Forumi Kuq E Zi
HËNA       Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HËNA       Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
HËNA       Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HËNA       Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1HËNA       Empty HËNA 16/9/2011, 20:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
HËNA       Hena
NË ASTRONOMI:

Hëna është trupi qiellor më i afërt me Tokën. Rrezja e dritës vjen prej sipërfaqes së saj për pak më shumë se një sekondë (kjo largësi është 384 400 kilometra). Masa e Hënës është 81 herë më e vogël se ajo e Tokës, ndërsa diametri i saj 4 herë më i vogël. Në distancën më të afërt me Token Hëna është 356 375 km larg dhe në distancën më të largët arrin deri në 406 720 km. Sipërfaqja e Hënës e ndriçuar nga Dielli, nxehet deri në temepraturën 130 oC. Prandaj nuk mund të ketë jetë në Hënë. Natën temperatura e sipërfaqes hënore zbret deri në minus 170 gradë. Dita dhe nata në Hënë zgjasin rreth 15 ditënata të Tokës. Të gjitha sendet në Hënë janë 6 herë më të lehta se në Tokë. Eklipsi i plotë i Hënës mund të zgjasë deri në 1 orë e 40 minuta. Hëna bën një rrotullim rreth Tokës për pothuajse 28 ditë. Drita që lëshon Hëna natën pasqyrohet nga Dielli, ashtu si tek të gjitha planetët e tjerë që duken si yje. Sipërfaqja e Hënës është plot me kratere të formuar nga shtërngatat e hershme dhe nga rënia e meteoritëve. Trualli i saj është i mbuluar nga një shtresë e trashë pluhuri, që quhet regolit, e formuar nga grimcat e shkëmbejve.

Hëna është i vetmi satelit i Tokës, ku çdo trup qiellor që sillet rreth një trupi tjetër qiellor, më të madh se ai, quhet satelit. Hëna në krahasim me Diellin, është më pranë nesh pothuajse 400 herë. Dy astronautët e parë që kanë shkelur në Hënë janë Neil Amstrong dhe E. Oldrin, me 21 qershor 1969. Gjurmët e tyre ekzistojnë edhe sot, pasi në Hënë nuk bie kurrë shi apo dëborë, as nuk fryn erë që t’i fshijë ato.





NË MITOLOGJI:

Hëna ka pasur gjithmonë një ndikim të fortë tek njerëzimi. Ashtu si Dielli dhe Hëna ishte adhuruar si perëndeshë në qytetërimet më të lashta. E njohur si nëna e madhe e perëndeshave, Hëna në mitologjinë greke barazvlerësohet me Artemisën gjahtare, ndërsa në atë romake ajo ishte Diana. Artemisa, perëndesha hënore, lindi nga bashkimi i Zeusit dhe Letos. Kur gruaja e Zeusit, Hera, mori vesh se Leto kishte mbetur shtatzënë me burrin e saj, e zemëruar u betua se Leto nuk do të mund të lindte më kurrë në asnjë vënd të ndriçuar prej Diellit. Në vazhdim të kësaj, Artemisa u bë perëndesha e grave kur lindin dhe ajo mbron lindjet, fëmijët e vegjël dhe kafshët që po rriten. Ajo konsiderohet si motra binjake dhe shoqe e Apollonit (Diellit).

Një mit tjetër e unifikon Hënën me Selenën flokëartë, e cila ishte motra e Heliosit. Legjenda thotë që një dragua e ndiqte atë dhe ajo u detyrua të fshihej, dhe kjo gjë shkaktoi eklipset hënore. Selena u dashurua me një djalosh i cili ishte bari, me të cilin pati 50 vajza.






NË ASTROLOGJI:

Në astrologji, ashtu si Dielli, edhe Hëna quhet planet dhe është planeti i dytë më i rëndësishëm (pas Diellit) në një temë të lindjes. Hëna përfaqëson botën e brendshme, anën më sekrete tonën, të panjohurën (të pavetëdishmen), reagimet, paracaktimin e pavetëdishëm, imazhin e vetvetes, instiktin, gjëndjen shpirtërore, ndjeshmërinë, emotivitetin, anën femërore të karakterit, intuitën dhe imagjinatën. Për një burrë, ajo përfaqëson gjithashtu nënën e tij dhe më vonë bashkëshorten. Për gratë ajo është më e rëndësishme se Dielli. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Ajo përfaqëson gjithashtu humorin, dëshirën (për femrat), emocionet, ushqimin, vendbanimin, shtëpinë, publikun, klientin, detin, pasigurinë, nënshtrimin nga autoritetet, bukurinë, përkushtimin, qetësinë, modestinë, por dhe anë negative si: paqëndrueshmërinë, naivitetin, kapriçot, varësinë, ndrojtjen, mbylljen në vetvete, plogështinë, ndjeshmërinë e tepërt, delikatesën, impresionet, simpatinë, fshehtësinë, pasivitetin, ëndrrat, gjumin dhe ndryshueshmërinë. Ajo personalizon femrën, anën femërore tek burrat, personalitetin e jashtëm tek femrat, nënën, bashkëshorten, familjen, të kaluarën, fëmijërinë, kujtimet, jetën private, intimitetin, maternitetin, publikun (turmën), kujtesën, zakonet, tregtinë, poetët, subkoshiencën, nostalgjinë, përshtatshmërinë me ambientin dhe situatat, ka lidhje me ciklet e grave dhe pjellorinë (lindjen e fëmijëve).

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons