Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Disa vite më parë, Putin arriti me sukses të shkatërronte të gjitha televizionet private që guxonin të kritikonin qeverinë.

Ato që kanë mbetur janë tërësisht në dorën e tij dhe mbulimi që po u bëjnë ngjarjeve në Krime e Ukrainë ngjan më shumë me gazetarinë e kohës sovietike sesa me median profesioniste që gjallon normalisht në botën demokratike.

Sipas televizioneve ruse rrëzimi i Presidentit Janukoviç në Ukrainë nuk u bë nga ukrainasit por nga mercenarë që udhëtuan në Ukrainë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Turqia (të gjitha këto vende të zgjedhura për shkak të me imazh negativ në sytë e nacionalistëve rusë).

Gazetarët propagandistë të Putinit kanë “zbuluar” madje edhe lidhje të fshehta mes “nazistëve ukrainas” dhe ekstremistëve islamikë që luftojnë kundër Rusisë në Kaukazit Verior. Se si mund të lidhen këto dy grupe vetëm mendja e sëmurë e tellallëve të sotëm të Kremlinit mund ta shpjegojë.

Po më e bukura është se ndërkohë që ushtarët rusë kanë hyrë më mijëra në Krime duke nervozuar Perëndimin dhe në përgjithësi komunitetin ndërkombëtar, publiku rus po tmerrohet me lajme sipas të cilave “njerëz të panjohur të armatosur” po hyjnë nga Ukraina në Rusi, në rajonin e Belgorodit.

Domethënë, kuptojeni mirë këtë, është Ukraina që po përpiqet të pushtojë Rusinë.

Sipas një kanali shtetëror televiziv, rreth 140,000 njerëz janë detyruar të kërkojnë strehim në Rusi nga frika e dhunës në Ukrainë. Po nga cila pjesë e Ukrainës po ikin? Ku janë pamjet filmike? Në vend të tyre, telespektatorit rus iu servirën disa fotografi që sipas një faqe interneti në Rusi e cila ende guxon të kundërshtojë linjën qeveritare, janë marrë në fakt në kufirin Ukrainë-Poloni. Këta janë njerëz që kanë vërshuar drejt Perëndimit. Kush dreqin u çmend të arratiset në Rusi?

E vetmja media ruse ende e lirë vepron në internet. Një nga këto burime të pavarura njoftoi se mitingu në Kharkiv, të Ukrainës ku u kërkua ndërhyrja e Rusisë dhe u dënua përmbysja e pushtetit në Kiev ishte bërë me ndihmën e mijëra rusë të dërguar brenda kufirit ukrainas me autobusë të paguar.

E vërteta është se shumë rusë të edukuar dhe që flasin gjuhë të huaja e kuptojnë dhe e dinë se propaganda e Kremlinit është pa themel dhe se Rusia po destabilizon pa nevojë Ukrainën duke krijuar kushtet e një lufte të re. Mirëpo, shumica masive e rusëve, sidomos jashtë qyteteve kryesore, dëshiron të besojë propagandën shtetërore. Prej vitesh mendjet e njerëzve janë helmuar me propagandë nacionaliste ekstreme. Thirrjet për Rusinë e madhe kundër “nazistëve” të Perëndimit, ëndrra për revansh historik, si dhe frika nga persekutimi prej një shteti që nuk ka mëshirë ndaj kundërshtarëve, bëjnë që shumica e rusëve të mbështesë ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Një shprehje e njohur thotë: në luftë viktima e parë është e vërteta. Në Rusi ajo po vritet ende pa filluar lufta.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons