Forumi Kuq E Zi
 Unë nuk njoh ndonjë.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Unë nuk njoh ndonjë.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Unë nuk njoh ndonjë.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Unë nuk njoh ndonjë.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Unë nuk njoh ndonjë.. Empty Unë nuk njoh ndonjë.. 6/1/2012, 11:34

Vizitor

Anonymous
Vizitor

Ben Andoni
Gati 40 vjet më parë, më 16 dhjetor 1972, u botua në gazetën "Zëri i rinisë" poema "Dielli dhe rrëkerat" e poetit Faslli Haliti, për të cilën autori u dënua nga diktatura me 10 vjet punë të detyruar: 4 vjet në një kooperativë bujqësore dhe 6 vjet në Komunale, duke iu hequr njëkohësisht edhe e drejta e botimit. Autori do të ketë një terror të pashembullt psikologjik dhe do të endet për të shpëtuar duke e kërkuar të drejtën sa nga njëra zyrë në tjetrën. Në një mbledhje, ku luhet fati i jetës së tij, e mbajnë në këmbë me pyetje për 12 orë. E megjithatë, për fat, do ti shpëtojë burgut. Paçka se e ka mbushur kupën, ka botuar dhe poezi të tjera, ku në shumë prej tyre, shikohen devijimi. Por, vetëm kaq. Unë isha thjesht antikonformist dhe vazhdoj të jem i tillë, nuk pretendoj heroin, që bëjnë shumë sot pseudo në TV, thotë poeti i njohur. Autori persekutohet në qytetin e tij të Lushnjes. Gati në të njëjtën kohë, Ernest Koliqi te Shejzat do të shprehet për të: "Për të plotësuar portretin e xhelatit humanist e artdashës ( Mehmet Shehu), na duket e përshtatshme vjersha Njeriu me kobure e poetit Faslli Haliti, zëri i të cilit është mbytur nga Partia." ( Revista Shejzat, Itali, 1975 ). Në një periodik tjetër kulturor në Italinë e asaj kohe, Koha Jonë botohet një revieë pozitive për të, që do përkthehet siklet në Shqipëri. E vërtetë telashet e tij, s"mbarojnë këtu. E lënë shumë kohë në fshat. Në një vjershë tjetër, tek Zogjtë shtegtarë shkruan: Ju në dimër Atdheun e lini,/Ju Atdheun e lini në shi:/Pas pranverave vraponi, brithni …/Pas pranverave kokën lini. Atdheu i tij, është krejt ndryshe, nga atdheu i pseudove. Ndërkaq, një grup i tërë autorësh që ka devijuar, njësoj si ai, përmendet me respekt nga autori...

A mendoni se ka pasur një desidencë të mirëfilli në kohën e diktaturës?
"Unë nuk njoh ndonjë nga poetët apo shkrimtarët tanë që gjatë diktaturës të ketë pasur mosmarrëveshje të hapura apo të drejtpërdrejta doktrinare, politike. Po kështu, nuk njoh ndonjë poet apo shkrimtar apo grup poetësh e shkrimtarësh që gjatë diktaturës të dëshironte të grindej, të mos pajtohej, të deklaronte apo të shfaqte hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë ide, në kundërshtim me ato të PPSH ose të ndahej prej saj, përkundrazi secili përpiqej, jo të ndahej, por të afrohej, t'i forconte lidhjet me të. Kishte poetë e shkrimtarë të tjerë që ruheshin, bënin kujdes që të mos e tepronin, jo thjeshtë se do të ndëshkoheshin, do ta pësonin si autorë, por do ta pësonte krijimtaria, do t'u pritej e drejta botimit, do t'u burgosej, do t'u pushkatohej krijimtaria që për secilin ishte po aq e shtrenjtë sa dhe jeta, liria. Sepse secili krijimtarinë e kishte jetë, liri, pavdekësi. Lorka u pushkatuan, por poezia e tij jeton.
Them se nuk dilte kush që të shprehte drejtpërdrejt disidencën e tij, sepse i besohej fuqisë së ambiguitetit, metaforës, alegorisë të cilat nuk i kapte radari i censurës, i syri i të vigjilencës edhe pse, slogani i partisë ishte, se çdo komunist është specialist për vijën e partisë në letërsi dhe art, Kadareja, Agolli, Arapie e kanë realizuar mrekullisht këtë përmes cilësisë e nivelit artistik të veprave të tyre; një koracë kjo të cilën shigjeta e specialistëve të vijës së partisë, s"kishte sy aq të mprehtë siç pretendohej, nuk kishte as edhe forcën e duhur që të depërtonte në këtë cilësi artistike që si pas Brehtit është mjet i sofistikuar depërtimi. Diktatura arrinte deri në dyshim; e gërvishte vetëm paksa koracën e cilësisë së veprave të tyre, pasi të ashtuquajturi specialistë të vijës, nuk ishin në gjendje të dallonin nëse, tiparet e veprave ishin të realizmit socialist apo ishin tipare të artit borgjezo-revizionist.
Kadareja ka qenë një telash i përhershëm për diktaturën e cila arrinte deri aty sa ta kërcënonte, herë - herë dhe ta kërcënonte egër e terrorizonte, si në rastin e poemës Pashallarët e kuq, Pallati i ëndrrave, Dimri i madh, madje edhe Gjeneralin e ushtrisë së vdekur e Kronikë në gur, ka pasur telashe. Jo se Kadarenë e toleronin, por s"kishin ç"ti bënte, nuk mund "të vërvitej në erë një margaritar që kishte më tepër çmim se gjithë fisi i PPSH-istëve"".

Në vitet që kanë kaluar, pas vendosjes së një sistemi ri ekonomiko-shoqëror, një grup artistësh të arteve pamore dhe shkrimit, pretendojnë se i mbanin gjërat e fshehura...për një kohë më të mirë. Sa i qëndron realitetit ky lloj veprimi?
"Nuk jam dakord me ata që deklarojnë se gjatë diktaturës shkruanin dhe i mbanin të kyçura nëpër sëndukë apo sirtarë poezitë. Kështu poezitë e tyre të heshtura, u ngjanin atyre topave mbretëror buzë detit të Durrësit, mbi të cilët sot pushon turpi dhe harrimi sepse ata heshtën atë ditë që duhej të gjëmonin. E pse, i mbanin të kyçura poezitë? Kjo është e barabartë, sikur ti në kohë lufte ta mbaje pushkën të fshehur në hatullat e shtëpisë, pa bërë fare bam, por është pikërisht përdorimi me bam e me bum që e ruan pushkën nga ndryshku. Vargun e ruan leximi".

Megjithatë, disa shkrimtarë e kanë paguar me jetë, paçka se prodhimtaria e tyre ishte modeste dhe gati e panjohur për publikun...
"Përulemi para martirizimit të poetëve e shkrimtarëve të burgosur për shkaqe letrare, por jo për shkaqe ekstraletrare. Në librin Dialog me Alain Bosquet, Kadareja thotë se "Taktika e tij (e Enverit), ishte që të mos dënonte kurrë shkrimtarët e shquar. Kështu shpjegohet që nuk guxoi të dënojë asnjëherë poetin e madh të Shqipërisë, Lasgush Poradecin... Ndërkaq, në mënyrë sistematike dënoheshin, madje rëndë, shkrimtarë jo fort të njohur...". Pas ndalimit të Përbindësh*t 1965, sidomos pas botimit të Gjeneralit në Bullgari 1967e pas botimit, po të këtij romani, në Jugosllavi 1968, Kadare u bë mjaft i njohur, por pikërisht në këtë kohë projektorët e regjimit, ose më saktë të vetë diktatorit, ranë mbi shkrimtarin për ta verbuar. Ç"tmerr të ishe i njohur në një vend stalinist. Vitet 1965-1968 qenë tepër të rënda për shkrimtarin. Ky fat nuk do t'i ndahej atij edhe pas çdo botimi të suksesshëm libri. Kjo është arseja pse nuk e burgosi diktatura apo diktatori Kadarenë".

Ndërkohë, shumë shkrimtarë të asaj kohe, që të themi kanë shkruar ndryshe, tashmë janë krejt jashtë vëmëndjes së medias, por më shumë njerëzve, që po kategorizojnë vlerat e letërsisë. Si e shikoni këtë realitet?
"Ka prirje nënvleftësimi, denigrimi ndaj poetëve dhe shkrimtarëve dhe veprave të kohës së realizmit socialist. Edhe veprat edhe autorët e kësaj kohe i fusin në një thes. Po nuk futen në një thes byku me kokrrën e artë të grurit. Kush mendon se nga të korrat e fushave të poezisë së socit dhe të prozës përftohej vetëm byk, kashtë për stallat e lopëve dhe jo kokrra e kallinj për njerëzit, është cinik i lindur ose i paaftë për të dalluar kokrrën nga gëzhutat, byku, kashta. Madje, nga dikush shkohet deri aty sa nga aradha e poetëve, shkrimtarëve të socit vetëm dy tre mundën të vazhdojnë të krijojnë me sukses pas viteve "90-të. Midis tyre për çudinë e çudive nuk pashë të përmendej poetit, prozatori, avangardist, modern, prolifik Moikom Zeqo, poeti dhe prozatori magjistral Petraq Risto, poeti dhe prozatori surrealist e postmodern Roland Gjoza, lirikët fllad,, puhi, Skënder Rusi , Musa Vyshka, Sulejman Mato, Koçi Petriti, Xhelal Tosku, tregimtari i një realizmi të pa kompromis, të pamëshirshëm ndaj çdo lloj monstruoziteti të djeshëm apo të sotëm, gati hiperrealist, Konstandin Dhamo; poeti i poezive hiperbolike, të pasura me paradokse, me nerv shoqëror, përsiatje, gjithë asociacione, Anton Papleka etj. krijimtaria e të cilëve pas viteve "90, u rrit me progresion gjeometrik e cilësi evropiane. Duhet të jeh i verbër, që të mos shohësh, sidomos korpusin (vargmalin libror) Miscellanea të Moikom Zeqos, Roland Gjozës, Shefki Karadakut, Maku Pones...".

Po krijimtaria e të rinjve?
"Poezia e të rinjve, edhe pse vazhdon të jetë eksperimentale, ka një grup poetësh që dallohet, që është shkëputur nga masa e krijuesve, edhe nga ky grup poetësh i mirëdalluar, herë - herë, më i talentuari, tenton, por nuk arrin atë shkëputet gjatë e përthithet nga grupi duke ia lënë vendin një tjetër poeti të talentuar të ekipit e kështu stafeta apo rotacioni vazhdon duke mos arritur asnjëri të bëjë atë shkëputje që bëri Kadareja në vitet "60 e më pas. Por edhe ky ekip ashtu si futbolli total i ekipit holandez, e ka në përvijim e sipër kapitenët e tij".
Si i shikoni ju vetë fushatat për të promovuar letrarë të ndryshëm?
"Dje , një partiak i lartë apo një autoritet i letërsisë dhe artit gjoja të bënte poet, edhe pse poet të vërtetë të bën vetëm talenti, vepra. Por ka dhe sot një autoritet, po aq të fuqishëm që gjoja të bën poet dhe të bën, por vetëm për një hark të ngushtë kohor: ky «autoritet» është media, shtypi, publiciteti. Autopubliciteti, gjithashtu, mëton të të bëjë të madh, por më tepër të bën qesharak. Sot, disa krijues nga radhët tona bëjnë aq shumë publicitet për veten e tyre sa mbulohen në djersë, më shumë se nga një boksier në fund të ringut.
Dje synohej për karrierë, sepse karriera të siguronte komoditet, mundësi dhe kohë për krijimtari. Sot krijuesit po jepen pas biznesit, parasë, pushtetit, sepse paraja, është pushtet dhe pushteti është para, madje dhe larushi dashnoresh...".

Juve vetë keni marrë një dënim të gjatë. A e shikon veten në desidencën shqiptare?
"Jo, nuk kam qen disident. Kam qenë inkorformist, kritikues i prapështive, burokratizmit, padrejtësive të oleleshme të diktaturës, i artificialitetit, prepotencës, nepotizmit, karrierizmit, siç jam edhe sot kritik kundër imoralitetit politik, dyfytyrësisë, korrupsionit pa konotacione politike, babëzisë për para të fituara sipas parimit makiavelist se qëllimi justifikon mjetin, pa pyetur e pa u shqetësuar se, «turpi dhe nderi nuk plaken kurrë.»
Vetvetiu kam qenë për socializmit human evropian dhe jo për socializmin administrativ e komandues stalinist. Moto ime ishte dhe është: liri të aftit, garanci të dobëtit. Ai që di të notojë, le t'i bjerë me not oqeaneve dhe t'i arrijë brigjet e Eldorados, kurse të dobëtit, atij që s"di not, por ka vullnet për të notuar dhe vizion për të arritur brigjet evropiane, le t'i jepet një salvaxhente që të mos mbytet. Ne nuk duam të mbytet qoftë dhe një njeri që aspiron caqet e brigjeve euro-atlantike...".

Për ta përfunduar, si ju duken çmimet e sotme letrare, që jepen nga subjektet e ndryshme?
"Çmimet vjetore i jepen edhe dikujt që e meriton, por përgjithësisht u jepen atyre që nuk e meritojnë. Kanë karakter klanor. Deri tani çmimet i kanë marrë XYZ, YZY, ZXY...
Unë kam marrë vetëm një çmim të tretë kombëtar më 1969 për librin tim poetik Sot, në konkursin kombëtar të 15- vjetorit të Çlirimit. Në konkursin e parë, pas konvaleshencës sime dhjetëvjeçare ideologjike në kooperativë e Komunale, më 1984, nuk mora çmim, por kryetari i jurisë Dalan Shapllo, shkroi dy fjalë të mira për librin tim Mesazhe fushe. Mbeta i kënaqur. U ndjeva i vlerësuar. Që nga vitet 1997 e deri 2010, juritë kanë kaluar nëpër duar librat e mi:
S'di të hesht, 1997, Lamtumirë kapedanët e mi, 1997, Mbrapsht, 1998, Çartje, 2000, Po s'ish ajo, 2000, Erdhi, 2003, Iku, 2004, Kaq, 2005, Kujt t'i besoj, 2006, Diellftohti, 2008 , Dielli dhe rrëkerat, (poema), 2010, Para ikjes, 2010, botuar nga Toena, Dituria, "Dritëro", Onufri, Ombra GVG, UEGEN, Globus R., por, edhe pse s"më kanë dhënë çmim, për asnjërin prej këtyre librave, kryetarët e jurive, kanë shkruar dy fjalë të mira në gazeta për librat e mi dhe unë, kam mbetur i kënaqur, jam ndjerë i «vlerësuar» nga juritë gjatë këtyre dy dekadave demokracisë...". ****

Rruga e një poeti dhe rruga e kritikës letrare
në Shqipërinë e sotme

Nga Ujk MALI

Shembulli i shkrimtarit të madh sovjetik Solzhenitsyn, që nderohet dhe çmohet nga lexuesit të të gjithë botës perëndimore, na jep mësimin: sistemi i shëmtuar politik që sundon në Shqipëri mund të sulmohet më me rreptësi, më me bindje, duke u nisur nga pozita më të vërteta komuniste! Ky fakt kuptohet nga çdo njeri anti-doktrinar në qoftë se ai merr parasysh komunizmin thjesht si idè. Shqiptarët që jetojnë në një mërgim politik, me vuajtje të shumta dhe me një urrejtje të zjarrte kundër sunduesve në Tiranë, me zor mund të përfytyrojnë pozitivisht idenë e komunizmit. Por kush mund të mohonte me argumenta bindëse humanizmin e thellë nga i cili buron kjo ide: lirinë, vllazërinë, barazinë ekonomike, kulturale e shoqërore! Fajin e kanë ata, që këtë ide të bukur e kanë shfrytëzuar edhe abuzuar për qëllimet e veta…
Mendime të tilla vërtetohen nga gjendja e mjerë në të cilën po shtypet dhe shpërdorohet letërsia në R.P. të Shqipërisë. Si mjet agjitacioni letërsia gjendet në duart e partisë. Çdo hap në drejtim tjetër dënohet me rreptësinë më të madhe. Partia ka nevojë për një fare kritike po gjithnjë në kuadrin e "tendenciozitetit klasor" apo "partishmërisë"; pra, një kritikë objektive, sado modeste që të jetë, s"mund të zhvillohet në kushte të tilla. Lypset të tregojsh përgjysmë dhe jo deri në fund të vargut…
Do të flasim për poetin e ri Faslli Haliti. Për rrethanat e tij personale nuk dimë gjë. Por fati i tij shqetëson. Gjatë vitit 1973 zëri i tij është mbytur. Ai fliste kundër padrejtësive të shoqërisë shqiptare, ndoshta fliste tepër qartë. Do të botojmë këtu disa nga vjershat e Faslli Haliti për të treguar si u zhvillua ai si poet. Në fund të studimit do të ndjekim rrugën e trishtuar të kritikës letrare, që shkon hap pas hapi sipas porosive të partisë fuqiplote.

Në revistën "Nëntori" nr. 4, 1972, u botuan 9 vjersha të F. Halitit. Një temë kryesore në to është burokratizmi, marrëdhëniet e sëmura që ushqehen nga njerëzit "me autoritet" dhe ambienti i tyre.

Botohet me shkurtime

Po japim si shembuj dy nga vjershat në fjalë, "Djali i sekretarit" dhe "Çifliku".

Djali i sekretarit
Ju jeni burra.
Mos e fusni djalin e sekretarit
Klubeve, pastiçerive, kafeneve.
Mos i jepni cigare me filtër,
Mos ia zverdhi dhëmbët dhe gishtat
Mos e mësoni me birrë,
Me verë,
Konjak
E raki,
Mos i flisni për vajza, për nuse, fejesë
Ai është ende i mitur,ende i ri,
Vajzat tuaja do ta gjejnë shokun vetë.
Ju jeni pleq.
Mos dilni me të përkrahu pazarit përnatë,
Djali i sekretarit nuk është vaksinë,
Nuk është tel përçues i tensionit të lartë. ÇIFLIKU
Reforma agrare i zhduku çifliqet,
i ngushtuan oborret kooperativistët.
Por mbeti në ndërgjegjet individuale, në shpirt,
çifliku i miqësisë,
çifliku i shoqërisë.

Kullosin manarët e zinj të përkrahjeve,
shëndoshen deshët rudakë të favoreve.
Kali i zi i hatereve bredh
dhe ik e ndale ti po deshe dot,
të turfullon në fytyrë,
të shkel me këmbë,
të merr përpara me gjoks.

A don të thotë poeti se "gutta cavat lapidem" (pika e ujit çpon gurin) apo – me satirè – se po shpiken reforma, por "çifliku", padrejtësie e sistemit, vazhdon? Me paqartësinë në vjershë mund të thuhen shumë gjëra! Të lexohen me shumë kujdes në poemën e fundit të poetit fjalët e vargjeve si edhe fjalët midis vargjeve! Sipas mendimit tonë ai ka krijuar me mjeshtëri një efekt satirik shumë të rreptë, por sa shtrenjtë e pagoi? Nuk e dimë, siç thamë, pas botimit të kësaj poeme në gazetën "Zëri i Rinisë" më 16 dhjetor 1972, poeti nuk duket më si autor në shtypin shqiptar. Pas një viti ka shkak për shqetësim.
Ja poema e fundit. ( e kemi venosur në krye)
Çdo vëzhgues me një njohuri sado të pakët në çështjet e brendshme shqiptare mund të kuptojë çfarë shqetësim ka shkaktuar një poemë e tillë. Ajo trajton një problem të pranueshëm (burokratizmin) por me iluzione të palejueshme (rolin e partisë). Do të japim disa pjesë nga kritikat letrare të botuara rreth kësaj poeme, pa koment, vetëm me disa nënvizime, sepse gjykimet mund të bëhen me lehtësi nga lexuesit vetë. grupimi i kritikave është bërë nga ne.

2 Unë nuk njoh ndonjë.. Empty Re: Unë nuk njoh ndonjë.. 25/1/2013, 05:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e lexova po me than tdrejten skom kuptu agjo...apo esht vet eveshtir lol?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons