhëtimit përmes Vrimës së krimbit, duke parandaluar përqendrim infinit, ka shkaktuar shumë dilema dhe pikëpyetje. Ekziston gjithashtu edhe unaza romake, e cila është një konfigurim shumë i qëndrueshëm për më shumë se një vrimë krimbi.

Kjo unazë përcakton një lak kohor të mbyllur me Vrima krimbi të qëndrueshme. Debati mbi këtë çështje është përshkruar nga Kip S. Thorne në librin "Black Holes and Time Warps", që specifikon domosdoshmërinë e gravitetit kuantum për t'u gjetur një zgjidhje.

Shumë fizikantë, përfshirë edhe Stephen Hawking, besojnë se Vrimat e krimbit do të krijonin teorikisht disa probleme, përfshirë edhe udhëtimin në kohë, që ligjet themelore të fizikës do ta kundërshtonin dhe ndalonin.

Megjithatë, kjo dhe shumë çështje të tjera vazhdojnë të mbeten spekullime dhe nocioni se natyra do të censuronte këto objekte të papërshtatshme ka dështuar me kohë në rastin e principit të censurimit kozmik.

Vrimat e krimbit, të njohura si vrimat Schwarzschild, janë ura teorike midis zonave në hapësirë, të cilat mendohen të gjenden në qendër të një Vrime të zezë ose të një Vrime të bardhë, që lidhin dy universe.

Ato ekzistojnë në zgjidhjet e ekuacioneve të Ainshtainit dhe mendohet se janë tejmase të paqëndrueshme dhe se mund të shkatërroheshin në të qindën e sekondit, që në momentin e krijimit. Ekzistojnë disa spekullime se kazarët janë pikërisht Vrima të bardha dhe jo Vrima të zeza supermasive.

Është e mundur për një udhëtar që të kalojë përtej këtyre Vrimave të krimbit, sepse ato kanë vetëm një horizont që shkon në një drejtim të vetëm.

Nëse udhëtari është i krijuar nga një materie jo-ekzotike, në momentin që arrin në qendër të vrimës Schwarzschild, nuk mund të kalojë në anën tjetër dhe nuk mund të kthehet mbrapsht, përderisa ana nga e cila u fut është një Vrimë e zezë, gjë që do të thotë se në momentin që futet në vrimën Schëarzschild asgjë nuk mund të dalë përsëri jashtë rrezes së saj.

Vrimat e krimbit janë gjithashtu një karakteristikë e librave shkencorë. Ato janë elementi kryesor i novelës së Carl Sagan, "Contact", për të cilën Sagan u këshillua rreth përdorimit të "Vrimave të krimbit" në novelën e tij me Kip Thorne.

Vrimat e krimbit janë gjithashtu mjeti kryesor i udhëtimit në kohë në filmin "Stargate" dhe të telefilmave "Stargate SG-1" dhe "Stargate Atlantis". Projekti kryesor i programimit të objektit është një rrjet transportimi i përbërë nga objekte në formë rrethore të njohura si "Stargate", të cilat gjenerojnë "Vrima krimbi" që lejojnë transmetimin në një drejtim midis portave kur formohen koordinatat e sakta hapësinore.

Vrimat e Bardha

Vrimat e bardha janë teorikisht e kundërta e Vrimave të zeza dhe ekzistenca e tyre bëhet e mundur nga zgjidhja e rrënjës katrore negative të Schwarzchild. Metrika Schwarzchild bazohet në Relativitetin e Përgjithshëm që është simetria e kohës.

Kjo do të thotë që shumica e përkufizimeve teknike të një Vrime të bardhë përqendrohen thjesht në teorinë se është një Vrimë e zezë që udhëton mbrapa në kohë. Është një vendndodhje në hapësirë që, në vend të jetë e pamundur të dalësh prej saj, është e pamundur ta arrish.

Sipas përkufizimit të dhënë nga zgjidhja e këtij ekuacioni ato shtyjnë çdo gjë, përfshirë grimcat masive ashtu edhe fotonet, asgjë nuk mund të futet në to. Askush nuk ka zbuluar deri më sot asnjë Vrimë të bardhë dhe duke iu mbështetur këtyre cilësive mendohet se do të ishte e vështirë që ato të mos të viheshin re.

Për më tepër, një objekt që sillet në këtë mënyrë, thyen ligjin e dytë të termodinamikës, e cila cilëson se nxehtësia buron në mënyrë natyrale nga një rajon me temperaturë shumë të lartë drejt një rajoni me temperaturë të ulët.

Kontradiksioni që shkakton kjo çështje është se çdo objekt me nxehtësi duhet që në mënyrë të pashmangshme të përhapë nxehtësinë e tij në ambientin që e rrethon dhe një Vrime të bardhë, sipas përkufizimit, asnjëherë nuk i shteron nxehtësia apo masa dhe kjo thyen të gjitha ligjet kryesore të fizikës që ekzistojnë, në mënyrë që të vërtetohet ligji i dytë i termodinamikës.

Megjithatë, ky vërtetim vlen vetëm për universin tonë. Të njëjtat ekuacione që sugjerojnë ekzistencën e Vrimave të bardha gjithashtu duket se përcaktojnë se ato ekzistojnë në një univers paralel me tonin dhe se ekzistojnë të lidhura me një Vrimë të zezë, siç lidhen Vrimat e krimbit në mënyrë që të përfundohet gjeometria Schwarzchild e sugjeruar nga ekuacioni që parashikoi ekzistencën e Vrimave të zeza.

Kjo Vrimë e krimbit që lidh dy universe të ndara, është ajo që njihet si Ura e Ainshtainit dhe përbën një nga konceptet më të mahnitshme të fizikës teorike.

Ndërkohë që koncepti i kësaj lidhjeje është tejmase nxitëse, dihet shumë pak rreth saj përderisa nuk ka asnjë Vrimë të bardhë që mund të observohet dhe Vrimat e zeza janë ekstremisht të vështira për t'u diktuar në sajë të aftësisë së tyre për të thithur dritën.

Pavarësisht studimeve dhe kuptimit të Vrimave të zeza dhe Vrimave të bardha, asnjëri nuk është i sigurtë që kjo lloj lidhjeje ekziston apo jo dhe nëse ekziston ku mund të na çojë. Studimet e fundit nuk arrijnë as të japin informacione të mjaftueshme për të sugjeruar se kjo lidhje mund të ekzistojë të paktën në një univers tjetër.

Fatkeqësisht, teoritë aktuale sugjerojnë se nuk vlen të përfytyrohet as destinacioni i fundit i një Vrime krimbi, pasi mendohet se kalimi përmes një Vrime krimbi është e pamundur.

Vdekja në moment do të ishte pak a shumë një siguri absolute edhe sikur të posedoheshin mjetet më të mira të imagjinueshme të sigurisë dhe në çdo rast, kthimi do të ishte i pamundur duke u bazuar në informacionet që dihen rreth Vrimave të zeza dhe mënyrën se si mund të bashkëveprojnë ato me Vrimat e bardha.

E vetmja mënyrë me të cilën vdekja nuk do të ishte një siguri absolute do të ishte sikur një Vrimë krimbi do të mund të stabilizohej në një farë mënyre për një kohë më të gjatë se sa koha shumë e shkurtër në të cilën mendohet se qëndron e stabilizuar.

Kjo është një hipotezë e pamundur duke u bazuar në dijet shkencore që posedohen deri më sot dhe do të ishte tentativa më gjigante që do të ndërmerrnin ndonjëherë qeniet njerëzore në historinë e Tokës.

Është teorikisht e mundur, edhe pse tepër e vështirë që një Vrimë krimbi të mund të stabilizohet në një farë mënyrë, duke bërë të mundur kështu lejimin e një kalimi të sigurtë përmes saj.

Rruga e vetme teorike përmes së cilës mund të arrihej kjo gjë do të ishte vetëm me anë të përdorimit të një "materie ekzotike", një materie ndryshe nga çdo e tillë e njohur. Në mënyrë që të stabilizohej një Vrimë krimbi, fyti i saj do të duhej të rrethohej nga kjo materie, e cila do të ishte me natyrë sferike.

Karakteristika që do të duhej të posedojë kjo materie do të ishte masa negative e saj, por në të njëjtën kohë të ishte përsëri e aftë të ushtronte një presion me sipërfaqe pozitive.

Materia do të duhej të kishte këto dy karakteristika për disa arsye specifike. Masa negative bën të mundur që fyti i "Vrimës së krimbit" të shtrihet jashtë zonës së sigurtë dhe sipërfaqja pozitive e shtypjes është cilësia që eviton kolapsin e tij.

Këto veti të materies nuk janë aspak natyrale dhe tërësisht teorike, por deri tani është përcaktuar se kjo është një lloj gjeometrie e kohës hapësinore e nevojshme për të prodhuar një Vrimë krimbi të stabilizuar.

Ekuacioni i Ainshtainit specifikon se përmbajtja energji-momentum e materies duhet të jenë në një zonë për të prodhuar gjeometrinë e nevojshme. Duke imagjinuar për një moment që një materie e tillë të ekzistonte, këto do të ishin cilësitë e saj që do të duheshin për të krijuar një "Vrimë krimbi" të stabilizuar plotësisht.

Nocioni i një materie me masë negative është natyrisht disi shqetësues, megjithatë, për shkak të pluskimit të vakumit në afërsi të Vrimave të zeza, mendohet se nuk është totalisht diçka e pamundur.

Në astrofizikë, një Vrimë e bardhë përkufizohet si një trup qiellor që shtyn materien jashtë, me fjalë të tjera një antivrimë e zezë, ose koha e kundërt e një vrime të zezë.

Vrimat e bardha gjithashtu janë përdorur tejmase në libra dhe filma shkencorë. Ato janë cilësuar si mjete transporti ndërmjet pikave të ndryshme në hapësirë, madje edhe ndërmjet universeve të ndryshme.

Për shkak të natyrës funnel-like të Vrimave të zeza, materia që udhëton përmes një vrime të zezë për të dalë nga një vrimë e bardhë do të shndërrohej në një masë shumë të vogël, por me një densitet tejmase të lartë, gjë që do të bënte këdo që të ishte kundër këtij transporti, pasi është e pamundur që Vrima e zezë të ishte më pas e aftë ta rikompozojë materien për ta kthyer në gjendjen e mëparshme kur hyri në Vrimën e zezë.

Ekzistenca e Vrimave të bardha është hipotetike, pasi siç e thamë, ato duket se thyejnë ligjin e dytë të termodinamikës.

Megjithatë, çdo gjë hipotetike është e mundur deri në momentin që të provohet e kundërta dhe mungesa e provave dhe analizave nuk i ka penguar asnjëherë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi të spekullojnë, të aludojnë dhe madje të ngrenë hipoteza ndonjëherë të pabaza.

Shkencëtarët deri sot kanë arritur të provojnë dhe të analizojnë deri në kufirin që vendos fizika dhe ligjet shumëvjeçare. E pashpjegueshmja dhe e vërteta përtej ligjeve të fizikës më pas i përket shkrimtarëve dhe regjisorëve, të cilët nuk kanë vonuar të krijojnë mite dhe legjenda nëpërmejt këtyre hipotezave.


A eshte i mundur kthimi ne kohe?
Shkencëtarët të shpikë makina e kohës në të ardhmen e afërt

Korridori i kohës nuk ekziston, por i tillë është një turne trilion herë risk sesa një dalje në det në një pellg me vrima rreth e Paqësorit

Një student nga Massachusetts Institute of Technology vendosën të organizojnë një parti dhe të dërguar nga të ardhmen, ata që e udhëtimit në kohë, për të. Guests mund të vijë në veshin i rastësishëm, por duhet patjetër të paraqesin dëshmitë provuar se ata nuk janë impostors. Këto mund të jenë ilaçe për shërim SIDA ose kancer, Reaktorin ftohtë sintezë apo të një reaktori të termobërthamor dhe gjëra të tilla si kjo.

Modern shkencë nuk mund të jap një përcaktim të kohës. Për më tepër, ajo nuk mund të provojë se udhëtonte në kohë është i pamundur. Kushdo që shkon për një turne të tillë në mënyrë të pashmangshme do të rritet më të vjetër gjatë lundrimit sipas ligjit universal i rritjes entropisë. Kjo nuk është një shaka që një takimi me një nip i juaji është mjaft e mundshme në bazë të kanoneve të fizikës moderne.

Si mund një njeriut të ndërtuar një makinë kohe? Zbulimet e fundit të bujshme në sferën e zi vrimat ofron shumicën e mundësive për këtë qëllim. Shumë nga zbulimet kanë fituar tashmë Nobel. vrima të Zi janë pararojë të shkencës, por ajo nuk është e saktë që të besojnë se ekzistenca e vrimave të zeza është provuar një herë dhe për të gjithë. ligjet e fizikës janë të simetrik: nëse ka një vrimë e zezë në të cilën çdo gjë mund të bjerë, por mund të dilnin jashtë asgjë nga ajo, nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një vrimë të bardhë në të cilën asgjë nuk mund të bien, por çdo gjë merr nga ajo. Me fjalë të tjera, në qoftë se një hedhje në një vrimë e zezë në një vend ku ai mund të hidhen nga një vrimë të bardhë në ndonjë vend tjetër. A ka tingull i çmendur? Sipas teorisë së relativitetit Einstein, ka zgjidhje të këtij lloji. Ata janë shumë të instable, dhe një korridor i nga një vrimë e zezë në të bardhë mund të merrni të mbyllura për shkak të perturbations vogël. Ky korridor ekziston, por i tillë është një turne trilion herë risk sesa një dalje në det në një pellg me vrima rreth Paqësor. Çdo trup fizik mund të grimcuar në qendër të një vrimë e zezë.

Drejtori i Institutit Sternberg Astronomi, Akademia e Shkencave e Rusisë, Anatoli Cherepaschuk, nuk mendoj se çështja e udhëtimit në kohë është shumë fantastike. Në rrugën e tij në qendër të një vrimë e zezë një astronauti do të shohin të ardhmen e tij dhe një tjetër univers të predispozuara për tonë univers në të ardhmen. Astronaut do të duhet të lëvizë shpejt se shpejtësia e dritës për të marrë në këtë univers ndonjë mënyrë tjetër, e cila është e pamundur. Për fat të keq, astronaut nuk do të mund të kthehet dhe të them atë që pa në të ardhmen. Ai nuk do as të hyjë në kronikat historike, spektatorë jashtë gjithmonë do të trajtojnë atë si të qëndruar jo më shumë se në prag vrimë e zezë.

Kohët e fundit, disa teori inkurajuese janë zhvilluar për të vërtetuar se disa objekte që nuk ka horizont të ngjarjeve ekziston në fushën gravitacionale të fuqishme dhe kjo ju lejon të udhëtojnë atje dhe të kthehet në një makinë kohe. American Kip Thorne dhe anëtar i Akademisë ruse të Shkencave, Igor Novikov, të cilët punojnë në perëndim janë të lidhura me llogaritjen e objekteve të tilla. Këto objekte janë quajtur Burrows nishan ose tunelet hapësirë-kohë. Mole furrows janë ndërtuar nga materiale ekzotike vakum-si me presion negativ. Në tunelet, koha shkon prapa në lidhje me hapësirën jashtë. Astronomët e botës ëndrra për të gjetur këto pendë furrows në univers me ndihmën e teleskopët.

Shumë autorë fiction përshkruar udhëtime në të kaluarën ku njerëzit gjetur botën e sotme ndryshuar pas fluturim për shkak të punëve të tyre në të kaluarën. Por teoritë fizike e shtetit se këto veprime nuk mund të realizohet me ndihmën e një makine kohe: jo vetëm të kaluarën ka një efekt mbi të ardhmen, por të ardhmen edhe ndikon e kaluara. Marrëdhënieve shkak-pasojë janë shumë të qëndrueshme, dhe të gjitha ngjarjet ndodhin në mënyrë të tillë që ata nuk mund të ndryshohen.


MAKINA KOHORE

Rasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të.

Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër. Se në çfarë kohe do të paraqitën ato është vështirë të parashikohet, pasi që principi i punës së “Makinës kohore” nuk dihet!

Dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen, si dhe për të ndikuar në ngjarjet e së kaluarës, kanë qenë vazhdimisht preokupim i tij i fshehur.

Duke filluar nga shkrimtarët e ndryshëm të botës fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanët e shumtë, është munduar që t’i tregohet njerëzimit diçka në lidhje me ngjarjet dhe rrjedhën e tyre, në të cilat mund të ndikohet drejtpërdrejtë duke përdorur të ashtuquajturën makinë kohore. Mirëpo, nuk janë marrë vetëm këta me këtë problematik.

Kjo çështje i ka munduar në njëfarë mënyre edhe filozofët e ndryshëm e madje edhe shkencëtarë të njohur të kohërave të ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtari i famshëm i kohës së sotme, Stiven Hoking.

Problemi që kanë shtruar këta te tre (e ka edhe shumë të tjerë) është zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore në kohë dhe hapësirë.

Në mënyrë më të moderuar këtë e studioi Ajnshtajni në “Teorinë e relativitetit”, në të cilën i shpjegoi gjërat në katër dimensione (tri hapësinore dhe një kohore), ndërsa Hokingu në librin e tij, “Bing Bangu” i studioi në mënyrë më të zgjeruar përmes 11 dimensioneve (7 hapësinore dhe 4 kohore).

Fakti që përmendet në studimet e tyre është i ashtuquajturi “dilatacioni kohorë” apo “zgjerimi i kohës”. Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 është munduar të tregohet që materia dhe energjia janë të lidhura ndërmjet veti në mënyrë të pandashme.

Në një eksperiment që është bërë lidhur me këtë problem, është ai i matjes së kohës nga dy vështrues: njëri në lëvizje e tjetri në qetësi. Gjersa i pari, me orën e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti qëndronte në tokë dhe nuk lëvizte fare.

Me të zbritur në tokë u vërtetua se ora e të parit po ngecte prapa në krahasim me vështruesin e dytë, i cili kishte qëndruar në tokë i palëvizshëm.

Por, athua ç’do të ndodhte kur njeriu të lëvizë me shpejtësi të dritës prej 300.000 km/s apo përafërsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s gjegjësisht sa 99.5% e shpejtësisë së dritës?

Sipas Ajnshtajnit, njeriu do të plakej dhjetë herë më ngadalë se sa njerëzit e tjerë që qëndrojnë në tokë. Kjo që u tha më lartë nuk është teorikisht e parealizuar, por në kohën në të cilën jemi duke jetuar është teknikisht e pamundshme për shkak të problemeve të ndryshme të pazgjidhura.

Pra, në këtë mënyrë të shqyrtimit të problemit u gjet metoda se si të parashikohet e ardhmja. Por si të ndikohet tek e kaluara?


Këtij problemi në mënyrë serioze i është përkushtuar z. Hoking ku përmend “vrimat e zeza” që ndodhen në kozmos. “Me ndihmën e tyre” - thotë ai, “është e mundur që të udhëtohet në kohë, pasi që ato në një farë mënyre paraqesin tunelet kohore. Problemi qëndron në atë që nuk dihet se sa kohë do të kthehet njeriu prapa në kohë, pastaj problemi i paradoksit kohor ose në mënyrë të ndikimit të rrjedhës së saj për të ardhmen.

Hokingu përmend një rast të pazakonshëm ku kishte marr pjesë në rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1990. Gjatë emetimit të programit amerikanë CBS, papritmas u ndërpre programi për një lajmë sensacional.

Në bazën ushtarake amerikane kishin ateruar pesë aeroplanë gjuajtës - bombardues amerikanë të tipit “Spitfajer” të luftës së dytë botërore. Me radiolidhje ata e lajmëronin bazën se “kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje për aterrim”.

Aterrimin e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenët: Antoni Reinhard, Benjamin Helg, Gjon Vaji dhe Donald Viks. Zbritja e pilotëve i befasoi shumë ata, sepse shumë gjëra kishin ndryshuar.

Lajmi me kaq u ndërpre në televizion, sepse autoritetet ushtarake intervenuan dhe nuk lejuan xhirimin e mëtejshëm, me arsyetim se po gjironin sekretet ushtarake të bazës. Më tutje, rrëfen Hokingu, unë mora pjesë në të ashtuquajturën “operacioni i sigurimit” ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotët në fjalë qenë tepër të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur.

Mbas marrjes në pyetje arritëm që të kuptojmë se eskadrila kishte pasur për detyrë që të zbulojnë nëndetëset japoneze që lundronin nëpër Oqeanin Paqësorë. Misioni i tyre kishte qenë tepër delikat, sepse ata kishin shfrytëzuar një korridor ajror fare pak të njohur për pilotët.

Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, gjegjësisht në hapësirën e quajtur “Trekëndëshi i Bermudeve”.

Në fillim autoritetet ushtarak nuk u kishin besuar, duke menduar se fjala është për spiunë apo mashtrues. Lajmi për vizitorët e paftuar arriti edhe në pentagon dhe hulumtimet lidhur me këtë rast i morën përsipër oficerët e lartë të Armatës Amerikane.

Identiteti i pilotëve së shpejti u vërtetua: pilotët e eskadrilës ishin shpallur “të humbur në aksion” para 45 vjetëve dhe nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Se si është e mundur që këta të shfaqen në këtë kohë, askush nuk ishte në gjendje ta tregonte.

Koloneli Bruks gjatë bisedës me Hokingun rrëfen se atë ditë, gjatë fluturimit mbi zonën e përmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanët e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet tjera matëse tregonin shenja të mosfunksionimit.

Gjersa këta po mundoheshin për të stabilizuar aeroplanët, atyre ua verbon sytë një dritë e bardhë e cila i gëlltiti dhe në atë moment ata nuk dinin asgjë për vete.

Stiven Hokingu thotë se rastet e zhdukjes pa gjurmë të anijeve dhe aeroplanëve, bashkë me personelin e tyre përcjellës dhe me pilotë, janë të dokumentuara, por rasti me të cilin kishim të bënim ishte i llojit të vet. Në Pentagon, Hokingu mbajti referat të gjatë me rastin e “ringjalljes” së pilotëve.

Ai thotë se “Trekëndëshi i Bermudeve”, gjegjësisht drita e bardhë që buron nga ajo, në të vërtet paraqet vrimën kohore në të cilën pilotët kishin hasur rastësisht dhe pikërisht kjo u kushtoi atyre që 45 vjet të gjenin rrugën e kthimi. E ajo çka është më interesante është se pilotët nuk ishin të mplakur aspak.

Rasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të. Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër.

Se në çfarë kohe do të paraqitën ato është vështirë të parashikohet, pasi që principi i punës së “Makinës kohore” nuk dihet, - thotë Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin që e kam studiuar jam vërtetuar se “Makina kohore” me të vërtet punon. Dyert e kohës, siç duket janë hapur, por nuk dihet se ku çojnë dhe nga çojnë.


Koha! Mundësia e udhëtimit në dy drejtimet e kohës!
Koha ! Mbase gjeja me e c'muar per njerezit,pa te cilen nuk do egzistonin!

Eshte nje nga gjerat qe shumica e njerezve (te mos themi te gjithe) do deshironin te kishin me teper!Disa e vleresojne,disa e c'perdorojne,te tjere nuk duan tja dine! Me duhet te iki se nuk kam kohe...ke 5 min afat...kam 10 min pushim...kam muajn e mjaltit....je denuar me10 vjet burg....u bera 28 vjeq......u befsh 100!!Gjthcka ne jeten tone lidhet me subjektin e kohes.Koha eshte nje nga gjerat me te quditshme ne egzistencen tone dhe mendoj qe ja vlen diskutimi rreth saj.

Shume nga ne mendojne se e dime c'esht koha,sidoqofte eshte teper e veshtire ta percaktosh!Koha eshte dicka qe ne nuk mund ta shohim apo ta prekim,por mund te shohim efektet e saja ne jeten tone te perditeshme!Evidenca qe ne levizim neper kohe mund te gjendet gjithandej.Mosha e trupit tone,ndertesave,moti,rritja e pemeve etj.Shumica jone ndejne presionin e kohes kur ndodhemi perball momenteve kritike apo nxitojme per nje takim qe ka rendesi te madhe per te ardhmen tone.Shpeshhere jeta jone eshte e diktuar nga c'fare ore na duhet te jemi ne nje vend te caktuar!

Te pyesesh shumicen e njerezve per kohen (jo motin) ka shume te ngjare qe reagimi i pare i tyre eshte te shikojne oren.Ne e konceptojme kohen si tik-takun e ores qe mbajme ne dore!Ne e dime se minuti ka 60 sec,ora 60 min,dita 24 ore dhe viti 365 dite sepse keto jane disa nga baza e njohurive qe kemi marre qe nga tetevjeqarja.

Koha po ashtu konceptohet si dimencioni i katert i Universit.Tre dimencionet e tjera jane ato te Hapesires (lart-poshte,majtas djathtas,para-prapa) Koha nuk mund te egzistoje pa hapesiren dhe ne menyre te ngjashme hapesira nuk mund te egzistoje pa kohen.Kjo lloj lidhje eshte quajtur "Space contnuum" qe do te thote qe gjithcka qe ndodh ne Univers ka te beje me te dyja,edhe kohen edhe hapesiren.

Ne baze te teorise se Ainjshanit mbi relativitetin koha ngadalson kur nje objekt arrin te udhetoje ne menyre te perafert me shpejtesine e drites.Kjo shtyn shume shkencare te mendojne se udhetimi me shpejt se drita mund te krijoje nje mundesi per te udhetuar ne kohe (domethene ne te kaluaren dhe ne te ardhmen)Problemi eshte se shpejtesia e drites mendohet te jete kulmi i shpejtesise qe nje dicka mund te udhetoje,keshtu qe mabse eshte e pamundur mundesia e udhetimit ne te kaluaren.Kur nje objekt i afrohet shpejtesise se drites,
masa i tij relative rritet dhe ne shpejtesine e drites kthehet ne infinit.Rritja e shpejtesise e nje mase infinite eshte e pamundur ose te pakten e tille duket ne ditet tona me teknologjine dhe njohurite qe kemi.

Ne fakt,ne nje lloj menyre ne jemi duke udhetuar ne kohe!Ashut siq je ne tryeze perpara komjuterit duke lexuar keto shkrimet e mija,koha po vershon rreth teje.E ardhmja po transformohet gradualisht ne te kaluar dhe me te tashmen fare te shkurer.Gjithcka qe po ben momentalish po leviz drejt se kaluarses qe do te thote se ti po udheton neper kohe.

Sidocofte udhetimi ne te ardhmen e kohes mase eshte i mundur(Nenkuptoj udhetim direkt),dhe e ardhmja mund te jete nje dite destinacion i mundur.

Nerkohe qe shkrimtaren kane thurur lloj lloj historishe fantastiko-shkecore mbi udhetimin ne kohe,mekanizmat e vertete te udhetimit ne kohe nuk jane ndertuar akoma.Ne fakt,teorite me te shumta mbi udhetimin ne kohe nuk bazohen fare ne mekanizmat e kohes.Ne baze te ketyre teorive,udhetimi ne kohe eshte me i mundur te kryhet me ndihmen e fenomeneve natyrale te cilat mund te na kalojne direkt nga nje pike i kohes nje nje pike tjeter.Ne keto fenomene natyrale futen Rrotullimi i Black Holes,Warm Holes dhe Vargu kozmik.

Kur nje yll qe ka nje mase mbi kater here me te madhe se masa e diellit tone arrin ne perfundim te jetes se tij,pasi ka konsumuar gjith energjine dhe djegur te gjitha lendet qe permban,bie nen presionin e peshes se vet.Ky proces krijon "Black Holes"te cilat sjane gje tjeter veqese nje rryme aq e forte magnetike saqe edhe drita nuk mund te kaloje mbi te.Gjithcka qe bie ne kontakt me horizontin rrethues te BH thithet ne mbrendesi te saj.

Formen e nje BH mund ta mendosh me formen e nje hinke,apo biskote akulloreje (qe me ka vajtur mendja tani ) E gjere ne krye dhe me e ngushte dhe ngushtezohen ne piken e quajtur singularity.Ne piken Singulare asnje ligj i fizikes nuk egziston dhe gjithcka materiale eshte kaluar ne nje pike te panjohur.Kjo lloj BH eshte quajtur Schwarzschild BH,qe e ka marre emrin nga asronomi Gjerman Karl Schwarzschild.

Nje tjeter lloj BH eshte quajtur Kerr Hole,dhe teorikisht eshte e mundur.Kerry Holes jane BH rrotulluese te cilat mund te perdoren per te udhetuar ne kohe apo ne nje Univers Paralel.Ne vitin 1963 matematikanti Zelandez Roy Kerr propozoi teorine e pare realistike mbi BH rrotulluese.Ne baze te teorise se tij,yjet qe vdesin (shuhen) mund te bien ne nje rreth rrotullus neutronesh te cilat prodhojne force te madhe centrifugale duke parandaluar krijimin e singularitetit.Ngaqe keto BH nuk kane singularitet,Kerr besonte se do ishe e mundur hyrja ne keto BH pa u perplasur nga forca infinite e gravitetit ne qendren e saj.

Nese Kerr Holes egzistojne, atehere mund te jete e mundur kalimi nepermes tyre dhe dalja ne nje "White Hole" White Hole do kete nje veprim pasues te BH.Keshtu qe ne vend te terheqjes se gjithckaje ne forcen e saj gravitike,WH mund te perdore nje lloj energjie negative per te shtyre gjicka larg nga vetja.Keto WH mund te jene rruga jone per te hyre ne kohra apo botera te tjera.

Nga pak nohuri qe kemi per BH,Kerry Holes eshe mund te egzistojne.Sidoqofte fizikanti Kip Thorne i Institutit Shkencor ne Kaliforni beson se ligjet e fizikes nuk lejojne krijimin e dickaje te tille.Ky thote nuk egziston menyre e tille te hysh dhe te dalesh nga BH, dhe qdo gje qe tenton te hyje ne BH do thithet dhe shkaterrohet perpara se te arrije ne singularitet.

Besohet se mund te egzistoje nje tjeter lloj strukture e tunelizuar ne Univers e cila mund te perdoret si porte per te udhetuar ne kohe.Wormholes,dryshe te quajtura Einstein Rosen Bridges jane konsideruar te kene potencialin me te madh per udhetim ne kohe,nese ato me te vertete egzistojne.Jo vetem qe mund te na lejojne te udhetojme ne kohe,por mund te na krijojne mundesine per te udhetuar shum vite drite larg tokes,ne te njejten sasi kohe qe mund te na duhet neve per te udhetuar me mjete nga nje qytet ne nje tjeter.

Wormholes jane konsideruar te mundeshme ne baze te teorise se Ainshtajnit mbi relativitetin,qe thote c'do mase lakon kohen e hapesires rreth vetes.Per ta kuptuar me mire imagjino dy persona duke mbajtur nje qarqaf te tendosur nga te dyja anet.Nese dikush do vendose ne mes te qarqafit nje top besbolli,ky top do krijoje lakimin e qarqafit.Ne pastaj do vendosesh nje top tjeter diku ne cep te qarqafit,topi do ece ne drejtim te topit te tjeter te basbollit neper lakimin e krijuar ne qarqaf.

Ne kete shembull hapesira eshte kufizuar nga dy dimencione,dhe jo kater dimensione qe ne fakt perbejne Universin.Imagjino kete qarqaf te lakuar ne dysh duke krijuar nje pjese te siperme,nje te poshtme dhe duke lene hapesire ne mes!Nese do vedosesh nje top basebolli ne pjesen e siperme te qarqafit dhe nje tjeter ne pjesen e poshtme qe korrespondon me piken e siperme,atehere ky topi i dyte do takoje te parin.Dicka e njejete ndodh me wormholes.

Ne hapesire,masat te cilat ushtrojne presion ne pjese te ndryshme te Universit mund te korrespondojne sebashku duke formua tunel.Ky tunel quhet wormhole.Sa gje fantastike do ishe ! Te udhetosh nga toka ne nje tjeter galaksi dhe te kthehesh perseri ne nje kohe te shkurter sa kushton nje kafe per tu pregaditur,lol.

Ne kete skicen me poshte eshte nje illustrim se si mund te udhetosh ne Sirius,nje yll qe eshte vene re ne Canis,konstilacion i madh poshte Orion.Sirius eshte rreth 9 vite drite larg nga toka(90 trilion kilometra ) Sigurisht qe distanca eshte teper e larget per udhetuesit qe udhetojne neper hapesire qe te udhetojne e kthehen perseri per te na treguar mbi Sirius.Distanca me e larget qe njeriu mund te kete udhetuar eshte Hena e cila eshte vetem 400.000 km larg nga Toka.Pra sikur te gjenim wormhole qe te na lidhte me Sirius ne do shkurtonim kohen ne menyre te egzagjeruar duke u shmangur triliona kilometrave qe do na hanin per te udhetuar ne hapesire.


'lidhje ka kjo me udhetimin ne kohe?

Ashtu siq thame me siper ne baze te teorise se relativitetit,kur shpejtesia e nje objekti i afrohet shpejtesise se drites,koha ngadaleson.Shkencaret kane arritur te zbulojne se edhe me udhetimin e Shutles se NASO's astronautet udhetojne disa nanosekonda ne te ardhmen..Per ta kuptuar kete imagjino dy persona...personi A dhe personi B.Personi A qendron ne Toke dhe personi B niset me Shutle.Para nisjes oret e tyre jane te sinkronizuara ne menyre te rregullt.Sa me shume personi B i afrohet shpejtesise se drites aq me ngadale rrjedh koha per te (ndryshe nga personi A) Nese personi B udheton me 50% te shpejtesise se drites do duket qe ne kthim personi A do jete me i moshuar se personi B.Arsyja eshte se koha ka rrjedhur shume me shpejt per personin A sesa per personin B qe ka udhetuar me shpejtesi te afert me ate te drites.Shume vite mund te kene
kaluar per personin A nderkohe qe personi B mund te kete kaluar vetem disa ore.

Nese wormholes egzistojne dhe zbulohen nga njeriu,atehere mund te na krijojne mundesine per te udhetuar ne te kaluaren si dhe ne te ardhmen.Ja si mund te behet..!Le ta supozojme se porta e wormholes eshte e kalueshme!Personi B qe ne shembullin e mesiperm udheton me 50% te shpejtesise se drites ne hapesire vetem per disa ore mund te marre nje porte ne hapesire,nderkohe qe porta tjeter e wormholes do jete tek personi A ne toke.Te dy keta persona mund te vazhdojne ta shikojne njeri tjetrin gjate kohes qe personi B udheton ne
hapesire (per te gjithe ju qe e keni pare filmin Donnie Darko e keni shume me te lehte ta kuptoni) Kur personi B kthehet ne doke disa ore me vone,shume vite mund te kene kaluar per personin A.Tani nese personi A do hedhe nje sy ne wormhole,do shikoje veten e tij ne nje moshe me te re,ne moshen kur personi B eshte larguar neper ate wormhole.E bukura e ketij fenomeni eshte se personi A mundte hyje ne wormhole dhe te udhetoje neper te kaluaren e tij,nderkohe qe personi B mund te hyje dhe te udhetoje ne te ardhmen.

PS:Nese kjo teme u pelqen,ju keshilloj te shikoni filmin Donnie Darko qe eshte plotesisht i bazuar ne teorine e wormholes.



Nje teori tjeter mbi mundesine e udhetimit ne te kaluaren dhe te ardhmen e kohes meshtetet ne idene e rruzave kozmike,propozuar nga fizikanti J.Richard Gott ne vitin 1991.Nga vete emri keto jane objekte ne forme te vargezuar qe disa shkenace besojne se jane te formuara qe nga fillimi i krijimit te Universit.Ky vargezim mund te shtrihet ne gjithe gjatesine e Universit dhe ndodhen ne presion te jashtezakonshem ....prej miliona e miliona tonesh.

Keto rruza kozmike,te cilat jane me te holla se nje atom,mund te prodhojne shume te jashtzakonshme graviteti qe terheq c'do objekt qe mund tu kaloje afer.Objektet e lidhura ne rruza kozmike mund te udhetojne me shpejtesi te pabesueshme,dhe per arsye se forca e tyre gravitacionale mund te deformoje kohen e hapesires,mund te perdoret per udhetim ne kohe.Duke terhequr dy rruza kozmike afer njera tjetres apo nje rruze ne afersi te Black Holes,mund te egzistoje mundesia e lakimit te kohes se hapesires ne menyre te mjaftueshme per te krijuar lakime te aferta te kohes njera me tjetren.

Nje anije kozmike mund te kthehet ne mekanizem kohe sikur te perdorej graviteti i prodhuar nga dy rruza kozmike,apo nje rruze dhe Black Hole.Sidoqofte,akoma ka shume spekullime mbi egzistencen ne te vertete te ketyre rruzave kozmike,dhe nese egzistojne-ne c'fare forme??Vete fizikanti Gott ka thene se per te udhetuar ne te kaluaren,qofte dhe nje vit,do nevojitej nje varg rruzash qe do permbante nje mase energjie te parabarte me gjysmen e asaj te galaksise.Dhe si me c'do lloj mekanizmi kohe,mund te kthehesh shume kohe prapsht ne te kaluaren,por jo pertej kohes ne te cilen makanizmi i kohes eshte krijuar.




Ainjshtani dikure ka thene ""Analogjia e relativitetit mund te dergohet ne nje perfundim logjik". Nese koha fillon te ngadalesohet me rritjen e shpejtesise,tregon se me shpejtesine e drites koha ndalon plotesisht dhe pas kesaj pike koha fillon te vershoje pas".

Me udhetim ne kohe nenkuptojme nisjen e nje personi nga nje pike e planetit ne nje kohe te caktuar dhe arritjen e ketij personi ne te njeten pike te planetit por ne tjeter kohe.Paradokest e udhetimit ne kohe shfaqen nga fakti qe nisja fillon pas mberritjes nga pikpamja e njerit,dhe para mberritjes nga pikpamja e tjetrit.Pra...a eshte udhetimi ne kohe me te vertete i mundur apo thjesht nje
fenomen ku fjala "i pamundur" nenkupton "natyra eshte me e quditshme sesa na duket? "

Pikesepari,relativiteti lejon udhetimin ne te ardhmen dhe shumica e shkencareve ne ditet tona bien dakort se udhetimi ne te ardhmen eshte i mudur.Ashtu siq kemi thene me siper nese udheton me nje shpejtesi teper te madhe do kthehesh perseri ne toke po disa vite ne te ardhmen.Kjo sigurisht nuk duhet te nenvlehtesoje faktin qe ne nuk mund te udhetojme me nje shpejtesi te afert me shpejtesine e drites (te pakten ne kohen tone dhe per ca gjenerata te tjera ma ha mendja)

Ne ditet e sotme dihet qe udhetimi ne kohe buron nga Sci-Fiction,filma te Hollywoodit apo spekulime te teoricientave te fizikes.Sidoqofte eshte dicka qe me teknologjine e duhur dhe kohen e duhur mund te behet i mundur,perderisa eshte i pranueshem nga ligjet e fizikes.Nje nga kontributet me te medha te Newtonit ne shkence ish illustrimi matematikal mbi ndryshimin e levizjes me kohen!Newtoni tregon se forca qe ndikon mbi nje kokerr molle te bie nga pema eshte e njejta force qe krijon levizjet planetare dhe prodhon valet tide.Newtoni ish i quditur nga fakti se graviteti dukej te kryente efekt me te forte ne distance me te madhe!Newtoni e pranonte se kish mundesi vetem ta spjegonte si fenomen por qe nuk kuptonte arsyen perse? Jo...deri ne momentin qe erdhi teoria e pergjithshme e Ainjshtanit mbi relativitetin e cila sjell ndryshimin e gravitetit si force,ne levizje te nje materiali ne hapesire te shkurter,ne nje hapesire kohe te dredhuar.Per Newtonin edhe koha edhe hapesira ishin absolute!Newton gjithashtu besonte se se Universi ish i shpalusur mbi nje kohe absolute e cila mund te simbolizohej nga nje ore imagjinare diku ne hapesire!Mirpo i madhi Ainjshtain ndryshoi gjithcka me teorine e tij mbi relativitetin dhe per kete,dikur shkruante....Me fal Newton!

Ne jemi nje moment i kohes astronomike!Truri jone me rudha nuk ka kapacitet te zbuloje shume mistere te kohes dhe hapesires!Truri jone eshte me shume i aktivizuar ne aspektet tona te jetes,dashurine,luften,urrejtjen,gjuetine,vrasjet, vjedhjet,poshtersite etj!Pamvarsishtnga intiligjenca jone e kufizuar mund te themi se kemi evuluar ne menyre te sukseseshme.Kemi arritur qe te hapim disi perden e Universit
per te hedhur drite mbi shume gjera qe njeriu nuk i ka pas ditur.Pyetjet e shtruara nga fizikante si Newtoni,Ainshtani,Kurt Godel,Stefan Hauking,jane pyetjet me gjigande qe mund te shtrojme!

A eshte koha dicka e vertete? A vershon koha vetem ne nje drejtim?A ka koha fillim dhe mbarim?C'fare eshte pafundesia?Asnje nga keto pyetje nuk eshte pergjighur me konfidence te plote shkencore!Sa me teper pesha e ketyre pyetjeve rendon trurin e njeriut,aq me shume drite sjell ne shkence kerkimi i pergjigjeve.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons