Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Studiuesit e Erasmus Medical Centre në Roterdam (Holandë) kanë prodhuar një variant shumë të rrezikshëm të virusit të gripit të shpendëve H5N1, i cili është në gjendje të transmetohet lehtësisht tek miliona njerëz, duke shkaktuar një pandemi.
Shkencëtarët e ekipit të drejtuar nga virologu Ron Fouchier, kanë zbuluar se mjaftojnë 5 modifikime gjenetike për të transformuar virusin e gripit të shpendëve (që deri tani ka shkaktuar 500 të vdekur) në një agjent patogjen ngjitës, i cili mund të shkaktojë një pandemi që do t’i merrte jetën gjysmës së popullsisë së botës.
Aftësia e jashtëzakonshme për t’u përhapur është provuar duke zhvilluar eksperimente me kafshët që e kanë sistemin e frymëmarrjes të ngjashëm me njeriun.
Kërkimet
Kërkimet e ekipit Fouchier janë pjesë e një programi që ka për qëllim studimin e mënyrës se si funksionon virusi H5N1. Vetë drejtuesi i ekipit ka pranuar se varianti i modifikuar gjenetikisht është një nga viruset më të rrezikshëm që mund të jetë prodhuar ndonjëherë. Gjithashtu, një tjetër grup virologësh në Universitetin Uiskonsin në bashkëpunim me Universitetin e Tokios kanë arritur në një përfundim të ngjashëm me Fouchier.
Polemikat
Tashmë debati është përqendruar në faktin nëse duhet publikuar apo jo kërkimi i kryer. Shumë shkencëtarë janë të shqetësuar se nëse virusi do të binte në duart e gabuara, ai mund të transformohej në një armë biologjike.
Në SHBA, polemikat janë në kulmin e tyre. Thomas Inglesby, shkencëtar, ekspert i bioterrorizmit dhe drejtor i Qendrës për Biosigurinë në Universitetin e Pitsburgut është kategorik në përgjigjen e tij. “Është një ide e keqe transformimi i një virusi vdekjeprurës në një virus jashtëzakonisht ngjitës. Ide edhe më e keqe është publikimi i i rezultateve të kërkimeve, që mund të kopjoheshin nga të tjerët”.
Edhe Richard Ebright, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Nju Xhersit shprehet se kjo gjë nuk duhej të ishte bërë. Ndërkohë, vetë Fouchier, ngul këmbë se publikimi i rezultateve të kërkimit do ta ndihmonte komunitetin e shkencëtarëve për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme të H5N1.

Në mbështetje të tij vjen edhe Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos. “Mospublikimi do t’i linte studiuesit në errësirë. Shkëmbimi i dijeve është thelbësor për parandalimin e ndonjë pandemie të mundshme”, thotë ai.

Një bravo të madhe për këto shkencëtarë gjenial, të cilët nuk kishin të bëjnë dicka më të mencur, por të krijojnë virus që mund të shaktërrojë gjithë njerëzimin për vetëm disa ditë.
Dhe kjo nuk është ndonjë film fantastiko-shkencor, por një skenar real, sepse virusi pret pesë minutshin e vet. Ende është në laboratori, prandaj nuk ka vend për panik. Ose ndoshta jo, sepse ky virus shpërndahet nëpërmjet ajrit.
Nëse virus në ndonjëfarë mënyre ik nga laboratori vetëm për disa ditë do të shpërdahej në të gjithë planetin dhe sipas disa përllogaritjeve do të ishte vdekjeprurës për gjysmën e njerëzimit.
Të mos bisedojmë tani për atë se mund të përdoret si një armë biologjike, apo terorizëm.Ose te mos harrojme planet e tyre per nje popullsi boterore prej 500 milion !Zoti na ndihmofte!!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons