Forumi Kuq E Zi
Genjeshtaret e internetit. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Genjeshtaret e internetit. Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Genjeshtaret e internetit. Empty Genjeshtaret e internetit. 19/9/2011, 19:14

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Duke u bazuar te një studim amerikan i publikuar prej pak kohësh në revistën “Scientific American”, më shumë se 90 për qind e njerëzve që regjistrohen në një sit takimesh online gënjejnë kur japin të dhëna rreth profilit të tyre. Femrat rrëzojnë nga pesha 2 deri në 9 kilogramë, ndërsa meshkujt nuk tregojnë asnjëherë të vërtetën se sa para fitojnë, nëse janë shkolluar ose jo dhe me çfarë merren në jetën e përditshme. Qëllimi është pak a shumë i njëjti: të jenë më seksi dhe më tërheqës nga ç’janë në të vërtetë. Ja një listë me gënjeshtrat më të zakonshme që i tregojnë meshkujt dhe femrat njëri-tjetrit në internet:

1) Jam e dobët dhe shumë simpatike
Përkthimi:
Kam qenë e dobët dhe shumë bukuroshe, por para 15 vjetësh. Nuk e kam
pranuar kurrë idenë që mund të ndryshoj dhe pavarësisht se në sajtet e
takimeve online kam lexuar që gjithmonë duhet të tregoj të vërtetën dhe
të prezantohem ashtu siç jam, mendova të hiqesha tjetër njeri. Ndoshta,
pasi të jemi njohur më mirë dhe të kemi filluar ta vlerësojmë
njëri-tjetrin, partnerit as që do t’i kujtohen 10 kilet e mia të
tepërta (sigurisht, i kam shtuar pasi kam dalë në fotografi).

2) Jam i gjatë, brun dhe shumë simpatik
Përkthimi:
Jam një njeri i zakonshëm, me gjatësi mesatare dhe pamje normale. Asgjë
më pak, asgjë më shumë, pra nuk jam ndonjë tip që bie në sy. Ky është
përkthimi ekzakt. 52,6 për qind e meshkujve, ka bërë të ditur “Medical
News Today”, gënjejnë në internet kur flasin për gjatësitë e tyre,
njësoj si 39 për qind e femrave. Kështu, nëse brenda vetes nuk jeni
ende të sigurt që personi me të cilin keni komunikuar ka thënë ose jo
të vërtetën, ose në krahasim me të tjerët ka gënjyer shumë pak, mund ta
quani veten me fat, sepse edhe ajo gënjeshtër “e vogël” do të harrohet
pas pak kohësh.

3) Jam 29 vjeç
Përkthimi: Eh sikur! E di që
jam shumë i vjetër për sajte të tilla dhe nëse nuk shkruaj që jam më
pak se 30 vjeç, atëherë nuk do të nxjerr asgjë në dritë. E kush
dëshiron të lidhet me një burrë që i ka kaluar të 40-at? Shpresoj që të
arrij të nxjerr ndonjë vajzë në takim, sepse atëherë i gjithë mundi do
të më shkonte dëm.

4) Kam shumë prirje, veç të tjerash jam drejtor i përgjithshëm i një faqeje të suksesshme interneti
Përkthimi:
Kam hapur një aktivitet online, shes kompjuterë të cilët i rregulloj
vetë me paratë që më japin prindërit e mi. Pjesën më të madhe të kohës
e kaloj në internet, duke parë faqe të ndryshme pornografike, ose duke
imagjinuar një jetë alternative në “Second Life”.

5) Jam e ndjeshme, e zgjuar dhe bëj shumë shaka
Përkthimi:
Jam shumë e ndjeshme, madje në një pikë të paimagjinueshme, dhe më
pëlqen ideja që të tjerëve mund t’u dukem intelektuale.

6) Gjërat më shkojnë mirë, po fitoj goxha para
Përkthimi: Këtë herë e ndiej që kam zgjedhur numrat e duhur, do të fitoj goxha para.
Alternativa: Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë, kam në kokë
një ide gjeniale për të fituar para online me porno.

7) Nuk po të vë në lojë
Përkthimi: Jam shumë ironik, por më pëlqen edhe sarkazma që jeton në shpirtin tim. Jam krenar për veten time.

8 ) Dua të të njoh, mos presim më që të takohemi
Përkthimi:
Edhe syri dëshiron pjesën e tij dhe nëse nuk je siç thua, unë përse
duhet të vazhdoj të humbas kohë me ty? Dëshiroj të shoh nëse je po aq e
bukur sa në foton e profilit.

9) Sapo kam mbyllur një lidhje që zgjaste prej vitesh dhe tani po kërkoj vetëm të njoh njerëz të rinj
Përkthimi:
Sapo i kam dhënë fund një historie që zgjaste prej vitesh. Ndihem i
shkatërruar dhe tani dua thjesht të shijoj jetën, pa ndonjë angazhim.
Problemi është se nëse shprehem kështu, nuk do të bëj figurë të mirë
dhe nuk do të më përgjigjet askush.
10) Mes interesave të mia janë: të shkoj nëpër koncerte, të ha mirë dhe të pi shumë mirë
Përkthimi:
Zakonisht me miqtë shkojmë në lokalet ku kërcehet, na pëlqen të japim
shfaqe me muzikën tekno. Në darkë nuk më pëlqen të gatuaj ose të dal të
ha diçka: nëse jam vetëm, blej diçka të gatshme, ndonjë shishe birrë të
ftohtë, televizor dhe pastaj gjumë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
1) Jam e dobët dhe shumë simpatike
Përkthimi:
Kam qenë e dobët dhe shumë bukuroshe, por para 15 vjetësh. Nuk e kam
pranuar kurrë idenë që mund të ndryshoj dhe pavarësisht se në sajtet e
takimeve online kam lexuar që gjithmonë duhet të tregoj të vërtetën dhe
të prezantohem ashtu siç jam, mendova të hiqesha tjetër njeri. Ndoshta,
pasi të jemi njohur më mirë dhe të kemi filluar ta vlerësojmë
njëri-tjetrin, partnerit as që do t’i kujtohen 10 kilet e mia të
tepërta (sigurisht, i kam shtuar pasi kam dalë në fotografi).
shyqyr qe thom tverteten jo me rrejt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons