Forumi Kuq E Zi
I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth





I bllokuar në një ishull për 9 vjet, shpëton falë Google Earth Cimage_455109c389-thumbb
Shumë prej nesh e kanë parë filmin “Cast Away”, ku protagonisti Tom Hanks gjendet i braktisur në një ishull. Problemet jetike që e shoqërojnë për një kohë të gjatë, dhe ndryshimet e tij fizike e mendore janë shumë të rënda për t’u parë. Marrëdhëniet e tij me një një top volejbolli qenë dëshmi e vetmisë që duhej të përjetonte në atë ishull.

Tani imagjinoni se çfarë duhet të hiqte Adam Xhonsi, kur mbeti i bllokuar në një ishull të pabanuar për 9 vite rresht, dhe që u shpëtua duke përdorur një nga përparimet më të pabesueshme teknologjike të kohës sonë, Google Earth. Më poshtë po paraqesim historinë e tij.



1. Udhëtimi

Adam Xhons së bashku me 2 miqtë e tij ndërmori një udhëtim në vitin 2006. Ata u nisën nga shtëpia e tyre në Liverpul të Britanisë së Madhe për në Hauai, duke kaluar nga Oqeani Atlantik dhe më pas nëpërmjet Kanali i Panamasë, dolën në Oqeanin Paqësor. Faza e parë e udhëtimit shkoi pa probleme.

Ata kaluan qetësisht Atlantikun, por sapo mbërritën në Paqësor, gjërat filluan të shkojnë keq. Anija e tyre u bllokua në një stuhi të madhe, e cila u dëmtoi barkën dhe pajisjet e tyre elektronike. Kjo bëri që dy miqtë e tij të binin nga barka dhe mbyteshin, ndërsa Adami qëndroi pa ndjenja për 17 ditë, ndërsa pluskonte mbi oqean.




2. Ditët e para

Adami i konsumoi 2 javët e racionit të ujit që gjendeshin në anije, dhe iu desh të krijonte një pajisje për të mbledhur ujin e ëmbël të shirave. Ai arriti të grumbullojë një sasi të madhe

uji kur binte shi. Xhonsi ndërkohë u detyrua të ndërtojë një strehë të fortë të improvizuar me mbeturinat e barkës së shkatërruar.

Atij iu deshën plot 11 javë për të rrëzuar një pemë duke përdorur një guackë molusku. Ai ankohej se nuk kishte patur një hanxhar që do ta kishte ndihmuar shumë në ishullin e pabanuar. Xhons gjithashtu mësoi si të ndizte një zjarr, dhe më në fund kishte ngrohje dhe dritë në ishull.



3. Kërkimi për ushqim

Adamit iu desh të dilte për gjueti për t’u ushqyer, dhe zbuloi 8 dhi të egra në ishull. Por ato qenë të vështira për t’u ndjekur pa ndonjë pajisje. Ai u përpoq të përdorte një hark dhe shigjetë, por nuk funksionoi. Për fatin e tij të mirë, zbuloi një ditë njërën nga dhitë të bllokuar në disa shkurre. Adami e vrau duke e trullosur dhe më pas e goditur në kokë me një guackën e moluskut. Ai e përshkruan atë përvojë si të tmerrshme, ndërsa u deshën plot 15 minuta që kafsha të ngrodhte. Por ishte mish, dhe afërsisht një sasi prej 50 kg.




4. Qëndrueshmëria fizike

Adami e pranon se iu desh të punonte shumë për të mbetur fizikisht i aftë në ishull. Ai thotë se ushtrohej duke përdorur si shtangë degën e një peme, ndërsa mbante mbi shpinë edhe gurë të mëdhenj. Ai i bënte këto ushtrime çdo ditë. Stërvitja përfshinte gjithashtu 300 metra vrap në plazh.



5. Agonia mendore

Adami dëshmon se pjesa më e vështirë ishte agonia mendore që duhej të vuante në ishull. Ndjenja e vazhdueshme e të qenit i vetmuar në një ishull të madh dhe ajo se nuk do të mund të shpëtohej ndonjëherë e hante atë nga brenda. Xhons thotë se nëse një person qëndron vetëm për një kohë mjaft të gjatë dhe fillon të flasë me veten, atëherë ka diçka shumë të gabuar tek

ai.

Adam kishte ndërtuar një sinjal SOS 3 metra të lartë, por e cilësoi atë të papërshtatshme. Më në fund ai vendosi për të pastrojë një zonë të madhe dhe ndërtojë një sinjal të madh SOS, që do të qe lehtësisht e dukshme. Ai tha se gjithmonë kishte shpresë se ndonjë avion do të fluturonte sipër ishullit dhe do të vinte re sinjalin SOS, duke e shpëtuar atë. Ishte e vështirë, por ai kurrë nuk hoqi dorë, dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme që mund të bënte.



6. Dhe më në fund mbërrin shpëtimi

Adami u befasua ku dëgjoi një ditë zhurmën e një avioni mbi kokën e tij. Ai ngriti duart disa herë duke i bërë me shenjë, dhe më në fund piloti e pa dhe hodhi një pako. Ajo përmbante ujë të freskët, një radio, ushqim dhe pajisje mjekësore. Kur ai ndezi radion dhe bisedoi me pilotin, ky i fundit qe zëri i parë njerëzor që dëgjoi pas 9 vitesh të gjata.

Pasi biseduan për një kohë të gjatë, Xhons e pyeti se si e gjeti. Përgjigja ishte se një fëmijë në Minesota e kishte parë shenjën e tij SOS në Google Earth, dhe kishte alarmuar autoritetet. Ai duhej të priste edhe 5 ditë të tjera për të shpëtuar, pasi kaq kohë iu desh një anije për të arritur në këtë ishull të paemër, dhe ai më në fund u largua nga ai vend drejt shtëpisë pas 9 vjetësh.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons