Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Rreth tridhjete milje ne jug te Majemit, ne Florida, eshte nje qytet i quajtur Homestad. Ne kete qytet, ndodhet nje strukture e perbere nga gure korali, qe disa nuk e besojne pa e pare vete dhe thone qe eshte e pamundur.



E quajtur Keshtjella prej Korali, kjo strukture ka nje te kaluar shumengjyreshe. Ajo ka qene vepra e jetes e nje emigranti letonez me emrin Edward Leedskalnin, i cili e ndertoi kompleksin mbasi u braktis nga e dashura e tij e zemres gjashtembedhjete vjecare ne diten e tyre te dasmes.

Si nje tribut per dashurine e tij, Leedskalnin, preu, shfrytezoi, dhe ngriti keshtjellen, qe eshte e perbere prej me shume se sa 1.000 ton guresh korali qe formuan pllakat dhe mobiljet.

Ai e filloi punen e tij ne vitin 1920 dhe e vazhdoi ate deri ne vdekjen e tij ne vitin 1951.

Nen cdo rrethane, keshtjella eshte nje akt madheshtor, dhe nje veprim shume i cmendur por edhe shume i vleresuar i Leedskalnin. Megjithate, se si saktesisht ky burre arriti ta ngrinte kete keshtelle, eshte ende nje mister, pasi thuhet se ai ka punuar pa ndihmen e ndokujt dhe pa ndihmen e makinerive moderne.

Shume burime sugjerojne qe kjo keshtjelle eshte ne fakt shkencerisht e pashpjegueshme. Nje artikull reviste tipik pohoi, "Pyetja qe ka shastisur per kaq kohe inxhinierat dhe shkencetaret, ka qene pikerisht se si nje njeri kaq i vogel dhe i paarsimuar, pa ndihmen e askujt, arriti qe te ndertonte nje vend te tille madheshtor."

Sipas faqes se internetit te Keshtjelles, "Keshtjella prej Korali ka habitur shkencetaret, inxhinieret, studiuesit qe ne hapjen e saj ne vitin 1923."

Keshtjella eshte shfaqur ne shume revista dhe libra qe merren me te pashpjegueshmen, si edhe ne shume shfaqje televizive si "In Search Of," "That's Incredible", dhe "Ripley's Believe It Or Not".

Rrokeri britanik Billy Idol madje ka shkruar nje kenge hit mbi historine e Leedkalnin, te quajtur "Swet Sixteen".

Nder vite, shume histori dhe teori te cuditshme kane lindur mbi Leedskalnin dhe keshtjellen e tij. Disa thone qe ai i ka ngritur ne ajer blloqet me mendjen e tij, ose qe guret ngriheshin ne ajer kur ai u kendonte dhe qe kishte fuqi te mbinatyrshme.

Disa te tjere sugjerojne qe Leedskalnin kishte njohuri te erreta mbi magnetizmin dhe te ashtuquajtura "energji te tokes".

Nje autor u shpreh se ndoshta Leedskalnin zbuloi qe "ne te vertete graviteti nuk ekzistonte".

Dhe ne fakt, deri sa shkeca nuk ishte ne gjedje te jepte nje shpjegim te arsyeshem per fenomenin, spekulime nga me te ndryshmet dhe me te cuditshmet u bene.

Eshte e thjeshte te thuhet se nuk ka shpjegim shkencor per keshtjellen, por ne te vertete kerkimet dhe hetimet e shkencetareve te habitur dhe te shastisur, dolen pa asnje rezultat te kenaqshem.

Pervec informacioneve qe jane shfaqur ne faqen e internetit te Keshtjelles prej Korali, asnje shkencetar apo inxhinier nuk ka mundur te tregoje me shume apo te zbuloje me shume mbi kete keshtjelle.

Ka nje detaj per te cilin cdo person bie dakord: deri sa Leedskalnin kaloi pothuajse 30 vjet dhe me te shumten e kohes punoi gjate nates per tu shmangur nga syte kurioze te njerezve, dhe asnje nuk e ka pare ate duke levizur korale. Dhe deri sa asnje person nuk i ka pare kurre blloqet e koraleve te levizin, asnje person nuk mund te thote me siguri qe kjo veper eshte krijuar nga Leedskalnin i vetem. Deklarimi qe Leedskalnin nuk ka perdorur mjete pune moderne (te mbas viteve 1920) eshte totalisht i vertete, por gabimi qendron ne supozimin qe mjete moderne jane te nevojitura per te levizur blloqet e medha te koraleve.

Nje nga variantet me te fundit, dhe ne fakt ironikisht, zgjidhja mund te jete vetem ne shpjegimin e thjeshte te vete Leedskalnin. Mundet qe ai te kete arritur te ngreje ate kryeveper vetem duke perdorur principet e peshes dhe te sistemit te levave.

"Une kam zbuluar sekretet e piramidave," - tha ai, duke pranuar qe ka perdorur te njejtat menyra qe kane perdorur edhe egjiptianet e lashte.

Nese Leedskalnin ka thene te verteten, atehere misteri eshte zbuluar, deri sa metodat se si mund te ndertoheshin piramidat e Egjiptit jane shpjeguar.

Pra, ndoshta misteri i Keshtjelles prej Korali nuk eshte ne te vertete nje mister i mirefillte. Megjithate ky ka mbetur nje mister per shume kohe deri sa me ne fund iu dha nje shpjegim. Nderkohe ka akoma shume njerez qe pretendojne qe ndertimi i kesaj keshtjelle eshte ende nje mister dhe nuk e besojne shpjegimin e dhene.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons