Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Ne te gjitheve na pelqejne historite me pirate, thesaret e varrosura, dhe misteret e pashpjegueshme. Cfare kane te gjitha keto te perbashket? Gropen e thesarit ne ishullin Oak.

Ne vend te thesarit, gjithcka qe ndokush ka mundur te gjeje, jane carqe te cuditshme, tunele te bera nga njerez, dhe kode sekrete.

Ne fakt shume germime jane bere qe prej qindravjecaresh, megjithate thesari nuk eshte gjendur akoma. Por cfare eshte ekzaktesisht thesari?Askush nuk e di kete.

Megjithate, eshte nje "Kod Sekret", i shkruar ne nje menyre te cuditshme, qe eshte gjetur ne nje pllake qe gjendet brenda gropes se thesarit.

Ka disa eksperte qe pretendojne qe kane arritur ta dehifrojne kodin qe ndodhet aty.

Sipas eksperteve kodi nenkupton: "Dyzet kembe me poshte, dy milion paund jane varrosur."

Nese jane vertet aq shume para te varrosura aq thelle nga siperfaqja e tokes, kjo eshte ende per tu zbuluar.

Ne fakt, nuk ka asnje regjistrim, harte, apo edhe ndonje te dhene tjeter, sado te vogel ne lidhje me gropen e thesarit dhe permajtjen e saj.

Regjistrimi i pare ne lidhje me zbulimin e gropes ishte ne vitin 1795, kur nje djale adoleshent i quajtur Daniel Mc Ginnis hasi nje gropore ne forme rrethore ne pjesen veriore te ishullit.

Pajisje te nje anije gjendej ne nje dege peme qe ndodhej prane. Danieli dhe disa prej miqve te tij filluan qe te germonin ne ate vend. Mbas cdo 10 hapash apo perafersisht aq, ata gjenin ndonje pluskues shpejtesimates nga ato te anijeve. Me ne fund, mbas 30 kembeve germim, ata hoqen dore.

Disa tentativa te tjera gjate viteve jane bere per te zbuluar sektretin nje here e pergjithmone. Si ka mundesi qe me teknologjine moderne ne nuk kemi mundesi qe te zbulojme sekrete qe jane fshehur qindravjecare me pare?

Eshte e dukshme qe shume kohe dhe mundim eshte vene ne berjen e kesaj grope te thesarit kaq te cuditshme.

Ne fakt, miliona dollare jane shpenzuar me germime gjate viteve, dhe disa prej gjuetareve te thesarit fatkeqesisht kane humbur dhe jetet e tyre ne keto perpjekje.

Kush mund ta kete patur teknologjine dhe njohurine qe te ndertonte nje strukture kaq komplekse aq kohe perpara, dhe cfare ishin duke fshehur saktesisht? Ndokush do te mendonte qe ata ishin duke fshehur dicka shume te rendesishme duke pare se cfare kane bere per ta fshehur.

A eshte perkthimi qe kane bere ekspertet i sakte? A jane vertet aty dy milion paund te fshehur mir nen siperfaqen e tokes? Dhe nese po, kush i ka fshehur aty?

Disa mendojne qe ishin piratet. Disa te tjere mendone qe ishin ushtaret franceze qe mundoheshin t'i mbanin parate larg anglezeve gjate luftes se Frances me Indine. Nje teori shkon aq larg sa pretendon qe Sir francis Bacon eshte ai qe fshihet pas gjithe kesaj. Sir francis Bacon ishte nje njeri shume iteligjent i cili ishte jashtezakonisht i terhequr nga kodet e fshehta dhe shkrimet e cuditshme. Ai ishte nje figure shume eksentrike dhe ne te njejten kohe shume enigmatike, dhe disa mendojne qe ishte ai qe i ka shkruar dramat e Shekspirit.

Eshte pikerisht nga ky mendim; qe ai ka shkruar veprat e Shekspirit, qe ai ishte autori i vertete i tyre qe shume njerez mendojne qe ai mund te kete fshehur provat per kete shume thelle ne Gropen e ishullit Oak.

Nderkose se cfare ka vertet ne Gropen e Thesarit, ende nuk eshte zbuluar, keshtu imagjinata e njerezve mund te rende e lire.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons